Shtëpia / Jeta e Muhamedit (S.A.V.S) / Vdekja e Pejgamberit (s.a.v.)

Vdekja e Pejgamberit (s.a.v.)

HD-Muhammad-S.A.W-Inside-Tomb

Një natë, menjëherë pas kthimit të tij në Medine, Pejgamberi (s.a.v.) u zgjua në mesnatë dhe e luti shërbëtorin e vet Abdullahun që t’i shalojë devenë e tij.Pastaj ata dolën nga shtëpia dhe u nisën për në Xhennetul Baki, ku ishin varrezat e muslimanëve. Pejgamberi (s.a.v.) u ndal atje dhe qëndroi para varreve ku ishin varrosur muslimanët dhe u lut për ta. Më vonë, Abdullahu rrëfente: “Pejgamberi (s.a.v.) me tha se i është urdhëruar që të lutet për të vdekurit dhe se edhe unë do të duhej të shkoja me të.” Pasi Pejgamberi (s.a.v.) ishte falur, u kthye nga Abdullahu dhe i tha: “Unë mund të zgjedh ndërmjet të gjitha pasurive të kësaj bote, jetës së gjatë e pastaj xhennetit, apo ta takoj tim Zot dhe të hyj në xhennet menjëherë.” Abdullahu e përbeu që të zgjedhë jetë të pasur e të gjatë që do t’i paraprijë xhennetit, mirëpo Pejgamberi (s.a.v.) i tha se ai tanimë e kishte zgjedhur: më mirë të takohet me Zotin e tij sesa të mbesë në këtë botë.Të nesërmen në mëngjes, Pejgamberi (s.a.v.) u zgjua me një dhembje të tmerrshme të kokës, mirëpo, megjithë këtë ai u priu lutjeve në xhami. Nga fjalët që më pas u tha njerëzve të tubuar, ata e kuptuan se atij i ishte afruar vdekja. Pejgamberi (s.a.v.) lëvdoi mikun e tij më të ngushtë, Ebu Bekrin, i cili kishte filluar të qajë dhe u tha të gjithëve se përsëri do të mund të takohen të gjithë së bashku në xhennet. Pastaj shtoi se, megjithëse ishte i sigurtë se ata do të adhuronin vetëm Allahun xh.sh., kishte frikë se ndoshta do t’i tërheqin kënaqësitë e kësaj bote dhe do të fillonin të konkurojnë njëri-tjetrin për të patur përfitime materiale, duke harruar kështu vlerat shpirtërore.

Shpejt pas kësaj, Pejgamberi (s.a.v.) kërkoi që të vendoset në dhomën e Aishes, njërës nga gratë e tij. Me kalimin e ditëve, ethet i bëheshin gjithnjë e më të këqija, saqë një ditë u bë aq keq saqë nuk ishte në gjendje të shkojë as në xhami, e cila gjendej afër vendit ku banonte Aisheja. Pejgamberi (s.a.v.) i tha Aishes që t’u thotë muslimanëve ta lejojnë Ebu Bekrin, babanë e saj, t’u prijë gjatë të falurit, gjë që ata i pikëlloi shumë, sepse kjo ishte hera e parë që vendin e Pejgamberit e zinte dikush tjetër.

Më vonë, në ditën e 12-të të Rebiul Evvelit, në vitin e 11-të të Hixhrit (8 qershor, 623 e.r.), Pejgamberi (s.a.v.) dëgjoi ca zëra njerëzish që ishin duke u falur. Me mundime të mëdha ai u ngrit dhe nga dera i shikoi të gjithë ata muslimanë që ishin të rreshtuar në kolona prapa Ebu Bekrit; ai buzëqeshi me një kënaqësi të madhe. Ebu Bekri pasi e pa, bëri një hap prapa me qëllim që Pejgamberi (s.a.v.) të vijë në vendin e vet. Muslimanët u gëzuan shumë, sepse ata mendonin se ai do t’u printe atyre gjatë lutjeve, ashtu siç bënte edhe më parë, por Pejgamberi Muhammed (s.a.v.), i cili atë çast rrezatonte me një bukuri shkëlqyese, u dha shenjë që të vazhdojnë me të tyren. Ai u fal i ulur në të djathtë të Ebu Bekrit, e pas kësaj përsëri u kthye brenda dhe e mbështeti kokën në prehërin e Aishes. Ai kishte aq dhembje të mëdha, sa e bija Fatimeja filloi të qajë me të madhe. Atëherë Pejgamberi (s.a.v.) i tha:”Për babanë tënd pas ditës së sotme nuk do të ketë më dhembje; me të
vërtetë, vdekja më është afruar. Të gjithë ne duhet ta durojmë atë derisa të vijë Dita e gjykimit.” Duke ndenjur ashtu i shtrirë, Aishes iu kujtua se njëherë kishte thënë: “Allahu kurrë nuk e merr Pejgamberin tek Ai pa i dhënë mundësi për të zgjedhur.” Pastaj ajo e dëgjoi Pejgamberin (s.a.v.) duke folur. Fjalët e tij të fundit qenë: “Jo, më mirë bashkësia e lartësuar e Xhennetit.”

Atëherë Aisheja tha me vete: “Pasha Allahun, ai nuk na zgjodhi neve!”Kur njerëzit në xhami dëgjuan se Pejgamberi (s.a.v.) ka vdekur, ata u pikëlluan pa masë. Umeri nuk mundej dhe nuk deshi të besojë, prandaj edhe thoshte se kjo nuk ishte e vërtetë. Pastaj Ebu Bekri doli jashtë dhe iu drejtua njerëzve me një zë të qetë, duke u thënë: “Të gjitha lëvdatat i takojnë Allahut! njerëz, kushdo që e adhuronte Muhammedin, Muhammedi është i vdekur. Por, për atë që e adhuron Allahun, Allahu jeton dhe nuk vdes kurrë.”Pastaj i lexoi këto ajete nga Kurani, të cilat ishin shpallur pas betejës së Uhudit:

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

“Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i Dërguar. Edhe përpara tij ati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshitju prapa (nga feja ose nga lufta)? E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm Allahut aspak, kurse Allahu do t’i shpërblejë mirënjohësit Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e AllahuL Ai është shënim i afatit të caktuar. E kush e dëshiron shpërblimin e kësaj bote, ne atij ia japim, e kush e dëshiron shpërblimin e botës tjetër, edhe atij do t’iajapim atë, kurse mirënjohësit Ne do t’i shpërblejmë. “

(Ali Imran: 144-145)

Pas kësaj, njerëzit u zotuan për besnikëri ndaj Ebu Bekrit, të cilin Pejgamberi (s.a.v.) e kishte zgjedhur që t’u prijë njerëzve gjatë faljes së tyre.Ebu Bekri e pranoi këtë dhe atë që deshi të thotë e tha me këto fjalë:

“Mu bindni mua për aq sa unë i jam bindur Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Por nëse unë tregoj mosbindje ndaj Allahut dhe Pejgamberit të Tij, atëherë asgjë nuk ju detyron të më bindeni. Ngrihuni për lutjen tuaj, Allahu kamëshirë për ju!”

Njerëzit u ngritën dhe pyetën: “Ku do të varroset Pejgamberi (s.a.v.)?” Ebu Bekrit iu kujtua se Pejgamberi i kishte thënë: ” Asnjë Pejgamber nuk vdes në qoftë se nuk varroset aty ku ka vdekur.” Dhe kështu, Pejgamberi (s.a.v.) u varros në një varr që u hap në dyshemenë e dhomës së Aishes, në shtëpinë pranë xhamisë. Vendi u bë i njohur si “Harem en-Nebevi”, ndërsa muslimanët nga e gjithë bota shkojnë aty që të falen dhe të bekojnë e urojnë paqe për Pejgamberin, Muhammedin (s.a.v.).

“Dhe tipadyshim do të kesh shpërblim të pandërprerë! 
Vërtet tije ne’ një shkallë të lartë të moralit!”

(El Kalem: 3-4)

Postimi i radhës

Fëmijët e Ismailit

Gjatë shumë viteve edhe fëmijët e Ismailit patën fëmijë të tyre. Pasardhësit e tij u …