Historia e plakës së moshuar, që fliste vetëm me ajete Kur’ani

 

r-MUSLIM-WOMAN-911-large570
Transmetohet se Abdullah Ibnul Mubarek, njëri prej dijetarëve të mëdhenj në kohën e Tabiinëve tregon:

“Mora rrugën për të kryer Haxhin në shtëpine e shenjtë dhe për të bërë gjithashtu Umren, vizitën e Qabes. Gjatë rrugës pashë nga larg dicka të zezë dhe më pas dallova se aty ishte një plakë e moshuar e cila kishte veshur një mbulesë të leshtë. Iu drejtova me keto fjalë:
Ibnul Mubarek: Esselamu elejkum.
Plaka: “Selamun kaulen min rabbin rahim.” (Selam, fjalë prej Zotit mëshirëplotë) Sure Jasin 57.
Ibnul Mubarek: Allahu të mëshiroftë, cfarë bën në këtë vend?
Plaka: “Atë që e humb Allahu nuk ka kush e udhëzon.” Sure Aëraf 186.
Ibnul Mubarek: Kuptova që ajo kishte humbur rrugën dhe i thashë: “Ku kërkon të shkosh?”
Plaka: “I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhammedin) natën nga Xhamia e shenjtë (në Mekë) në xhaminë e Largët (të Jeruzalemit).” Sure Isra 1.
Ibnul Mubarek: Kuptova se ajo e kishte kryer Haxhin dhe ishte nisur për te Xhamia Aksa, atëherë i thashë: “Sa kohë ke që je këtu?”
Plaka: “Tri ditë të plota.” Sure Merjem 19.
Ibnul Mubarek: Nuk shikoj të kesh ushqim për të ngrënë!?
Plaka: “Ai është i cili më ushqen dhe më jep të pi.” Sure Shuara 79.
Ibnul Mubarek: Po për abdestin si ja bën?
Plaka: “E nëse nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemmum me dhe të pastër!” Sure Nisaë 43.
Ibnul Mubarek: Kam me vete ushqim, mund të jap dicka për të ngrënë?
Plaka: “Pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja!” Sure Bekare 187.
Ibnul Mubarek: Po tani ne nuk jemi në muajin e Ramazanit!
Plaka: “E kush bën dicka vullnetare ajo është më e mirë për të.” Sure Bekare 184
Ibnul Mubarek: Ne na është lejuar ta celim kur jemi në udhëtim.
Plaka: “Por, nëse agjëroni, ajo është më e mirë nëqoftëse e dini.” Sure Bekare 184.
Ibnul Mubarek: Pse nuk më flet ashtu sic të flas dhe unë?
Plaka: “(njeriu) Për cdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikqyrës të gatshëm (për ta shënuar). Sure Kaf 18.
Ibnul Mubarek: Cilëve njerëzve i përket?
Plaka: “Mos ndiq dicka për të cilën nuk ke dijeni, sepse dëgjimi, shikimi dhe zemra jote, të gjitha këto do të meren ne përgjegjësi.” Sure Israë 36.
Ibnul Mubarek: Vërtet gabova, ma bëj hallall!
Plaka: “Sot s’ka qortim për ju; Allahu do t’ju falë.” Sure Jusuf 92.
Ibnul Mubarek: A ke dëshirë të hipësh sipër devesë sime deri sa të arrish karvanin tënd?
Plaka: “Për cdo vepër të mirë që bëni, Allahu ka dijeni për të.” Sure Bekare 197.
Ibnul Mubarek: E bëra devenë gati duke rënë në gjunjë.
Plaka: “Thuaju besimtarëve që t’i ulin shikimet e tyre.” Sure Nur 30
Ibnul Mubarek: E ula shikimin dhe i thashë: “Hip.” Kur deshi te hipte, deveja iku dhe asaj iu shkyen një pjesë e rrobeve.
Plaka: “Cfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë.” Sure Shura 30.
Ibnul Mubarek: Duro pak sa t’ia lidh këmbët devesë!
Plaka: “Ne ia bëmë atë cështje Sulejmanit të kuptueshme.” Sure Enbijaë 79.
Ibnul Mubarek: Ia lidha këmbët devesë dhe i thashë asaj: “Hip!” E ajo hipi.
Plaka: “Lavdëruar qoftë Ai që na i nënshtroi këto (krijesa) për ne, se ne vetë nuk do mundnim t’i kishim nën pushtet.” Sure Zuhruf 13.
Ibnul Mubarek: Pas kësaj mora frerët në dorë dhe nisa te ecë me nxitim dhe duke ngritur zërin.
Plaka: “Ec me kujdes e i përmbajtur dhe fol me zë të ulët!” Sure Lukman 19.
Ibnul Mubarek: Fillova duke ecur ngadalë e duke recituar vjersha.
Plaka: “Lexoni sa të mundni nga Kur’ani!” Sure Muzemmil 20.
Ibnul Mubarek: Vërtet ty të është dhënë një mirësi e madhe.
Plaka: “Për këtë gjë nuk përkujtohen vetëm se të mencurit.” Sure Bekare 269.
Ibnul Mubarek: Pasi ecëm pak e pyeta: “A keni bashkshort?”
Plaka: “O besimtarë! Mos pyesni për ato gjëra të cilat po të shfaqeshin nuk do t’u vinte mirë.” Sure Maide 101.
Ibnul Mubarek: Atëherë heshta e nuk i fola më derisa arritëm karvanin, pastaj i thashë: “Ja ku është karvani, kë ke aty?
Plaka: “Pasuria dhe djemtë janë stolia e jetës së kësaj bote.” Sure Kehf 46.
Ibnul Mubarek: Kuptova që aty ishin djemtë e saj dhe e pyeta: “Cfarë bënin ata me karvanin e Haxhit?”
Plaka: “Ai ka vënë edhe shenja të tjera, si dhe yjet nëpërmjet të cilave njerëzit orientohen.” Sure Ennahl 16.
Ibnul Mubarek: “Kuptova që djemtë e saj ishin udhërrëfyes të udhëtarve, andaj u drejtova nga kubetë dhe e pyeta: “Cilët njerëz ke aty?”
Plaka: “Ibrahimin Allahu e mori për mik të ngushtë.” Sure Nisaë 125. “Allahu Musait i ka folur drejt përdrejt.” Sure 164. “O Jahja! Rroke fort Librin (Tevratin)!” Sure Merjem 12.
Ibnul Mubarek: Atëherë thirra: “O Ibrahim, o Musa, o Jahja!” Dhe ja para meje u shfaqen tri djem si ishin hëna. Pastaj të gjithë u ulëm.
Plaka: “Dërgoni njërin prej jush në qytet me këtë monedhë argjendi tuajën e le të shikojë se cili ushqim është më i pastër!” Sure Kehf 19.
Ibnul Mubarek: Njëri prej tyre shkoi dhe bleu ushqim e ma vendosën para.
Plaka: “Hani dhe pini e ju bëftë mirë për atë që keni bërë në ditët e kaluara!” Sure Hakka 24.
Ibnul Mubarek: Tani këtë ushqim do ta konsderoj për veten time të ndaluar derisa të më tregoni si është cështja e kësaj plake.
Djemtë: Kjo është nëna jonë. Që prej dyzet vjetëve ajo nuk flet vetëm se me ajete kur’anore nga frika se mos gabon dhe e zemëron Allahun.
‘rek: “Kjo është mirësi e Allahut, që Ai ia jep kujt të dojë; e Allahu ka mirësi pa fund.” Sure Hadid 21

Postimi i radhës

Djaloshi që shkonte në xhami

Ishte një djalosh që nuk i kalonte asnjë xhuma pa e falur, çdo ditë xhumaje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *