Shtëpia / Hadithe te Buhariut / 72 – VESHJET

72 – VESHJET

›  1984.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Pjesa e rrobës që varet nën nyjet e këmbës është në Zjarr.” (Ai që mban rrobën që i varet ndër nyjen e këmbës me kryelartësi do të jetë në Zjarr). (5787)
›  1985Enes Ibn Maliku r.a. tregon se Rroba më e dashur e Pejgamberit a.s. për ta veshur ishte hibara.
›  1986Aishja r.a. tregon se Kur vdiq i Dërguari i Allahut a.s. u mbulua me një rrobë Burud Hibara.
›  1987.  Ebu Dherri r.a. tregon: “Një herë shkova te Pejgamberi a.s. dhe e gjeta të flinte me një rrobë të bardhë. Pastaj shkova përsëri pasi ishte ngritur nga gjumi. Ai tha: “Çdo njeri që thotë: ‘Laa ilahe il-lAllah – Nuk ka Zot (që meriton të adhurohet), përveç Allahut’-, dhe më pas vdes me këtë bindje, do të hyjë në Xhenet.” E pyeta: “Vallë edhe në qoftë se ka bërë kurvëri e ka vjedhur?” Tri herë e përsërita këtë pyetje dhe tri herë ai më dha të njëjtën përgjigje: “Edhe sikur të ketë bërë kurvëri e të ketë vjedhur!”. Ndërsa në fund ai shtoi: “Ndonëse Ebu Dherrit nuk i pëlqen!”
Ebu Abdullahi ka thënë: “Kjo vlen në çastet e vdekjes ose para saj. Në qoftë se njeriu pendohet sinqerisht këto çaste dhe thotë: ‘Laa ilahe il-lAllah’-, atëherë atij do t’i falen gjynahet.” (5827)
›  1988.  Ebu Uthman Nehdiu tregon: “Kur ishim me Utba bin Farkadin në Azerbajxhan, na erdhi një letër nga Umeri r.a., ku thuhej: “I Dërguari i Allahut a.s. e ka ndaluar përdorimin e mëndafshit nga burrat përveçse kaq”, – duke treguar me gishtin tregues dhe atë të mesit. Sipas mendimit tonë me të ai deshi të tregonte vetëm për qëndisje.” (5828)
›  1989.  Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ai që vesh mëndafsh në dynja nuk do të veshë gjë prej tij në Ahiret.” (5830)
›  1990.  Hudhejfa bin Jeman r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. na ka ndaluar të pimë lë enë floriri dhe argjendi ose të hamë lë to. Ai na e ka ndaluar, gjithashtu, /eshjen e mëndafshit e të brokadës dhe iljen mbi to”. (5837)
›  1991Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e ka ndaluar për burrat përdorimin e shafranit.
›  1992.  Said bin Ebi Selema tregon: “Një herë e pyeta Enesin r.a.: “A falej Pejgamberi a.s. me këpucët veshur?” Ai më tha: “Po”.”(5850)
›  1993.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Askush nga ju të mos ecë vetëm me një këpucë, por t’i heqë të dyja ose t’i mbathë të dyja.” (5855)
›  1994.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kur t’i mbathni këpucët, filloni me të djathtën dhe, kur t’i hiqni, filloni me të majtën, në mënyrë që e djathta të jetë e para që mbathet dhe e fundit që zbathet.” (5856)
›  1995.  Enes Ibn Malik r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. mori një unazë argjendi dhe skaliti në të: “Muahmmedun Resulull-llah – Muhamedi, i Dërguari i
Allahut”. Pastaj na tha: “Unë kam vënë një unazë argjendi dhe kam gdhendur në të fjalët: ‘Muhamedi, i Dërguari i Allahut’. Askush pra të mos e gdhendë kështu unazën e vet.” (5877)
›  1996.  Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i ka mallkuar burrat e feminizuar dhe gratë e burrëzuara dhe ka thënë: “I përzini ata të gjithë nga shtëpitë tuaja!” Kështu, Pejgamberi a.s. ka nxjerrë e ka përzënë në kohën e tij filanin e filanen; edhe Umeri në kohën e tij ka përzënë filanin e filanen. (5886)
›  1997.  Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Bëni të kundërtën e asaj që bëjnë paganët e idhujtarët: lëreni mjekrën të plotë dhe shkurtojini mustaqet” (5892)
›  1998.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Çifutët dhe të krishterët nuk i lyejnë flokët me bojë, kështu që ju duhet të veproni ndryshe nga ata.” (5899)
›  1999.  Katada e ka pyetur Enesin r.a. për flokët e të Dërguarit të Allahut a.s. Ai i ka treguar: “I Dërguari i Allahut a.s. i ka pasur flokët me onde, jo shumë të drejta dhe jo aq kaçurrela e që i vareshin midis veshëve dhe supeve.” (5905)
›  2000.  Enesi r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. i ka pasur duart dhe këmbët të mëdha. Nuk kam parë askënd si ai, as para tij dhe as pas tij. Pëllëmbët i ka pasur të buta.” (5907-5912)
›  2001.  Ibn Umeri r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të ndalonte lënien e flokëve xhufka-xhufka pas rruajtjes së kokës, (ose qethjen e saj pjesë-pjesë)” (5921)
›  2002.  Aishja r.a. tregon: “Unë e lyeja gjithnjë Pejgamberin a.s. me erën më të mirë që gjeja, derisa ta shihja shkëlqimin e parfumit në kokën dhe në mjekrën e tij.” (5928)
›  2003Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. asnjëherë nuk e kthente prapa një dhuratë parfumi.
›  2004.  Aishja r.a. tregon: “Në Haxhin e Lamtumirës e kam lyer të Dërguarin e Allahut a.s. me duart e mia me dherira kur veshi Ihramin dhe kur u lirua prej tij.” (5930)
›  2005.  Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Ata që bëjnë këto figura (frymorësh), do të ndëshkohen Ditën e Kiametit dhe do t’u thuhet: ‘Ngjallini ato që keni krijuarT (5951)
›  2006.  Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të dëftojë se Allahu i Madhëruar thotë: “Kush është më i padrejtë se ai që përpiqet të krijojë siç krijoj Unë?! Le të krijojë një thërrmijë (ose një harrje), le të krijojë një kokërr elbiT (5953)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …