Namazi i plakut dhe të riut

we gather in multitudes to offer prayers to you, Dear Allah - Eid Celebrations at Jama Masjid -- A Photo Journey by Aaditya Malhotra (5 of 7)

Ishim duke falur namazin e xhumasë. Në të djathtën time ishte një plak, ndërsa në të djathtën e tij ishte një vend bosh sa për një person.

Kur u ngritëm për të falur farzin, plaku u kthye dhe iu drejtua një djaloshi 14-15 vjeçar i cili ndodhej prapa vendit bosh:

– Hajde pranë meje bir, mbushe safin.

Djali u përgjigj i turpëruar
– Po pati mundësi desha të falem këtu, aty mund të vijë një njeri tjetër.

Plaku hodhi vështrimin nga copa e butë dhe me fije të gjata mbi të cilën ishte ulur djaloshi dhe tha:
– Je më butë aty prandaj nuk ke dëshirë të lëvizësh.
Dhe vazhdoi i inatosur:
– Djalë mamaje ç’ti bësh…

Kur mbaroi namazi i xhumasë po përshëndetesha me plakun. Edhe djaloshi që ishte prapa meje erdhi dhe i puthi dorën plakut.

Plaku ishte penduar me kohë për ato që i kishte thënë dhe duke ia ledhatuar faqet gjithë nur i tha:
– Më fal që të thash djalë mamaje pak më parë, ashtu më shpëtoi nga goja…

Djalit iu mbushën sytë me lot, uli kokën poshtë dhe ia ktheu:
– Kishit të drejtë për ato që më thatë. Copa mbi të cilën këmbëngula të fali namazin mbulonte tabutin e nënës sime atë ditë kur vdiq. Kur bie në sexhde mbi të më duket sikur më përqafon mamaja…

Postimi i radhës

Djaloshi që shkonte në xhami

Ishte një djalosh që nuk i kalonte asnjë xhuma pa e falur, çdo ditë xhumaje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *