Shtëpia / Jeta e Muhamedit (S.A.V.S) / Përulësia e Pejgamberit (s.a.v.)

Përulësia e Pejgamberit (s.a.v.)

nature-wallpapers-hd-24

Enes ibn Maliku rrëfen se Pejgamberi (s.a.v.) e kishte zakon të vizitojë të sëmurët dhe të shoqërojë xhenazet e varrimit, t’i hipë gomarit e madje edhe t’i pranojë ftesat e robërve.

Husejni thotë se… babai i tij kishte thënë se kur Pejgamberi (s.a.v.) erdhi në shtëpi, ai kohëqëndrimin e vet e kishte ndarë në tri pjesë. Njërën pjesë e ruajti për Allahun, të Plotfuqishmin, tjetrën për familjen, ndërsa atë që mbetej e mbante për vete. Pjesën e tij e ndau në mes vetes dhe të tjerëve. Ai më pas vazhdon: “Sillini tek unë hallet e atij që nuk është në gjendje të vijë vetë, sepse këmbët e atij që i sjell këto lajme, për ata që nuk mund t’i sjellin vetë, në Ditën e Gjykimit do të qëndrojnë drejt.” Husejni thotë:”… babai i tij u përgjigj se Pejgamberi (s.a.v.) thirrej në emrin e Allahut edhe kur ulej edhe kur ngrihej në këmbë.”

Postimi i radhës

Fëmijët e Ismailit

Gjatë shumë viteve edhe fëmijët e Ismailit patën fëmijë të tyre. Pasardhësit e tij u …