Shtëpia / Kur'an Shqip / 086. EL TARIK

086. EL TARIK

Et Tarik (mekase) 17 ajete

Me emrin e Allahut,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

  1. Për qiellin dhe “trokitësin”!
  2. E ku e di ti se çfarë është “trokitësi”?
  3. Ai është ylli tejshpues.
  4. Nuk ka asnjë njeri që të mos ketë mbikëqyrës.
  5. Le të shikojë njeriu se prej çfarë është krijuar!
  6. Ai është krijuar prej një lëngu, që hidhet fuqishëm,
  7. që del nga mesi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.
  8. S’ka dyshim se Ai është i Plotfuqishëm për ta rikthyer atë në jetë,
  9. ditën kur të zbulohen të fshehtat,
  10. kur ai nuk do të ketë as forcë e as ndihmues.
  11. Për qiellin, që herë pas here kthehet!
  12. Për tokën, që herë pas here hapet!
  13. Vërtet, ai është Fjalë dalluese.
  14. Ai nuk është diçka e parëndësishme!
  15. Ata vërtet bëjnë kurthe të mëdha.
  16. Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre!
  17. “Lëri edhe ca kohë jobesimtarët! Jepu atyre edhe pak kohë!”

 

Postimi i radhës

114. EL NAS

En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …