Shtëpia / Uncategorized / 1 – Në pragun e Teubes.. le të kthehemi të penduar

1 – Në pragun e Teubes.. le të kthehemi të penduar

Sa shume qe gabojme
mekatet na kane mbuluar
e bindjen ndaj Krijuesit
e kemi harruar

Ne mekate rendim
duke mos menduar
se prindrit tane nga Xheneti
per nje mekat jane debuar

Shikimit te Allahut
ne nuk i shpetojme
si valle mundemi ne
t’i thyejme urdhrat e Zotit tone?

Ai eshte Mbikeqyresi
si valle nuk mendojme
si nuk turperohemi
prej mekateve te largohemi?

Ne Mbreterine e Tij
mekatojme pa menduar
ne ushqehemi nga rrizku i Tij
dhe vazhdojme duke gabuar

Kthimi yne eshte tek Ai
por ne kemi harruar
se Ai do na marre ne llogari
per cdo veper qe kemi vepruar

Ku eshte turpi yne
kur Allahu na vezhgon
ku eshte frika ndaj Tij
qe mekatet t’i ndalojme?

Si valle mundet buza
te qeshet pa u dridhur
si nuk pikojne lotet
kur urdhrin e Tij e kemi shkelur?

Ku eshte frika jone
ndaj Allahut te madheruar
ku eshte devotshmeria
qe jemi duke e pretenduar

Pse valle keto zemra
kaq shume jane forcuar
pse valle keto sy
nuk jane duke lotuar
me te vertete gjendja jone
eshte per t’u pikelluar

O rober te Allahut
ne shume kemi gabuar
por tani ka ardhur koha
per t’u kthyer e per t’u penduar

Le te kthehemi tek Allahu
dhe veten ta permiresojme
perpara se ndeshkimin e Tij
te ashper, te shijojme

Ne pragun e Teubes
le te kthehemi te penduar
te zbusim zemrat tona
qe kaq shume jane forcuar

Me ujin e pendeses
falje te kerkojme
se Ai eshte Er-Rahmani
qe shume meshiron!

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …