Shtëpia / Jeta e Muhamedit (S.A.V.S) / Tebuku sprova e besimit

Tebuku sprova e besimit

lr6t-1

Lajmet për rritjen e forcës së muslimanëve dhe të ithtarëve të Pejgamberit (s.a.v.) anekënd Arabisë, rastësisht arritën edhe te Herakliu, perandori i Perandorise Romake të Lindjes. Romakët e panë se bashkimi i Arabëve nën Islamin paraqiste një kërcënim të mundshëm për perandorinë dhe për këshilltarët dhe gjenaralët perandorakë, prandaj vendosën se do të ishte më mirë t’i sulmonin muslimanët, njëkohësisht, nga lindja dhe nga veriu dhe kështu të shkatërrojnë Islamin njëherë e përgjithmonë. Kishin kaluar dy vjet që kur Herakliusi u kishte rrëfyer atyre për letrën e Pejgamberit, në të cilën kërkohej t’i nënshtroheshin Islamit, por edhe tani, ashtu siç ndodhi atëherë, ata nuk deshën të dëgjojnë ide të tilla.

Kur Pejgamberi (s.a.v.) dëgjoi për planin e romakëve, vendosi se do të ishte më mirë, që me ushtrinë romake të takohen në Tebuk, nja 500 kilometra larg Medines në drejtim të Sirisë, se sa t’i presë të sulmojnë Medinen. Arsyeja për këtë vendim qëndronte në atë, se Pejgamberi (s.a.v.) mendoi se në qoftë se muslimanët në Medine pësojnë disfatë, atëherë edhe qyteti do të pushtohej e kjo do të sillte si pasojë edhe fundin e Islamit. Ky ishte një vendim i vështirë për të, sepse jo vetëm që Tebuku gjendej shumë larg, por ishte edhe koha e korrjeve dhe bënte shumë nxehtë. Kësaj i duhej shtuar edhe fakti se armiku kishte një ushtri shumë të madhe.

Asokohe në Medine jetonin edhe njerëz që nuk ishin besimtarë të vërtetë. Ata i quanin “hipokritë”, sepse shtireshin sikur besonin, por në të vërtetë e fshihnin atë që kishin në zemër. Kur Pejgamberi (s.a.v.) dha kushtrimin për luftë, këta hipokritë u përpoqën të mbjellin frikë dhe dyshim në mesin e muslimanëve, duke thënë: “Si mund të shpresojmë se do t’i mundim romakët, perandoria e madhe e të cilëve shtrihet nëpër tërë botën? Por edhe po të mundemi, ne nuk do ta arrijmë ta bëjmë këtë, sepse rruga e gjatë dhe i nxehti i madh do të na shkatërrojnë. Sidoqoftë, të lashtat janë gati për t’u korrur ndërsa frytet duhet të vilen; si mund t’i lemë ato? Ne do të merremi në qafë nëse e lejojmë një gjë të tillë.”

Të tilla fjalë që u përsëritën disa herë, i vunë muslimanët përpara sprovave. Kush do të kishte mundësi ta vijonte luftën për fenë e tij me të tilla gjasa? Cili do të guxonte ta japë pasurinë e tij që të pajisë një ushtri? Sprova e besimit do të tregojë se cilët janë muslimanët e vërtetë. Mbi këtë çështje, Allahu shpalli ajetet vijuese:

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

“0 ju që besuat, Ç’është me ju, që kur u thuhet: “Dilni në (luftë) rrugën e Allahut”, ju u rënduat në vend (si të ishit të gozhduar). A mos ishit me’ të kënaqur me jetën e kësaj bote, se sa me atë të ardhmen? Përjetimi i jetës së kësaj bote ndaj asaj të ardhmes, nuk është asgjë. “

(Et Tevbe:38)

Për ta mbledhur e pajisur ushtrinë, Pejgamberit (s.a.v.) i nevojiteshin të holla dhe përkundër asaj që përhapnin hipokritët, shumë muslimanë, e veçanërisht shokët e afërt të Pejgamberit (s.a.v.) ishin të gatshëm t’i ndihmojnë. Për shembull, Uthman ibn Affani siguroi kuaj dhe armë për dhjetë mijë ushtarë, ndërkaq Ebu Bekri i dha të tëra ato që kishte në këtë botë. Edhe Umeri, gjithashtu dha një kontribut të madh, kështu që në këtë mënyrë Pejgamberi (s.a.v.) qe në gjëndje të tubojë rreth vetes një ushtri prej dyzet mijë ushtarësh.

Kur çdo gjë ishte bërë gati dhe ushtria po nisej, Pejgamberit (s.a.v.) i erdhën shtatë njerëz dhe iu lutën që të nisen me të. Për fat të keq, ai i refuzoi sepse nuk kishte mbetur e lirë asnjë deve apo kalë. Që të shtatë u shqetësuan shumë dhe ikën ashtu siç erdhën. Kur u nisën ushtarët, disa deve mbetën të lira. Atëherë Pejgamberi (s.a.v.) i lajmëroi ata shtatë njerëzit, të cilët u gëzuan shumë që do të mund t’i bashkohen atij për në luftë. Romakët e kishin kuptuar se muslimanët ishin nisur të ballafaqohen me ta. Kur e dëgjuan këtë, ata u bindën edhe më tepër në fitoren e tyre, sepse besonin se ishte e pamundur që një ushtri e tillë të kalojë në shkretetirë pa ujë dhe nën diellin përcëllues. Edhe po të ndodhte ndonjë mrekulli dhe muslimanët të arrinin ta bënin këtë, ata do të lodheshin aq shumë, saqë ngadhnjimi mbi ta do të ishte një punë shumë e lehtë.

Koha ishte shumë e nxehtë, ndërsa udhëtimi tepër i vështirë, saqë disa muslimanë u kthyen prapa. Sidoqoftë Pejgamberi (s.a.v.) dhe pjesa më e madhe e ushtrisë e vazhduan udhëtimin derisa më në fund mbetën edhe pa ujë. Ekspedita dukej gjithnjë e më tepër e pashpresë sepse njerëzit i mundonte etja. Pejgamberi (s.a.v.) iu lut Allahut xh.sh. për ndihmë dhe posa mbaroi lutjen, filluan të bien pikat e para të shiut. Shiu vazhdoi të bjerë derisa të gjithë muslimanët u ngopën duke pirë ujë dhe e shuan etjen e tyre. Për herë të parë që nga koha që ishin nisur, ata fjetën të qetë, të freskuar nga uji dhe të bindur se Bilali do t’i zgjojë për të falur sabahun. Mirëpo, Bilalin e kishte zënë një gjumë i thellë, kështu që nuk u zgjua. Ishte hera e parë që muslimanët e kapërcyen faljen e tyre, andaj edhe u shqetësuan shumë.

Megjithatë Pejgamberi (s.a.v.) nuk u zemërua me Bilalin dhe u tha muslimanëve se nuk ka arsye të shqetësohen, sepse faljen nuk e kanë kapërcyer qëllimisht.

Pejgamberi (s.a.v.) dhe ushtria e tij e vazhduan rrugën nëpër shkretëtirë dhe më në fund arritën në oazet e Tebukut. Kur arritën atje u habitën shumë, sepse kuptuan se kur ushtria romake kishte dëgjuar për mrekullinë që u kishte ngjarë muslimanëve duke kaluar nëpër shkretëtirë, ishte tërhequr nga frika. Pejgamberi (s.a.v.) priti ca kohë tek oazet, por kur u bë e qartë se romakët nuk do të luftojnë ai dha urdhër që të kthehen në shtëpitë e veta. Armikun nuk e ndoqën pas, sepse Pejgamberi (s.a.v.) luftonte vetëm kur sulmohej.

Marshimi i gjatë deri në Tebuk ishte edhe një sprovë e besimit të muslimanëve. Madje edhe atëherë, në mesin e atyre që bënë atë udhëtim heroik, kishte të atillë që bëheshin hipokritë; shtireshin se janë të sinqertë, ndërsa në zemrat e tyre ishin armiq të Islamit.

Askush nuk mund të besonte se dikush që kishte bërë tërë atë udhë nëpër shkretëtirë bashkë me Pejgarnberin (s.a.v.), do të mund të ishte armik i tij. Duke parë këtë, disa hipokritë vendosën ta vrasin Pejgamberin (s.a.v.) duke e shtyrë nga majat e shkëmbijve të një gryke malore, që gjendej ndërmjet maleve të Akabesë.

Mirëpo, para arritjes së ushtrisë në këtë grykë malore, Allahu e paralajmëroi Pejgamberin (s.a.v.) për këtë plan të lig. Prandaj, Pejgamberi (s.a.v.) e urdhëroi tërë ushtrinë që të kalojë nëpër luginë, ndërsa ai me dy rojet e tij u nis nëpër shkëmbijtë. Kur komplotistët filluan t’i afrohen, ai u bërtiti me zë të lartë, kështu që ata e kuptuan se ai e dinte planin e tyre dhe shpejtuan t’i bashkohen ushtrisë e të fshihen ndërmjet ushtarëve të tjerë. Më vonë, Pejgamberi (s.a.v.) i tuboi rreth tij ithtarët e vet dhe u rrëfeu për atë që kishte ndodhur. Ai nxorri para të gjithëve njerëzit që kishin kurdisur komplotin kundër tij dhe u tha të njëjtat fjalë që ata kishin folur mes tyre. Disa nga shoket e Pejgamberit (s.a.v.) thane se këta duheshin vrarë, por Pejgamberi (s.a.v.) i fali.

Posa arritën në Medine, Pejgamberi (s.a.v.) shkoi në xhami dhe u fal. Shumica e hipokritëve dhe e të ligëve, që nuk kishin shkuar me të në Tebuk, erdhën të shfajësohen për shkaqet e veprimeve të tyre të tilla. Tri njerëz, që kishin vlera shpirtërore dhe që nuk i ishin bashkangjitur ushtrisë, Pejgamberi (s.a.v.) i dënoi, që të leçitur të prisnin faljen nga Allahu. Pesëdhjetë ditë, askush nuk ndërroi një fjalë me ta. Më në fund, Allahu i shpalli Pejgamberit (s.a.v.) një ajet, në të cilin deklarohej se këta tri njerëz ishin të falur:

Në emer të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

“Allahu ia fali Pejgamberit, edhe muhaxhirëve edhe ensarëve, të cilët në çastin e vështirë shkuan pas tij, kur (nga vështirësitë) zemrat e një grupi nga ata, gati u lëkundën, por Ai ua fali (i qetësoi zemrat e) atyre. Vërtet Ai është i butë, i mëshirshëm ndaj tyre. (Ai ua fali) Edhe atyre të treve, te’ cilëve iu pat shtyrë aq (pranimi i pendimit) saqë toka u bë e ngushtë për ta, përkundër gjerësisë së saj, kur u ngushtuan edhe shpirtërat e tyre saqë u bindën se nuk ka strehim prej Allahut (tjetërku), pos te Ai. Prandaj edhe atyre ua fali Ai, në mënyrë që të pendohen. Allahu pranon pendimin se është mëshirues. O ju që besuat Ta keni në kujdes Allahun dhe të jeni me ata të drejtit ” (Et Teube:117-119)

Postimi i radhës

Fëmijët e Ismailit

Gjatë shumë viteve edhe fëmijët e Ismailit patën fëmijë të tyre. Pasardhësit e tij u …