Shtëpia / Hadithe Kudsij / HADITH KUDSIJ 22

HADITH KUDSIJ 22

Nga Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcillet se i Dërguari i Allahut (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të)ka thënë: Asnjëri prej jush le të mos e nënçmojë veten! (Shokët) i thanë: O i Dërguar i Allahut, si mundet ndonjëri prej nesh ta nënçmojë veten? Ai u përgjigj: Kur një njeri sheh ndonjë çështje, e cila ka të bëjë me fenë e Allahut dhe duhet të flitet rreth saj, e ai nuk flet, atëherë Allahu në Ditën e Ringjalljes i thotë: Ç’të pengoi “ta thuash të vërtetën rreth asaj çështjeje? Njeriu do të thotë: Frika prej njerëzve. All-llahu do t’i thotë: Më mirë do të ishte nëse më frikoheshe Mua!

(Ibën Maxhe nr. 4008-hasen-Ndërsa shejh Albani e konsideron të dobët)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …