Shtëpia / Ngjarje Islame / Allahu do tju falë nëse e kërkoni me sinqeritet.

Allahu do tju falë nëse e kërkoni me sinqeritet.

images
Një ditë në xhaminë e Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te, hyri një burrë i shqetësuar. Duke iu afruar Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te, bërtiste me zë të lartë: “Kam bërë mëkat, i mjeri unë, kam bërë mëkat”

Ndryshe nga ne, Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te, nuk e gjykoi dhe nuk e pyeti për mëkatin e bërë. Ai, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te, nuk u përqendrua në dukjen e tij dhe mënyrën se si ishte veshur, por i tha të ulet dhe e mësoi të thotë: “Allahu im, falja Jote është më e madhe se mëkatet e mia. Unë më shumë shpresoj në mëshirën Tënde, se sa në veprat e mia, prandaj të lutem më fal mua.”
Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te, i tha ta përsëris këtë disa herë, e më pas i tha: “Ngritu. Allahu t’i ka falur mëkatet e tua.” (Hakimi)
Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te, e urdhëroi të ngritej Ai, nuk i tha: “Ndjehu fajtor pesë vitet e ardhshme për shkak të asaj që ke bërë, e pastaj Allahu do të falë. Ai, nuk i tha që disa ditë me radhë të dënohet psiqikisht dhe emocional deri sa të ndëshkohet në mënyrë adekuate, e më pas Allahu do t’ia falë mëkatet.
Ai, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te, pa një njeri që erdhi me sinqeritet duke u penduar dhe duke kërkuar t’i përmirësoj marrëdhëniet e tij me Allahun. Prandaj, Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te, jo vetëm se i tregoj se sa lehtë është të kërkohet falje, por edhe sa lehtë falet.
Nëse luftoni me mëkatet tuaja që i keni bërë, mos ngurroni, kthejuni Atij me zemrën tuaj të fortë. Jepni gjithçka nga vetja juaj që ta rregulloni atë që keni bërë gabim, duke kërkuar faljen e Tij. E pastaj ndaloni, mos e ndëshkoni më veten tuaj. Ecni tutje, sepse Allahu, In sha Allah, do t’ju falë nëse e kërkoni me sinqeritet.

Postimi i radhës

Djaloshi që shkonte në xhami

Ishte një djalosh që nuk i kalonte asnjë xhuma pa e falur, çdo ditë xhumaje …