Shtëpia / Kur'an Shqip / 062. EL XHUMUA

062. EL XHUMUA

El Xhumua (medinase) 11 ajete

Me emrin e Allahut,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

  1. Çdo gjë në qiej dhe në Tokë i bën tesbih Allahut, Sunduesit, të Pastrit nga çdo e metë, Krenarit, të Urtit!
  2. Është Ai, që u dërgoi të palexuarve Profet nga mesi i tyre, që t’u lexonte ajetet e Tij, t’i pastronte ata, t’u mësonte Librin dhe Urtësinë, kur më parë ata ishin në humbje të plotë;
  3. por edhe të tjerëve, që ende nuk u janë bashkuar atyre. Ai është Ngadhënjyesi, i Urti.
  4. Kjo është mirësia e Allahut, që ia jep atij që do. Allahu është i Zotëruesi i mirësisë së madhe.
  5. Përngjasimi i atyre që iu besua Teurati dhe nuk e zbatuan atë, është me gomarin, që thjesht bart libra! Sa i keq është përngjasimi i atyre që mohojnë ajetet e Allahut! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë zullumqarët!
  6. Thuaju: “O ju që i përmbaheni jehudizmit, nëse pretendoni se jeni më të afërmit e Allahut nga të gjithë njerëzit e tjerë, atëherë kërkojeni vdekjen, në qoftë se jeni të sinqertë!”.
  7. Por ata nuk do ta dëshirojnë kurrë atë, për shkak të veprave që kanë bërë me duart e tyre. Allahu është i Gjithëdijshëm për mizorët!
  8. Thuaju: “Vdekja, së cilës ju i ruheni, pa dyshim që ka për t’ju zënë! Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t’ju tregojë se çfarë keni vepruar.”
  9. O ju që keni besuar, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhuma, nxitoni për atje ku përmendet Allahu dhe lëreni shitblerjen! Kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse e dini!
  10. Pasi të falet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e Allahut, por përmendeni shpesh Allahun, që të gjeni shpëtim!
  11. Kur ata shohin ndonjë tregti ose dëfrim, rendin drejt tyre, duke të lënë ty në këmbë. Thuaju: “Çfarë gjendet tek Allahu është shumë herë më e mirë se dëfrimi dhe tregtia, se Allahu është Furnizuesi më i mirë!”

 

Postimi i radhës

114. EL NAS

En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …