Shtëpia / Kur'an Shqip / 096. EL ALEK

096. EL ALEK

El Alek (mekase) 19 ajete

Me emrin e Allahut,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

  1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi.
  2. Ai krijoi njeriun, prej një gjaku të ngjizur.
  3. Lexo, se Zoti yt është më Bujari!
  4. Ai që e mësoi të shkruajë me penë,
  5. i mësoi njeriut atë që nuk e dinte.
  6. Pa dyshim, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë,
  7. për shkak se e ndien veten të pavarur.
  8. Por, pa dyshim, vetëm te Zoti yt është kthimi.
  9. A e ke parë atë që pengon
  10. një adhurues, kur ai falet?
  11. Ç’mendon ky, kur tjetri është në rrugë të drejtë,
  12. ose kur është që urdhëron për sinqeritet?!
  13. A e di ai se ç’ndodh, nëse mohon dhe kthen shpinën?
  14. A nuk e di ai se Allahu e sheh?!
  15. Jo, jo! Nëse nuk heq dorë, vërtet do ta rrëmbejmë prej ballukeve,
  16. prej “ballukeve” mashtruese e gjynahqare.
  17. Pastaj ai le të thërrasë ata të vetët!
  18. Ndërsa Ne do t’i thërrasim zebanitë!
  19. Jo, jo! Ti mos iu bind atij, por vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të!

 

Postimi i radhës

114. EL NAS

En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …