085. EL BURUXH

El Buruxh (mekase) 22 ajete

Me emrin e Allahut,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

  1. Për qiellin me plot yje!
  2. Për Ditën e Premtuar!
  3. Për atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet!
  4. Mallkuar qofshin ata që hapën hendeqet,
  5. me zjarr, të mbushur me lëndë djegëse!
  6. Kur ata rrinin ulur rreth tij,
  7. dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.
  8. Nuk kishin pse t’i urrenin, përveç se ata e besuan Allahun, Ngadhënjyesin, të Lavdëruarin,
  9. të Cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës! Allahu është dëshmitar i çdo gjëje!
  10. Është e sigurt se ata që sprovojnë besimtarët dhe besimtaret dhe nuk pendohen, kanë dënimin e Xhehenemit; për ta është përgatitur dënimi me djegie.
  11. Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, kanë vërtet Xhenete, nëpër të cilët burojnë lumenj; ky është suksesi më i madh.
  12. Është e vërtetë se ndëshkimi i Zotit tënd është i fortë.
  13. Në të vërtetë, është Ai që krijon nga e para dhe rikrijon.
  14. Ai është Falësi, i Dashuri!
  15. Ai është Sunduesi i Fronit të madhërishëm!
  16. Ai vepron gjithçka që dëshiron!
  17. A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive
  18. të Faraonit dhe të Themudit?
  19. Këta që mohojnë vazhdojnë me gënjeshtrën,
  20. por Allahu i ka përfshirë ata!
  21. Përkundrazi, ai është Kuran i famshëm,
  22. në Pllakën e Ruajtur!

 

Postimi i radhës

114. EL NAS

En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *