Shtëpia / Uncategorized / 10 – Pergatitu per udhetim . . !

10 – Pergatitu per udhetim . . !

Jemi udhetare
Xhenetin synojme
Te Allahut jemi
dhe tek Ai do te shkojme
 
Gjate ketij udhetimi
ne dunja per pak ndalojme
me qellimin e vetem
qe Allahun ta adhurojme

Ne jeten e kesaj bote
kemi per t’u sprovuar
mjere per secilin qe gabon
e lum per ate qe del i fituar
 
Allahu na mbikqyr 
ne cdo hap te kesaj jete
andaj duhet te mendojme
se c’do pergatisim per vete!
 
Vitet ecin 
jeta vazhdon
koha e pushimit 
ne dunja po mbaron
 
Cdo dite lajmerohemi
sesi bashkudhetaret tone
karvanit tone i shkeputen
dhe drejt Allahut shkojne
 
Disa largohen te trishtuar
se pas dunjase jane mashtruar
nuk u pergatiten per udhetim
andaj per ta ka vec mjerim
 
Disa largohen te gezuar 
pasi per Ahiret kane punuar
Allahun ne kete jete e adhuruan
u pergatiten dhe shpetuan
 
O robi i Allahut
je udhetar i kesaj jete
valle, c’fare veprash 
do marresh me vete?
 
Nxito, puno per Ahiret
qe te jesh i lumtur perjete
dhe te shperbleje Allahu me Xhenet
 
Jeto ne kete dunja si udhetar
dhe pergatitu per udhetimin tend sa me pare…!

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …