HADITH KUDSIJ 30

Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcillet se i Dërguari i Allahut(paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Allahu thotë: “Nëse robi Im dëshiron të takohet me Mua, edhe Unë dëshiroj të takohem me të, e nëse ai nuk dëshiron të takohet me Mua, as Unë nuk dëshiroj të takohem me të.” (Buhari nr. 6507). Një transmetim më të gjer thotë: Nga Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcillet se i Dërguari i Allahut (paqja dhe “lëvdatat e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Atë që dëshiron të takohet me Allahun, edhe Allahu dëshiron ta takojë, e atë që nuk dëshiron takim me Allahun, as Allahu nuk dëshiron ta takojë. Unë (Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë thashë: O i Dërguar i Allahut, a është kjo nga urrejtja e vdekjes, sepse ne të gjithë e urrejmë vdekjen? Ai i Dërguari i Allahut (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të) tha: Nuk është ashtu, por kur besimtarit i jepet lajmi për mëshirën e Zotit dhe kënaqësinë “e Tij, si dhe pranimi i tij në Xhenet, ai dëshiron ta takojë Allahun, e edhe Allahu dëshiron ta takojë atë, ndërsa kur mosbesimtarit i jepet lajmi i dënimit nga Allahu dhe hidhërimit të Tij, ai nuk dëshiron ta takojë Allahun, e as Allahu nuk dëshiron ta takojë atë.

(Muslimi nr. 2684)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *