Tregtari dhe katër gratë.

200-150_1453370893

Ishte njëherë një tregtar i cili i kishte katër gra. Gruan e katërt e donte më së tepërmi. I dhuronte dhurata të çmuara dhe me të vepronte në mënyrë delikate.
Kujdesej më së shumti për të dhe ia jepte të gjitha të mirat.

Ai e donte edhe gruan e tretë mjaft. Ishte krenar me të dhe shpesh ua tregonte edhe miqve të vet. Por, tregtari i mjerë shpesh frikësohej që kjo mos ta lë dhe ikë me një mik tjetër.
Natyrisht ai e donte edhe gruan e dytë, ngase ishte e arsyeshme, e durueshme dhe tregtari kishte besim të madh tek ajo. Kurdo që tregtari haste në ndonjë problem, vraponte te gruaja e dytë dhe ajo i ndihmonte në zgjidhjen e problemit.
Gruaja e parë e tregtarit ishte partnere besnike që i ndihmonte rreth punës, arritjes së pasurisë dhe në kujdesin e gjithë pronësisë.
Por, sidoqoftë tregtari nuk e donte shumë gruan e parë, por ajo e donte shumë atë. Ai mezi e vërente atë.
Një ditë tregtari u sëmur. Ishte i vetëdijshëm se i ishte afruar koha e vdekjes.
Mendoi për jetën e tij të të pasur dhe tha: “Tani i kam katër gra, por kur të vdes do të jem i vetëm!”
Atëherë e pyeti gruan e katërt: “Të kam dashur më së tepërmi, të kam blerë rrobat më të bukura. Jam kujdesur për ty maksimalisht. Tani kur po vdes, a do të vish me mua për të më bërë shoqëri?”
– Kurrsesi. – u përgjigj gruaja e katërt dhe doli nga dhoma pa asnjë fjalë.
Atëherë tregtari e pyeti gruan e tretë: “Të kam dashur tërë jetën. Tani kur po vdes, a do të vish me mua për të më bërë shoqëri?”
– Jo. Jeta në këtë botë është shumë e bukur dhe unë do të martohem pas vdekjes sate. – u përgjigj gruaja e tretë.
Zemra e tregtarit u ngri nga përgjigjja e ftohtë.
Atëherë e pyeti gruan e dytë: “Gjithmonë ka ardhur tek ti kur më është nevojitur ndihma. Ja tani po kërkoj edhe një ndihmesë nga ti. Tani kur po vdes, a dëshiron të vish me mua për të më bërë shoqëri?”
– Më vjen keq, por kësaj radhe nuk mund të ndihmoj. Më së shumti që mund të ndihmoj është që të varrosi. – u përgjigj gruaja e dytë.
Përgjigjja e kositi sikurse vetëtima.
Atëherë e dëgjoi zërin: “Unë do të vij me ty kudo që shkon ti.”
Tregtari u kthye dhe e pa gruan e tij të parë. Ishte dobësuar dhe e përvuajtur sikur me qenë e uritur. Me pikëllim tregtari i tha: “Ka qenë dashur që unë për ty të kujdesesha më tepër!”
Në realitet të gjithë ne në jetën tonë i kemi katër gra . . .
Gruaja e katërt është trupi ynë . . . Pa marrë parasysh sa kujdesemi për të dhe i kushtojmë vëmendje, kur vdesim na lë.
Gruaja e tretë janë lakmitë tona, statusi shoqëror dhe pasuria jonë . . . Kur vdesim, e tëra u shkon tjerëve.
Gruaja e dytë janë familja dhe miqtë . . . Pa marrë parasysh sa afër kanë qenë me ne gjatë jetës, nuk munden të vinë me ne në varr. Ata na përcjellin nga kjo botë dhe na varrosin.
Gruaja e parë është ajo që nuk shihet, e ky është shpirti ynë . . .
Shpesh është shtyrë dhe nuk shihet nga pasuria materiale që na rrethon, por i vetmi që na përcjell gjithmonë.
Edhe kur vdesim, trupi kalbet e zhduket, por mbetet shpirti. Me të mbesin veprat tona nga të cilat varet fati i shpirtit tonë.
Për këtë ta duam gruan e parë, sinqerisht, vazhdimisht, me themel dhe fuqishëm, ngase në realitet vetëm atë e kemi përgjithmonë!

Postimi i radhës

Djaloshi që shkonte në xhami

Ishte një djalosh që nuk i kalonte asnjë xhuma pa e falur, çdo ditë xhumaje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *