Shtëpia / Hadithe Kudsij / HADITH KUDSIJ 3

HADITH KUDSIJ 3

Nga Zejd ibën Halid xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcillet se ka thënë: Na priu i Dërguari i Allahut (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të)në namazin e mëngjesit në vendin e quajtur Hudejbije, pasi kishte rënë shi tërë natën. Kur e kryem faljen, i Dërguari i Allahut na u drejtua të pranishmëve duke na thënë: “A e dini se ç’tha Zoti juaj?” Të pranishmit thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë” Ai (Allahu) tha: “Këtë “mëngjes disa nga robërit e Mi u gdhinë besimtar, ndërsa disa të tjerë mosbesimtar. Ai që tha: “Ky shi është nga mëshira dhe mirësia e Allahut” u bë besimtar në Mua, ndërsa mohues i (adhurimit të) yjeve; Ndërsa ai që tha: “Na zbriti shi prej këtij ose atij ylli” më mohoi Mua, ndërsa u bë besimtar i yjeve.”

( Buhariu nr. 846)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …