Shtëpia / Kur'an Shqip / 101. KARIATU

101. KARIATU

El Kariah (mekase) 11 ajete

Me emrin e Allahut,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

  1. Krisma!
  2. Çfarë është Krisma?
  3. Ku mësove ti se ç’është Krisma?
  4. Ajo është dita kur njerëzit do bëhen si insekte të shpërndara
  5. dhe malet do të bëhen si lesh i shprishur.
  6. Ai që do ta ketë të rëndë peshoren e veprave të tij,
  7. ai do të bëjë një jetë të këndshme.
  8. Ndërsa ai që do ta ketë të lehtë peshoren e veprave të tij,
  9. ai e ka vendin në Hauijeh.
  10. Ku mësove ti se ç’është Hauijeh?
  11. Ai është zjarri me nxehtësi shumë të lartë.

 

Postimi i radhës

114. EL NAS

En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …