Shtëpia / Jeta e Muhamedit (S.A.V.S) / Martesa e te Derguarit (s.a.v.s) me Hatixhen

Martesa e te Derguarit (s.a.v.s) me Hatixhen

two_hearts_-_perfect_valentines_day_gifts

Ne moshen 25 vjeçare Muhamedi (s.a.v.s) u be i famshem per bujarine e tij. Ishte i respektuar nga çdokush, saqe çmohej edhe nga vete pleqte e Mekes. Me kalimin e viteve, rritej edhe dliresia e natyres se tij. Shihej se kishte nje dituri te brendshme te cilen te tjeret nuk e kishin. Ai besonte ne nje Zot – Krijues te botes – dhe e adhuronte ate me tere zemren dhe shpirtin e tij. Muhamedi (s.a.v.s) ishte me i miri nga te gjithe njerezit e tij, me i sjellshmi, me i drejti dhe personi me i besuar ne Meke. Ne rradhet e kurejsheve ai njihej si me “i besueshmi” – El Emin”, sepse Allahu atij i kishte dhuruar cilesite me te mira. Shume ore te qeta ai i kaloi ne shpellen e malit Hira, jo fort larg Mekes duke menduar per Allahun xh.sh.
Ne mesin e kurejsheve ishte nje grua e ndershme dhe e pasur qe quhej Hatixhe. Ajo merrej me tregti dhe me te degjuar per famen e Muhamedit (s.a.v.s), i dergoi lajm dhe e luti ate qe t’i marre mallrat e saj dhe te beje tregti me te ne Siri. Muhamedi (s.a.v.s) u pajtua dhe me njerin nga karvanet e Hatixhes u nis per ne Siri. Me te u nis edhe robi i Hatixhes, Mejsereh, me te cilin kohen me te madhe e kalonin duke biseduar. Se shpejti Mejsereh fılloi ta admiroje Muhamedin (s.a.v.s). Ai mendonte se ky ne teresi dallonte nga njerezit e tjere te kurejsheve.
Gjate ketij udhetimi ndodhen dy gjera jo te rendomta, te cilat e hutuan shume Mejseren. E para ndodhi kur u ndalen per te pushuar afer nje shtepie te vetmuar te nje murgu. Perderisa Mejsereh ishte i zene me punen e vet, Muhamedi (s.a.v.s) u ul nen hijen e nje druri. Murgu iu afrua Mejseres dhe e pyeti: “Kush eshte ky njeri qe pushon nen kete hije?”
“Njeri nga kurejshet, njerezit qe ruajne Qaben”, u pergjigj Mejsereh.
“I uluri nen hije nuk eshte askush tjeter perveç te Derguarit!”, ia ktheu murgu.
Ngjarja e dyte ndodhi duke u kthyer ne Meke. Ajo ndodhi ne mesdite, kur dielli ishte me i nxehte. Mejsereh udhetonte pas Muhamedit (s.a.v.s) dhe kur dielli fılloi te percelloje, ai verejti dy meleke qe u duken permbi Muhamedin dhe e mbrojten nga rrezet e demshme te diellit. Tregtia ishte mjaft e suksesshme dhe Muhamedi (s.a.v.s) fıtoi aq shume sa Hatixheja nuk kishte fituar kurre me pare. Kur arriten prape ne Meke, Mejsereh i rrefeu Hatixhese per çdo gje qe kishte ndodhur gjate udhetimit dhe per ate qe kishte verejtur ne karakterin dhe sjelljen e Muhamedit (s.a.v.s).
Hatixheja ishte vejushe ne vitet e dyzeta, dhe ashtu siç ishte e pasur dhe mjaft e nderuar, ajo gjithashtu ishte edhe shume e bukur. Shume njerez deshironin te martoheshin me te, mirepo asaj askush nuk i pershtatej. Kur takoi Muhamedin (s.a.v.) ajo pa se ka te beje me nje njeri te veçante. Ajo dergoi nje mik te saj qe ta pyese Muhamedin (s.a.v.s) se perse nuk ishte martuar. Muhamedi (s.a.v.s) u pergjigj se nuk e ka bere kete sepse nuk ka pasur para, kurse miku iu pergjigj: “Po e zeme se nje zonje e pasur, e bukur dhe e ndershme bie dakord qe te martohet me ty?”
Muhamedi (s.a.v.s) shfaqi deshiren te dije se cila mund te ishte ajo. Miku i tregoi se kjo ishte Hatixheja. Muhamedi (s.a.v.s) ishte shume i lumtur sepse ai e çmonte shume Hatixhen. Me xhaxhallaret e tij Ebu Talibin dhe Hamzane, ai shkoi te xhaxhai i Hatixhese dhe e luti qe te martohet me te. Xhaxhai i saj e lejoi kete dhe se shpejti Muhamedi (s.a.v.s) dhe Hatixheja u martuan.
Martesa e tyre ishte gezimplote dhe shume e pelqyeshme. Jeta e tyre e perbashket nuk mund te thuhet se ishte pa brenga. Ata u bekuan me gjashte femije, dy djem dhe kater vajza.Femija i tyre i pare, djali me emrin Kasim, vdiq shpejt, pas ditelindjes se tij te dyte, nderkaq femija i fundit qe gjithashtu ishte djale, jetoi vetem pak kohe.
Per fat te mire, kater vajzat e tyre – Zejnebja, Rukija, Ummu Kulthumi dhe Fatimeja – qe te gjitha mbeten gjalle.
Disa vjet me rradhe, Muhamedi (s.a.v.s) jetoi ne Meke nje jete te qete tregtari. Nga urtesia e tij perfituan shume njerez. Diçka e ketille ndodhi edhe kur kurejshet vendosen qe ta rindertojne Qaben. Ishte ky nje vendim i veshtire per ta, sepse duhej qe ata ne fîllim ta shembnin ate, e pastaj te fillonin rindertimin e saj, nderkohe qe njerezit kishin frike, sepse Allahu mund te zemerohej me ta per shkak te shembjes se faltores se Tij. Me ne fund, nje plak i urte i kurejsheve vendosi qe te filloje pune e me pas te gjithe i shkuan pas.
Ata punuan derisa arriten te themeli i pare qe kishte ndertuar Ibrahimi. Posa filluan te levizin guret e ketij themeli e tere Meka fîlloi te dridhej. Ata u tremben aq shume saqe vendosen qe t’i lene keta gure ashtu siç ishin dhe filluan te ndertojne mbi ta.
Secili fîs solli gure dhe Qabeja u ndertua deri ne ate vend ku duhej te vendosej guri i zi. Pastaj filluan te bejne fjale se kush duhej ta kishte nderin qe te mbaje gurin e zi dhe ta vinte ate ne vendin e tij ne njerin nga skajet e Qabes. Ata per pak do te kacafyteshin kur per fat te mire njeri prej tyre ofroi nje zgjidhje. Ai sugjeroi se ata duhet te udhehiqen nga nje njeri qe i pari do te hynte ne vendin e adhurimit.
Te gjithe rane dakord me kete dhe Muhamedi (s.a.v.s) ishte i pari qe hyri, kurse te tjeret mbeten te kenaqur sepse atij i besonin te gjithe.
Ata i treguan atij per shkakun e mosmarreveshjes, kurse ai u kerkoi atyre qe te sjellin nje mbulese te madhe. Pasi vepruan keshtu, ai e shtroi mbulesen ne toke dhe gurin e zi e vendosi ne mesin e saj. Pastaj kerkoi qe, nje njeri prej secilit fıs te kape skajin e mbuleses
dhe se bashku ta ngrene ate deri ne lartesine, ne te cilen guri i zi duhej te vendosej. Kur kjo u be, atehere ai mori gurin nga mbulesa dhe vete e vuri ne vendin e tij.
Ky rrefim tregon se ne ç’mase te madhe kurejshet e çmonin dhe i besonin Muhamedit (s.a.v.s), dhe se ne ç’menyre, me anen e urtesise dhe miresise se tij, ai ishte ne gjendje qe ta ruaje paqen.

Postimi i radhës

Fëmijët e Ismailit

Gjatë shumë viteve edhe fëmijët e Ismailit patën fëmijë të tyre. Pasardhësit e tij u …