Hyrja në Mekë

meke

Përkundër përmirësimit të marredhënieve ndërmjet Mekës e Medines, pas
nënshkrimit të marreveshjes së Hudejbijes, paqja dhjetevjeçare u ndërpre
nga kurejshët, të cilët së bashku me aleatët e tyre Benu Bekr, e sulmuan fisin
Huza’a. Huzate tani mbanin anën e muslimanëve, ndaj kur Pejgamberi
(s.a.v.) dëgjoi për këtë sulm, ai menjëherë urdhëroi që të fillojnë përgatitjet
për luftë. Kur njerëzit e tij u bënë gati, ai u tregoi se caku i tyre është Meka
dhe pasi nuk donte që të luftonin brenda mureve të qytetit, u tha të
shpejtojnë me qëllim që të mund ta zinin armikun në befasi. Në këtë mënyrë,
mekasve nuk do t’u mbetej kohe të përgatiteshin për luftë, kështu që të
rrethuar do të dorëzoheshin. Pas kësaj, muslimanët do të mund të hynin në
qytet pa pësuar asnjë humbje dhe pa asnjë të lënduar.

Ishte muaji i Ramazanit dhe viti i tretë i Hixhrit, kur ushtria muslimane e
përberë prej dhjetë mijë ushtarëve, u nis për në Mekë. Pothuajse të gjithë
agjëronin, edhe pse nuk ishin të obliguar, pasi udhëtonin. Çdonjëri ishte i
ngazëllyer sepse shkonte në Meke, e veçanërisht ata që për tetë vjet me
rradhë nuk i kishin parë shtëpitë e tyre.

Ndërkohë, Abbasi, xhaxhai i Pejgamberit (s.a.v.) vendosi se kishte ardhur
koha që ta marrë të shoqen e ta lëshoje Meken dhe të bashkohet me
Pejgamberin (s.a.v) në Medine. Atyre nuk iu desh të udhëtojnë gjatë, sepse
pas njezët e pesë kilometrave erdhën afër kampit të muslimanëve. Kur i pa,
Pejgamberi (s.a.v.) u tha: “Xhaxha, shpërngulja juaj është shpërngulja e
fundit. Dërgimi im është dërgimi i fundit.” Pastaj Abbasi u bashkua me
ushtrinë, ndërsa gruaja e tij vajti në vend të sigurt, në Medine.
U ngrys muzgu dhe muslimanët ndezën zjarret në kampin e tyre. Duke
shikuar nga qyteti, mekasit u habitën kur panë gjithë këto zjarre të ndezura
dhe dërguan Ebu Sufjanin, që të dalë nga qyteti e të zbulojë se i kujt është
gjithë ai kamp i madh. Duke dalë, ai pa Abbasin, i cili vinte nga drejtimi i
zjarreve dhe ishte drejtuar nga ai. Abbasi vinte si lajmëtar i paqes nga
Pejgamberi (s.a.v.) dhe posa e pa Ebu Sufjanin i tha: “Muslimanët kanë
ardhur me një ushtri të madhe. Ata nuk duan të luftojnë, por vetëm të hyjnë
në qytet. Do të ishte me mirë që të dorëzoheni dhe të mos luftoni. Ejani nën
mbrojtjen time dhe takohuni me Pejgamberin (s.a.v.)”
Ebu Sufjani ra dakord dhe u nis pas Abbasit, i cili kishte hipur mbi mushkën
e bardhë të Pejgamberit. Ende ishte natë kur ata hynë në kampin e
muslimanëve. Sa herë që kalonin pranë ndonjë zjarri, nga errësira dëgjohej
pyetja: “Kush është atje?” Askush nuk e trajtoi
të huajin si udhëheqës të armiqve të tyre, sepse Abbasin e njihnin të gjithë,
prandaj edhe i lejonin të kalojnë.
Mirëpo, kur kaluan pranë Umerit, ai menjëherë e njohu Ebu Sufjanin dhe
klithi: “Ebu Sufjani! Armiku i Allahut!” Vrapoi pas tij me qëllim që ta vrasë,
mirëpo Abbasi e shpejtoi mushkën dhe ikën. Ata arritën para tendës së
Pejgamberit vetëm një çast para Umerit, i cili erdhi pas tyre me një frymë.
Umeri e luti Pejgamberin (s.a.v.): “0 Pejgamber i Allahut, më lejo që ta
përfundoj jetën e Ebu Sufjanit, armikut të Allahut, që i ka udhëhequr
kurejshët atëherë kur ata na sulmonin.”
Abbasi ndërhyri duke thënë: “Unë jam betuar se do ta mbroj gjatë kohës që
ai gjendet këtu”, kurse Pejgamberi (s.a.v.) i tha xhaxhait të vet që ta marrë
Ebu Sufjanin në tendën e tij.
Në mëngjes, Pejgamberi (s.a.v.) e thirri Ebu Sufjanin e i tha: ” Ebu Sufjan!
A e di ti se nuk ka zot tjetër veç Allahut? ”
Ebu Sufjani u përgjigj në këtë mënyrë: ” Po të kishte, atëherë deri tani ai do
të më kishte ndihmuar.”

“Të kesh turp Ebu Sufjan”, u përgjigj Pejgamberi (s.a.v.). “Erdhi koha
të kuptosh se unë me të vërtetë jam Pejgamberi i Allahut.”
Mirëpo, disa çaste më vonë, kur Ebu Sufjanit iu kujtua se Umerit nuk iu
lejua ta vrasë, u përgjigj:” Unë shoh se ti je zemërgjerë dhe i fal gabimet, por
përsëri nuk jam i sigurt për këtë.”

Abbasi i cili qëndronte praën, u kthye nga ai dhe i tha: “Beso ashtu siç
besoj edhe unë tani. ”
Ebu Sufjani për një moment heshti, por pastaj me një zë të qartë dhe të lartë
u betua para të gjithëve: “Nuk ka zot tjetër, përveç Allahut dhe Muhamedi
është Pejgamberi i Allahut.”
Pejgamberi (s.a.v.) i tha pastaj Ebu Sufjanit që të kthehet në Meke dhe t’u
tregojë të tjerëve se të nesërmen në mëngjes, muslimanët do të hyjnë në
qytet. Para nisjes së Ebu Sufjanit, Abbasi i sugjeroi Pejgamberit (s.a.v.) se
Ebu Sufjani është njeri krenar dhe se do të ishte mirë që t’i jepej ndonjë post
nderi. Pejgamberi (s.a.v.) e pranoi këshillën e tij dhe i tha Ebu Sufjanit:

“Thuaju të gjithëve, se kur të hyjmë ne, ata që duan të strehohen mund
ta bëjnë këtë te shtëpia juaj dhe se aty do të jenë të sigurt.” Ishte ky një
nder i madh për Ebu Sufjanin. Gjithashtu, Pejgamberi (s.a.v.) i tha të
garantojë qytetarët e Mekes se ata që do të mbesin ne shtëpitë e tyre apo në
Qabe, do të gëzojnë mbrojtjen e muslimanëve.
Ebu Sufjani menjëherë u kthye në qytet. Ai u nis drejt kodrës Hagar, nga e
cila më vonë foli edhe Pejgamberi (s.a.v.) dhe i ftoi kurejshët që të vijnë tek
ai. Ebu Sufjani pastaj iu drejtua turmës: “0 njerëz të Mekës, zjarret që
ndizeshin rreth nesh ishin zjarret e kampit
të Muhamedit dhe të njerëzve të tij. Ai ka ardhur me një ushtri të madhe,
kurse ne jemi të paktë për të luftuar. Andaj, më mirë është që të dorëzohemi.
Cilido që mbetet në shtëpinë e vet, në shtëpinë time apo në Qabe, do të jetë i
sigurt.”

Herët në mëngjes, muslimanët hynë në Mekë nga të gjitha anët e qytetit. Ata
kishin urdhër që të mos shkaktojnë asnjë dëm, veç në rastin e dikujt që do të
përpiqej t’i ndalonte. Kur arriti Pejgamberi (s.a.v.), zbriti nga deveja e vet,
bëri sexhde dhe falenderoi Allahun për këtë fitore. Kur e panë këtë
mosbesimtarët, e kuptuan se Pejgamberi (s.a.v.) ka ardhur në paqe. Njerëzit
filluan t’i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe të vrapojnë në drejtim të Qabes. Kur
arritën atje, e panë Pejgamberin (s.a.v.) hipur mbi deven e tij dhe të rrethuar
nga muslimanët, i cili bashkë me ta ishte duke kryer ecjen rreth e përqark
Qabes (tauafin). Kur e mbaroi, tha: “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe
Ai nuk ka shok. Burra dhe gra kurejshë, mos u mburrni sepse të gjithë
janë të barabartë, të gjithë jemi bijtë e Ademit, kurse Ademi u krijua
nga dheu.” Pastaj u recitoi atyre këto vargje:

 

Në emer të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

“0 ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli
dhe një femre, ju hëme’ popuj e fise që të njiheni ndërmjet
jush, e s’ka dyshim se tek Allahu më i ndershëm ndër ju
është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat) e Allahu
është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohurpër çdo gjë. ”

(El Huxhurat: 13)

Pas kësaj, ai u tha atyre: “0 kurejshë, si mendoni, ç’kam për t’ju bërë?”

Para se të përgjigjen, njerëzit filluan të mendojnë me kujdes, sepse e dinin që
sipas ligjeve të luftës, të gjithë mund të burgoseshin. Megjithatë, ata e dinin
gjithashtu se Pejgamberi (s.a.v.) ishte zemërgjerë, andaj edhe u përgjigjën: ”
Ti do të sillesh me ne ashtu siç do të sillej një nip apo një vëlla i mirë.”
Ai kësaj iu përgjigj me fjalët e Pejgamberit Jusuf kur vëllezërit e tij erdhën
në Egjipt: “Allahu ju fal juve dhe ai është më Mëshirëbërësi nga
Mëshirëbërësit.” Pastaj Pejgamberi (s.a.v.) shkoi në kodrën Safa, ku e
ndoqi tërë turma dhe njerëzit të zënë dorë për dore u deklaruan si
muslimanë. Pastaj ai u kthye në Qabe, dhe duke treguar mbi treqind e
gjashtëdhjetë e pesë idhujt që ishin vendosur atje, lexoi këto fjalë nga
Kurani:

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

“Dhe thuaj: “Erdhi e vërteta e u zhduk e kota.”:
Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.”

(El Isra: 81)

Pas kësaj, të gjithë idhujt u shembën. Pastaj Pejgamberi (s.a.v.) bashkë me
ithtarët e tij vazhdoi pastrimin e Qabes e i tha edhe Bilalit që të hipë në majë
të saj dhe të ftojë besimtarët që të falen. Prej atëherë, thirrja për t’u falur
dëgjohet në Meke nga pesë herë në ditë. Për këtë shërbeu Qabeja, Shtëpia e
Shenjtë, të cilën për të njëjtin qëllim e kishte ndërtuar edhe Ibrahimi mijëra
vjet më parë, dhe atë si faltore për adhurimin e Allahut, Krijuesit tonë,
prandaj Meka edhe sot vazhdon të jetë qëndër shpirtërore e Islamit.
Në ditën e çlirimit të Mekës, Pejgamberi (s.a.v.) iu drejtua popullit me këto
fjalë: “Allahu e shenjtëroi Meken atë ditë kur Ai krijoi qiellin edhe
Tokën, dhe ajo është më e shenjta nga të gjitha deri në Ditën e
Ringjalljes.Askujt që beson në Allahun dhe në ditën e fundit, nuk i
lejohet që aty të shkaktojë gjakderdhje apo t’i presë
drunjtë. Nuk i është lejuar askujt përpara meje e as nuk do t’i lejohet
askujt pas meje. Në të vërtetë, nuk më lejohet as mua, përveç në ditët e
sotme, sepse zemërimi i Allahut ndaj njerëzve të Tij këtë e lejon. Meka
tani e ka rifituar shenjtërinë e mëparshme. Ata që janë këtu, tani le të
shkojnë dhe t’u tregojnë të tjerëve.”

Postimi i radhës

Fëmijët e Ismailit

Gjatë shumë viteve edhe fëmijët e Ismailit patën fëmijë të tyre. Pasardhësit e tij u …