Hixhreti i Muhamedit a.s.

hixhreti

Pasi shoket e tij u nisen ne Jethrib, i Derguari (s.a.v.) qendroi ne Meke duke pritur lejen e Allahut per ta leshuar qytetin. Aty kishte edhe disa muslimane, te cileve kurejshet nuk u kishin lejuar ta leshojne qytetin. Ebu Bekri tere kohen e luste Muhamedin (s.a.v.), qe ta lejoje te niset per ne Jethrib, mirepo i Derguari i Allahut (s.a.v.) vazhdimisht i thoshte: “Mos shpejto, ndoshta Allahu te jep edhe ndonje bashkudhetar.”
Udheheqesit e kurejsheve u tubuan ne shtepine e stergjyshit te tyre Kusajjit, siç e kishin zakon kur duhej te sillen vendime te rendesishme. Ata duhej te gjenin menyren se si te liroheshin nga i Derguari Muhamed (s.a.v.) para se ai t’u bashkengjitej shokeve te tij ne Jethrib.
Ashtu siç ishin te zene me biseden mes tyre, ne dere u paraqit shejtani, ne formen e nje bujari plak e te pashem. Kur e pane kete zoteri te moshuar te qendronte para tyre, ata e pyeten se kush eshte. Ai u tha se eshte nje shejh i ardhur nga malet, qe kishte degjuar ç’kane ndermend te bejne dhe se mendonte se do te mund te jete ne gjendje t’u ndihmoje. Atyre iu duk si njeri i mençur, prandaj dhe e ftuan te hyje brenda.
Pastaj çdonjeri nga udheheqesit fılloi te paraqese idete, per te cilat mendonte se duheshin realizuar, mirepo rreth asnjeres prej tyre nuk mund te pajtoheshin se cila eshte me e mira, derisa Ebu Xhehli nuk ua rrefeu planin e tij. Ky plan parashikonte qe çdo fis te siguroje nga nje lufetar te ri e te forte, te cilet do te kishin nga nje shpate ne dore. Pastaj te gjithe lu^etaret e rinj do te prisnin para shtepise se te Derguarit dhe njekohesisht do ta sulmonin ate kur te dilte nga ajo. Keshtu ata do te liroheshin prej tij, dhe pasi per vrasjen do te fajesoheshin te gjitha fiset, atehere familja e te Derguarit nuk do te ishte ne gjendje te hakmerrej.
Kur e degjoi kete, shejtan nen masken e plakut tha: “Ky njeri ka te drejte; sipas mendimit tim, kjo eshte e vetmja qe mund te behet!”
Pastaj, te kenaqur me planin qe kishin kurdisur, udheheqesit e kurejsheve u shperndane.

Ne emer te Allahut, te Gjithmeshirshmit, Meshireplotit!

“Perkujto (o i Derguar) kur ata qe nuk besuan thurnin kunder teje; te ngujojne, te mbysin ose te debojne. Ata benin plane, e Allahu i asgjesonte, se Allahu eshte me i miri qe asgjeson (dredhite).”

(El Enfale: 30)

Para se te binte nata, ne te cilen Muhamedi (s.a.v.) duhej te vritej, meleku xhibril erdhi tek ai dhe i tha: “Sonte mos fli ne shtratin tend.” I Derguari (s.a.v.) e kuptoi mire se ç’ishte duke ngjare, andaj edhe i tha Aliut qe te shtrihej ne shtratin e tij dhe te mbulohej me batanien, te cilen e perdorte zakonisht i Derguari (s.a.v.), duke i premtuar se nuk do t’i ndodhe asnje e keqe.
Posa u erresua, te rinjte kurejshe u mblodhen para shtepise se te Derguarit duke pritur qe ai te dale. Kur u bind se Aliu eshte i sigurt, i Derguari (s.a.v.) e la shtepine. Ne ate moment, Allahu per nje çast ua mori syte luftetareve dhe ata nuk munden ta shihnin te Derguarin (s.a.v.), i cili mori nje grusht pluhur dhe ua hodhi mbi kokat e tyre, duke recituar keto ajete:

Ne emer te Allahut, te Gjithmeshirshmit, Meshireplotit!

“Ja Sin! Pasha Kuranin e pacenueshem ne urtesine e tij te larte. S’ka dyshim se ti (Muhamed) je prej te derguarve. Je ne nje rruge te drejte. (Kurani eshte) Zbritje e Plotfuqishmit, e Meshiruesit. Per t’ia terhequr verejtjen nje populli, qe te pareve te tyre nuk u eshte terhequr, e per ate shkak ata jane te hutuar. Per Zotin, tashme ka marre fund vendimi (thenia) kunder shumices se tyre, andaj ata edhe nuk besojne. Ne u kemi varur ne qafat e tyre pranga e ato u arrijne deri ne nofulla, andaj ata mbesin me koket lart. Ne u kemi vene edhe para tyre pende dhe ua kemi mbuluar syte, prandaj ata nuk shohin.”

(Jasine: l-9)

Te rinjte priten tere naten dhe u mllefosen shume kur ne mengjes, ne vend te te Derguarit (s.a.v.), pane Aliun duke dale nga shtepia. Ata e pane se plani i tyre deshtoi plotesisht.

Nderkohe, i Derguari (s.a.v.) shkoi ne shtepine e Ebu Bekrit dhe i tha: “Allahu me ka thene se tani eshte koha qe te leshojme Meken.”
“Se bashku?”, e pyeti Ebu Bekri.
“Se bashku”, u pergjigj i Derguari (s.a.v.).
Ebu Bekri fluturonte nga gezimi, sepse tani e kuptoi se bashkeudhetari i tij i premtuar ishte vete Muhamedi (s.a.v.). Prandaj i tha:” 0 i Derguari i Allahut, keto jane ato dy devete qe kam ruajtur per ate dite. ” Keshtu ata te dy u nisen per ne shpellen Theur, ne nje mal ne jug te Mekes, ku mendonin qe te fshiheshin.
Kur dolen jashte qytetit, i Derguari (s.a.v.) shikoi nje here prapa dhe tha: “Nga e gjithe toka e Allahut, ti je vendi me i dashur per Allahun dhe per mua, dhe po te mos me kıshte perzene populli im, une kurre nuk do te braktisja.”
Kur kurejshet e kuptuan se Muhamedi (s.a.v.) dhe shoku i tij kishin ikur, filluan t’i kerkojne nga te gjitha anet. Tri dite me vone arriten deri te shpella ku fshihen i Derguari (s.a.v.) dhe Ebu Bekri mirepo ndodhi diçka e çuditshme. Ne hyrje te shpelles kishte thurrur rrjeten e saj nje merimange, kurse aty prane, nje pellumb kishte ngritur folene. Kur mekasit ndodheshin ne hyrje te shpelles dhe vetem rrjeta e merimanges i ndante nga te arratisurit, Ebu Bekri u frikesua shume per sigurine e tyre. Ai i peshperiti te Derguarit (s.a.v.): “Ata jane shume afer. Ne qofte se dikush prej tyre kthehet ketej, atehere do te na shohin.”
Por pergjigjja e te Derguarit (s.a.v.) e qetesoi:”Ç’mendon ti per dy njerez, qe si te trete midis tyre kane Allahun?”

“… Mos u pikello (frikso), Allahu eshte me ne.”  
(EtTeube: 40)

Pas disa çastesh ndjekesit u pajtuan me mendimin se askush nuk mund te kete hyre ne kete shpelle per nje kohe te gjate, sepse perndryshe rrjeta e merimanges s’do te ishte e paprekur dhe se aty nuk do te bente dot folene pellumbi, prandaj edhe u larguan pa hyre brenda.
Tri dite me vone, i Derguari (s.a.v.) dhe Ebu Bekri u binden se jane te sigurt per ta leshuar shpellen. I biri i Ebu Bekrit, Amiri u siguroi tri deve dhe u ndihmoi qe te vazhdojne rrugen e tyre per ne Jethrib. Amiri ecte pas te atit. Nderkohe, udheheqesit e kurejsheve u kthyen ne Meke dhe ofruan nje shperblim prej njeqind devesh per ate qe do te kape te Derguarin (s.a.v.). Ne mesin e atyre qe vajten per ta kerkuar ate ishte edhe nje luftetar i famshem. Ne te vertete, ai ishte i vetmi qe mund ta kapte, mirepo sa here qe i afrohej te
Derguarit (s.a.v.), kali i tij zhytej ne rere deri ne gjunje. Kur kjo ndodhi tri here me rradhe, atehere ai kuptoi se te Derguarin (s.a.v.) e mbron nje fuqi qe eshte shume me e madhe nga çdo gje qe kishte njohur me pare prandaj edhe u kthye ne Meke. Kur arriti atje ai i paralajmeroi te tjeret per rrezikun e kerkimit te metejshem, duke i njoftuar se ç’kishte ndodhur me te.

Ne emer te Allahut, te Gjithmeshirshmit, Meshireplotit!

“Ne mos e ndihmofshit ate (Pejgamberin), ate e ka ndihmuar Allahu; kur ata qe nuk besuan, e nxorren ate vete te dytin; kur qe te dy ishin ne shpelle, kur po i thoshte shokut te vet: “Mos u pikello frikso), Allahu eshte me ne!”
E Allahu i zbriti qetesi ( ne shpirtin e) atij, e fuqizoi me nje ushtri qe ju nuk e pate; e fjalen e atyre qe nuk besuan e beri me te ulten, kurse fjala e Allahut eshte me e larta. Allahu eshte me i Fuqishmi, me iUrti.”

(EtTeube: 40)

Udhetimi i te Derguarit nga Meka u quajt hixhreti apo shperngulja. Ne te vertete, ky ishte hapi i pare i perhapjes se Islamit neper bote, kurse prej ketij viti te hixhretit, muslimanet filluan kalendarin e tyre.

Postimi i radhës

Fëmijët e Ismailit

Gjatë shumë viteve edhe fëmijët e Ismailit patën fëmijë të tyre. Pasardhësit e tij u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *