Suksesi për të gjithë.

download

Iban Mekdonaldi është Drejtor i Përgjithshëm i një fabrike të veçantë për prodhimin e pjesëve këmbyese të makinave.

Një ditë mori një ofertë të madhe për prodhim të një sasie të madhe të këtyre pjesëve, por për shkak të vlugut të punëve, nuk ishte i sigurt nëse do të mund t’i kryente me kohë apo jo.
Problem ishte poashtu edhe afati i kërkuar për prodhimin e tyre, e që, në rrethana normale, ishte i pamundshëm. Por, Ibani nuk o dorëzua. Ai thirri në një takim nëpunësit dhe ua prezantoi ofertën, duke iu treguar për interesin që do të kishte fabrika dhe edhe vet punëtorët, sikur që iu tregoi edhe për detajet e ofertës, afatin e prodhimit me theks të veçantë.
– Di ndokush prej jush të më tregojë për ndonjë mënyrë se si do të mund ta realizonim këtë kërkesë në afatin e paraparë? – pyeti ai.
– Duhet të shtojmë orët e punës apo të ndajmë më shumë përgjegjësi? – pyeti prapë.
Punëtorët dhanë ide dhe mendime të ndryshme, por në fund, të gjithë, me vendosmëri pranuan ta marrin përsipër realizimin e kësaj kërkesë, dhe realisht, ata, nën moton ‘Po, ne mund ta bëjmë atë!’ ia arritën që në afatin e paraparë ty kryejnë punën e marrë përsipër.
Para se të marrësh vendime, konsulto edhe të tjerët. Diskuto me gruan, fëmijët, punëtorët, pyeti se cili do të ishte veprimi më i duhur. Mundohu të gjesh tek ata gjëra që i motivojnë për punë dhe mos u trego koprrac që suksesin t’ia atribuosh vetëm vetes sate. Le të jetë suksesi i të gjithëve!
Mos nënçmo ata që kanë përvojë më pak se ti apo janë në moshë më të re. Bindu se dy mendje janë më të suksesshme se një!

Postimi i radhës

Djaloshi që shkonte në xhami

Ishte një djalosh që nuk i kalonte asnjë xhuma pa e falur, çdo ditë xhumaje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *