HADITH KUDSIJ 35

Nga Abdullah ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të) duke thënë: Qëndrimi juaj në këtë botë karshi popujve që jetuan para jush është i ngjashëm sa koha mes namazit të ikindisë dhe perëndimit të diellit. Pasuesve të Tevratit ju dha Tevrati e ata punuan deri në mes të ditës e pastaj u lodhën, atyre ju dha shpërblimi sa një kirat (masë e madhe shpërblimi-sa kodra e “Uhudit), pastaj ju dha Ungjilli pasuesve të tij e ata punuan me të deri në namazin e ikindisë dhe u lodhën e edhe atyre ju dha shpërblimi kirat për kirat. Pastaj neve na u dha Kurani dhe punuam me të deri në perëndim të diellit dhe na u dha shpërblimi (nga Allahu) nga dy kirat pas dy kiratëve. Pasuesit e dy librave para nesh thanë: “O Zot neve na dhe shpërblimin nga një kirat kurse këtyre po ua jep nga dy kiratë duek e ditë se ne patëm punuar më gjatë se ta”!Allahu ju tha: “A ju bëra padrejtësi kur ju “shpërbleva punën tuaj (apo ju dhashë shpërblimin e duhur)”? ata u përgjigjën: “Jo” Allahu tha: “atëherë kjo është mirësia Ime të cilën ia jap kujt dua”

(Buhariu nr.557)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *