Et Tin (mekase) 8 ajete
Me emrin e Allahut,
të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
- Për fikun dhe ullirin,
- për Turi Sinain
- dhe për këtë qytet të sigurisë!
- Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.
- Pastaj do ta zbresim atë në më të ultin e të ultëve.
- Përveç atyre që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira, të cilët do të kenë shpërblim të pandërprerë.
- E pas gjithë kësaj, ç’të shtyu të mohosh Ditën e Shpërblimit?
- A nuk është Allahu më i Urti i gjykuesve?