Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcillet se i Dërguari i Allahut (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Allahu i Bekuar dhe i Lartësuar tha: “Unë jam aq i pasur, saqë nuk kam nevojë për të pasur aleat (shok, ortak). Prandaj kush e kryen një vepër për hir të dikujt tjetër duke e shoqëruar atë në adhurim me Mua do t’ia refuzoj adhurimin e tillë si dhe ortakun që ma ka bërë në atë vepër .”
( Muslimi 2985)