Ftesa

Credit line (HTML Code): © Iurii Sokolov | Dreamstime.com	 Title: Old love letter Description: Love letter and antique quill on a black background Photo taken on: March 26th, 2010     ID:     13697480     Level:     3     Views :     389     Downloads:     5     Model released:     NO     Content filtered:     NO Keywords (Report | Suggest) fashioned pen paper nostalgia copy old history handwriting love quill romance calligraphy letter manuscript antique mail reading retro writing memories

Paqja, e cila me marrëveshjen e Hudejbijes ishte vendosur për dhjetë vjet me rradhë, nënkuptonte se njerëzit mund të udhëtonin nëpër tërë Arabinë për ta vizituar Muhamedin (s.a.v.) dhe se një numër i madh i tyre mund të deklarohej për Islamin. Gjithashtu, brenda kësaj kohe, Pejgamberi (s.a.v.) vendosi se ka ardhur koha që porositë e tij të barten edhe nëpër viset e tjera. Kështu ai dërgoi shokët e vet të besueshëm që porosinë e tij ta shpërndajnë tek udhëheqësit e popujve më të fuqishëm të asaj kohe. Është shënuar se ai ka thënë: “Allahu më dërgoi mua si mëshirë për të gjithë njerëzit, andaj pranoni porosine time, sepse Allahu ka mëshirë për ju.” Gjithashtu është shënuar se kohë më parë, kur Pejgamberi (s.a.v.) ishte duke punuar përpara betejës së Hendekut, prej gurit që po përpiqej të luante nga vendi, u paraqitën tri shkreptima drite. Këto xixa i treguan atij drejtimin e qyteteve të qytetërimeve të jugut, të lindjes dhe të perëndimit, të cilat së shpejti do ta pranonin Islamin.

Në kohën kur Pejgamberi (s.a.v.) i dërgoi porositë e tij, Ebu Sufjani dhe disa kurejshë të tjerë ishin duke bërë tregti në Siri, e cila ishte provincë e Perandorisë Romake të Lindjes (më vonë do të njihet me emrin Bizant). Gjithashtu në këtë kohe, perandori Herakliu, sunduesi i kësaj perandorie, pas një ëndrre, që kishte parë, u tha vizitorëve të oborrit të tij në Siri: ” E pashë rënien e perandorisë, ndërsa fitoren e ngadhnjeu një popull, që nuk është i fesë sonë.” Në fillim mendoi se ishte fjala për hebrejtë dhe i shkoi ndër mend t’i vrasë të gjithë ata që jetonin nën pushtetin e tij. Por më vonë, arriti një emisar i sunduesit të Basrës, që me vete kishte sjellë një porosi për perandorin: “0 perandor Herakli, në qytet ka disa arabë, që flasin për ngjarjet e mrekulueshme që kanë ndodhur në vendin e tyre dhe pastaj i rrëfeu për atë që kishte dëgjuar për Pejgamberin (s.a.v.).

Kur e dëgjoi këtë, Herakliu i urdhëroi ushtarët e tij: “Shkoni e më gjeni dikë, i cili do të më flasë më hollësisht rreth kësaj.”

Sido që të jetë, ushtarët nuk gjetën asnjë prej atyre, që flisnin rreth Pejgamberit (s.a.v.), por në vend të tyre gjetën Ebu Sufjanin dhe shokët e tij, të cilët i sollën përpara perandorit. Herakliu i pyeti: “A ka ndonjë prej jush që është në farefisni me Pejgamberin Muhamed (s.a.v.)?” “Unë jam”, u përgjigj Ebu Sufjani.

Tani perandori iu drejtua atij, duke menduar se Ebu Sufjani e njeh Pejgamberin (s.a.v.) më mirë se të tjerët.

Ai i tha: ” Më thuaj se cili është vendi i Pejgamberit në fisin tuaj?”

“Ai është anëtar i familjes sonë të çmuar”, u përgjigj Ebu Sufjani.
“A i ka thënë dikush para tij, gjërat të cilat i thotë ai?” vazhdoi perandori.
“Jo” u përgjigj ai.
“A është akuzuar ndonjëherë për ndonjë gënjeshter apo për ndonjë
mashtrim?”
“Kurrë”.
“Po për idetë dhe mendimet e tij dhe për aftësitë e të menduarit?” e pyeti
perandori.
“Kurrë dhe askush nuk ka gjetur ndonjë gabim apo ka shfaqur ndonjë fije
dyshimi në mendimet e tij”, u përgjigj Ebu Sufjani.
“Kush i shkon pas, krenari apo i përvuajturi?”
“I përvuajturi.”
“A rritet numri i ithtarëve të tij apo zvogëlohet?”
“Rritet” u përgjigj Ebu Sufjani. “Asnjë nga ithtarët e tij deri më sot nuk e ka
braktisur.”

Pastaj perandori filloi ta pyesë për çështje të tjera, dhe vazhdoi:
” Në qoftë se bën marrëveshje, a e mban atë?”
“Po”, u përgjigj Ebu Sufjani.
“A ke luftuar kundër tij ndonjëherë?”, pyeti perandori.
Rreth kësaj, Ebu Sufjani u përgjigj: “Po. Disa herë ngadhnjyem ne, kurse
disa ngadhnjeu ai, por kurrë nuk e shkeli marrëveshjen e paqes.”
“Ç’duhet të bëjnë njerëzit sipas tij?” pyeti perandori.
“Të adhurojnë vetëm një Allah”, u përgjigj Ebu Sufjani. “Ai u ndalon njerëzve të adhurojnë atë që kanë adhuruar baballarët e tyre, u thotë t’i luten Allahut, të japin sadaka, ta mbajnë fjalën e dhënë, si dhe t’i kryejnë detyrat dhe obligimet e tyre.”

Ebu Sufjani fliste të vërtetën edhe pse ishte armik i Pejgamberit (s.a.v.) dhe përkundër faktit se u bë musliman në ditët e fundit të jetës së tij. Por nga ana tjetër kishte frikë të gënjente përpara anëtarëve të karvanit të vet, të cilët gjithashtu ishin me të. Takimi përfundoi me këto fjalë të perandorit:” Nga tërë kjo po shoh se ai me të vërtetë është Pejgamber. Fakti se ithtarët e tij nuk e braktisin, dëshmon se ata kanë besim të vërtetë, sepse besimi që hyn në zemër nuk del aq lehtë prej saj. Unë e dija se ai do të vijë, dhe nëse ajo që thatë ju është e vërtetë, atëherë ai me siguri do të më pushtojë. Po të isha në vendin tuaj, unë do t’i laja këmbët. Tani mund të shkoni.” Nuk kaloi shumë kohë, dhe në oborrin Sirian mbërriti lajmëtari Dihje duke sjellë me vete letrën e Pejgamberit Muhamed, në të cilën thuhej: “Nëse e pranon Islamin do të jesh i sigurt dhe Allahu do të të japë shpërblimin e dyfishtë. Nëse jo, atëherë do të të duhet te jetosh me pasojat e vendimit tënd.”

Herakliu e rrëmbeu letrën. Ishte shumë i shqetësuar dhe nuk mund ta kontrollonte veten. Ai i tha Dihjes: “Unë e di se zotëria yt është Pejgamber i vërtetë i Allahut. Librat tona tregojnë për ardhjen e tij. Po të mos kisha frikë se do të më vrisnin romakët, unë do t’i bashkohesha Islamit. Ti duhet të shkosh te peshkopi Daghatir dhe t’ia tregosh atij të gjitha. Fjala e tij peshon më shumë ndër njerëzit se fjala ime.”

Kur dëgjoi për lajmin, të cilin Dihje ia rrëfeu, Daghatiri tha:” Po, zotëria yt, të cilin ne e quajmë Ahmed, është përmendur në shkrimet tona.” Pastaj, e ndërroi mantelin e tij të zi me një të bardhë dhe shkoi t’u flasë njerëzve në kishë. “0 romakë, neve na ka ardhur një letër nga Ahmedi, në të cilën ai na fton drejt Allahut. Unë pohoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Ahmedi është robi dhe i Dërguari i Tij.” (Ahmedi është emër tjetër për Pejgamberin Muhamed). Mirëpo, me të dëgjuar këtë, njerëzit u zemëruan dhe e sulmuan Daghatirin, të cilin e rrahën deri në vdekje.

Herakliu u tremb se mos vallë i ndodhte edhe atij e njëjta gjë, prandaj nga ballkoni iu drejtua gjeneralëve të tij duke u thënë: “0 romakë! Një njeri më ka shkruar një letër, në të cilën më fton në fenë e tij. Unë me të vërtetë besoj se ky është i Dërguari, për të cilin na është thënë se do të vijë. Ti vemë pas, kështu që të jemi të lumtur si në këtë botë ashtu edhe në botën e ardhshme.” Kur e dëgjuan këtë, romakët u zemëruan dhe filluan të bërtasin, sa Herakliu menjëherë tha:” Unë vetëm shtiresha; desha të shoh se sa i fortë është besimi juaj. Ndiej kënaqësi kur shoh se i qëndroni besnik besimit tuaj.” Pastaj Herakliu propozoi që muslimanëve t’u paguhet një tatim apo t’u jepet tokë, vetëm e vetëm që të mbahet paqja, mirëpo edhe këtë propozim romakët e hodhën poshtë. Kur pa se nuk mund të bëjë asgjë më tepër, dhe duke ditur se një ditë Islami do ta pushtojë Sirinë, Herakliu e lëshoi provincën dhe u kthye në Konstantinopojë, në kryeqytetin e Perandorisë Romake të Lindjes. Duke u nisur, ai hodhi një shikim prapa dhe tha:” Lamtumirë për herë të fundit, o tokë e Sirisë!”

Ndërkohë, emisarit tjetër të Pejgamberit që arriti në pallatin e Kisrës, shahut (mbretit) të Persisë, roja mbretërore i tha: “Kur të dalësh përpara shahut, duhet të përkulesh e të mos e ngresh kokën gjatë kohës kur ai të flet.” Emisari i Pejgamberit iu përgjigj: “Unë kurrë nuk do ta bëj këtë. Unë përkulem vetëm përpara Allahut.” “Atëherë shahu nuk do të ta pranojë letrën që ke sjellë”, i thanë ata.

Kur erdhi koha që të takohen, shahu me të vërtetë u befasua shumë kur e pa njeriun me kokën lart që refuzoi të përkulet përpara tij, ashtu siç bënin të tjerët. Megjithatë shahu e lexoi letrën:

Në emer të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

“Nga Muhamedi, Pejgamberi i Allahut, drejtuar Kisrës, shahut të Persisë. Paqja qoftë mbi ata që e ndjekin të vërtetën, që besojnë në Allahun dhe në Pejgamberin e Tij dhe që pohojnë se nuk ka zot tjetër, përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij. Unë kërkoj nga ti me emrin e Allahut, pasi jam Pejgamberi i Tij, që ta paralajmërosh popullin tënd, se në qoftë se ata nuk e pranojnë porosinë e Tij, atëherë do t’u duhet të jetojnë me pasojat. Bëhu musliman dhe do të jesh i sigurt. Nëse refuzon t’u tregosh atyre, atëherë do të jesh fajtor për injorancën e treguar.” Shahu u zemërua shumë kur lexoi letrën dhe prandaj e grisi dhe e bëri copë-copë.

Kur lajmëtari u kthye në Arabi dhe i tha Pejgamberit (s.a.v.) për atë që kishte bërë Kisra, Pejgamberi (s.a.v.) tha: “Allahu ia çjerrtë mbretërinë dhe ia bëftë copë-copë.” Disa vite më vonë ndodhi pikërisht ajo që tha Pejgamberi (s.a.v.).

Me letër të ngjashme, ashtu siç ndodhi me Sirinë dhe Persinë, një lajmëtar vajti edhe tek Nexhashiu (mbreti) i Abisinisë: “Paqe. Lavdërimi i takon Allahut, Mbretit, të Madhërishmit, Krijuesit të paqes, Rojtarit të besimit, Mbikqyrësit.

“Ai është Allahu, që nuk ka zot tjetër, përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave qe’ i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikqyrës ( që mbikqyr dhe përcjell çdo send), i Plotfuqishëm, Mbizotërues, i Madhërishëm. I lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë! ” 

(El Hashr:23)

Dhe unë pohoj se Isai, i biri i Merjemes, është fryma e Allahut dhe e fjalës së Tij që hodhi mbi Merjemen e virgjër mirësinë e pastërtinë, ashtu që ajo mbeti me barrë me Isain. Atë e krijoi Allahu nga shpirti i Tij dhe fryma e Tij. Unë të ftoj ty drejt Allahut, të Vetmit, të Pashoqit, t’i përulesh Atij dhe të më ndjekësh e të besosh në atë që zbriti tek unë, sepse unë jam Pejgamberi i Allahut. Paqja qoftë mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e drejtë.”

Mbreti i Abisinisë ishte njeri i urtë dhe thuhet se ishte edhe i krishterë i mirë. Natyrisht, ai kishte dëgjuar për Pejgamberin (s.a.v.) dhe për fenë e tij nga muslimanët, të cilët vitet e fundit ishin strehuar tek ai. Ai u prek thellë nga letra dhe kur zbriti nga front, nuk e bëri këtë vetëm për të treguar respekt, por edhe për të deklaruar se u bë musliman. Letrës së Pejgamberit ai iu përgjigj me një letër të tij. “Muhamedit, të Dërguarit të Allahut nga Nexhashiu el-As’hami, mbreti i Abisinisë. Esselamu alejkum – Pejgamberi i Allahut – ve rahmetull-llahi ve berekatuhu.

Askush nuk është si Ai që më udhëhoqi drejt Islamit. Unë e pranova letrën tënde o Pejgamber i Allahut. Disa nga ithtarët e tu, ashtu sikundër edhe Xha’feri, jetojnë akoma këtu. Unë besoj se ti me të vërtetë je Pejgamber i Allahut dhe përsëri e ripohoj zotimin që kohë më parë e dhashë para kushëririt tënd Xha’ferit, me të cilin i bashkangjitem Islamit dhe i dorëzohem Allahut të botëve.” Ndërkohë, lajmëtari i katërt udhëtoi me anije për në Aleksandri, që të takohet me Mukavkisin, sunduesin e Egjiptit, i cili ishte kopt i krishterë. Në letrën e tij, Pejgamberi (s.a.v.) e ftoi atë që të pranojë Islamin, sepse i krishteri që besonte në Isain duhej që gjithashtu të besojë edhe në atë, se ai kishte ardhur me porosinë e njëjtë nga Allahu.

Në letër shkruante si vijon:

Në emër të Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!

“Nga Muhamedi, i biri i Abdullahut, drejtuar të madhit Kopt. Paqja qoftë mbi të gjithë ata që ndjekin të vërtetën. Unë kërkoj me ngulm nga ti që të pranosh Islamin. Bëhu musliman. Allahu do të të shpërblejë dyfish. Në qoftë se refuzon, atëherë do të jesh fajtor që nuk i lejove njerëzit e tu për ta ndarë këtë bekim.” Mukavkisi tregoi respekt rreth asaj që shkruante në letër. Ai e priti mirë lajmëtarin dhe i dha shumë dhurata për Pejgamberin | (s.a.v.), por megjithatë nuk u bë musliman.Edhe pse vetëm Abisinia iu përgjigj ftesës së Pejgamberit për ta pranuar Islamin, akoma nuk ishin humbur të gjitha shpresat, sepse – pas disa vitesh, Siria, Persia dhe Egjipti u bënë vende muslimane.

Postimi i radhës

Fëmijët e Ismailit

Gjatë shumë viteve edhe fëmijët e Ismailit patën fëmijë të tyre. Pasardhësit e tij u …