El inshirah (mekase) 8 ajete
Me emrin e Allahut,
të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
- A nuk ta zgjeruam gjoksin tënd?!
- A nuk të hoqëm barrën,
- e cila rëndonte mbi shpinën tënde?!
- A nuk e ngritëm lart famën tënde?
- Pa dyshim, bashkë me vështirësinë, vjen lehtësimi.
- Vërtet, bashkë me vështirësinë, vjen lehtësimi.
- Pasi të kesh përfunduar, atëherë, për hir të Zotit tënd, përpiqu,
- dhe vetëm te Zoti yt përqendroje synimin!