098. EL BEJINE

El Bejjine (medinase) 8 ajete

Me emrin e Allahut,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

  1. Mohuesit prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarët nuk do të shkëputeshin, derisa t’u vinte argumenti i qartë:
  2. i Dërguari prej Allahut, që lexon Fletë të Pastra,
  3. në të cilat ka vetëm dispozita të drejta.
  4. Ata të cilëve iu dha Libri u përçanë vetëm pasi u erdhi argumenti i qartë.
  5. Ndërkohë, ata nuk ishin të urdhëruar për gjë tjetër, përveçse që të adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë dhe të përkushtuar ndaj Tij, duke qenë hunefae, të falnin namazin, të jepnin zekatin, se kjo është feja e drejtë.
  6. S’ka dyshim se ata ithtarë të Librit dhe idhujtarë, të cilët nuk besojnë, do të futen në zjarrin e Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë. Ata janë krijesat më të këqija.
  7. Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, ata janë krijesat më të mira.
  8. Shpërblimi për ta është te Zoti i tyre, në Xhenetet e Adnit, nëpër të cilët burojnë lumenj, e ku do të jenë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta, por edhe ata janë të kënaqur me Të. Kjo është për ata që i druhen Zotit të tyre.

 

Postimi i radhës

114. EL NAS

En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *