Nga Ukbe ibën Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcillet se ka thënë: e dëgjova të Dërguarin e Allahut (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të) duke thënë: Zoti kënaqet me bariun, i cili thërret ezanin për namaz dhe falet në majë të bjeshkës. Pastaj All-llahu thotë: “Shiheni robin Tim i cili thërret ezanin dhe e kryen namazin, ai frikohet prej Meje. Unë ia kam falë këtij robi mëkatet e tij dhe do ta fus në Xhenet.”
(Ebu Davudi, nr. 1203, Nesaiu nr. 666-sahih)