Ed Duha (mekase) 11 ajete
Me emrin e Allahut,
të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
- Për kohën e paradites!
- Për natën, që mbulon gjithçka!
- Zoti yt nuk të ka braktisur, as nuk të ka urryer.
- Bota e ardhshme është për ty shumë më e mirë se kjo e para.
- Zoti yt do të të japë, e ti do të kënaqesh.
- A nuk të gjeti ty jetim, e të bëri vend?
- A nuk të gjeti të paudhëzuar, por të udhëzoi?
- A nuk të gjeti të varfër, por të begatoi?
- Jetimin kurrë mos e nënçmo!
- Lypësin kurrë mos e përzë me vrazhdësi!
- Ndërsa të mirat që të ka dhënë Zoti yt, tregoji!