Shtëpia / Ngjarje Islame / Gomari në pus.

Gomari në pus.

200-150_1454503105

Një gomari i vjetër u rrokullis në pus. Pasi që ishte i vjetër, fshatari vendosi ta mbulojë pusin bashku me të.

I ftoi fshatari fqinjët e tij që ta ndihmojnë ta mbulojë pusin. Të gjithë morën lopatat dhe filluan të hedhin dheun në pus.
Në fillim, gomari në fund të pusit nuk kuptonte se çfarë po ndodh me të dhe filloi të pallë i egërsuar. Pastaj, për habinë e të gjithëve thjesht u qetësua.
Pas disa lopatave me dhe të hedhur, fshatari shikoi në pus. Ngeci i habitur me atë që pa. Në çdo lopatë me dhe e cila e mbulonte gomarin në shpinë, ai e shkundte dheun nga shpina dhe ngritej më lartë. Në fund të gjithë të habitur e shikuan gomarin e lumtur sesi duke kërcyer doli nga pusi i mbuluar me dhe.

* * *

Jeta shpesh na mbulon me probleme të ndryshme. Dalja nga pusi i jetës ku ndodhemi është që t’i shkundim problemet dhe të dalim. Secili problem i jonë është në realitet një mbështetje e jona. Mund të dalim edhe nga pusi më i thellë nëse kemi besim dhe shpresë si dhe nëse nuk ndalemi. Hidhi problemet tua dhe qëndro mbi ato. Asnjëherë, asnjë problem nuk është më i fortë se bindja dhe besimi në Allahun e madhërishëm. Në këtë botë njerëzit gjithmonë do të hedhin gurë në rrugën e suksesit tuaj, por nga ju do të varet çfarë do të bëni nga këta gurë: mur apo urë?

Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Postimi i radhës

Djaloshi që shkonte në xhami

Ishte një djalosh që nuk i kalonte asnjë xhuma pa e falur, çdo ditë xhumaje …