Njeriu ngarkohet me mendime ndërsa Zoti është Ai që përcakton

Teaching-to-Muslim-Child-520x245

Mbreti e kishte gjykuar një zdrukthëtar me vdekje dhe kur arriti lajmi tek ai, tërë natën nuk mundi të flejë.

Bashkëshortja i tha: – O burri im, fli sikurse çdo natë, ngase Zoti është Një, ndërsa dyer ka shumë!
Këto fjalë të gruas ia larguan gurin nga zemra e tij dhe mbylli sytë dhe fjeti.
U zgjua në zhurmën e trokitjes së ushtarëve në derën e tij. U zbeh në fytyrë, e shikoi gruan e tij me keqardhje duke u penduar pse i besoi. Pastaj, hapi derën dhe i zgjati duart duke u dridhur para ushtarëve që ta dërgojnë.
Ushtarët e çuditur i thanë: – Mbreti ka vdekur dhe dëshirojnë që ti t’ia mbarosh tabutin.
Fytyra e zdrukthëtarit u këndell, e shikoi gruan e tij, duke kërkuar falje me shikim, ndërsa ajo qeshi dhe tha: – O burri im, fli sikur çdo natë, ngase Zoti është Një, ndërsa dyer ka shumë!
Robi ngarkohet me mendime, ndërsa Zoti është Ai që përcakton.
Kush krenohet me pozitën e tij, le ta kujtojë faraonin.
Kush krenohet me pasurinë e tij. le ta kujtojë Karunin.
Kush krenohet me prejardhjen e tij, le ta kujtojë Ebu Lehebin.

Fuqia dhe pushteti janë tek Allahu i madhërishëm.

Postimi i radhës

Djaloshi që shkonte në xhami

Ishte një djalosh që nuk i kalonte asnjë xhuma pa e falur, çdo ditë xhumaje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *