Et Tekathur (mekase) 8 ajete
Me emrin e Allahut,
të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
- Ju ju angazhon përpjekja për shumim,
- derisa të “vizitoni” varrezat.
- Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi, këtë do ta kuptoni më vonë!
- Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni!
- Jo, po ta dinit me siguri.
- Ju patjetër do ta shihni Xhehenemin.
- Madje, do ta shihni dhe do të bindeni plotësisht për të.
- Pastaj, atë ditë, do të pyeteni për të mirat.