Beteja e Uhudit

bederrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr

Kurejshët që mbetën të gjallë në betejën e Bedrit u kthyen ne Mekë dhe u
tubuan të bisedojnë me Ebu Sufjanin. Ata i thanë:
“Muhamedi na i vrau njerëzit më të mirë, prandaj ndihmona të luftojmë me
të dhe të hakmerremi për humbjet tona. Për ta mundësuar këtë, ata ranë
dakort që secili të japë nga aq të holla sa kushton pjesa e tij e mallrave të
karvanit, dhe për këtë të mbulojnë shpenzimet e një ushtrie të re, e cila do të
ishte tri herë me e madhe se sa ajo në Bedër.
Në mesin e atyre qe iu bashkuan ushtrise se re, ishte edhe robi abisinas
Vahshiu, i cili njihej si eshtar shumë i saktë. I zoti i tij, Xhubejr ibn el-
Mut’im, i tha: “Nisu me ushtrinë, dhe kur ta vrasësh Hamzanë, xhaxhain e
Muhamedit, e me këtë i shpaguhesh për vdekjen e xhaxhait tim, atëherë do
të të liroj.” Gjithashtu, edhe Hinda, gruaja e Ebu Sufjanit, e porositi
Vahshiun se do ta veshë me ar dhe me mëndafsh nëse e plotëson dëshirën e
të zotit, sepse edhe ajo e dëshironte vdekjen e Hamzait, i cili i kishte vrarë
babanë dhe vëllanë.
Ndërkohë që mekasit bënin planet e tyre, Abbasi, njëri nga muslimanët e
pakët që jetonin në Mekë, i dërgoi një letër të Dërguarit (s.a.v.) në Medinë
ku e paralajmëroi për rrezikun që po vinte. Ai i tregoi se kurejshët po
dërgonin një ushtri të madhe në Uhud, një
vend jo fort larg Medines. Duke e kuptuar rrezikun me kohë, i Dërguari
(s.a.v.) i mblodhi shokët rreth tij që të bisedojnë se ç’duhet të bënin. Ai
mendoi se do të ishte më mirë që ta presin armikun brenda në qytet se sa të
dalin e ta presin jashtë, sepse mbrojtja e Medines ishte më e lehtë brenda
mureve të saj. Mirëpo muslimanët e rinj ishin të etshëm për të dalë jashtë e
për t’u ballafaquar me kurejshët. Ata thanë: “0 i Dërguari i Allahut, na prij
kundër armiqve tanë, përndryshe ata do të mendojnë se jemi frikacakë dhe të
dobët që të luftojmë me ta.”

Sidoqoftë edhe Abdullah ibn Ubejj, njëri nga udhëheqësit e Medines, ra
dakord me të Dërguarin (s.a.v.) dhe e këshilloi që të mbesin në qytet, duke
thënë: “Kurdoherë që kemi dalë për ta luftuar armikun, kemi pësuar
katastrofë, ndërkohë që të gjithë që kanë
ardhur tek ne kanë pësuar disfatë.” Mirëpo, kur i Dërguari (s.a.v.) e pa se
shumica ishte për të dale e për t’u takuar jashtë qytetit, atëherë edhe ai u
pajtua me ata, ndaj
pasi fali xhumanë, mori armët me vete. Pastaj rreth njëmijë muslimanë u
nisën drejt malit Uhud që gjendej mbi Medine. Armiku ishte vendosur në
rrëzë të malit dhe ishte shtrirë nëpër të mbjellat e muslimanëve

Abdullah ibn Ubejji ishte shumë i zemëruar përse i Dërguari (s.a.v.) nuk e
kishte dëgjuar këshillën e tij, dhe pas kalimit të një pjese të rrugës, u kthye
prap në Medine, duke marrë me vete një të tretën e ushtrisë. Pas kësaj, të
Dërguarit (s.a.v.) i mbeti që me shtateqind veta të përballojë ushtrinë e
madhe të mekasve që numëronte tre mijë frymë.
Ushtarët që mbetën me të, e vazhduan rrugën derisa arritën në malin Uhud.
Atje, i Dërguari (s.a.v.) u tha të qëndrojnë në rradhë me qëllim që të
mbrohen nga prapa. Pastaj, rreth pesëdhjetë shigjetarë i këshilloi si vijon:
“Me shigjetat tuaja t’i mbani kalorësit e mekasve larg prej nesh dhe mos
t’i lejoni të na sulmojnë nga prapavija, pa marrë parasysh se si do të
jetë fati i betejës. Çka do që të ndodhë, ruani pozitat tuaja në mënyrë që
të mos kenë mundësi të na sulmojnë nga ana e juaj, madje edhe sikur të
shihni se na vrasin apo na plaçkisin.”

Kur muslimanët i zunë pozitat e veta, i Dërguari (s.a.v.) e ngriti shpatën dhe
tha: ” Kush do ta përdorë këtë shpatë me drejtësinë e saj?” Ky ishte një
nder i madh dhe shumë veta u paraqitën që ta bëjnë këtë, mirëpo i Dërguari
(s.a.v.) vendosi që t’ia japë Ebu
Duxhanës, një luftëtari sypatrembur. Pas kësaj, lufta filloi.
Muslimanët ishin të organizuar shumë mirë dhe kishin përparësi, kundrejt
numrit katër herë më të madh të kurejshëve që ishin shumë të lodhur nga
rruga e gjatë dhe kështu nuk ishin të gatshëm që t’i bëjnë ballë një sulmi të
rrufeshëm, të cilin e udhëhiqte Ebu Duxhane, i cili mbante një turban të kuq
e të shkëlqyer.

Me zhvillimin e luftës, gratë e kurejshëve, të cilat i udhëhiqte Hindi, filluan
t’u bien daulleve, me qëllim që t’u japin zemër burrave të tyre. Ato recitonin
edhe poezi, vetëm e vetëm që t’i inkurajojnë burrat e tyre.

“Në qoftë se përparoni, ne do t’ju përqafojmë dhe
nën ju do të shtrojmë qilima të butë. Në qoftë se
tërhiqeni, do t’ju lëmë e kurrë nuk do t’ju
dashurojmë.”

Ebu Duxhane rrëfente: “Unë pashë një njeri që e nxiste armikun dhe ulërinte
si egërsirë dhe iu vërsula, mirëpo kur nxorra shpatën ai filloi të bërtasë dhe
atëherë pashë se ajo ishte grua; atëherë respektova fjalën e të Dërguarit
(s.a.v) që të mos e përdor shpatën mbi gratë.” Ajo grua ishte Hindi.
Si zakonisht, edhe Hamza, xhaxhai i të Dërguarit, luftoi me trimëri të rrallë,
mirëpo duke i udhëhequr muslimanët në sulmin më të rreptë, që gati sa nuk i
shkatërroi mekasit, ai në një moment u godit dhe u rrëzua në tokë nga robi
Vahshi. Më vonë Vahshi do të tregonte
se si kish ndodhur e tërë kjo: ” Unë e shihja se si Hamza i vriste njerëzit me
shpatë. Unë…e bëra gati shtizën dhe kur u sigurova se do ta qëlloj, u hodha
mbi të. Ai u drejtua nga unë, mirëpo e humbi vetëdijen dhe ra përdhe. E
lashë aty derisa vdiq, e pastaj shkova
dhe e mora shtizën prapë. Pas kësaj u ktheva në kamp, sepse nuk dëshiroja
më të vrisja tjetër kënd veç tij. Qëllimi im ishte të vras vetëm atë dhe në këtë
mënyrë të fitoj lirinë time.”

Së shpejti, luftëtarët kurejshë u shpërndanë dhe u detyruan të tërhiqen. Kjo
la përshtypjen sikur ata po pësonin disfatë. Me të pare këtë, dyzet shigjetarë
muslimanë që gjendeshin në majë të malit, i lëshuan pozitat e veta vetëm e
vetëm që të plaçkisin, sepse kurejshët
kishin lënë pas vetes shumë gjëra. Shigjetarët vrapuan të mbledhin gjithçka
që gjetën, duke i harruar kështu urdhërat e Muhamedit (s.a.v.).
Halid ibn Velidi, konmandanti i kalorësve kurejshë, pasi vërejti situatën
luftarake të momentit, menjëherë i urdhëroi njerëzit e tij që të kthehen dhe t’i
sulmojnë muslimanët pas shpine. Muslimanët u befasuan në tërësi. Pastaj
kurejshët filluan të sulmojnë njëkohësisht nga të dy anët. Shumë muslimanë
u vranë dhe në vend që ta fitojnë
betejën, filluan ta humbin.

Që të shtohej çoroditja, armiku hapi fjalë se ishte vrarë edhe Muhamedi
(s.a.v.). Dhe vërtet, kur e dëgjuan këtë muslimanët, e humbën krejt toruan.
Pastaj një njeri që quhej Enes thirri: “Vëllezër! Në qoftë se Muhamedi
(s.a.v.) është vrarë, atëherë ç’ju duhet jeta pa të? Mos mendoni më për jetën
apo vdekjen. Luftoni për Allahun. Ngrihuni dhe vdisni ashtu siç vdiq
Muhamedi (s.a.v.)!” Me të dëgjuar këto fjalë, muslimanëve iu rikthye
guximi.

Mbi pozicionet e muslimanëve që udhëhiqeshin nga i Dërguari (s.a.v.) u
kryen disa sulme të kalorësisë, prej të cilave ai mori edhe
një plagë të rëndë në fytyrë. Kur mekasit përsëri iu afruan, ai bërtiti: ” Kush
do ta japë jetën e tij për ne?”. Atëherë u ngritën pesë Ensarë dhe luftuan
derisa u vranë. Sidoqoftë vendet e tyre u plotësuan nga muslimanë të tjerë që
i zmbrapsën sulmuesit. Në mesin e
mbrojtësve muslimanë ishte Ebu Duxhane, i cili me krahët e tij e mbërtheu
të Dërguarin (s.a.v.) dhe u bë mburojë e gjallë. Gjatë tërë kohës së betejës ai
e mbronte të Dërguarin (s.a.v.), mirëpo, me vazhdimin e luftimeve, ai
papritmas ra. Ebu Duxhane kishte vdekur
nga shigjetat e shumta në shpinën e tij, e cila nuk lejoi që ato të depërtonin
për tek i Dërguari (s.a.v.).

Me disfatën e muslimanëve, më në fund edhe kurejshët u shpaguan. Posa
lëshuan fushëbetejën, Ebu Sufjani ftoi njerëzit e vet dhe u tha: “Luftuat mirë,
fitorja dhe fati i luftës ndërron – sot u muar koka për Bedrin!”
Kur e dëgjoi këtë, i Dërguari (s.a.v.) i tha Umerit që t’i përgjigjet në këtë
mënyrë: ” Allahu është më i Madhi dhe më i Lëvduari. Ne nuk jemi të
njëjtë. Të vdekurit tanë janë në xhenet, ndërsa të vdekurit tuaj në
xhehenem!” Pastaj ushtarët muslimanë i ndoqën pas kurejshët që ishin duke
u larguar, derisa u siguruan se ata nuk do ta sulmojnë Medinen.
Pas largimit të armikut, i Dërguari (s.a.v.) bëri një kalim nëpër fushëbetejë
që të shohë sasinë e humbjeve të muslimanëve. Shumë prej muslimanëve më
të besueshëm ishin vrarë. Në mesin e të vrarëve, i Dërguari (s.a.v.) gjeti edhe
kufomen e xhaxhait dhe mikut
të tij më të mirë Hamzait, të cilin e kishte vrarë robi Vahshi. Kur e pa këtë, i
Dërguari (s.a.v.) tha: “Kurrë më nuk do të ketë çast më të pikëllueshëm
për mua se sa ky.” Safija, e motra e Hamzait erdhi duke u lutur e duke
kërkuar falje për të vëllanë, dhe tha: ” Ne i takojmë Allahut dhe Allahut do
t’i kthehemi.”

Pas lutjes, të cilën i Dërguari (s.a.v.) e bëri për të vdekurit e
shumtë, ai tha: ” Po ju them se askush nuk është lënduar në kauzën e
Allahut, sepse Allahu do ta mbajë mend atë dhe në Ditën e Gjykimit do
ta ngjallë nga të vdekurit. Kërkoni atë që më së shumti e ka lexuar
Kuranin dhe varroseni në krye të shokëve të tij.” Ata u varrosën pikërisht
aty ku ranë shehidë. Allahu për ata thotë:

Në emër të Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!

“Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që rane’
deshmorë në rrugën e AllahuL Përkundrazi, atajanë të gjallë
duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar me atë gë u dha
Allahu nga të mirat e Tij, dhe atyre gë kanë mbetur ende pa iu
bashkuar radhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as
frikë dhe as gë kanë pse të brengosen. ”

(Ali lmran: 169-170)

Thuhet se Muhamedi (s.a.v.) është betuar se asnjë musliman që ka rënë për
besimet e tij nuk do të dëshironte të kthehej prap në jetë as për një orë të
vetme, madje edhe po t’ia jepnin tërë botën, përveç se atëherë kur mund të
kthehet e të luftojë për Allahun dhe të vritet për së dyti. Muslimanët e
kuptuan se disfata e tyre u shkaktua nga mosbindja ndaj të Dërguarit (s.a.v.).

Kurani thotë se në Uhud, Allahu i vuri muslimanët në sprovë, në të cilën
edhe dështuan, megjithatë Allahu atyre ua fali dobësinë.

Në emër të Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!

“Askush nuk vdes pa lejen dhe vullnetin e AllahuL Ai është
shënim i afatit të caktuar. E kush e dëshiron shpërblimin e
kësaj bote, Ne atij ia japim, e kush dëshiron shpërblimin e
botës tjetër, edhe atij do t’iajapim atë, kurse mirënjohësit Ne
do t’i shpërblejmë. ”

(Alilmran:145)

Njerëzit e sotëm do të duhej të nxjerrin mësime nga mësimet, të cilat
muslimanët e hershëm i nxorrën në Uhud. Disfatën e tyre e shkaktoi
mosbindja ndaj Pejgamberit (s.a.v.) dhe dashuria për gjërat e kësaj bote. E
njëjta gjë mundet të na ndodhë edhe neve. Edhe pse nuk kemi beteja siç ishte
ajo e Uhudit, ne akoma mund të vdesim për hir të Allahut, dhe atë duke e
luftuar të keqen që kemi brenda.

Kur u kthye nga beteja, Pejgamberi (s.a.v.) u tha njerëzve të tij: “Ne u
kthyem nga lufta më e vogël drejt luftës më të madhe.” Me këtë, ai
nënkuptonte se beteja më e vështirë është përpjekja, të cilën çdo qënie
njerëzore e bën vetëm e vetëm që të përmirësohet.

Postimi i radhës

Fëmijët e Ismailit

Gjatë shumë viteve edhe fëmijët e Ismailit patën fëmijë të tyre. Pasardhësit e tij u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *