Shtëpia / Kur'an Shqip / 092. EL LEJL

092. EL LEJL

El Lejl (mekase) 21 ajete

Me emrin e Allahut,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

  1. Për natën, që me errësirë mbulon gjithësinë!
  2. Për ditën, kur ajo shkëlqen!
  3. Për Atë që krijoi mashkullin e femrën!
  4. Vërtet, veprat tuaja janë të ndryshme.
  5. Atij që jep dhe ruhet,
  6. që e beson me bindje të plotë më të mirën,
  7. Ne do t’ia lehtësojmë atij më të lehtën.
  8. Atij që tregohet koprrac dhe e ndien veten të pavarur,
  9. që mohon më të mirën,
  10. Ne do t’ia lehtësojmë atij më të vështirën,
  11. ndërsa pasuria nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të shkatërrohet.
  12. Është detyrë e Jona udhëzimi.
  13. Vetëm e Jona është bota tjetër, edhe kjo.
  14. Unë ju kam tërhequr vërejtjen për Zjarrin e ndezur fort.
  15. Në të nuk hyn tjetërkush, veç më fatziu,
  16. i cili mohon dhe sprapset.
  17. Ndërsa më i devotshmi do të jetë larg tij;
  18. ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet,
  19. jo për të shpërblyer dikë, që i ka bërë mirë më parë,
  20. por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të Lartit.
  21. Pa dyshim, ai do ta gëzojë atë kënaqësi!

 

Postimi i radhës

114. EL NAS

En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …