60 – TEFSIRI

›  1712.  Ebu Sejid Ibn Mual-la r.a. tregon: “Kur po falesha në xhami, i Dërguari i Allahut a.s. më thirri, por unë nuk iu përgjigja. Më pas i thashë: “O i Dërguari i Allahut, unë po falesha.” Ai më tha: “A nuk ka thënë Allahu: ‘Përgjigjuni Allahut (duke iu bindur Atij) dhe të Dërguarit të Tij, kur ai ju thërret’.” (Kuran, 8:24). Pastaj ai më tha: “Para se të dalësh nga xhamia do të të mësoj një sure, e cila është surja më i madhe në Kuran”. Pastaj më kapi dorën dhe, kur u nis të dalë nga xhamia, i thashë: “A nuk më the se do të më mësoje një sure, e cila është surja më e madhe në Kuran?” Ai tha: “El-Hamdn lil- lahi Rabbil-alemin … (suren Fatiha) e cila është Sebëul Methani316 dhe Kurani Madhështor i cili më është dhënë mua.” (4474)
›  1713.  Abdullahu r.a. tregon: “E pyeta të Dërguarin e Allahut a.s.: “Cili është gjynahu më i madh tek Allahu?” Ai më tha: “Që txi vësh shok Allahut, i Cili është Ai që të ka krijuar.” I thashë: “Ky vërtet është gjynah i madh”. E pyeta përsëri: “Po pastaj?” Ivfu përgjigj: “Të vrasësh birin tënd, nga frika se ai do të ushqehet me ty.” E pyeta përsëri: “Po pas tij?” Më tha: “Të bësh imoralitet me gruan e fqinjit.” (4477)
›  1714.  Muxhahidi thotë se mana është lloj rrëshire e ëmbël dhe selva-ja është shpendi (shkurtë). Said Ibn Zeid r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. kë thënë: “Kama3U është mana-ja (pasi gjindet lehtë) dhe lëngu i saj shërben si ilaç për kurimin e sëmundjeve të syrit.” (4478)
›  1715.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka dëftuar:
“Beni Israilët u urdhëruan: “Hyni te porta duke rënë në sexhde (apo të përkuleni me nënshtrim) dhe thoni: Hittatun / Falna ne!”-, por ata hynë duke u tërhequr zvarrë përtokë praptazi duke vepruar kështu ndryshe nga ç’u urdhëruan dhe thanë: “Hintatun – një kokër gruri në kalli”318 (4479)
›  1716.  Ibn Abbasi r.a. tregon se Umeri r.a. ka thënë: “Kënduesi ynë më i mirë i Kuranit është Ubej dhe gjykuesi ynë më i mirë është Aliu. Megjithëkëtë ne nuk i marrim disa thënie të Ubejit për arsye se ai thotë: ‘Nuk lë gjë që kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut a.s/-, ndërsa Allahu, më i Larti ka thënë: ‘Për çdo varg (Kurani) që Ne e shfuqizojmë apo që e bëjmë të harrohet, …'” (Kuran, 2:106) (4481)
›  1717.  Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Allahu thotë: ‘Biri i Ademit gënjen ndaj Meje, ndonëse ai nuk ka aspak të drejtë ta bëjë këtë. Ai gjithashtu më fyen Mua, ndonëse nuk ka aspak të drejtë ta bëjë këtë. Gënjeshtra e tij ndaj Meje është kur pohon se Unë nuk kam fuqi ta rikthej atë në jetë, ashtu siç ka qenë. Ndërsa fyerja e tij ndaj Meje është kur thotë se
Unë kam fëmijë. Por Unë jam tepër i Lartë e i Lavdishëm për të pasur bashkëshorte apo fëmijëT (4482)
›  1718.  Enesi r.a. tregon se Umeri r.a. ka thënë: “Mendimi im u përputh Fjalën e Allahut në tri gjëra”-, ose tha: “Zoti im u pajtua me mua (duke ma pranuar lutjen) tri herë. Herën e parë thashë: “O i Dërguari i Allahut! Sikur ta bëje Meknmin e Ibrahimit si vend për falje?” Herën e dytë thashë: “O i Dërguari i Allahut! Tek ti hyjnë i miri dhe i ligu! Po sikur t’i urdhëroje nënat e besimtarëve (gratë tuaja) që të mbuloheshin e të vinin ferexhe?!” Kështu, Allahu shpalli ajetin për mbulimin e grave. Herën e tretë mora vesh se Pejgamberi a.s. i kishte qortuar disa nga gratë e veta, kështu që unë hyra tek ato dhe u thashë: “Ju, ose ndaloni së shqetësuari Pejgamberin a.s., ose përndryshe Allahu do txi japë të Dërguarit të Vet gra më të mira se ju!” Kur shkova tek njëra prej tyre, ajo më tha:
“O Umer! A nuk ka me çfarë t’i këshillojë gratë e veta i Dërguari i Allahut a.s., që vjen ti për t’i këshilluar ato?” Atëherë Allahu zbriti ajetin: “Në qoftë se ai ju ndan, Zoti i tij mund t’ju zëvendësojë me gra më të mira se ju: myslimane, (që i nënshtrohen Vullnetit dhe Ligjit të Allahut), besimtare …” (Kuran, 66:5). (4483)
›  1719.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “Pasuesit e Librit (çifutët) e lexonin Teuratin në hebraisht dhe ua shpjegonin mulimanëve në arabisht. Për këtë shkak i Dërguari i Allahut a.s. tha: “As mos i besoni ithtarët e Librit dhe as mos i përgënjeshtroni, por thoni: ‘Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin), në atë që i është shpallur Ibrahimit …” (Kuran, 2:136) (4485)
›  1720.  Ebu Said Hudriu r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Ditën e Kiametit do të thirret Nuhu a.s. dhe do të thotë: ‘Lebejke ve Saadejke (i përgjigjem thirrjes Suaj dhe u bindem Urdhrave Tuaja), o Allah!’ Allahu do t’i thotë: ‘A e ke bërë përcjellë Mesazhin319?7 Nuhu do të thotë: ‘Po’. Pastaj do të pyetet kombi i tij: ‘A jua ka bërë të njohur Mesazhin Tonë?’ Ata do të thonë: ‘Nuk ka ardhur ndonjë këshillues tek ne/ Pastaj Allahu do t’i drejtohet Nuhut: ‘Kush do të dëshmojë për ty (që e ke njoftuar Mesazhin Tonë)?’ Ai do të thotë: ‘Muhamedi a.s. dhe pasuesit e tij/ Kështu pra, ju do të dëshmoni se ai e ka njoftuar Mesazhin dhe i Dërguari (Muhamed a.s.) do të jetë dëshmitar përmbi ju. Ky është kuptimi i Fjalës së Allahut: ‘Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju.” (4487)
›  1721.  Aishja r.a. tregon se kurejshët dhe ata që përqafonin fenë e tyre qëndronin në Muzdelife dhe e quanin veten Hums (të vendosurit ose njerëzit e Qabesë), ndërsa arabët e tjerë qëndronin në Arafat. Kur erdhi feja islame, Allahu e urdhëroi Pejgamberin e Tij të shkojë në Arafat dhe të qëndrojë atje dhe pastaj të largohet që andej. Kjo është domethënia e Fjalës së Allahut të Lartësuar: “Pastaj largohuni nga ky vend…” (Kuran, 2:199) (4520)
›  1722.  Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. gjithnjë thoshte: “o Allah, o Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)” (Kuran, 2:201) (4522)
›  1723.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “I varfër nuk quhet ai, të cilit i mjafton një a dy kokrra hurma ose një kafshatë a dy kafshata ushqim, por i varfër është ai që nuk lyp gjë prej njerëzve ose që nuk e shfaq fare varfërinë e tij. Këndoni, nëse doni, ajetin e Urtë: “Ata nuk lypin aspak prej njerëzve.” (Kuran, 2:273) (4539)
›  1724.  Aishja r.a. tregon se, një herë, i Dërguari i Allahut a.s. këndoi ajetin: “Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa vargje të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (vargje) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t’i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërsa ata që janë thelluar në dijeni, thonë: “Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (vargje të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë!” Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.” (Kuran, 3:7).
Pastaj i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Në qoftë se sheh ata që ndjekin ajetet e paqarta, atëherë njerëz të tillë janë ata që Allahu i ka cilësuar se janë larguar nga e Vërteta, kështu që ruhuni prej tyre.” (4547)
›  1725.  Ibn Ebi Muljeka tregon: “Dy gra që po qepnin këpucë në një shtëpi u zunë me njëra-tjetrën. Njëra prej tyre doli jashtë me një fëndyell të ngulur në dorë. Për këtë ajo paditi gruan tjetër. Çështja iu paraqit Ibn Abbasit r.a.. Ai tha se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Në qoftë se njerëzve do t’u jepej ajo që kërkojnë, pa u provuar pretendimi i tyre, atëherë do të kishte humbur jeta dhe pasuria e kombit.” Kujtojani asaj (të pandehurës) Allahun dhe këndojani këtë ajet: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël, nuk do të kenë asnjë të mirë në jetën e ardhshme. Allahu nuk do t’u flasë atyre, as nuk do t’i shikojë në Ditën e Kiametit dhe as nuk do t’i pastrojë prej gjynaheve e për ta do të ketë dënim të dhembshëm.” (Kuran, 3:77). Ata ia kujtuan asaj këtë dhe ajo pranoi. Pastaj Ibn Abbasi tha se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Duhet të betohet i pandehuri (pra i akuzuari, në mungesë të provave kundër tij).” (4552)
›  1726.  Ibn Abbasi r.a. tregon: “Shprehja “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!”, është thënë nga Ibrahimi a.s. kur ai u hodh në zjarr. U tha edhe nga Muhamedi a.s. kur hipokritët i thanë: “Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësojuni atyre!” Kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!” (Kuran, 3:173) (4563)
›  1727.  Usama Ibn Zejdi r.a. tregon: “Një herë i Dërguari i Allahut a.s. kishte hipur në gomar i veshur me një rrobë të trashë të endur në Fadak, ndërsa unë isha pas tij. Ai po shkonte të vizitonte
Saad Ibn Ubadan te fisi Beni Harith Ibn Hazrexh. Kjo ngjarje ka ndodhur para luftës së Bedrit. Pejgamberi a.s. kaloi pranë një grupi njerëzish, në të cilin ndodhej edhe Abdullah Ibn Ubej Ibn Seluli para se të bëhej musliman. Kur ç’të shohësh! Në atë kuvend ishin përzier njerëz të feve të ndryshme: muslimanë, idhujtarë dhe çifutë. Aty ndodhej edhe Abdullah Ibn Revaha. Kur nga gomari u ngrit pluhur dhe i mbuloi ata njerëz, Abdullah Ibn Ubej • zuri hundën me rrobën e tij dhe tha: “Mos na bëni me pluhur.” I Dërguari i Allahut a.s. ndaloi, i zbriti gomarit dhe i ftoi ata për tek Allahu (që të pranojnë Islamin). U këndoi atyre edhe Kuran. Pas kësaj Abdullah Ibn Ubej Ibn Selul tha: “O njeri! S’ka gjë më të mirë se sa ajo që po thua, në qoftë se ajo është e vërtetë. Prandaj mos na shqetëso në kuvendet tona. Kthehu te kafsha jote nga erdhe dhe, në qoftë se të vjen ndokush, atëherë lexoji atij përrallat e tua.” Atëherë Abdullah Ibn Revaha tha: “Jo, o i Dërguari i Allahut! Sille ç’ke për të na sjellë në këtë kuvend, sepse në të vërtetë, ne e duam shumë.” Kësisoj, muslimanët, paganët dhe çifutët filluan të fyejnë njëri-tjetrin aq sa qenë gati të përleshen. Pejgamberi a.s. vazhdoi t7i qetësojë derisa pushuan, pastaj i hipi kafshës dhe vazhdoi rrugën, derisa hyri te Saad Ibn Ubada dhe i tha: “O Saad! A nuk e dëgjove çfarë tha Ebu Hubabi?!”,- Ebu Hubabi është Abdullah Ibn Ubej,- “Ai tha kështu e ashtu.” Saad Ibn Ubada tha: “O i Dërguari i Allahut! Fale dhe ndjeje atë. Betohem për Atë i që të zbriti ty Librin! Allahu e solli të Vërtetën që ta ka zbritur ty, në një kohë kur njerëzit e këtij qyteti oaz (Medines) kishin vendosur që ta kurorëzonin atë si prijës dhe t’i lidhin çallmën në kokë.
Por, kur Allahu e kundërshtoi vendimin e tyre me të Vërtetën që ta dha ty, Abdullah Ibn Ubein e mbyti xhelozia dhe prej saj ka vepruar ashtu siç e ke parë.” Kështu, i Dërguari i Allahut a.s. e fali atë, sepse asokohe Pejgamberi a.s. dhe shokët e tij i falnin politeistët dhe ithtarët e Librit, ashtu siç i kishte urdhëruar Allahu dhe i përballonin fyerjet dhe mundimet e tyre me durim. Kështu pra, Pejgamberi a.s. iu përmbajt fort parimeve të faljes ndaj tyre, për aq kohë sa Allahu e urdhëroi të mbante atë sjellje. Pastaj Allahu e lejoi t’i luftonte ata. Për këtë arsye, kur i Dërguari i Allahut a.s. bëri luftën e Bedrit, ku nëpërmjet tij Allahu vrau fisnikët e parisë pagane kurejshe, Ibn Seluli dhe ata paganët që ishin me të thanë: “Kjo çështje tashmë duket qartë (Islami ka dalë ngadhënjimtar)” Në këtë mënyrë ata ia dhanë besën të Dërguarit të Allahut a.s. për Islamin dhe u bënë muslimanë// (4566)
›  1728.  Ebu Said Hudriu r.a. tregon se gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut a.s. disa burra nga hipokritët mbeteshin pas vazhdimisht dhe nuk shkonin me të Dërguarin e Allahut a.s. në fushatat luftarake që ai ndërmerrte. Ata këna- qeshin që rrinin në shtëpi dhe që nuk i shkonin pas të Dërguarit të Allahut a.s.. Kur i Dërguari i Allahut a.s. kthehej nga lufta, ata paraqisnin shfajësime të rreme dhe betoheshin, duke dëshiruar që të falënderohen për atë që nuk e kishin bërë. Për këtë zbriti ajeti: “Mos mendo se ata që gëzohen për çfarë kanë punuar dhe dëshirojnë të lavdërohen për çfarë nuk kanë punuar, pra, kurrsesi mos mendo se ata do t’i shpëtojnë ndëshki- mit; për ata do të ketë ndëshkim të dhembshëm.” (Kuran, 3:188) (4567)
›  1729.  Ibn Abbasi r.a. tregon se dikush e ka pyetur atë: “Në qoftë se do të ndëshkohet çdo njeri që gëzohet për atë që i është dhënë dhe që i pëlqen të lavdërohet për diçka që nuk e ka bërë, atëherë të gjithë ne do të ndëshkohemi!,/ Ibn Abbasi r.a. i tha: “Po ju ç’keni të bëni me këtë ajet? Ai përputhet me rastin kur Pejgamberi a.s. thirri çifutët për t’i pyetur për diçka, por ata ia fshehën të vërtetën dhe i treguan atij diçka tjetër. Pastaj iu sollën atij sikur e meritonin që ai fi falënderonte, meqë iu përgjigjën pyetjevetë tij dhe u gëzuan për atë që kishin mbajtur të fshehur”320-, pastaj Ibn Abbasi r.a. këndoi ajetin e mësipërm Kuran, v.3:188) (4568)
›  1730.  Urva tregon se ka pyetur Aishen r.a. për Fjalën e Allahut të Madhëruar: “Dhe në qoftë se frikësoheni se nuk mund t’i trajtoni mirë jetimet…” (Kuran, 4:3). Ajo i tha: “O biri i motrës sime! Bëhet fjalë për një jetime që është nën tutelën e një kujdestari, me të cilin ajo është bashkëpjesëtare në pasurinë e tij. Ndërkohë, kujdestarin e josh pasuria dhe bukuria e saj dhe ai dëshiron të martohet me të pa i dhënë mehrin e drejtë, ashtu siç do t’ia jepte asaj dikush tjetër, nëse do të martohej me të. Kështu pra, kujdestarë të tillë u ndaluan që të bënin këtë martesë, nëse nuk do të silleshin drejt me jetimet dhe t’u jepnin atyre vlerën më të lartë të mehrit që mund të merrnin shoqet e tyre të barabarta me to. Këta kujdestarë u urdhëruan nga Allahu të martohen me gra që do t’i zgjidhnin vetë sipas pëlqimit të tyre në vend të këtyre jetimeve. Pas zbritjes së këtij ajeti, njerëzit filluan të pyesnin të Dërguarin e Allahut a.s., dhe Allahu zbriti ajetin tjetër: “Ata kërkojnë prej teje (o Muhamed) që t’i sqarosh lidhur me çështjet e grave …” (Kuran, 4:127)
Fjala e Allahut në ajet: ‘edhe pse dëshironi të martoheni me to’, bën fjalë për mosdëshirën e disave që të martoheshin me një jetime që kishte pak pasuri dhe bukuri. Kështu që atyre iu ndalua të martoheshin me ato femra jetime, që i dëshironin për pasurinë dhe bukurinë e tyre, përveçse nëse i trajtonin me drejtësi, për shkak të mosdëshirës që kishin për jetimet me pak pasuri dhe bukuri”. (4574)
›  1731.  Xhabiri r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. dhe Ebu Bekri r.a. erdhën tek unë në këmbë te fisi Benu Selima, për të më vizituar kur isha sëmurë. Pejgamberi a.s. më gjeti pa ndjenja. Ai kërkoi ujë, mori avdes pastaj më spërkati me ujë. Atëherë unë erdha në vete dhe i thashë: “Ç’më urdhëron të bëj me pasurinë time, o i Dërguari i Allahut?” Atëherë zbriti ajeti: ” Allahu ju urdhëron ju për sa i takon trashëgimisë së fëmijëve …” (Kuran, 4:11) (4577)
›  1732.  Ebu Said Hudriu r.a. tregon: “Në kohën e Pejgamberit a.s. disa njerëz pyetën: “O i Dërguari i Allahut! A do ta shohim Zotin tonë Ditën e Ringjalljes?” Pejgamberi a.s. tha: “Po. A ka ndonjë vështirësi për ta parë diellin në mes të ditës, kur ai shkëlqen dhe nuk ka asnjë re në qiell?” Ata u përgjigjën: “Jo.” Ai tha: “A ka ndonjë vështirësi për ta parë hënën e plotë natën, kur ajo ndriçon plotësisht dhe nuk ka asnjë re në qiell?” Ata u përgjigjën: “Jo.” Pejgamberi a.s. tha: “Po kështu ju nuk do të keni asnjë vështirësi të shihni Allahut në Ditën e Ringjalljes, ashtu siç nuk keni vështirësi të shihni ndonjërin prej tyre (diellin ose hënën). Në Ditën e Ringjalljes një thirrës do të shpallë: ‘Çdo popull le të ndjekë atë që pati adhuruar!’ Atëherë çdo idhull dhe putë që ishte adhuruar në vend të Allahut, do të bjerë në Zjarrin e Xhehenemit, derisa nuk do të mbetet askush, përveç atyre që kishin adhuruar Allahun, të bindurit, të pabindurit dhe pjesa që mbetet nga ithtarët e Librave të Parë. Pastaj do të thirren çifutët dhe do t’u thuhet: ‘Cilin adhuruat ju?’ Ata do të përgjigjen: ‘Ne adhuruam Uzejrin, birin e Allahut/ Do t’u thuhet atyre: ‘Ju jeni gënjeshtarë pasi Allahu kurrë nuk ka marrë kënd për bashkëshorte ose për bir! Çfarë doni tani?’ Ata do të thonë: ‘Zoti Ynë! Kemi etje. Na jep diçka të pimë/ Do t’iu bëhet me shenjë duke iu thënë: ‘A nuk po shkoni të pini?!’ Më pas ata do të grumbullohen drejt Zjarrit, i cili do të duket si një mirazh anët e të cilit do të jenë duke përpirë njëra-tjetrën. Pastaj ata do të bien në Zjarr. Më pas do të thirren të krishterët dhe do t’u thuhet atyre: ‘Cilin adhuruat ju?’ Ata do të thonë: ‘Ne adhuruam Isain (Jezusin), birin e Allahut/ Atyre do t’u thuhet: ‘Ju jeni gënjeshtarë, sepse Allahu kurrë nuk ka marrë kënd për bashkëshorte ose për bir!’ Pastaj do t’u thuhet: ‘Çfarë doni tani?’ Ata do të thonë ashtu siç tha populli para tyre (dhe do të hidhen në Zjarrin e Xhehenemit bashkë me çifutët). Pastaj, kur të mbetet mbeten vetëm ata që patën adhuruar Allahun, si të bindurit, ashtu edhe të pabindurit, Zoti i Gjithësisë do t7u shkojë, duke iu paraqitur në formën më të afërt, në të cilën ata e kishin parë. Atyre do t’u thuhet: ‘Për çfarë po prisni? Çdo popull shkoi pas asaj që ai adhuroi/ Ata do të përgjigjen: ‘Ne i braktisëm njerëzit në botë, kur kishim nevojë të madhe për ta dhe nuk i zumë ata miq e shokë. Tani po presim për Zotin tonë, të Cilin ne gjithnjë e adhuruam/ Allahu do t’u thotë: ‘Unë jam Zoti juaj/ Ata do të thonë dy a tri herë: ‘Ne nuk adhurojmë askënd e asgjë tjetër, përveç AllahutT (4581)
›  1733.  Abdullah Ibn Mesudi r.a. tregon: “Një herë Pejgamberi a.s. më tha: “Më këndo (diçka nga Kurani).” I thashë: “Unë të të këndoj ty Kuran, ndërsa ai të ka zbritur ty?!” Ai a.s. më tha: “Më pëlqen ta dëgjoj atë nga të tjerët.” Kështu, unë fillova të këndoj suren En-Nisa’ (Nr.4, Gratë). Kur arrita tek ajeti: “Si do të jetë atëherë kur Ne do të sjellim nga çdo komb dëshmues dhe do të të sjellim ty (o Muhamed) dëshmues mbi ata të gjithë?” (Kuran, 4:41) -, ai a.s. më tha: “Ndalo!” dhe nga sytë i rridhnin lot!” (4582)
›  1734.  Ibn Abbasi r.a. tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. disa muslimanë ishin me idhujtarët duke e shtuar numrin e tyre (kundër musli- manëve). Mund të ndodhte që ndonjë shigjetë e lëshuar të qëllonte ndonjërin prej atyre muslimanëve dhe ta vriste atë, ose që ndonjëri prej tyre të goditej me shpatë dhe të vritej. Për këtë Allahu zbriti ajetin: “Kur engjëjt ua marrin shpirtrat atyre që e po e ngarkonin veten me faje, u thonë: “Ku ishit?” Ata përgjigjen: “Ishim të pafuqishëm në Tokë”. (Engjëjt) do t’u thonë: “A nuk qe Toka e Allahut e gjerë që të mërgonit në të?” Këta janë ata (njerëz), vendbanimi i të cilëve është
Xhehenemi; eh, sa i keq është ai vendbanim!” (Kuran, 4:97).
›  1735.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush thotë se unë jam më i mirë se Junus Ibn Metta a.s., ai vetëm ka gënjyer.” (4604)
›  1736.  Mesruku tregon se Aishja r.a. ka tnënë: “Kush të thotë ty se Muhamedi a.s. ka fshehur ndonjë gjë nga ajo që i është shpallur atij, sigurisht që ka gënjyer, sepse Allahu thotë në Kuran: ‘O i Dërguar (Muhamed a.s.)! Shpalle (Mesazhin) që të është zbritur ty nga Zoti yt dhe, nëse nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke shpallur Mesazhin e Tij (nuk e ke çuar në vend Porosinë e Tij). Allahu do të të mbrojë ty nga njerëzit. Sigurisht që Allahu nuk e udhëzon një popull që nuk beson/” (Kuran, 5:67). (4612)
›  1737.  Ibn Mesudi r.a. tregon: “Ne merrnim pjesë gjithnjë në fushatat luftarake me Pejgamberin a.s., ndërsa bashkëshortet nuk i merrnim me vete, kështu që i thamë të Dërguarit të Allahut a.s.: “A të tridhemi?” Por ai na e ndaloi këtë gjë dhe më pas na lejoi që të martoheshim me një grua përkohësisht, duke i dhënë asaj (si pajë qoftë edhe) një fustan dhe pastaj këndoi ajetin: “O ju që keni besuar! Mos i bëni të paligjshme të mirat, të cilat Allahu i ka bërë të ligjshme për ju ,..” (Kuran, 5:87). (4615)
›  1738.  Enesi r.a. tregon: “Ne nuk kishim tjetër pije alkoolike, veç asaj që prodhonim nga hurmat dhe që e quanim fadih. Një herë, kur isha në këmbë duke u shtënë pije Ebu Talhasë, filanit dhe filanit, erdhi një burrë dhe tha: “A ju ka mbërritur lajmi?” I thanë: “Ç’është ai lajm?” Ai tha: “Pijet alkoolike janë ndaluar.” Ata më thanë: “Derdhi këto poça, o Enes!”-, dhe nuk pyetën për to e nuk iu kthyen më atyre pas lajmit që solli ai burrë.” (4617)
›  1739.  Enesi r.a. tregon: “Një herë Pejgamberi a.s. na mbajti një ligjëratë të atillë, sa nuk kisha dëgjuar më parë si ajo. Ai a.s. tha: “Sikur të dinit atë që di unë, ju do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë.” Kur e dëgjuan këtë, shokët e të Dërguarit të Allahut a.s. mbuluan fytyrat dhe dëgjohej që ngashëronin. Ndërkohë dikush e pyeti: “Kush është babai im?” Pejgamberi a.s. i tha që është filani (duke i thënë emrin). Kështu zbriti ky ajet: “O ju që keni besuar! Mos pyetni për gjëra që, nëse ju jepen të qarta, mund t’ju sjellin shqetësime…” (Kuran, 5:101) (4621)
›  1740.  Ibn Abbasi r.a. tregon: “Disa njerëz po e pyesnin të Dërguarin e Allahut a.s. me tallje. Kështu dikush do të thoshte: “Kush është babai im?” Dikush tjetër që kishte humbur devenë do të thoshte: “Ku është deveja ime?” Atëherë Allahu i Lartësuar zbriti për këtë ajetin: “O ju që jeni besuar! Mos pyetni për gjërat që, nëse ju jepen të qarta, mund t’ju sjellin shqetësime…” e deri në fund.” (Kuran, 5:101) (4622)
›  1741.  Xhabiri r.a. tregon se kur zbriti ky ajet: “Thuaj: ‘Ai ka Fuqi të dërgojë ndëshkim mbi ju nga lart../” (Kuran, 6:65), i Dërguari i Allahut a.s. tha: “I mbështetem Fytyrës Sate të më ruash nga ky ndëshkim/’ Kur vazhdoi ajeti: “ose nën këmbët tuaja” (Kuran, 6:65), i Dërguari i Allahut a.s. tha: “I mbështetem Fytyrës Tënde të më ruash nga ky ndëshkim.” Por kur ajeti vazhdoi më tej: “Ose t’ju mbulojë me ngatërresa në luftë grupesh (fraksionesh e partish) dhe t’ju bëjë që të shijoni urrejtje e dhunë nga njëri-tjetri” (Kuran, 6:65), i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Kjo është më e lehtë.” (4628)
›  1742.  Muxhahidi tregon: “Një herë e pyeta Ibn Abbasin r.a.: “A ka sexhde në suren Sad?” (Kuran, 38:24) Ibn Abbasi r.a. më tha: “Po”-, pastaj këndoi ajetin: “Ne i dhuruam atij Isakun dhe Jakubin…” deri te ajeti: “andaj edhe ti (o Muhamed) ndiq rrugën e tyre” (Kuran, 6:84-90).
Pastaj Ibn Abbasi r.a. tha: “Edhe Pejgamberi juaj (Muhamedi a.s.) është prej atyre që janë urdhëruar për t’i ndjekur ata.” (4632)
›  1743.  Abdullahu r.a. tregon (se Pejgamberi a.s. ka thënë): “Askush nuk ka më shumë sedër dhe nuk është më xheloz sesa Allahu dhe, për këtë arsye, Ai i ka ndaluar rreptësisht të gjitha veprat e turpshme (marrëdhënie të paligjshme imorale) të hapura e të fshehura qofshin. Po kështu, askush nuk pëlqen të lavdërohet më shumë sesa Allahu dhe për këtë Ai e lavdëron Veten e Tij!” (4634)
›  1744.  Abdullah Ibn Zubejri r.a. tregon për këtë ajet (Kuran, 7:199)
“Allahu e urdhëroi Pejgamberin e Tij a.s. që të tregonte mëshirë dhe t’i falte njerëzit për sjellje të pahijshme ndaj tij.” (4643, 4644)
›  1745.  Said Ibn Xhubejri tregon: “Dikush i tha Ibn Umerit r.a.: “Çfarë mendon për luftën në kohë fitnesh (trazirash).” Ibn Umeri r.a. i tha: “Po ti, a e di se ç’është fitneja? Muhamedi a.s. i luftoi politeistët dhe lufta kundër tyre qe kundër fitnes dhe jo lufta juaj kundër njëri-tjetrit që bëhet për pushtet!” (4651)
›  1746.  Semura Ibn Xhundub r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. na tha: “Sonte (në ëndërr) më erdhën dy miq, të cilët më morën e më çuan te një qytet i ndërtuar me tulla ari e argjendi. Atje ne takuam njerëz, gjysma e trupit të të cilëve dukej se qenia më e pashme e krijesave qe ke parë ndonjëherë, ndërsa gjysmë tjetër si e njerëzve më të neveritshëm që ke parë ndonjëherë. Dy miqtë u thanë këtyre njerëzve: ‘Shkoni dhe zhytuni në atë lumë/ Kështu, ata u zhytën atje dhe pastaj erdhën tek ne; shëmtia e tyre ishte pastruar dhe tashmë ishin në pamjen më të mirë. Miqtë thanë: ‘I pari është Kopshti i Adnit (një kopshtet e Xhenetit) dhe ai do të jetë vendbanimi yt/ Pastaj shtuan: ‘Sa për njerëzit që ishin gjysmë të pastër dhe gjysmë të shëmtuar, ishin ata të cilët i kanë përzier punët e mira me të këqijat,
›  1747.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë:
“Allahu, më i Madhi, i Gjithëfuqishmi thotë: ‘(O njeri!) Shpenzo në mirësi dhe Unë do të shpenzoj për ty/” Pastaj Pejgamberi a.s. tha: “Dora e Allahut është plot dhe ky bollëk nuk ndikohet aspak nga shpenzimi i vazhdueshëm natë e ditë. A e shihni çfarë ka shpenzuar Ai, qëkurse krijoi qiejt dhe tokën, ndërkohë që Arshi (Froni) i Tij ndodhej mbi ujë? Prapëseprapë, e gjithë ajo që është në Dorën e Tij nuk është pakësuar aspak. Në Dorë të Tij është edhe Peshorja e Drejtësisë: Ai i ngre lart disa njerëz dhe të tjerë i ul poshtë.” (4684)
›  1748.  Ebu Musa r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Allahu ia shtyn afatxn keqbërësit, por, kur Ai e mbërthen atë, nuk e lëshon më kurrë”-, pastaj këndoi ajetin: “I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjyna he, Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër!” (Kuran, 11:102) (4686)
›  1749.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a,s, ka thënë: “Kur Allahu cakton ndonjë çështje në qiell, melekët rrahin fletët në bindje të Fjalës së Tij që tingëllojnë si një zinxhir i tërhequr mbi një shkëmb. Kur t’u kalojë frika nga zemra e tyre, ata thonë: ‘Çfarë ka thënë Zoti juaj?/ Përgjigjja është: ‘Të Vërtetën. Ai është më i Larti, më i Madhi/ (Kuran, 34:23). Pastaj ata shejtanë që vjedhin diçka nga Fjala e Allahut qëndrojnë njëri mbi tjetrin. Mbase një zjarr ndriçues i ndezur fort e kap dhe e djeg përgjuesin e tyre përpara se t’ia japë lajmin tjetrit që është poshtë tij, ose mund të mos e kapë atë derisa ai t’ia përcjellë fjalën tjetrit poshtë tij dhe ai – tjetrit e kështu me radhë, derisa e përcjellin fjalën deri në tokë, (ose derisa fjala mbërrin deri në tokë – përcjellësi i dytë i hadithit nuk është i sigurt në këto fjalë). Pastaj fjala i fryhet falltarit a magjistarit, i cili i shton edhe njëqind gënjeshtra. Kështu pra, parashikimi i tij do të vërtetohet vetëm për atë fjalë të vjedhur nga lajmi qiellor, ndërsa njëqind gënjeshtrat do të mbeten mashtrime të tij. Dhe njerëzit do të thonë: ‘A nuk na tregoi ai se filan ditë do të ndodhë kjo apo ajo gjë? Ne pamë se u vërtetua ngjarja e parathënë nga fjalët e dëgjuara nga qielli,.,/ (4701)
›  1750.  Tregon Enesi r.a. se i Dërguari i Allahut a.s. shumë herë lutej:
“O Allah! Të mbështetem Ty të më ruash nga koprracia dhe nga përtacia, nga mosha e thyer dhe nga ndëshkimi i varrit, nga sprova e Dexhalit dhe nga sprovat e vështirësitë e jetës dhe të vdekjes.” (4707)
›  1751.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “Të Dërguarit të Allahut a.s. i sollën një copë mishi të pjekur nga këmba e parë, pasi ai e pëlqente atë shumë. Ai mori pak prej tij dhe tha: “Unë do të jem prijësi i njerëzimit Ditën e Kiametit. Po, a e dini përse? Allahu do t’i grumbullojë të gjithë njerëzit, të parët dhe të fundit, në një vend të lartë të gjerë, aq sa thirrësi do të jetë në gjendje t’i bëjë të gjithë ta dëgjojnë fjalën e tij dhe vëzhguesi do të ketë mundësi t’i shikojë të gjithë. Dielli do të ulet aq afër njerëzve, saqë ata do të provojnë shumë ankth e shqetësime dhe nuk do të jenë në gjendje ta përballojnë e ta durojnë atë. Pastaj do të thonë: 7A nuk e shihni në ç’gjendje kemi arritur? A nuk po kërkoni ndonjërin që të ndërhyjë për ju tek Zoti juaj?7 Disa do t’u thonë të tjerëve: ‘Shkoni tek Ademi/ Kështu, ata do të shkojnë tek Ademi a.s. dhe do t’i thonë: ‘Ti je babai i njerëzimit. Allahu të krijoi me Duart e Veta, të fryu shpirtin që e kishte krijuar për ty, i urdhëroi melekët (të të nderojnë) dhe ata ranë në sexhde nderimi para teje. Prandaj ndërmjetëso për ne tek Zoti yt! A nuk e sheh në ç’vështirësi jemi? A nuk e sheh në ç’gjendje kemi mbërritur?/ Ademi do t’u thotë: ‘Sot Zoti im është zemëruar, aq sa nuk është zemëruar kurrë më parë kështu dhe as nuk do të zemërohet më si sot. Ai më ndaloi të haja nga një pemë në Xhenet, por unë nuk iu binda. Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndonjë tjetër, shkoni te Nuhu/ Ata do të shkojnë te Nuhu dhe do t’i thonë: ‘O
Nuh! Ti je i Dërguari i parë i Allahut te banorët e Tokës dhe Allahu të ka quajtur rob falënderues. Duam, pra, të ndërhysh për ne te Zoti yt. A nuk e sheh në ç’gjendje jemi?7 Ai do t’u thotë: ‘Sot Zoti im është zemëruar, aq sa nuk është zemëruar kurrë më parë kështu dhe as nuk do të zemërohet më si sot. Në dynja unë pata një lutje (me përgjigje të sigurt) dhe atë e bëra kundër popullit tim. Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te dikush tjetër! Shkoni tek Ibrahimi!/ Kështu, ata do të shkojnë tek Ibrahimi dhe do t’i thonë: ‘O Ibrahim! Ti je Pejgamberi i Allahut dhe miku i afërt i Tij nga banorët e Tokës. Duam të ndërhysh për ne tek Zoti yt. A nuk e sheh në ç’gjendje jemi?/ Ai do t’u thotë atyre: ‘Sot Zoti im është zemëruar, aq sa nuk është zemëruar kurrë më parë kështu dhe as nuk do të zemërohet më si sot. Kam gënjyer tri herë. Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te dikush tjetër! Shkoni te Musai!’ Pastaj njerëzit do të shkojnë te Musai dhe do t’i thonë: ‘O Musa! Ti je i Dërguari i Allahut. Allahu të lartësoi mbi njerëzit e tjerë me Mesazhin e Tij dhe me të folurën e drejtpërdrejtë me ty. Duam të na ndërmjetësosh tek Zoti yt. A nuk e sheh në ç’gjendje jemi?/ Musai do t7u thotë: ‘Sot Zoti ime është zemëruar, aq sa nuk është zemëruar kurrë më parë kështu dhe as nuk do të zemërohet më si sot. Dhe unë kam vrarë një njeri, të cilin nuk isha urdhëruar ta vras. Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndokush tjetër! Shkoni tek Isai!’ Kësisoj pra, njerëzit do të shkojnë tek Isai dhe do t’i thonë: ‘O Isa! Ti je i Dërguari i Allahu dhe Fjala e Tij (“Bëhu! – dhe ai u bë) që Ai ia dërgoi Merjemes dhe shpirt i krijuar nga Ai. Ti u fole njerëzve kur ishe foshnje në djep. Duam të ndërhysh për ne tek Zoti yt. A nuk e sheh në ç’gjendje jemi?7 Isai do t’u thotë: ‘Sot Zoti ime është zemëruar, aq sa nuk është zemëruar kurrë më parë kështu dhe as nuk do të zemërohet më si sot/ Ai nuk do të përmendë ndonjë gabim, por do të thotë: ‘Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndonjë tjetër! shkoni te Muhamedi (a.s.).1, Kështu pra, ata do të vijnë tek unë dhe do të më thonë: ‘O Muhamed (a.s.)! Ti je i Dërguari i Allahut, i fundmi i Pejgamberëve dhe ty Allahu t’i ka falur të gjitha gjynahet, të parat dhe të fundit. Duam të na ndërmjetësosh tek Zoti yt. A nuk e sheh se në ç’gjendje ndodhemi?,,/ Pastaj Pejgamberi a.s. shtoi: “Kështu, unë do të shkoj nën Arshin (Fronin) e Allahut dhe do të bie në sexhde për Zotin tim, më të Madhin, të Gjithëfuqishmin. Pastaj Allahu do të më frymëzojë t’i bëj Atij lavdërime e falënderime të larta, të cilat nuk ia ka mësuar kurrë ndokujt tjetër përpara meje. Pastaj do të thuhet: ‘O Muhamed! Ngrije kokën! Kërko dhe do të të jepet! Ndërmjetëso dhe do të të pranohet ndërmjetësimi!’ Unë do të ngre kokën dhe do të them: ‘Umeti im, o Zoti im! Pasuesit e mi, o Zoti im! Ndjekësit e rrugës sime, o Zoti im!’ Do të thuhet: ‘O Muhamed! Le të hyjnë në Xhenet të gjithë pasuesit e tu që nuk kanë llogari! Futi nga dera më e djathtë e Xhenetit, e cila do të jetë vetëm për ta, ndonëse ata do të hyjnë edhe nga dyert e tjera bashkë me njerëzit e tjerë (që do të hyjnë në Xhenet),.,/ Pastaj Pejgamberi a.s. tha: “Për Atë, në Duart e të Cilit është shpirti im! Gjerësia e çdo dere të Xhenetit do të jetë sa largësia midis Mekës dhe Himjerit ose Busras (në Siri)!” (4712)
›  1752.  Ibn Umeri r.a. tregon: “Ditën e Ringjalljes njerëzit do të bien në gjunjë, çdo popull do të ndjekë Pejgamberin e tij dhe do t’i thotë: ‘O filan! Ndërhyj për ne (tek Allahu)!’-, derisa e drejta për ndërhyrje do t’i jepet Pejgamberit (Muhamed a.s.). Ajo do të jetë Dita, kur Allahu do ta ngrejë atë në vendin e lartë të lavdisë.” (4718)
›  1753.  Ibn Abbasi r.a. tregon se ky ajet është shpallur, në kohën kur i Dërguari i Allahut a.s. fshihej në Mekë. Kur ai falej me shokët e tij, ai e ngrinte zërin kur këndonte Kuranin, por në qoftë se ndodhte që e dëgjonin paganët, ata e fyenin Kuranin, Atë (Allahun) që e zbriti Kuranin dhe kumtuesin e tij. Kështu që Allahu i Lartësuar i tha Pejgamberit të Tij a.s.: “Gjatë namazit, mos lexo me zë të lartë”, pra Kuranin, që të mos e dëgjojnë kurejshët, që pastaj ta fyejnë Kuranin; “dhe as me zë tepër të ulët”, saqë të mos e dëgjojnë dot shokët e tu: “por kërko një rrugë të mesme.” (Kuran, 17:110) (4722)
›  1754.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë:
“Ditën e Kiametit do të sillet edhe burri vigan i shëndoshë, por që përpara Allahut nuk do të peshojë as sa një krah mushkonje,,-/ dhe shtoi: “Po të doni lexoni ajetin: ‘…andaj Ne nuk do të vëmë kurrfarë peshe për ta, në Ditën e Kiametit’.” (Kuran, 18:105)
›  1755.  Ebu Said Hudriu r.a. tregon: “Një herë, i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Ditën e Ringjalljes vdekja do të sillet në pamjen e një dashi të larmë (të zi e të bardhë). Pastaj një thirrës do të bërtasë: ‘O populli i Xhenetitr Atëherë ata do të zgjaten dhe do të shohin me vëmendje. Thirrësi do të thotë: ‘A e njihni këtë?r Ata do t7i përgjigjen: ‘Po, kjo është vdekja’-, ndërkohë të gjithë do ta kenë parë atë. Pastaj dashi do të theret dhe thirrësi do të thotë: ‘O populli i Xhenetit! Përjetësi për ju dhe jo vdekje! O populli i Xhehenemit! Përjetësi për ju dhe jo vdekje!’ Pastaj Pejgamberi a.s. këndoi vargun: ‘Paralajmëroji ata (o Muhamed) për Ditën e Pikëllimit, kur do të japin llogari, ndonëse tani ata janë të shkujdesur” (Kuran, 19:39) dhe tha: “Ata që janë në gjendje pakujdesie janë njerëzit e kësaj bote “dhe ata nuk besojnë.” (4370)
›  1756.  Sehl Ibn Saadi r.a. tregon: “Uvejmiri shkoi tek Asim Ibn Adiju, që ishte i pari i fisit Beni Axhlan dhe i tha: “Ç’thoni për një burrë i cili e gjen gruan e tij me një burrë tjetër? A ta vrasë atë burrë pastaj ju ta vrisni atë, apo si t’ia bëjë? Të lutem pyete për mua të
Dërguarin e Allahut për këtë çështje.” Kështu, Asimi shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut!” Ai e pyeti për atë çështje, por i Dërguari i Allahut a.s. nuk e pëlqeu pyetjen dhe e quajti atë të turpshme. Kur Uvejmiri e pyeti Asimin për përgjigjen e Pejgamberit a.s., ai iu përgjigj se i Dërguari i Allahut nuk i pëlqen pyetjet e tilla dhe e quajti atë të turpshme. Uvejmiri tha: “Për Allah! Nuk do të ndalem së pyeturi, derisa të pyes për të të Dërguarin e Allahut a.s.”. Kështu, ai shkoi dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Dikush ka gjetur një burrë tjetër me gruan e tij! A ta vrasë atë dhe pastaj ju ta vrisni atë (sipas ligjit të barazisë në ndëshkim – kisas), apo si t’ia bëjë?” I Dërguari i Allahut a.s. i tha: “Allahu ka zbritur pjesë Kurani për ty dhe për gruan tënde.” Kështu, i Dërguari i Allahut a.s. i urdhëroi për të bërë mallkimin e ndërsjellë, ashtu siç e ka përmendur Allahu në Librin e Tij. Në këtë mënyrë Uvejmiri bëri mallkimin e ndërsjellë me gruan e tij dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Në qoftë se do ta mbaj, do ta keqtrajtoj.” Kësisoj, ai e ndau gruan dhe pas tij një veprim i tillë u bë traditë për të gjithë ata zbatonin mallkimin e ndërsjellë. Pastaj i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Shikoni! Në qoftë se gruaja e Uvejmirit lind fëmijë të zi, me sy të zinj të mëdhenj të futur thellë, me këllqe të mëdha dhe me këmbë të shëndosha, atëherë e vetmja gjë që mund të mendoj, është se Uvejmiri ka thënë të vërtetën për gruan e tij. Por, në qoftë se ajo lind fëmijë të kuq si hardhuca (lloj hardhuce tropikale), atëherë e vetmja gjë që mund të mendoj, është se Uvejmiri ka gënjyer për gruan e tij”. Më vonë, ajo lindi një fëmijë që erdhi sipas përshkrimit të dhënë nga i Dërguari i Allahut a.s. në rastin kur Uvejmiri do të kishte të drejtë. Prej atëherë, fëmija u thirr në emër të nënës së tij.” (4745)
›  1757.  Ibn Abbasi r.a. tregon: “Hilal Ibn Umeja e akuzoi gruan e tij te Pejgamberi a.s. se ajo e kishte tradhtuar atë me Shanik Ibn Sehman. Pejgamberi a.s. i tha Hilalit: “Ose sill dëshmi (katër dëshmitarë), ose do të marrësh ndëshkimin në kurriz.” Hilali i tha: “O i Dërguari i Allahut! Në qoftë se dikush nga ne sheh dikë mbi gruan e tij, a të shkojë e të kërkojë dëshmitarë?!” Ndërsa Pejgamberi a.s. vazhdoi të përsëriste: “Ose dëshmi, ose ndëshkim mbi kurriz.” Pastaj Hilali tha: “Për Atë i Cili të ka çuar ty me të Vërtetën! Unë po tregoj të v^ërtetën dhe padyshim që Allahu do të të shpallë diçka që do të ma ruajë kurrizin tim nga ndëshkimi.” Kështu, Xhibrili a.s.zbriti dhe i shpalli Pejgamberit a.s.: “Nëse një burrë e akuzon gruan e tij … nëse i shoqi ka thënë të vërtetën.” (Kuran, 24:6-9). Pastaj Pejgamberi a.s. u largua dhe çoi dikë të thërriste gruan e Hilalit. Ajo erdhi me Hilalin, i cili u betua (ajeti 6 dhe 7) për të vërtetuar akuzën, ndërsa Pejgamberi a.s. po thoshte: “Në të vërtetë, Allahu e di që njëri prej jush është gënjeshtar, prandaj kush do të pendohet?” Pastaj u ngrit gruaja dhe bëri katër betime (ajeti 8) dhe, kur po bënte betimin e pestë (ajeti 9), njerëzit e ndaluan dhe i thanë: “Ky do të sjellë patjetër zemërimin e Allahut mbi ty, nëse je fajtore.” Kështu ajo u lëkund dhe hezitoi aq shumë, saqë menduam se do të tërhiqej. Por pastaj ajo tha: “Nuk do ta njollos nderin e familjes sime për kohën që ka mbetur,,-/ vazhdoi betimin e pestë (ajeti 9). Pastaj Pejgamberi a.s. tha: “Vështrojeni atë! Në qoftë se ajo lind fëmijë me sy të zinj, me këllqe të mëdha dhe kofsha të shëndosha, atëherë ai është fëmija i Sharikut.” Më vonë ajo lindi një fëmijë me ato cilësi. Atëherë Pejgamberi a.s. tha: “Po të mos ishte vendosur çështja nga Ligji i Allahut në Librin e Tij, unë do ta kisha ndëshkuar atë ashpër.” (4747)
›  1758.  Enes Ibn Maliku r.a. tregon se dikush pyeti: “O Pejgamberi i Allahut! Si do të sillet femohuesi përmbys me fytyrën e tij Ditën e Kiametit?” Ai a.s. tha: “A nuk do të ishte në gjendje Ai, që e bëri njeriun të ecë në këmbë në këtë jetë, ta bëjë atë që të ecë në fytyrën e vet Ditën e Kiametit?!” Katada shton: “Po padyshim, për Fuqinë e Zotit Tonë!” (4760)
›  1759.  Mesruku tregon: “Ibn Mesudit r.a. i thanë se dikush po i mbante një ligjëratë fisit Kinde, duke i thënë: “Ditën e Kiametit do të vijë një tym dhe do t’u marrë hipokritëve dëgjimin dhe shikimin, ndërsa besimtarët do t’i kapë vetëm një ftohje e lehtë prej tij.” Ibn Mesudi ishte i mbështetur. Kur dëgjoi këto fjalë, ai u inatos, pastaj u ngrit dhe tha: “Ai që di diçka, le ta thotë, ndërsa ai që nuk di, le të thotë: ‘Allahu e di më mirë’-, sepse pjesë e diturisë është edhe të thuash: ‘nuk e di7-, për një gjë që nuk e di. Allahu i ka thënë Pejgamberit të Tij a.s.: ‘Thuaj (o Muhamed): “Unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi për këtë (Kuran) e as pretendoj të jem diçka që s’jam’. (Kuran, 38:86). Kurejshët u ngadalësuan shumë për të pranuar Islamin, kështu që Pejgamberi a.s. u lut kundër tyre duke thënë: ‘O Allah! Më ndihmo kundër tyre duke dërguar kundër tyre shtatë vjet zie si shtatë vitet e Pejgamberit Jusuf/ Kështu, ata i goditi një vit i tmerrshëm thatësire sa u shkatërruan gjatë tij derisa hëngrën edhe ngordhësirat dhe kockat. Pastaj filloi t’u duket diçka si tym ndërmjet qiellit dhe tokës (nga uria e tmerrshme). Pastaj Ebu Sufjani shkoi në Medine te Pejgamberi a.s. dhe i tha: ‘O Muhamed! Ti erdhe të na udhëzosh që të shkojmë mirë me farefisin. Dhe ja, farefisi yt tani janë shkatërruar krejt! Lutju pra Allahut (t’ua lehtësojë atyre gjendjen)’.” Pastaj Ibn Mesudi këndoi ajetet: “Pritni atëherë për Ditën kur qielli do të nxjerrë tym që shihet qartë, duke i mbuluar njerëzit: ky është një ndëshkim i dhimbshëm. (Do të thonë): “Zoti ynë! Largoje nga ne ndëshkimin! Vërtet që do të bëhemi besimtarë!” Si mund të ketë paralajmërim për ta (në një kohë kur atyre u ka shkuar tashmë ndëshkimi), kur një i Dërguar që i sqaron gjërat qartë tashmë ka shkuar mes tyre?! Pastaj ata ikën prej tij (Muhamedit a.s.) dhe thanë: “Ai është i mësuar (i shtyrë nga ndonjë njeri tjetër), një i çmendur/ Vërtet që Ne do ta largojmë ndëshkimin për pak kohë, por sigurisht që ju do të ktheheni (aty në atë gjendje që ishin më parë).” (Kuran, 44:10-15). Pastaj ai shtoi: “Pas kësaj, atyre iu ndal ndëshkimi, por ata u kthyen përsëri në mosbesimtarë, në rrugën e tyre të vjetër. Por kush do t’ua largojë atyre ndëshkimin në Jetën e Pastajme kur t’u vijë? Për këtë Allahu i frikësoi kështu: ‘Ditën kur Ne do t’ju kapim ju me shtrëngimin më të madh, padyshim që Ne do të kërkojmë hakmarrje të plotë!’ (Kuran, 44:16). Dhe kjo qe dita e luftës së Bedrit. Po kështu edhe fjala ‘Lizama – Kështu që ai (dënimi) do të jetë për ju i pashmangshëm’ (Kuran, v.25:77) i referohet ditës së Bedrit. Ndërsa fjala: ‘Elif-Lam-Mim. Romakët u thyen në afërsi të tokës (arabe), por pas thyerjes së tyre, me siguri do të fitojnë7 (Kuran, 30:1-3)’, tashmë është përmbushur’. ” (4774)
›  1760.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Allahu i Lartësuar thotë: “Unë kam përgatitur për robërit e mi të drejtë e të përkushtuar gjëra të atilla që syri kurrë nuk i ka parë, që veshi kurrë nuk i ka dëgjuar dhe që nuk i kanë shkuar në mendje njeriut ndonjëherë.” Pastaj Ebu Hurejra shton: Nëse dëshironi lexoni ajetin: “Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë” (Kuran, 32:17). (4779)
›  1761.  Aishja r.a. tregon: “Unë kam qenë xheloze për ato gra që ia kishin dorëzuar vetveten të Dërguarit të Allahut a.s. dhe thosha: “A e dorëzon gruaja veten?! Por kur Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Ti (Muhamed) mund të largosh kë të duash prej tyre (radhën e bashkëshorteve) e të afrosh kë të duash e nuk është gjynah për ty që t’i kërkosh (ato) prej të cilave je larguar” (Kuran, 33:51). Unë i thashë Pejgamberit a.s.: ‘Më duket se Zoti yt nxiton vetëm të të plotësojë dëshirat’!” (4788)
›  1762.  Aishja r.a. tregon: “Pasi u shpall ajeti: “Ti (Muhamed) mund të largosh (radhën e) kë të duash prej tyre e të afrosh (radhën e) kë të duash e nuk është gjynah për ty që t’i kërkosh (ato) prej të cilave je larguar” (Kuran, 33:51), i Dërguari i Allahut a.s. i merrte leje asaj gruaje prej nesh që kishte radhën, në qoftë se ai donte që atë natë të shkonte tek një tjetër, e cila nuk e kishte radhën. Dhe i thosha atij: “Në qoftë se unë nuk të jap leje që të shkosh te bashkëshortet e tjera, unë nuk do të lejoja që mirësia jote, o i Dërguari i Allahut, t’i dhurohej ndokujt tjetër në vendim tim!” (4789)
›  1763.  Aishja r.a. tregon: “Seudaja r.a. (bashkëshorte e Pejgamberit a.s.) doli jashtë për një nevojë në kohën kur ishte bërë detyrim mbulesa për të gjitha gratë muslimane. Ajo qe një grua e madhe dhe e shëndoshë dhe gjithkush që e kishte njohur atë më parë mund ta dallonte që ishte ajo. Kështu, atë e pa Umeri r.a. dhe i tha: “O Seuda! Për Allah, nuk mund të na fshihesh. Mendo si të dalësh që të mos njihesh.” Ajo u kthye në shtëpi kur i Dërguari i Allahut a.s. ishte në shtëpinë time duke ngrënë darkë dhe në dorë kishte një copë mishi. Ajo hyri dhe tha: “O i Dërguari i Allahu! Dola jashtë se kisha një nevojë dhe Umeri më tha kështu e ashtu.” Pastaj Allahu i zbriti atij frymëzimin dhe, kur i kaloi ajo gjendje me kockën e mishit akoma në dorë, ai i tha (Seudas): “Jeni të lejuara të dilni jashtë për nevojat tuaja.” (4795)
›  1764.  Aishja r.a. tregon: “Eflahu, vëllai i Ebu Kuajsit më kërkoi leje për të ardhur tek unë për vizitë pasi zbritjes së ajetit që urdhëronte mbulesën e grave muslimane. Thashë me vete: “Nuk do t’i jap leje, derisa t’i marr leje Pejgamberit a.s. për të, sepse nuk ishte vëllai i Ebu Kuajsit, por gruaja e Ebu Kuajsit që më kishte dhënë gji.” Kështu, Pejgamberi a.s. erdhi tek unë dhe i thashë: ‘O i Dërguari i Allahut! Eflahu, vëllai i Ebu Kuajsit, më kërkoi leje për të ardhur tek unë për vizitë, por unë nuk e lejova derisa të të merrja leje ty.” Pejgamberi a.s. më tha: “Ç’të pengoi që ta lejoje? Ai është xhaxhai yt.” I thashë: “O i Dërguari i Allahut! Nuk është ai që më ka dhënë gji, por gruaja e Ebu Kuajsit. Ai a.s. më tha: “Lëre të vijë, sepse ai është xhaxhai yt. Taribet Jeminuki.” (4796)
›  1765.  Kab Ibn Uxhra r.a. tregon: “Një herë, të Dërguarin e Allahut a.s. e pyetën: “Ne e dimë se si të të përshëndesim me selam, por si të lutemi për ty (pra, si të bëjëmë salavate)?” Pejgamberi a.s. u tha: “Thoni:
Allahumme sal-li ala Muhamedin ve ala ali Muhamedin, kema sal-lejte ala ali
Ibrahim, in-neke hamidun mexhidun. Allahumme harik ala Muhamedin ve ala ali Muhamedin kema harekte ala ali Ibrahime in-neke hamidun mexhidun! : O Allah dërgo salavate (mirësi, nderime, mëshirë) mbi Muhamedin dhe mbi familjen dhe ndjekësit e Muhamedit, ashtu siç dërgove salavate mbi familjen dhe pasardhësit e Ibrahimit, sepse Ti je i Denji për të gjitha lavdërimet, më Madhështori në Lavdi! O Allah! Bekoje Muhamedin dhe familjen e ndjekësit e Muhamedit, ashtu siç i bekove familjen e pasardhësit e Ibrahimit, sepse Ti je i Denji për të gjitha lavdërimet, më Madhështori në Lavdi!” (4797)
›  1766.  Ebu Said Hudriu r.a. tregon: “Një herë ne i thamë (Pejgamberit a.s.): “O i Dërguari i Allahut! E dimë si ta bëjmë selamin, por si të të dërgojmë ty salavate (lutje që Allahu të të bekojë)?” Ai a.s. tha: “Thoni:
Allahumme sal-li ala Muhammedin abdike ve resulike, kema sal-lejte ala ali Ibrahime, ve barik ala Muhamedin ve ala ali Muhamedin kema barekte ala Ibrahime – O Allah! Dërgo salavate mbi Muhamedin, robin dhe të dërguarin Tënd, ashtu siç dërgove salavate mbi familjen e Ibrahimit; dhe bekoje Muhamedin dhe mbi familjen e ndjekësit e Muhamedit, ashtu siç e bekove Ibrahimin.” (4798)
›  1767.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Musai a.s. ishte njeri i turpshëm dhe kjo sjell kuptimin e ajetit: “O ju që keni besuar! Mos jini si ata që e fyen Musain, por Allahu e pastroi atë nga (shpifja) që i ngjitën dhe ai ishte i nderuar tek Allahu’.” (Kuran, 33:69). (4799)
›  1768.  Ibn Abbasi r.a. tregon: “Një herë, Pejgamberi a.s., (Kuran, 26:214) atë ditë ai u ngjit në kodrën Safa dhe thirri: “O Sabahahl” Të gjithë kurejshët dolën, u grumbulluan rreth tij dhe e pyetën: “Ç’ke?” Ai u tha: “Dëgjoni! Sikur t’ju lajmëroja se armiku do t’ju sulmojë në mëngjes ose në mbrëmje, a do të më besonit?” I thanë: “Sigurisht që po.” Ai a.s. tha: “Unë jam këshillues për ju përballë një ndëshkimi të rreptë.” Atëherë Ebu Lehebi tha: “U shofsh! A vetëjn për këtë shkak na mblodhe?” Kështu Allahu zbriti: “Iu thafshin duart Ebu Lehebit dhe i shuar qoftë ai!” (Kuran, 111:1) (4801)
›  1769.  Ibn Abbasi r.a. tregon: “Disa paganë mekas, të cilët kishin bërë shumë vrasje dhe jetë tepër të shthurur e me imoralitet, shkuan tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe i thanë: “O Muhamed! Gjithçka që ti thua dhe që i fton njerëzit drejt saj është e mirë. A mund të na tregosh nëse ka ndonjë shlyerje për veprat (e liga) që kemi bërë më parë.” Atëherë zbriti ajetet: ” (Robër të të Gjithëmëshirshmit janë) …edhe ata që nuk i luten tjetër zoti, pos Allahut, që nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse kur e do e drejta (islame) dhe që nuk bëjnë kurvëri…” (Kuran, 25:68); dhe: “Thuaj: “O robërit e Mi që i keni bërë keq vetes (me ligësi e gjynahe)! Mos i humbi shpresat nga Mëshira e Allahut! Në të vërtetë, Allahu i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i Madh, Mëshirëploti.” (Kuran, 39:53). (4810)
›  1770.  Abdullahi r.a. tregon: “Një rabin çifut shkoi tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe i tha: “O Muhamed! Kemi mësuar se Allahu do t’i vendosë të gjithë qiejt në një gisht, (shtatë) tokat në një gisht, pemët në një gisht, ujin e dheun në një gisht dhe çdo gjë tjetër në një gisht, pastaj do të thotë: ‘Unë jam Mbreti’.” Nga kjo fjalë Pejgamberi a.s. qeshi sa iu dukën dhëmbët e mesit dhe kjo si vërtetim për fjalën e rabinit. Pastaj i Dërguari i Allahut a.s. këndoi ajetin: “Dhe ata nuk i bënë vlerësim të drejtë Allahut siç duhet e siç i takon Atij!” (Kuran, 39:67). (4811)
›  1771.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: “(Ditën e Kiametit) Allahu do ta mbërthejë Tokën (në grushtin e Tij), do t’i mbështjellë qiejt me Dorën e Tij të Djathtë e do të thotë: ‘Unë jam, Mbreti. i janë mbretërit e tokës?'” (4812)
›  1772.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ndërmjet dy fryrjeve të Surit do të jenë dyzet.” Njerëzit e pyetën: “O Ebu Hurejra, dyzet ditë?” Unë nuk pranova të përgjigjem. Ata thanë: “Dyzet vjet?” Unë nuk pranova të përgjigjem. Ata thanë: “Dyzet muaj?” Unë nuk pranova të përgjigjem, por shtova: “Çdo gjë e trupit të njeriut do të zhduket përveç kockës së unazës së fundit të kërbishtes dhe prej kësaj kocke Allahu do të ribëjë trupin siç ka qenë!” (4814)
›  1773.  Ibn Abbasi r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. kishte lidhje gjaku me çdo degë të fisit Kurejsh. Për këtë arsye ai a.s. u pati thënë: “Nuk dua gjë tjetër prej jush, veçse të silleni mirë me mua për afërsinë që kam me ju”.” (4818)
›  1774.  Hadithi i Ibn Mesudit r.a. nr. 1753/4774 në suren Er-Rum vazhdon: “Pastaj ata iu kthyen idhujtarisë së tyre dhe Allahu i frikësoi kështu: ‘Ditën kur Ne do t’ju kapim me shtrëngimin më të madh, padyshim që do të kërkojmë hakmarrje të plotë.1, (Kuran, 44:16). Kjo qe dita e luftës së Bedrit. Po kështu edhe fjala ‘Lizama – Kështu që ai (dënimi) do të jetë për ju i pashmangshëm/ (Kuran, 25:77) i referohet ditës së Bedrit.”
›  1775.  Dhe këtu shtohet në vazhdim: “Ata thanë: ‘Zoti ynë! Largoje nga ne ndëshkimin, vërtet që do të bëhemi besimtarë!’ Pas kësaj iu shpall Pejgamberit a.s.: ‘Në qoftë se Ne e* largojmë ndëshkimin prej tyre, ata do të kthehen përsëri në besimin e tyre të parë/ Kështu Pejgamberi a.s. iu lut Zotit të vet dhe Ai e largoi dënimin prej tyre, por më pas ata u kthyen përsëri tek idhujt e tyre. Si përfundim Allahu i ndëshkoi ata duke u hakmarrë Ditën e Bedrit/7 (4822)
›  1776.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë:
“Allahu i Madhëruar thotë: ‘Biri i Ademit më fyen Mua pasi ai mallkon kohën. Por “koha” jam Unë: në Dorën Time është gjithçka dhe Unë sjell ndërrimin e ditës me natën!,,/ (4826)
›  1777.  Aishja r.a.. bashkëshorte e Pejgamberit a.s. tregon: “Nuk e kam parë asnjëherë të Dërguarin e Allahut a.s. të qeshë duke hapur gojën sa t’i dukej gjuhëza në fund të gojës: ai gjithnjë vetëm buzëqeshte …” Pjesa tjetër e këtr[hadithi është përmendur në nr. 1355/3206. (4828, 4829)
›  1778.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Allahu i bëri krijesat dhe pas përfundimit të krijimit, lidhja e fisnore u ngrit dhe u kap pas Mëshiruesit. Ai i tha: ‘Ç’është?’ Ajo tha: ‘Në këtë pozitë kërkoj të më ruash nga ndërprerja (e lidhjeve fisnore)/ Atëherë Allahu tha: ‘A do të pranoje e të kënaqeshe, nëse Unë’e mbaj mirë atë që të mban ty dhe ia ndërpres mbështetjen Time atij që ndërpret ty?7 Ajo tha: ‘Po, o Zoti im!/ Pastaj Allahu tha: ‘Kjo pra është për ty’.” Pastaj Ebu Hurejra shtoi: Nëse doni mund të lexoni: “A do të bënit ju pabesi e të këqija në tokë dhe të cënonit lidhjet fisnore, po t’ju jepej sundimi?” (Kuran, 47:22). (4830)
›  1779.  I njëjti hadith përcillet si më lart, por fjalët: “Nëse doni, mund të lexoni”-, i thotë Pejgamberi a.s. dhe jo Ebu Hurejra r.a. (4831)
›  1780.  Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Njerëzit do të hidhen në Zjarr, ndërsa ai do të thotë: ‘A ka më (për të ardhur)?’ (Kuran, 50:30) derisa Allahu do të vërë Këmbën e Tij mbi të e atëherë Xhehenemi do të thotë: ‘Mjaft! Mjaft’!” (4848)
›  1781.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Xheneti dhe Zjarri bënë fjalë. Zjarri tha: ‘Më është dhënë privilegji që unë të pres arrogantët dhe tiranët.” Xheneti tha: ‘Ç’është me mua? Pse vetëm të dobëtit dhe të përulurit hyjnë tek unë?’ Atëherë Allahu, i Lartësuari me Madhështi, më i Larti, i tha Xhenetit: ‘Ti je Mëshira Ime dhe Unë mëshiroj me ty kë të dua nga robërit e mi/ Pastaj Allahu i tha Zjarrit: ‘Ti je mjeti Im i ndëshkimit dhe Unë ndëshkoj me ty kë të dua nga robërit e mi, por secili prej jush do të ketë pjesën e vet për t’u mbushur/ Sa për Zjarrin, ai nuk do të mbushet plotësisht, derisa Allahu të vendosë Këmbën e Tij mbi të dhe ai të thotë: ‘Mjaft! Mjaft! Mjaft!’ Atëherë ai do të jetë i mbushur dhe anët e tij do të ngjeshen e do të afrohen pranë njëra-tjetrës. Allahu, i Lartësuari, Madhështori, nuk i bën padrejtësi askujt nga krijesat e Veta. Dhe sa për Xhenetin, Allahu, Gjithëkrijuesi, Mëshirëploti do të bëjë krijesa të reja (hyritë dhe shërbëtorët e Xhenetit) për ta mbushur atë.” (4850)
›  1782.  Xhubejr Ibn Mutëim r.a. tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të këndonte suren Et-Tur (Nr.52) në namazin e akshamit. Kur arriti te këto ajete: “A mos vallë, ata janë krijuar nga hiçi apo mos janë ata krijues të vetvetes?! A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Nuk është kështu, por ata nuk janë aspak të bindur. A mos zotërojnë thesaret e Zotit tënd?! Apo mos janë ata sunduesit (e gjithçkaje)? (Kuran, 52:35-37), ai tha: “Sa nuk më doli zemra nga vendi”.” (4854)
›  1783.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kushdo që betohet dhe pa dashje përmend Latën dhe Uzzën (idhuj të arabëve paganë para Islamit), duhet të thotë: “Laa ilahe il-lAllah” – Nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut; dhe kushdo që i thotë shokut të tij: ‘Eja të luajmë bixhoz’, duhet të japë sadaka (për shlyerje të gjynahit).” (4860)
›  1784.  Aishja r.a. tregon se ky ajet i ka zbritur Muhamedit a.s. në Mekë, ndërsa unë atëherë kam qenë fëmijë lozonjare:
“Por, për më tepër, Ora (Dita e Kiametit) është afati i tyre (për shpërblimin e tyre të plotë) dhe Ora do të jetë më e tmerrshme dhe më e hidhur!” (Kuran, 54:46). (4876)
›  1785.  Tregon Abdullah Ibn Kais r.a. se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë (në lidhje me këto Kopshte):
‘”Dy Kopshte argjendi, enët e tyre dhe gjithë ç’gjendet në to dhe dy Kopshte floriri, enët e tyre dhe gjithë ç’gjendet në to. Dhe asgjë tjetër nuk do t’i pengojë banorët e Xhenetit të Adnit që të shohin Zotin e tyre, përveç perdes së Madhështisë mbi Fytyrën e Tij!” (4878)
›  1786.  Abdullah Ibn Kajsi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka dëftuar: “Në Xhenet është një tendë e ndërtuar nga një perlë e vetme si zgavër gjashtëdhjetë milje e gjerë. Në çdo kënd të saj ka gra të cilat nuk do t’i shohin të tjerat në këndet e tjera. Besimtarët do t’i vizitojnë dhe do të kënaqen me to.” (Pjesa tjetër e hadithit përmendet në hadithet me nr. 1785, 1374 dhe 1375) (4879, 4880)
›  1787.  Aliu r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. me Zubejrin dhe Mikdadin dhe na tha: “Ecni derisa të arrini kopshtin Hah dhe aty do të gjeni Dhaineten. Ajo ka me vete një shkresë, kështu që ia merrni atë asaj.” Kështu u nisëm duke i nxituar fort kuajt tanë si në garë derisa arritëm kopshtin dhe ja! Aty gjejmë Dhainën dhe i thamë: “Nxirre shkresën!” Ajo tha: “Unë s’kam me vete ndonjë shkresë.” I thamë: “Ose do ta nxjerrësh shkresën, ose do të t’i heqim rrobat!” Kështu, ajo e nxori letrën nga gërshetat e saj dhe ne ia çuam Pejgamberit a.s.. Kur ja! Në të lexojmë se ajo shkresë ishte nga Hatib Ibn .Ebi Beltea dhe u drejtohej disa paganëve nga Meka, të cilëve u tregonte për disa plane të Pejgamberit a.s.. Atëherë Pejgamberi a.s. i tha: “Ç’është kjo, o Hatib?” Ai tha: “Mos u nxito kundër meje, o i Dërguari i Allahut! Unë jetoja me kurejshët, por nuk isha fis me ta. Shumë nga muhaxhirët që janë me ty kanë të afërm të cilët ua mbrojnë familjet dhe pasurinë në Mekë. Kështu që lidhjen e munguar fisnore desha* ta zëvendësoj duke u dhënë atyre një ndihmë, që të mund ta shfrytëzoja për të më ruajtur të afërmit e mi atje. Unë nuk e bëra këtë si akt mohimi apo braktisjeje të fesë sime.// Pas kësaj, Pejgamberi a.s. tha: ” Ai ju ka thënë të vërtetën!// Ndërsa Umeri r.a. tha: “Më lër, o i Dërguari i Allahut, t’ia pres kokën!”-, por i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Ai ka marrë pjesë në Luftë e Bedrit dhe, ku ta dish?! Mbase Allahu i Madhëruar i ka parë mirë njerëzit e Bedrit dhe ka thënë: ‘Bëni ç’të doni, sepse Unë jua kam falur të gjitha gjynahef.” Përcjellësi tjetër i hadithit thotë se për këtë zbriti ajeti Kuranor: “O ju që keni besuar! Mos i bëni armiqtë e Mi dhe armiqtë tuaj (mosbesimtarët, politeistët) miq e shokë.” (Kuran, 60:1). (4890)
›  1788.  Umm Atija r.a. tregon: “Ne i dhamë besën të Dërguarit të Allahut a.s., ndërsa ai na këndoi ajetin Fisnik: “… Se ato nuk do të bashkojnë gjë në adhurim me Allahun…” (Kuran, 60:12). Ai a.s. gjithashtu na ndaloi të vajtojmë të vdekurit. Kur Pejgamberi a.s. tha këtë, një grua e tërhoqi dorën nga dhënia e besës dhe tha: “Po filania ka vajtuar për një nga të afërmit e mi dhe unë duhet t’ia kthej atë për të afërmit e saj.” Pejgamberi a.s. nuk i tha asaj asgjë. Kështu, ajo shkoi (tek ajo filane) dhe pastaj u kthye tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe ai e pranoi besën e saj. (4892)
›  1789.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “Ishim ulur me Pejgamberin a.s., kur atij i zbriti surja “El-Xhumu’a”. Pasi ai a.s. këndoi ajetin: “Ai do ta dërgojë atë (Muhamedin a.s.) edhe tek të tjerë (muslimanë) nga ata që ende nuk u janë bashkuar …” (Kuran, 62:3), unë e pyeta: “Kush janë ata, o i Dërguari i Allahut?” Ai a.s. nuk m’u përgjigj derisa e pyeta tri herë. Atë kohë Selman Farisiu ishte tek ne. Kështu, i Dërguari i Allahut a.s. i vuri dorën Selmanit dhe tha: “Sikur imani ishte në plejada (yjet më të largët), edhe atje do ta kishin (ose: do ta kishte) marrë atë burra (ose: një burrë) nga këta njerëz (nga kombi i Selmanit).” (4897)
›  1790.  Zejd Ibn Arkami r.a. tregon: Isha në një luftë, kur dëgjova Abdullah Ibn Ubej Ibn Selulit të thotë: “Mos u jepni gjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut a.s., me qëllim që ata të largohen prej tij. Në qoftë se do të kthehemi (në Medine), padyshim që më i nderuari i saj do ta dëbojë më të ulëtin.” Këtë fjalë unë ia tregova xhaxhait tim (ose Umerit) i cili nga ana e tij ia përcolli atë Pejgamberit a.s.. Kështu, ai (a.s.) më thirri mua dhe unë ia tregova të gjithë ndodhinë. Pastaj i Dërguari i Allahut a.s. çoi dikë për të thirrur Abdullah Ibn Ubejin dhe shokët e tij. Ata u betuan se nuk i kishin thënë ato fjalë. Për pasojë i Dërguari i Allahut a.s. nuk i besoi fjalët e mia por të Ibn Selulit. Atëherë mua më kapi një pikëllim i atillë sa s’më kishte kapur kurrë më parë. Kësisoj, qëndrova në shtëpi. Xhaxhai im më tha: “Me këtë ti deshe vetëm që i Dërguari i Allahut a.s. të ta mohonte fjalën dhe të të urrente.” Për këtë Allahu i Madhëruar zbriti suren që fillon me: “Kur vijnë munafikët tek ti …” (Surja “El-Munafikun” nr. 63). Pastaj Pejgamberi a.s. çoi dikë për të më thirrur dhe, pasi ma këndoi ajetin, më tha: “Zejd, Allahu ta vërtetoi fjalën tënde.” (4900)
›  1791.  Në një transmetim tjetër Zejdi shton se, pasi zbriti kjo sure, Pejgamberi a.s. i ftoi ata (hipokritët) që të luste Allahun për t’i falur, por ata kthyen kokën (me reuzim) në anën tjetër. (4903)
›  1792.  Zejd Ibn Arkami r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: “O Allah! Fali ensarët dhe fëmijët e ensarëve.” Përcjellësi i dytë i hadithit dyshon se Pejgamberi a.s. tha edhe: “dhe fëmijët e fëmijëve të ensarëve.” (4906)
›  1793.  Aishja r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. hante mjaltë te Zejneb bint Xhahshi dhe rrinte tek ajo. Kështu, unë dhe Hafsaja u morëm vesh dhe fshehurazi vendosëm që, tek cilado që të vinte Pejgamberi a.s., do txi thoshim: “Duket sikur ke ngrënë megafir (gomë ose rrëshirë a insekt me erë shumë të keqe). E ndjej prej teje erën e tij.” Kështu bëmë, ndërsa ai na tregoi: “Jo, por kam pirë mjaltë te Zejnebi dhe nuk do të pi më kurrë. Jam betuar për këtë. Ti mos i trego askujt për këtë.” (4912)
›  1794.  Haritha Ibn Vehbi r.a. tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “A të të tregoj për banorët e Xhenetit? Ata janë njerëzit e dobët e të harruar që të tjerët i shohin me përçmim, por që, kur i përbetohen Allahut, Ai ua përmbush lutjen. A të të tregoj për banorët e Zjarrit? Ata janë njerëzit e pashpirt, arrogantë, kryeneçë.” (4918)
›  1795.  Ebu Saidi r.a. tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Allahu do të zbulojë Këmbën e Tij dhe pastaj të gjithë besimtarët do të bien me fytyrë përtokë në sexhde para Tij, por do të mbeten pa rënë ata që bënin sexhde në dynja për t’u dukur dhe për të fituar emër. Një njeri i tillë do të mundohet të bjerë në sexhde (Ditën e Gjykimit), por kurrizi i tij do të bëhet si një kockë e vetme (kështu që nuk do të mund të përkulet për të rënë në sexhde)!” (4919)
›  1796.  Sehl Ibn Saadi r.a. tregon: “E kam parë të Dërguarin e Allahut a.s. duke bërë shenjë me gishtin tregues dhe me gishtin e mesit dhe duke thënë: “Ardhja ime si Pejgamber dhe Dita e Kiametit janë si këto dy gishta (pra kaq afër është Kiameti)” (4936)
›  1797.  Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Çdokush që këndon Kuranin duke e ditur atë përmendësh do të jetë me melekët e nderuar dhe shkruesit e bindur në qiell. Dhe kushdo që e këndon Kuranin me vështirësi dhe që e mundon veten shumë për ta mësuar atë përmendësh do të ketë shpërblim të dyfishtë.” (4937)
›  1798.  Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ditën kur njerëzimi do të qëndrojë para Zotit të gjithësisë, disa prej tyre do të jenë të zhytur në djersë deri në gjysmë të veshëve.” (4938)
›  1799.  Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Çdokush që do të merret në llogari (që do t’i diskutohet çështja Ditën e Llogarisë) do të shkatërrohet (dhe do të hyjë në Zjarr).” Pjesa tjetër e hadithit është përmendur në hadithin nr. 88/103. (4939)
›  1800.  Në lidhje me këtë ajet Ibn Abbasi r.a. thotë: “Fraza: “nga një fazë në një tjetër” do të thotë: “nga një gjendje në një gjendje tjetër”. Kjo në lidhje me Pejgamberin tuaj a.s.”. (4940)
›  1801.  Abdullah Ibn Zemëa r.a. tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të mbante një hytbe. Aty ai (a.s.) përmendi devenë (e Salihut) dhe atë që e vrau devenë. I Dërguari i Allahut a.s. këndoi ajetin: “Kur ja, më i poshtri nga ata doli (të vrasë devenë)!” (Kuran, 91:12), pastaj tha: “Ai që doli për ta vrarë atë ishte një njeri i paepur, i egër, i pathyeshëm, që gëzonte mbrojtjen e popullit të tij, si Ebu Zemëa, (xhaxhai i Zubejr Ibn Avvamit).” Pastaj Pejgamberi a.s. foli për gratë dhe tha: “Nuk është punë me mend e ndokujt prej jush që ta rrahë gruan e tij si të ishte një skllave, pasi mundet që po atë natë ai të flejë me të.” Pas kësaj ai i këshilloi që të mos qeshin kur dikujt i shpëtojnë gazra dhe tha: “Pse duhet të qeshë dikush nga një gjë që e bën edhe ai vetë?!” Në një citim tjetër përmendet: “Si Ebu Zemëa, xhaxhai i Zubejr Ibn Avvamit”. (4942)
›  1802.  Ibn Abbasi r.a. tregon se Ebu Xhehli kishte thënë: “Nëse e shoh Muhamedin të falet në Qabe, do ta shkel në qafë.” Kur kjo fjalë i mbërriti Pejgamberit a.s. tha: “Në qoftë se vepron ashtu, do ta marrin me forcë melekët.” (4958)
›  1803.  Enesi r.a. tregon: “Pasi Pejgam- beri a.s. u ngjit në qiej (nga Allahu i Madhëruar me anë të Xhibrilit a.s.), ai tregoi: “Kalova pranë një lumi në Xhenet, brigjet e të cilit ishin prej tendash me perla në formë zgavre. E pyeta Xhibrilin: ‘Ç’është ky lumë?’ Ai m’u përgjigj: ‘Ky është Keuthen/’ (4964)
›  1804.  Ebu Ubejde tregon se e ka pyetur Aishen r.a. në lidhje me ajetin: “Vërtet që Ne të kemi dhuruar ty (Muhamed a.s.) Keutherin” (Kuran, 108:1). Ajo është përgjigjur: “Keutheri është lumë në Xhenet që i është dhuruar Pejgamberit tuaj a.s.. Brigjet e tij janë tenda perlash në formë zgavre dhe enët e tij janë të panumërta sa edhe yjet.” (4965)
›  1805.  Ubej Ibn Kab r.a. tregon: “E kam pyetur të Dërguarin e Allahut a.s. për Muavvidhetejn (Suret: Kul eudhu birabbil-felek /111 dhe Kul eudhu birabbin- nas /114)
Ai a.s. tha se këto dy sure i janë kënduar atij (i janë zbritur) dhe ai vetë i ka kënduar. Edhe ne themi siç ka thënë i Dërguari i Allahut a.s. (se këto dy sure janë pjesë e Kuranit Fisnik).” (4976)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *