Shtëpia / Ngjarje Islame / Mjaftojnë disa sekonda për të mësuar leksion për jetën.

Mjaftojnë disa sekonda për të mësuar leksion për jetën.

200-150_1461063261

Djaloshi doli në shëtitje me gjyshin. Në një vend dëgjuan sesi myshteriu i drejtohej këpucëtarit duke u ankuar se diç nuk ishte në rregull me këpucët e tij. Këpucëtari e dëgjoi me vëmendje ankesën, kërkoi falje dhe premtoi se do ta përmirësojë gabimin.

Pastaj djaloshi me gjyshin e vet u ulën në një kafene për të pirë kafe. Njeriun nga tavolina fqinje kamarieri e pyeti se a mund të largohet pakëz që të mund të kalojë. Njeriu reagoi me zemërim dhe refuzoi të zhvendosej.
Gjyshi i tha djaloshit: – Asnjëherë mos harro këtë që ke parë. Këpucëtari e pranoi ankesën e blerësit, ndërsa njeriu afër nesh nuk deshi të zhvendoset. Njerëzit që bëjnë disa punë të dobishme nuk u pengon kur dëgjojnë kritikat në llogari të punës së tyre, ndërsa ata që nuk bëjnë kurrfarë punë të dobishme gjithmonë mendojnë se janë tejet të rëndësishëm dhe fshehin paaftësinë e tyre pas autoritetit.

Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Postimi i radhës

Djaloshi që shkonte në xhami

Ishte një djalosh që nuk i kalonte asnjë xhuma pa e falur, çdo ditë xhumaje …