1 – Në Xhenetin e dynjasë

Perse o njerez ju nuk mendoni
ne Xhenetin e dunjase te hyni e te gezoni
ne ate Xhenet ku hyjne eulijate
ata qe jane te dashurit e Zotit me te Larte

Aty s’brenga
aty s’ka shqetesim
ka vetem kenaqesi
deri ne amshim

Aty me Allahun
secili ben tregti
shet jeten, shpirtin e vet
e si shkembim ka Xhenetin

Ku zemra gjen prehje
dhe shpirti rehati
ne afersi me Allahun e Lartesuar
i lumtur eshte ai njeri

Dashuria ndaj Allahut
e bindja ndaj Tij
zemrat i kaplojne
e u sjellin lumturi

Ashtu si cdo njeri
qe ka nevoje per Zotin e Tij
le t’i kthehmi Allahut
e ta krijojme kete afersi

Miqesia me Allahun
nuk sjell vecse dobi
ndaj le t’i kthehmi Allahut
e t’i afrohemi Atij

Le te kultivojme ne zemrat tona
dashurine ndaj Atij
qe na fali jetet tona
e do kthehemi tek Ai

Ne bindje ndaj Tij
jeten ta jetojme
qe Xhenetin e dunjase
me miresi ta shijojme

Ja Kerim
te lutemi vetem Ty
qe te na besh prej te dashurve te Tu
Xhenetin e dunjase na mundeso ta provojme
qe ne Xhenetin e botes tjeter te hyjme e te jetojme!

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *