Beteja e Bedrit

bedrrrr

Tërë pasurinë që muslimanët e kishin lënë në Mekë kur shkuan në Medinë, ua morën armiqtë e tyre që kishin mbetur atje. Kështu, kur muslimanët dëgjuan se Ebu Sufjani, njëri nga prijësit e kurejshëve po kthehej me një karvan të mallrave prej Sirie për në Mekë, vendosën se ka ardhur koha që t’i kthejnë prapë disa nga humbjet e tyre. Këtë sulm, muslimanëve ua lejoi vetë i Dërguari (s.a.v.), prandaj ata filluan të përgatiten e me këtë rast u erdhi edhe kjo shpallje:

Në emer të Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!

“Atyre qe’ po sulmohen me luftë u është dhënë leje të luftojnë për shkak se u është bërë padrejtësi, e Allahu ka fuqi për t’u ndihmuar atyre (muslimanëve). “

(El Haxhxh: 39)

Shpallja u përkujtoi se gjëja më serioze për Allahun është:

“… Pengimi nga rruga e Allahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga Xhamia e Shenjtë (Qabja)dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo… E provokimi (kundër muslimanëve) është edhe më I madh se mbytja. ”

(El-Bekare: 217)

Sidoqoftë, kthimi i të mirave të tyre nuk ishte arsyeja e vetme për ta sulmuar karvanin. Muslimanët nuk mendonin se ata thjesht duhet të mbesin të sigurt në Medinë; ata dëshironin ta përhapin porosinë e Islamit. Menduan se në qoftë se kurejshët duan të jenë të lirë për të bërë tregti, atëherë gjithashtu edhe muslimanët duhet të jenë të lirë që të besojnë në Allahun, të ndjekin të Dërguarin (s.a.v.) e Tij dhe ta përhapin fjalën e Tij. Prandaj menduan se mënyra e vetme dhe më e mirë për t’i detyruar kurejshët që ta kuptojnë këtë, është sulmi mbi atë që më së shumti e çmojnë – pra mbi karvanin.Mirëpo ndërkohë, Ebu Sufjani e kuptoi planin e muslimanëve dhe menjëherë u dërgoi porosi kurejshëve në Mekë, ku i vinte në dijeni për rrezikun që i kanosej karvanit dhe njëkohësisht u kërkoi edhe ndihmë. Si pasojë e kësaj, të gjithë kurejshët erdhën ta mbrojnë karvanin. Ishin rreth njëmijë veta dhe kishin dyqind kuaj. U nisën edhe gratë, që me këngët e tyre të përgëzojnë burrat.

Pa ditur gjë për këto, i Dërguari (s.a.v.) u nis me ithtarët e tij. Ishte muaji i
Ramazanit dhe muslimanët agjëronin. Ata ishin vetëm treqind e pesë burra,
shumica prej tyre Ensarë, njerëz nga Medineja. Ata kishin me vete tre kuaj
dhe shtatëdhjetë deve, mbi të cilat hipnin me ndërrime.
Ata arritën në fushën e Bedrit, që ishte pak më larg nga Medineja, u
vendosën kampin e tyre, duke pritur lajme të reja për karvanin. Pastaj
dëgjuan se kurejshët janë nisur nga Meka me një ushtri të fortë. Situata
papritur ndryshoi. Tanimë, ata nuk kishin të bënin vetëm me sulmin mbi
karvanin, atyre u duhej të luftonin edhe me kurejshët.
I Dërguari (s.a.v.) i tuboi njerëzit rreth tij që të bisedonin se ç’duhej të bënin.
Së pari Ebu Bekri e pastaj Umeri folën në emër të muslimanëve që kishin
ardhur nga Meka. Ata thanë se do t’i zbatojnë urdhërat e të Dërguarit (s.a.v.).
Mirëpo i Dërguari (s.a.v.) dëshiroi ta dëgjojë mendimin e Ensarëve, sepse
nuk donte t’i detyronte të bënin atë që nuk donin.

Njëri nga udhëheqësit e Ensarëve, Sa’d ibn Mu’adhi, u ngrit dhe tha: “Ne të
besojmë ty dhe të betohemi para të gjithëve se ajo që ti e solle ishte e vërteta.
Ne ta kemi dhënë fjalën dhe pëlqimin tonë se të të dëgjojmë dhe do t’u
bindemi urdhrave tuaja. Pra, nisu nga të duash, ne jemi me ty, madje edhe po
të na udhëheqësh drejt e në det.” I Dërguari (s.a.v.) u inkurajua shumë nga
këto fjalë dhe vendosi që të luftohet. Ebu Sufjani pasi e kuptoi se ku e kishin
ngritur muslimanët kampin e tyre, ndërroi drejtimin e karvanit dhe e largoi
atë nga kufiri i arritjes së tyre. Pastaj i lajmëroi kurejshët duke u thënë se
karvani ishte i sigurt dhe se do të niseshin për në Mekë. Mirëpo, udhëheqësit
e kurejshëve ishin njerëz krenarë dhe kokëfortë. Ata refuzuan të kthehen
sepse e kishin ndarë mendjen që, me shkatërrimin e muslimanëve t’u
tregojnë të gjithëve se sa të fuqishëm janë.

Në Bedër kishte një vadë, apo luginë me burime nga ana e Medinës ku
kishin zënë vend muslimanët, duke lënë luginën dhe burimet prapa tyre.
Ndërkohë, kurejshët u vendosën në anën tjetër të luginës. Muslimanët
groposën një rezervuar, e mbushën me ujë nga njëri prej burimeve dhe e
rrethuan. Më pas thanë të gjitha burimet e tjera. Kështu, ata kishin ujë me
bollëk për vete, kurse mekasve u duhej të kalonin luginën dhe të luftonin me
muslimanët me qëllim që të furnizohen me ujë.
Natën para betejës, kur muslimanët po flinin të qetë, ra një shi i madh.

Në emer të Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!

“Dhe kurAiju kaploi me një kotje (gjumë) që ishte siguripërju nga ana e
Tij, ju lëshoi shi nga qielli për t’ju pastruar me të, largoi prej jush të
shtimet e shejtanit, e që të fuqizojë bindjen ne’ zemrat tuaja dhe që t’ju
përforcojë me të (me shi) këmbët tuaja. “

(El-Enfalë:ll)

Të premten në mëngjes, më shtatëmbëdhjetë të Ramazanit, viti 2 i hixhretit
(17 mars 623 e.r.), dy ushtritë u nisën dhe iu afruan njëra- tjetrës. Në anën e
kurejshëve shiu kishte rënë më i fortë, kështu që kishte zbutur dheun dhe e
bënte lëvizjen më të vështirë. Ndërkaq nga ana e muslimanëve shiu e kishte
forcuar rërën, kështu që kalimi për ta ishte bërë shumë më i lehtë. I Dërguari
(s.a.v.) kërkoi që njerëzit të luftonin të rradhitur nëpër rreshta. Kur po
bëheshin gati të nisen, ai vërejti se dikush kishte bërë një hap përpara në
krahasim me të tjerët. I Dërguari (s.a.v.) e shpoi lehtë anash me shigjetë
duke i thënë: “Qëndro në vijë!”

Njeriu që quhej Savad, u përgjigj: “Ti më lëndove, o i Dërguari i Allahut!
Allahu të dërgoi ty që të jesh i mirë e i drejtë.”
I Dërguari (s.a.v.) ngriti këmishën dhe i tha: ” Më bëj edhe ti të njëjtën
gjë.”

Në vend të kësaj, njeriu iu afrua dhe e puthi duke i thënë: “0 i Dërguari i
Allahut, ti e sheh se çka na pret, se unë pas betejës ndoshta nuk mbetem
gjallë. Nëse ky është takimi ynë i fundit, atëherë kjo është gjëja e fundit në
jetë që dua të bëj.” Menjëherë pas kësaj, Savadi shkoi të luftojë e vdiq si
shehid.

Pasi kontrolloi rradhët, Muhamedi (s.a.v.) shkoi në strehën e ndërtuar prej
degëve të palmës, nga e cila mund të udhëhiqte betejën. Me të qëndroi Ebu
Bekri, ndërsa disa Ensarë mbetën jashtë që të mbrojnë kasollen. Kur i
Dërguari (s.a.v.) e pa ushtrinë e madhe të kurejshëve që me flamujt dhe
zhurmën e daulleve po zbriste nga kodra në luginë, filloi të lutet për
ndihmën, të cilën Allahu ia kishte premtuar. Këto ishin disa nga fjalët e tij: ”
Allah, ja se ku vijnë kurejshët plot fodullëk e krenari, që Ty të
kundërshtuan, ndërsa të Dërguarin Tënd e quajtën gënjeshtar. Allah,
në qoftë se ky grup i vogël (muslimanësh) sot shkatërrohet, atëherë në
tokë nuk do të mbesë askush që të të adhurojë Ty.”

Në emer të Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!

“Përkujtoni, kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai ju
është përgjigjur: “Unë do t’ju ndihmoj me një mijë engjëj që
vijnë një pas një (grup pas grupi). Allahu nuk e bëri atë
(ndihmën) për tjetër, vetëm që t’ju gëzojë (t’u japë myzhde)
dhe për t’i forcuar (qetësuar) me të zemrat tuaja, pse ndihma
në realitet është vetëm prej Allahut. Allahu është
mbizotërues dhe i urtë. “

(El Enfalë: 9-10)

Beteja në fillim filloi si një përleshje e vetme kur njëri nga kurejshët u
betua se do ta pijë ujin nga rezervuari i muslimanëve e pastaj do ta
shkatërrojë atë, ose përndryshe do të vdesë. Hamza, xhaxhai i të Dërguarit i
doli për ballë dhe e vrau. Pastaj tre njerëz të rëndësishëm të kurejshëve bënë
një hap përpara dhe kërkuan dyluftim. I Dërguari (s.a.v.) nxorri Aliun,
Hamzanë dhe Ubejd ibn Harithin që të luftojnë me ta. Menjëherë pas kësaj,
Hamza dhe Aliu i vranë kundërshtarët e tyre. Sa i përket Ubejdit, ai e kishte
plagosur kundërshtarin e tij, por ishte plagosur edhe vetë. Dy shokët e tij e
vranë mekasin e plagosur dhe e bartën Ubejdin në vend të sigurt, te rradhët e
myslirnanëve.

Pas kësaj dy ushtritë u vërsulën mbi njëra-tjetrën, ndaj lufta u përhap në të
gjitha anët. Qielli u mbush me shigjeta. Ushtria muslimane e mbrojti tokën e
vet përballë ushtrisë së madhe të kurejshëve, dhe, edhe pse muslimanët ishin
me të paktë në numër, ata arritën një fitore të madhe, duke e shkatërruar
kështu ushtrinë e mekasve dhe duke vrarë shumë prej prijësve të tyre. Ndër
ta ishin edhe Ebu Xhehli dhe Umejjeh ibn Halefi, i cili u vra nga robi i vet i
mëparshëm Bilali. Kur e panë se gati të gjithë udhëheqësit e tyre u vranë,
pjesa tjetër e kurejshëve u tërhoq.

I Dërguari (s.a.v.) çoi fjalë në Medinë që t’u tregojnë për fitoren. Pastaj i
mblodhi plaçkat e luftës dhe i ndau ndërmjet muslimanëve në mënyrë të
barabartë. Disa nga mekasit u zunë rob, ndërsa i Dërguari (s.a.v.) urdhëroi që
ata të trajtohen mirë, derisa farefisi i tyre nga kurejshët të shkojë e t’i marrë.

Në emer të Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!

“Ju nuk i mbytet (në të vërtetë) ata, por Allahu (me
ndihmën që ua dha) i mbyti ata, dhe ti nuk i gjuajte (në të
vërtetë) kur i gjuajte ata, por Allahu (të ndihmoi) i gjuajti,
e (bëre këtë) për t’I shpërblyer besimtarët me një dhunti të
mirë nga ana e Tij. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.”

(El-Enfalë:17)

Postimi i radhës

Fëmijët e Ismailit

Gjatë shumë viteve edhe fëmijët e Ismailit patën fëmijë të tyre. Pasardhësit e tij u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *