Ez Zelzele (medinase) 8 ajete
Me emrin e Allahut,
të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
- Kur të tronditet toka, me një dridhje të fuqishme!
- Kur toka të nxjerrë atë që mban në barkun e saj!
- Kur njeriu të thotë: “Çfarë ka kjo?!”
- Atë ditë, ajo rrëfen historitë e veta,
- sepse Zoti yt e ka urdhëruar atë.
- Atë ditë, njerëzit shfaqen të ndarë në grupe, që të shpërblehen për veprat e tyre.
- Kush ka bërë ndonjë të mirë që peshon sa grimca, atë do ta gjejë!
- Dhe kush ka bërë ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë!