Shtëpia / Jeta e Muhamedit (S.A.V.S) / Elefanti refuzon të lëvizë

Elefanti refuzon të lëvizë

la-kaaba-et-l-elephant-histoires-coran

Ebrehe, i cili kishte ardhur nga Abisinia – një vend në Afrikë – e pushtoi
Jemenin dhe atje u bë zëvendës i udhëheqësit. Më vonë vërejti se, në një
kohë të caktuar të vitit një numër i madh njerëzish udhëtonin nëpër tërë
Jemenin dhe Arabinë deri në Mekë. Ai pyeti për arsyen e kësaj lëvizjeje dhe
i thanë se ata shkojnë për haxh në Qabe.

Ebrehe e urrente idenë që Meka të jetë më e rëndësishme se vend i tij,
prandaj vendosi që të ndërtojë një kishë mermeri me ngjyra, me dyer të arta
dhe me zbukurime të argjenda dhe njerëzit i urdhëroi që në vend të Qabes të
vizitojnë atë. Mirëpo askush nuk iu nënshtrua këtij urdhëri.
Ebrehe u zemërua dhe vendosi që ta shkatërrojë Qaben. Ai përgatiti një
ushtri të madhe të udhëhequr nga elefantët dhe e dërgoi drejt Mekës. Kur
banorët e Mekës dëgjuan se ai po vjen, u frikësuan pa masë. Ushtria e
Ebrehesë ishte shumë e madhe dhe nuk mund të luftonin me të. Mirëpo si ta
lejonin atë që të shkatërrojë Qaben?

Ata shkuan tek udhëheqësi i tyre Abdulmuttalibi që ta lusin për këshillë.
Kur Ebrehe arriti para Mekes Abdulmuttalibi shkoi që të takohej me të.
Ebrehe e pyeti, “Ç’dëshiron?” Ai kishte marrë devetë e Abdulmuttalibit të
cilat i kishte gjetur duke kullotur në hyrje të Mekës kështu që
Abdulmuttalibi iu përgjigj: “Dua të m’i kthesh përsëri devetë e mia.”
Ebrehe u befasua shumë dhe i tha: “Unë kam ardhur që të shkatërroj Qaben
tuaj të Shenjtë vendin e shenjtë të etërve tuaj kurse ti më lut për disa deve?”
Abdulmuttalibi iu përgjigj vendosmërisht: “Devetë më takojnë mua. Qabeja i
takon Allahut dhe Ai do ta mbrojë atë.” Pastaj e la Ebrehenë, u kthye te
kurejshët dhe i urdhëroi ata që ta lënë Mekën dhe t’i presin armiqtë e tyre lart
në male.

Në mëngjes Ebrehe u përgatit të hyjë në qytet. Ai i vuri parzmoret mbi
elefantin e tij dhe i hodhi trupat në luftë. Qëllimin e kishte të shkatërrojë
Qaben e pastaj të kthehet në Jemen. Mirëpo në atë cast elefanti, përkundër
përpjekjeve që bënin ushtarët për ta vënë në lëvizje, ra në gjunjë dhe refuzoi
të ngrihej. Por, kur ata ia drejtuan fytyrën nga Jemeni elefanti menjëherë u
ngrit dhe u nis. Në të vërtetë, ai bënte të njëjtën gjë për cilëndo kahje,
mirëpo sa herë që e kthenin në drejtim të Mekës, ai përsëri gjunjëzohej.
Papritmas, një tufë shpendësh erdhi nga deti. Secili shpend mbante nga tre
gurë në madhësi të groshës dhe i hodhi mbi ushtrinë e Ebrehesë. Ushtarët
papritmas e ndjenë veten të sëmurë. Madje edhe Ebreheja ishte qëlluar nga
gurët, dhe i frikësuar, bashkë me
ushtrinë e tij, ua mbathi këmbëve për në Jemen ku më vonë vdiq.

Duke i parë armiqtë e tyre që iknin me të katra, arabët që ishin në male
zbritën në Qabe dhe falenderuan Allahun.

Pas kësaj, kurejshët fituan nder të madh dhe u bënë të njohur si popull i
Allahut”, ndërsa viti në të cilën ndodhën këto ngjarje, 570 e.r. u quajt “Viti i
Elefantit”. Në atë vit Allahu e shpëtoi Qaben dhe së shpejti nga rradhët e
kurejshëve do të sillte një të Dërguar.

Në emër të Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

“A nuk e ke parë se ç’bëri Zotiyt me pronarët e elefantit? A
nuk ua bëri përpjekjen atyre të dështuar? Dhe Ai kundër
tyre lëshoi shpendë që vinin tufë-tufë! Dhe i gjuanin ata me
gurë nga balta e gurëzuar! Dhe ata i bëri si gjeth i grimcuar
(ipërtypur) !”

(El-Fil: 1-5)

Postimi i radhës

Fëmijët e Ismailit

Gjatë shumë viteve edhe fëmijët e Ismailit patën fëmijë të tyre. Pasardhësit e tij u …