Shko, fale namazin edhe për mua.

images

Një njeri kishte zakon t’i thotë të birit …

– Shko në xhami, fale namazin për vete dhe për mua.
Dhe miqve të tij u thoshte:
– Mua nuk më duhet të shkojnë në xhami. E kam edukuar të birin që ai të shkon çdo ditë. Kjo më mjafton mua.
Një natë, ky njeri pa në ëndërr, se si ai bashkë me të birin qëndronin para derës së xhenetit në pritje për t’u hapur. Dera filloi të hapet ngadalë, më pas dëgjoi një zë që i tha të birit të tij:
– Ti mund të hysh për të dy!
Djali hyri dhe dera u mbyll. Nga ndjenja e pakëndshme dhe ankthi, njeriu u zgjua nga gjumi.
Djali i tij u befasua kur të nesërmen, në momentin e nisjes për në xhami, babai i tha:
– Sot, edhe unë do të vi bashkë me ty në xhami.

***

Ajo çfarë nuk shkruan në këtë tregim është puna e fëmijës me babanë e tij me qëllim të afrimit të tij me xhaminë dhe namazin. Personat që pjesën më të madhe të jetës kanë qenë jashtë atmosferës së xhamisë, kanë nevojë për qasje graduale të të tjerëve ndaj tyre.
Le të jetë ky tregim motivim që kohën, emocionet dhe përpjekjet tona t’ua kushtojmë atyre që janë pranë nesh. Anëtarëve të familjes, të afërmve, fqinjëve, dhe mbi të gjithë prindërve, sepse atyre i detyrohemi më së shumti.

Postimi i radhës

Djaloshi që shkonte në xhami

Ishte një djalosh që nuk i kalonte asnjë xhuma pa e falur, çdo ditë xhumaje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *