Shtëpia / Hadithe te Buhariut / 55 – XHIHADI

55 – XHIHADI

›  1204.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “Një burrë shkoi tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe i tha: “Më udhëzo për një vepër që të jetë me vlerën e xhiliadit (në shpërblim).” Ai a.s. i tha: “Unë nuk mund të të gjej vepër tjetër të tillë”,- pastaj shtoi: “A mundesh ti, ndërkohë që luftëtari musliman ka shkuar për xhihad, të hysh në xhaminë tënde, të falesh pandërprerë dhe të agjërosh pandërprerë pa e prishur atë?” Ai i tha: “E kush mundet të bëjë një gjë të tillë?!”234 (2885)
›  1205.  Ebu Said Hudriu r.a. tregon: “Dikush pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Kush është më i miri i njerëzve?” I Dërguari i Allahut a.s. u përgjigj: “Besimtari që lufton për Çështjen e Allahut me jetën dhe me pasurinë e tij.” Ata e pyetën: “Cili vjen pastaj?” Ai u përgjigj: “Besimtari që rri në një luginë të vetmuar, duke adhuruar Allahun dhe duke i lënë njerëzit të qetë nga të këqijat e tij.” (2786)
›  1206.  Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: “Shembulli i luftëtarit për Çështjen e Allahut – dhe Allahu e di më mirë se kush lufton për Çështjen e Tij – është si shembulli i atij që agjëron dhe falet paprerë. Allahu garanton se do ta fusë atë në xhenet, në qoftë se ai vritet, ose do ta kthejë atë shëndoshë e mirë me shpërblime të mëdha dhe/ose me plaçkë lufte.” (2787)
›  1207.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kushdo që beson në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, i kryen rregullisht faljet e përcaktuara ditore dhe agjëron muajin e Ramazanit, atëherë do të jetë një premtim i drejtë nga Allahu për ta pranuar atë në Xhenet, pavarësisht nëse lufton për Çështjen e Allahut, apo rri në vendin ku ka lindur.,/ Njerëzit i thanë: “O i Dërguar i Allahut! A t’ua bëjmë të njohur njerëzve këtë lajm të mirë?” Ai tha: “Xheneti ka njëqind shkallë, të cilat Allahu i ka përgatitur vetëm ata që luftojnë për Çështjen e Tij. Largësia nga njëra shkallë në tjetrën është sa hapësira mes qiellit dhe tokës. Kështu, kur të kërkoni prej Allahut (ndonjë gjë), kërkoni Firdensin, i cili është pjesa e më e mirë dhe më e lartë e Xhenetit.”
Treguesi i dytë i hadithit shton: “Më duket se Pejgamberi a.s. tha edhe se: “Përmbi të (Firdeusin) është Arshi i të Gjithëmëshirshmit (Allahut) dhe prej andej vërshojnë lumenjtë e Xhenetit.” (2790)
›  1208.  Enes Ibn Malik r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Një përpjekje e vetme (në luftë) për Çështjen e Allahut paradite ose pasdite qoftë, është më e mirë dhe më e vlefshme se kjo botë dhe gjithçka që ndodhet në të.” (2792)
›  1209.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Një vend i vogël në Xhenet sa harku i krahut tuaj, është më i mirë dhe më i vlefshëm sesa gjithë ajo (botë) ku lind dhe perëndon dielli,/. Pastaj shtoi: “Një përpjekje e vetme (në luftë) për Çështjen e Allahut, paradite ose pasdite, është më e mirë dhe më me vlerë sesa gjithë ajo (botë) ku lind dhe perëndon dielli.” (2793)
›  1210.  Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Në qoftë se një hyri, nga banorët e Xhenetit, do t’i shfaqej banorëve të tokës, ajo do ta ndriçonte gjithë hapësirën mes qiellit dhe tokës me dritë edhe do ta mbushte atë me erë të mirë, ndërsa shamia në kokën e saj është më e mirë dhe më me vlerë se dynjaja dhe gjithë ç’ka në të.” (2796)
›  1211.  Enesi r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. dërgoi shtatëdhjetë burra nga fisi Beni Sulejm te fisi Beni Aamir. Kur ata mbërritën atje, daja im u tha: “Unë po shkoj përpara jush dhe, në qoftë se ata më lejojnë mua të njoftoj mesazhin e të Dërguarit të Allahut a.s. (kjo do të jetë shumë mirë), përndryshe të më qëndroni pranë.” Kështu, ai shkoi përpara tyre dhe paganët (e fisit Aamir) i dhanë atij besë e siguri. Por, kur po u shtjellonte mesazhin e Pejgamberit a.s., ata i bënë me shenjë njërit prej njerëzve të vet, i cili e plagosi atë për vdekje me shigjetë. Daja im (i plagosur) thirri: “Allahii Ekber (Allahu është më i Madhi)! Fitova, për Zotin e Qabesë!” Pas kësaj fisi Aamir sulmoi edhe shokët e tjerë (të dërgatës së Pejgamberit a.s.) dhe i vrau të gjithë, përveç një burri të çalë i cili u ngjit në mal. (Përcjellësi i dytë i hadithit mendon se shpëtoi edhe një tjetër). Atëherë Xhibrili a.s. e njoftoi Pejgamberin a.s. se ata (dëshmorët) u takuan me Zotin e tyre, se Ai u kënaq me ta e i bëri edhe ata të kënaqur dhe se asokohe ata këndonin (këtë ajet):
“Njoftoni njerëzit tanë se ne kemi takuar Zotin tonë, Ai qe i kënaqur me ne dhe na bëri edhe ne të kënaqur”. Pastaj ky ajet u shfuqizua (dhe u hoq nga Kurani). Nga kjo ndodhi Pejgamberi a.s. iu lut Allahut dyzetë ditë (në namazin e agimit) për të mallkuar vrasësit nga fiset Riël, Dhehvan, Beni Sihjan dhe Beni Usajja, të cilët nuk iu bindën Allahut të Lartësuar dhe të Dërguarit të Tij a.s.”. (2801)
›  1212.  Xhundeb Ibn Sufjan r.a. tregon se, në një nga betejat e shenjta, të Dërguarit të Allahut iu plagos një gisht dhe i kulloi gjak. Ai a.s. tha: “Je veçse një gisht që kullon gjak dhe ajo (plagë) që more është për Çështjen e Allahut.” (2802)
›  1213.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Për Atë, në duart e të Cilit është shpirti im! Kush plagoset në Çështjen e Allahut – dhe Allahu e di më mirë se kush plagoset për Çështjen e Tij – do të vijë Ditën e Kiametit me plagët ngjyrë gjaku dhe me erën e miskut.” (2803)
›  1214.  Enesi r.a. tregon: “Xhaxhai im Enes Ibn Nadr nuk mori pjesë në Luftën e Bedrit. Ai tha: “O i Dërguari i Allahut (a.s.)! Unë kam munguar në betejën e parë që ju luftuat kundër paganëve. Nëse Allahu më sjell një rast që t’i luftoj paganët, padyshim që Allahu do të më shohë si (me sa trimëri) do të luftoj.” Ditën e Uhudit, kur muslimanët kthyen shpinën dhe ia mbathën, ai tha: “O Allah! Të kërkoj të falur Ty për atë që kanë bërë këta (d.m.th. shokët e tij) dhe distancohem nga ajo që kanë bërë ata (d.m.th. paganët).” Pastaj ai eci përpara dhe takoi Saad Ibn Muadhin, të cilit i tha: “O Saad Ibn Muadh! Për Zotin e Nadrit! Xheneti! Po e ndjej aromën e tij të vijë që nga pas Uhudit!” Më vonë ‘Saadi tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë nuk mund të arrij të bëj çfarë bëri ai. I gjetëm në trup mëse tetëdhjetë plagë nga shpatat e nga shigjetat. E gjetëm të vrarë dhe trupi i tij ishte gjymtuar e sakatosur aq keq, saqë askush s’e njohu veç motrës së tij, e cila mundi ta njohë nga gishtat.” Menduam se ky ajet ishte shpallur për të dhe për të tjerë si ai: “Nga besimtarët ka burra të atillë që e mbajtën me të vërtetë besën me Allahun (dolën në luftë për Çështjen e Allahut dhe nuk ia kthyen shpinën armikut të pafe). Disa prej tyre disa e plotësuan detyrimin (ranë dëshmorë) dhe disa po presin akoma, pa e ndryshuar aspak vendosmërinë (në besën e dhënë Allahut).” (Kuran, 33: 23)
Më përpara, motra e tij, Rubejia, i kishte thyer dhëmbin një gruaje dhe i Dërguari i Allahut a.s. kishte urdhëruar një ndëshkim të njëjtë (për Rubeijan si shpagim). Atëherë Enes Ibn Nadri kishte thënë: “O i Dërguari i Allahut! Betohem për Atë që të ka dërguar ty me të vërtetën! Dhëmbi i motrës sime nuk do të thyhet.” Pastaj pala që kërkonte shpagim nga motra e Enesit pranoi shpërblim monetar dhe hoqi dorë nga kërkesa për ndëshkim të njëjtë. Ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Ka disa njerëz nga robërit e Allahut, të cilëve Ai ua plotëson betim, kur ata i përbetohen Atij.” (2805)
›  1215.  Zejd Ibn Thabit r.a. tregon: “Kur Kurani u mblodh (në një vëllim të vetëm) nga shumë shkrime, një nga ajetet e sures Ahzab (nr.33) mungonte. Unë e kisha dëgjuar atë ajet ta këndonte i Dërguari i Allahut a.s. dhe nuk munda ta gjej, përveçse te Huzeime Ibn Thabit ensariu. Ky ishte një burrë, dëshminë e të cilit i Dërguari i Allahut a.s. e kishte vlerësuar të barabartë me dëshminë e dy burrave. Ajeti ishte: “Nga besimtarët ka burra që e mbajtën me të vërtetë besën me Allahun ….” (Kuran, 33: 23) (2807)
›  1216.  Berau r.a. tregon: “Një burrë i mbuluar me përkrenare hekuri shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! A të luftoj apo të hyj në Islam më parë?” Pejgamberi a.s. i tha: “Më parë prano Islamin, pastaj lufto!” Kështu, ai pranoi Islamin, shkoi në luftë dhe ra dëshmor. I Dërguari i Allahut a.s. tha: “Punoi pak dhe u shpërblye shumë.” (2808)
›  1217.  Enesi r.a. tregon se Umm Rubeji r.a., nëna e Haritha Ibn Surakas r.a., erdhi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: “O Pejgamberi i Allahut, a do të më tregosh për Harithën?” Ai ishte nga ata që u vranë (dëshmorë) Ditën e Bedrit, i goditur nga një shigjetë e panjohur. Ajo shtoi: “Në qoftë se ai është në Xhenet, do të jem e qetë, e po të jetë ndryshe do të qaj hidhur për të.” Ai a.s. i tha: “O nëna e Harithit! Në Xhenet ka kopshte të begata dhe biri yt mori Firdensiji (kopshtin) më të lartë.” (2809)
›  1218.  Ebu Musa r.a. tregon: “Një burrë shkoi te Pejgamberi a.s. dhe e pyeti: “Midis dikujt që lufton për plaçkë lufte, dikujt që lufton për famë dhe dikujt që lufton për t’u dukur, cili lufton për Çështjen e Allahut?,/ Pejgamberi a.s. i tha: “Ai i cili lufton që fjala e Allahut (Feja e Allahut, Islami, Besimi i pastër Islam në një Zot të Vetëm) te jetë mbi gjithçka. Ky, pra, është ai që lufton vërtet për Çështjen e Allahut.” (2810)
›  1219.  Aishja r.a. tregon: “Kur i Dërguari i Allahut a.s. u kthye nga beteja ditën e luftës së Hendekut, ai i hoqi armët dhe u la. Pastaj i erdhi Xhibrili a.s. me kokën të mbushur me pluhur dhe i tha: “I ke hequr armët?! Për Allah! Unë akoma nuk i kam hequr armët e mia!” I Dërguari i Allahut a.s. e pyeti: “Po ku (do të shkojmë tani)?” Xhibrili a.s. i tha: “Ja, atje”,- duke i bërë me shenjë për te Beni Kurejdha. Kështu i Dërguari i Allahut a.s. u nis në drejtim të tyre.” (2813)
›  1220.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë:
“Dy burra Allahu i pret duke qeshur: njëri vret tjetrin dhe që të dy hyjnë në Xhenet. I pari lufton për Çështjen e Allahut dhe vritet, pastaj Allahu e pranon pendimin (pranimin e Islamit nga ana) e vrasësit, i cili më pas bie dëshmor në Rrugën e Allahut.” (2826)
›  1221.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “Shkova tek i Dërguari i Allahut a.s., kur ai ishte në Hajber pas marrjes së qytetit nga muslimanët, dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, më jep edhe mua pjesë (nga tokat e Hajberit).” Një nga bijtë e Seid Ibn Aas tha: “O i Dërguari i Allahut! Mos i jep atij hise.” Thashë: “Ky është vrasësi i Ibn Kaukalit.” Djali i Seidit tha: “Çudi me këtë lepurin që na ka zbritur nga (bjeshkët) e malit Kadum më fajëson mua për vrasjen e një muslimani, të cilin Allahu e lartësoi me duart e mia, ndërkohë që mua nuk më poshtëroi me duart e tij.” (Përcjellësi i dytë i hadithit shton: “Nuk e di nëse Pejgamberi a.s. i dha atij hise apo jo”) (2827)
›  1222.  Enesi r.a. tregon: “Në kohën e Pejgamberit a.s. Ebu Tallia nuk mbante agjërim (të lirë, nafile) për shkak të xhihadit por, pasi vdiq Pejgamberi a.s., nuk e pashë më kurrë ta prishë agjërimin, përveçse në ditët e Bajramit të Fitrit dhe të Kurbanit (Bajramit të Madh dhe të Vogël)(2828)
›  1223.  Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “(Vdekja nga) murtaja është rënie dëshmor për çdo musliman.” (2830)
›  1224.  Zejd Ibn Thabiti r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. po më diktonte ajetin: “Nuk janë të barabartë … për
Çështjen e Allahut” (Kuran, 4: 95). Në këtë kohë aty erdhi Ibn Umm Maktum, i cili ishte i verbër, dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, po të kisha fuqi, sigurisht që do të merrja pjesë në xhihad.” Atëherë Allahu i Lartësuar i zbriti shpallje të Dërguarit të Tij a.s., ndërkohë që këmba e tij qe mbi këmbën time dhe më rëndoi aq shumë, sa pata frikë se e imja do të o më thyhej. Më pas atij i kaloi ajo gjendje dhe Allahu i Gjithëfuqishëm shpalli: “Përveç atyre që janë të paaftë (për shkak të plagëve, verbërisë, gjymtimeve etj.)” (Kuran, 4: 95). (2832)
›  1225.  Enesi r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. shkoi te Hendeku dhe pa muhaxhirët dhe ensarët të gërmonin në një mëngjes shumë të ftohtë, pasi ata nuk kishin skllevër që ta bënin këtë punë për ta. Kur pa lodhjen dhe urinë e tyre tha:
“O Allah, jeta e vërtetë është në Ahiret, Prandaj fali ensarët dhe mnhaxhirëtl” Ndërsa në përgjigje ata thanë: “Ne jemi ata që Muhamedit (a.s.) i kemi dhënë besën,
Se do ta vazhdojmë xhihadin sa të kemi jetesën!” (2834)
›  1226.  Enesi r.a. tregon: “Muhaxhirët dhe ensarët filluan të hapin Hendekun (rreth Medines duke e mbajtur dheun në krahë dhe) duke thënë:
“Ne jemi ata që Muhamedit (a.s.) i kemi dhënë besën,
Se do të mbajmë Islamin sa të kemi jetesën” dhe Pejgamberi a.s. u përgjigjej: “O Allah, nuk ka mirësi tjetër, veçse në Alnret,
Prandaj bekoji ensarët dhe muhaxhirët!” (2835)
›  1227.  Berau r.a. tregon: “E kam parë Pejgamberin a.s. ditëve të (luftës kundër) Lidhjes së Madhe të mbante dhë në krahë, ndërsa bardhësinë e barkut ia kishte mbuluar pluhuri dhe thoshte:
“Po të mos islie Ti (o Allah,) nuk do të ishim udhëzuar, nuk do të ishim falur e nuk do të kishim dhuruar.
Prandaj zbrite qetësinë mbi ne e na iforco këmbët në përballje!
Në të vërtetë, ata njerëz na janë ngritur kundër.
Ndonëse duan të na sprovojnë, ne s’jemi lëkundur.” (2837)
›  1228.  Enesi r.a. tregon se gjatë një fushate të shenjtë, Pejgamberi a.s. tha: “Vërtet, disa njerëz mbetën pas nesh në Medine, por në çdo mal që kemi kapërcyer dhe në çdo luginë që kemi kaluar, ata kanë qenë me ne (kanë marrë të njëjtin shpërblim, sepse) ata i kanë penguar arsye të ligjshme.,/ (2839)
›  1229.  Ebu Saidi r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Kush agjëron një ditë për Hir të Allahut, Allahu do t’ia mbajë atij fytyrën larg nga Zjarri sa shtatëdhjetë vjet udhëtim.” (2840)
›  1230.  Zejd Ibn Halid r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë:
“Kush përgatit një luftëtar që shkon të luftojë në Çështjen e Allahut, (e ka shpërblimin sa një luftëtar që) ka luftuar. Po kështu, edhe ai që kujdeset siç duhet për njerëzit e një luftëtari për Çështjen e Allahut, (e ka shpërblimin si luftëtari që) ka luftuar/7 (2843)
›  1231.  Enesi r.a. tregon: ‘Tejgamberi a.s. nuk hynte në ndonjë shtëpi në Medine, përveç shtëpisë së Umm Sulejmit dhe shtëpive të grave të veta. Kur e pyetën për këtë, ai a.s. tha: “Unë ndjej keqardhje për të dhe e mëshiroj, (pasi) vëllai i saj u vra duke qenë me mua.” (2844)
›  1232.  Enesi r.a. tregon se ditën e (luftës së) Jemames, ai shkoi te Thabit Ibn Kajsi. Ai kishte përveshur rrobat nga këmbët dhe po lyhej me liannt. E pyeta: “O xhaxhai im! Ç’po të pengon (nga lufta)?”
Ai tha: “O nipi im! Tani po vij”,- dhe vazhdoi të lyhej me të. Pastaj erdhi dhe u vendos (në rradhë).
Më tej Enesi përmend në rrëfimin e tij se si njerëzit ia mbathën nga fusha e betejës. Kur (pa këtë) Thabiti tha: “Ma hapni rrugën të luftoj armikun. Ne kurrë nuk kemi vepruar kështu (të braktisim fushën e betejës) kur ishim me të Dërguarin e Allahut a.s.! Sa zakone të këqia keni marrë nga armiqtë tuaj!” (2845)
›  1233.  Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i pyeti ata ditën e luftës me “Lidhjen e Madhe”: “Kush do të më sjellë njoftime për armikun?” Zubejri tha: “Unë”. Pejgamberi a.s. përsëri pyeti: “Kush do të më sjellë lajme për armikun?” Dhe përsëri u përgjigj Zubejri. Pejgamberi a.s. (pastaj) tha: “Çdo Pejgamber ka pasur dishepuj dhe dishepulli im është Zubejri.” (2846)
›  1234.  Urva Barikij r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Mirësia do të mbetet (si cilësi e përhershme) në jelet e kuajve (të xhiliadit) deri në Ditën e Kiametit, pasi ata do të sjellin, ose shpërblim (në Botën e Fundit), ose plaçkë lufte (në këtë botë)” (2852)
›  1235.  Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Bekimi është në jelet e kuajve (të mbajtur për xhihad), (2851)
›  1236.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Në qoftë se dikush mban kalë (për xhihad) në Çështjen e Allahut i nxitur nga besimi që ka tek Allahu dhe nga besimi që ka te Premtimi i Tij, atëherë ai do të shpërblehet Ditën e Kiametit për gjithë ç’ka ngrënë dhe ç7ka pirë kali, për bajgat dhe urinën e tij (të gjitha i vlerësohen në peshojën e tij të veprave të mira).,/ (2853)
›  1237.  Sehli r.a. tregon: “Në fermën tonë kemi pasur një kalë të Pejgamberit a.s. me emrin Luhejf ose Luhejf”
›  1238.  Muadhi r.a. tregon: “Kisha hipur pas Pejgmberit a.s. në një gomar të quajtur Ufejr. Pejgamberi a.s. më pyeti: “O Muadh! A e di se cila është e drejta e Allahut mbi robërit e Tij dhe cila është e drejta e robërve të Allahut ndaj Tij?” (Shih hadithin nr. 105) (2856)
›  1239.  Enesi r.a. tregon: “Një herë një Medinen e pushtoi një ndjenjë frike. Kështu Pejgamberi a.s. mori një kalin tonë, të cilin e quanin Mendub (dhe iku duke e ngarë atë). (Kur u kthye) ai a.s. tha: “Nuk pashë gjë për t’u frikësuar, ndërsa kalin e pashë që ishte shumë i shpejtë.” (2857)
›  1240.  Ibn Umeri r.a. se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të tregon thotë: “Shenja ogurzezë (në qoftë se do të kishte të tilla) do të ishin në tri gjëra: te kali, te gruaja dhe te shtëpia.” (2858)
›  1241.  Tregon Ibn Umeri r.a. se i Dërguari i Allahut a.s. i ka vendosur dy pjesë kalit dhe një pjesë kalorësit të tij (nga plaçka e luftës). (2863)
›  1242.  Bera Ibn Azibi r.a. tregon: “Dikush më pyeti: “A ikët nga fusha e betejës ditën e luftës së Hunejnit, duke e braktisur të Dërguarin e Allahut?” I thashë: “Por i Dërguari i Allahut a.s. nuk iku. Havazinët qenë harkëtarë të mirë. Kur u ndeshëm me ta, ne i sulmuan dhe ata ia mbathën. Ndërsa muslimanët filluan të mblidhnin plaçkën e luftës, kur ja! Paganët na dolën përpara me shigjeta, por i Dërguari i Allahut a.s. nuk iku. Vërtet që e pashë atë në mushkën e tij të bardhë dhe Ebu Sufjani po e mbante për freri, ndërsa Pejgamberi a.s. po i thoshte: ‘Unë jam Pejgamberi pa asnjë gënjeshtër, unë jam nga bijtë e Abdul- Mutalibit’.” (2864)
›  1243.  Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka pasur një deve të quajtur Adbn, së cilës asnjë nuk ia kalonte në garë. Një herë erdhi një beduin, duke qenë i hipur mbi një deve (nën gjashtë vjeç) e cila ia kaloi asaj (Adbas) në garë. Muslimanët u prekën aq shumë, sa edhe Pejgamberi a.s. e vuri re këtë gjë. Ai tha: “Është Ligj i Allahut se çdo gjë që ngrihet në këtë botë, patjetër që Ai do ta ulë.” (2872)
›  1244.  Thealebe Ibn Ebi Malik tregon se Umeri r.a. u shpërndau disa xhybe disa grave të Medinas, ndërsa mbeti një rrobë shumë e mirë. Një nga të pranishmit aty me të i tha: “O prijësi i besimtarëve të drejtë! Jepja këtë rrobë gruas sate, bijës (mbesës) së të Dërguarit të Allahut a.s.” Ata kishin në mendje Umm Kulthumin, bijën e Aliut, ndërsa Umeri tha: “Umm Saliti e meritonmë shumë këtë.” Umm Saliti ishte një grua nga ensarët që i kishte dhënë besën të Dërguarit të Allahut a.s.. Dhe (Umeri) shtoi: ” Ajo mbante calikët për të na sjellë ujë në ditën e Uhudit.” (2881)
›  1245.  Rubeji, bija e Muavvidhit r.a. tregon: “Edhe ne merrnim pjesë në beteja me Pejgamberin a.s., duke u çuar ujë luftëtarëve, duke u shërbyer atyre dhe duke çuar të vrarët e të plagosurit në Medine.” (2883)
›  1246.  Aishja tregon r.a.: “Pejgamberi a.s. ka qenë vigjilent. Kur arriti në Medine ai tha: “Ah sikur një njeri i drejtë nga shokët e mi të më ruante mua sonte!” Kur papritur ai dëgjoi trokëllimë armësh dhe foli: “Kush është?” (I ardhuri) u përgjigj: “Unë jam Saad Ibn Ebi Vekkasi, kam ardhur të të ruaj ty.” Dhe kështu Pejgamberi a.s. fjeti (i qetë atë natë)” (2885)
›  1247.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “U shofshin skllavi i dinarit, skllavi i dërhemit dhe skllavi i gjërave luksoze i cili, po tri jepen këto gjëra, kënaqet dhe, po të mos i jepen, zemërohet! Le të shuhet dhe le të vuajë përsëri më tej! Edhe po t’i hyjë një gjemb, të mos gjejë askënd që t’ia heqë atë!” Pastaj Pejgamberi a.s. shtoi: “Tuba (gjithë të mirat ose lloj peme në Xhenet) është për atë që mban frerët e kalit të tij për të luftuar në Çështjen e Allahut me flokët e shprishur dhe me këmbët e mbuluara me pluhur: në qoftë se caktohet në pararojë, ai është i kënaqur plotësisht me detyrën e ruajtësit dhe, në qoftë se caktohet në mbraparojë, ai e pranon detyrën shumë i kënaqur; (ai është aq i thjeshtë sa që) po të kërkojë leje, nuk i jepet dhe, në qoftë se ndërmjetëson, nuk i pranohet/’ (2886, 2887)
›  1248.  Enesi r.a. tregon: ”Shkova me të Dërguarin e Allahut a.s. në Hajber që t’i shërbeja atij. (Më pas) kur Pejgamberi a.s. u kthye në Medine, sapo pa malin e Uhudit, tha: “Ky është një mal që na do ne dhe ne e duam atë.”
[Pastaj ai bëri me shenjë nga Medina dhe tha: O Allah! Unë e bëj të shenjtë Medinen ndërmjet dy maleve të saj, ashtu siç e bëri Ibrahimi a.s. të shenjtë Mekën. O Allah! Na beko ne mudd-in dhe sa’-in tonë (njësi matëse).”] (Shih hadithin nr. 1016) (2889)
›  1249.  Enesi r.a. tregon: “Ishim me Pejgamberin a.s. (në një udhëtim). (Nuk kishte hije askund) dhe hija e vetme që kishim qe sa i bënim hije vetes me rrobën e tonë. Ata që agjëronin nuk bënë asnjë punë, ndërsa ata që nuk agjëronin, u shërbyen deveve, mbajtën ujë me to dhe u shërbyen të sëmurëve (dhe të plagosurve). Për këtë Pejgamberi a.s. tha: “Sot, ata që nuk agjëronin morën (të gjithë) shpërblimin.” (2890)
›  1250.  Sehl Ibn Saadi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Ruajtja e muslimanëve nga femohuesit një ditë në Rrugë të Allahut, është më e vlefshme se dynjaja dhe gjithë ç’është në faqe të saj; edhe një vend në Xhenet i vogël sa zë kamzhiku juaj (i devesë), është më i vyer se dynjaja dhe gjithë ç’ka në të; edhe udhëtimi në mëngjes ose në mbrëmje i robit të Allahut në Rrugë të Allahut është më i shtrenjtë se dynjaja dhe gjithë ç’gjendet në të.” (2892)
›  1251.  Saad Ibn Ebi Vekkasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ju as nuk merrni fitore dhe as nuk fitoni jetesën veçse me bekimet dhe lutjet e të varfërve nga mesi juaj.” (2896)
›  1252.  Ebu Said Hudriu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Do të vijë një kohë kur grupe njerëzish do të shkojnë në xhihad dhe do të pyeten:’A ka ndonjë prej jush që ka qenë në shoqëri të Pejgamberit a.s.?7 Do të thuhet: ToV dhe atëherë atyre do t’u dhurohet fitore (nga Allahu). Pastaj do të vijë një kohë kur do të pyetet: ‘A ka ndonjë prej jush që ka qenë në shoqëri të shokëve të Pejgamberit a.s.?’ Do të thuhet: ‘Po’,- dhe atyre do t’u dhurohet fitore (nga Allahu). Pas kësaj do të vijë një kohë kur do të pyetet: ‘A ka ndonjë prej jush që ka qenë në shoqëri të atyre që kanë qenë në shoqëri të shokëve të Pejgamberit a.s.?r Do të thuhet: ‘Po’dhe atyre do t’u dhurohet fitore (nga Allahut).,/ (2897)
›  1253.  Ebu Usejdi r.a. tregon: “Ditën e betejës së Bedrit, kur ne u vendosëm në rradhë kundër Kurejshëve dhe ata u rreshtuan kundër nesh, Pejgamberi a.s. tha: “Kur t’iu afrohen pranë, atëherë i sulmoni me shigjeta.” (2900)
›  1254.  Umeri r.a. tregon: “Pasuritë e fisit (çifut) Beni Nedir, të cilat Allahu ia dha plaçkë lufte të Dërguarit të Tij a.s., nuk u fituan nga muslimanët me kuajt dhe devetë e tyre. Për pasojë ato i takuan vetëm të Dërguarit të Allahut a.sv i cili u jepte familjes së vet nevojat e vitit dhe shpenzonte pjesën e mbetur për armë dhe për kuaj për t’u përdorur për Çështjen e Allahut. (2904)
›  1255.  Aliu r.a. tregon: “Kurrë nuk e kam parë Pejgamberin a.s. t’i thotë ndokujt pas Saad (Ibn Ebi Vekkasit): “T’u bëfshin kurban prindërit e mi”. E dëgjova atë (ditën e Uhudit) t’i thoshte (Saadit): “Hidh shigjeta! U bëfshin kurban prindërit e mi për ty!” (2905)
›  1256.  Ebu Umama r.a. tregon: “Njerëzit morën (çliruan) shumë vende dhe shpatat e tyre nuk ishin të zbukuruara as me flori, as me argjend, por ishin të zbukuruara me lëkurë, me plumb dhe me hekur.” (2909)
›  1257.  Ibn Abbasi r.a. tregon: “(Ditën e betejës së Bedrit) Pejgamberi a.s. u lut në tendën e tij: “O Allah! Të lutem ta përmbushësh Besën Tënde dhe Premtimin Tënd! O Allah! Në qoftë se Vullneti Yt është që askush të mos të të adhurojë Ty pas kësaj dite…!” Pastaj Ebu Bekri e kapi për dore dhe i tha: “Kjo mjafton, o i Dërguari i Allahut! I je drejtuar Zotit tënd me shumë këmbëngulje”. Ndërkohë Pejgamberi a.s. kishte ngjeshur parzmoren. Pastaj doli jashtë (nga tenda) duke më kënduar ajetet: “Mizëria e tyre do t’ia mbathë dhe do të kthejnë shpinën. Por, për më tepër, Ora (Kiameti) është afati i tyre (për shpërblimin e tyre të plotë) dhe Ora do të jetë më e tmerrshme dhe më e hidhur.” (Kuran, 54:45,46) (2915)
›  1258.  Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i lejoi Abdurr-Rahman Ibn Aufin dhe Zubejrin që të vishnin këmisha mëndafshi për shkak se kishin një sëmundje lëkure me kruajtje të forta.,/ (2919)
›  1259.  Enesi r.a. tregon se Abdurr- Rahman Ibn Aufi dhe Zubejri iu ankuan Pejgamberit a.s. (për morrat që u shkaktonin kruajtje), kështu që ai i lejoi ata të dy të vishnin rroba mëndafshi. (2920)
›  1260.  Umm Haram r.a. tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Ushtria e parë nga pasuesit e mi që do të mësyjë detin (për xhihad) do ta ketë të garantuar Xhenetin.” E pyeta: “O i Dërguari i Allahut, a do të jem edhe unë mes tyre?” Pejgamberi a.s. më tha se edhe unë do të isha mes tyre, pastaj shtoi: “Ushtrisë së parë nga pasuesit e mi që do të pushtojë qytetin e Çezarit, do t7i falen gjynahet.” E pyeta përsëri: “A do të jem edhe unë mes tyre, o i Dërguari i Allahut?” Ai më tha që jo.” (2924)
›  1261.  Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Ju (muslimanët) do t7i luftoni çifutët, derisa disa prej tyre të fshihen pas gurëve, por (edhe gurët do t7i tradhtojnë e) do të thonë: ‘O Abdullah (o rob i Allahut)! Eshtë një çifut i fshehur pas meje. (Eja dhe) vrite pra atë!7” Ndërsa në një citim tjetër thuhet: “Nuk do të vijë Ora (Dita e
Kiametit), derisa ju të luftoni kundër çifutëve”. Pastaj hadithi vazhdon si më lart. (2925, 2926)
›  1262.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë:
“Nuk do të vijë Ora, derisa ju të luftoni kundër turqve: njerëz me sy të vegjël, fytyra të kuqe dhe hundë të shtypur. Fytyrat e tyre do të duken si mburoja të veshura me lëkurë. Nuk do të vijë Ora, derisa ju të luftoni kundër një populli që vesh këpucë leshi.” (2928)
›  1263.  Abdullah Ibn Ebi Eufa r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. u lut për keq kundër idhujtarëve ditën e betejës me Ahzabët me këtë dua: “O Allah! Shpallësi i Librit të Shenjtë (Kuranit), i Shpejti në llogari! O Allah! Shpartalloji Ahzabëtl O Allah! Shpar- talloji dhe tronditi ata!” (2933)
›  1264.  Aishja r.a. tregon: “Një herë çifutët erdhën te Pejgamberi a.s. dhe i thanë: “Es-Samn alejke – vdekja qoftë mbi ty”. Kështu që edhe unë i mallkova ata. Pejgamberi a.s. më pyeti: “Ç’pate ti?” Unë i thashë: “A nuk i dëgjove se ç’thanë?” Pejgamberi a.s. më tha: “A nuk dëgjove se ç’u thashë? (U thashë): Ve alejkiun -edhe mbi ju.” (2935)
›  1265.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Tufeil Ibn Amër Deusiu dhe shokët e tij erdhën te Pejgamberi a.s. dhe i thanë: “O i Dërguari i Allahut, fisi Deus nuk u bind dhe nuk pranoi të të pasojë ty, prandaj lutju Allahut kundër tij.” Njerëzit thanë: “U shkatërroftë fisi Deus!” Pejgamberi a.s. tha: “O Allah! Udhëzoje fisin Deus dhe le ta përqafojë Islamin!” (2937)
›  1266.  Sehb Ibn Saadi r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë ditën e (luftës së) Hajberit: “Do t’ia jap flamurin një njeriu në duart e të cilit Allahu do të na dhurojë fitore.” Kësisoj, të gjithë shokët e Pejgamberit a.s. u ngritën, secili duke dëshiruar ta dijë se kujt do t’i jepej dhe gjithësecili dëshironte thellë që t’i jepej në dorë flamuri, por Pejgamberi a.s. pyeti për Aliun. I thanë se i dhimbnin sytë. Ai a.s. i urdhëroi që ta sillnin atë përpara tij. Kështu, Pejgamberi a.s. i pështyu atij në sy dhe ata iu shëruan menjëherë sikur të mos kishin pasur gjë më parë. Pastaj Aliu tha: “Do t’i luftojmë ata (mohuesit) derisa të bëhen si ne (muslimanë)”, ndërsa Pejgamberi a.s. i tha: “Bëj durim derisa të përballesh me ta, pastaj ftoji në Islam dhe bëjua të ditur se çfarë u ka urdhëruar Allahu sepse, për Allah, në qoftë se një njeri i vetëm pranon Islamin nga duart e tua, kjo do të jetë më e mirë dhe më me vlerë për ty sesa devetë e kuqe (deve të rralla dhe më të shtrenjtat)” (2942)
›  1267.  Kab Ibn Malik r.a. tregon: “Kur donte të dilte për udhëtim, i Dërguari i Allahut a.s. shumë rralltë nisej në ndonjë ditë tjetër, veç të enjtes (pra e enjtja ishte ditë e parapëlqyer për të për udhëtim). (2949)
›  1268.  Ebu Hurejra r.a tregon.: “I Dërguari i Allahut a.s. na nisi në fushatë luftarake dhe na tha: “Në qoftë se takoni filanin dhe filanin (duke përmendur emrat e atyre dy burrave nga kurejshët) i digjni ata në zjarr.” Pastaj, kur deshëm të nisemi dhe shkuam t7i japim lamtumirën Pejgamberit a.s., ai na tha: “Më parë ju urdhërova të digjni filanin dhe filanin në zjarr, por, meqenëse ndëshkimi me zjarr është ndëshkim vetëm i Allahut, atëherë, në qoftë se i kapni ata, vritini.” (2954)
›  1269.  Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Është i detyrueshëm dëgjimi dhe bindja (e urdhrave të sunduesit musliman) përderisa ato urdhra nuk urdhërojnë mosbindje ndaj Allahut, por, në qoftë se urdhërojnë për mosbindje dhe janë në kundërshtim me Urdhrimet e Allahut, atëherë nuk ka as dëgjim dhe as bindje ndaj një imami të tillë.” (2955)
›  1270.  Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: “Ne jemi më të fundit (që kemi ardhur në dynja), por do të jemi më të parët (që do të hyjmë në Xhenet).”
Dhe shtoi: “Ai që më bindet mua, i është bindur Allahut dhe ai që nuk më bindet mua, nuk i është bindur Allahut. Ai që i bindet sunduesit musliman, më është bindur mua dhe ai që nuk i bindet sunduesit musliman, nuk më është bindur mua. Imami është mburojë, pas së cilës luftohet dhe kërkohet mbrojtje. Prandaj, në qoftë se imami urdhëron për bindje e frikë ndaj Allahut dhe sundon me drejtësi, atëherë ai do të shpërblehet për këtë, por, në qoftë se ai bën të kundërtën, atëherë ai do të jetë përgjegjës për atë.” (2956, 2957)
›  1271.  Ibn Umeri r.a. tregon: “Kur u kthyem vitin tjetër (pas paqes së Hudejbijes), nuk u bashkuan as edhe dy vetë nga ne në të njëjtin mendin se cila qe pema nën të cilën ne kishim dhënë besën dhe kjo nga Mëshira e Allahut.” Përcjellësin e dytë të hadithit (Nafiun) e pyetën: “Për çfarë ua mori besën atyre Pejgamberi a.s.? për vdekjen?” Ai u përgjigj: “Jo, ai ua mori atyre besën për të qenë të duruar.” (2958)
›  1272.  Abdullah Ibn Zejdi r.a. tregon: “Gjatë kohës së luftës së Harra-s, erdhi dikush dhe më tha: “Ibn Handhale po u merr besën njerëzve për vdekje.” Ai i thotë: “Pas të Dërguarit të Allahut a.s., uë kurrë nuk do t’i jap besën askujt për një gjë të tillë.” (2959)
›  1273.  Selema Ibn Akva r.a. tregon: “I dhashë besën Pejgamberit a.s. (në Hudejbije) dhe pastaj shkova në hijen e një peme. Kur u pakësuan njerëzit rreth Pejgamberit a.s., ai më thirri: “O Ibn Akva! A nuk do të ma japësh besën?” I thashë: “O i Dërguari i Allahut, ta dhashë besën.” Ai a.s. më tha: “Edhe një herë tjetër.” Kështu unë ia dhashë besën për herë të dytë.” Kur e pyetën atë: “Për çfarë ia dhatë Pejgamberit a.s. besën atë ditë”, ai tha: “Ia dhamë atij besën për vdjekje (për ta pasuar atë deri në vdekje).” (2960)
›  1274.  Muxhashi r.a. tregon: “Unë dhe vëllai im shkum te Pejgamberi a.s. dhe i kërkova që ai të na merrte besën për Hixhret (shpërngulje nga vendi i mosbesimit në vendin e Islamit). Ai a.s. tha: “Hixhreti tashmë ka kaluar bashkë me njerëzit e tij.” E pyeta: “Për çfarë do të na e marrësh ne besën atëherë?” Ai a.s. tha: “Do t’jua marr besën për Islam dhe për xhihad.” (2962, 2963)
›  1275.  Ibn Mesudi r.a. tregon: “Sot më erdhi një burrë dhe më bëri një pyetje që nuk dija si t7i përgjigjesha. Më pyeti: “Më thuaj mua, në qoftë se një njeri i pasur, i gjallë dhe i armatosur mirë niset në fushatë luftarake me udhëheqësit tanë dhe na urdhëron të bëjmë gjëra që nuk mundemi t’i bëjmë (a duhet t’i bindemi atij?).” I thashë: “Për Allah, nuk e di se ç’të të përgjigjem përveç kësaj. Ishim me Pejgamberin a.s. dhe ai na urdhëronte vetëm një herë për të bërë një punë, derisa ta kryenim atë. Nuk ka dyshim se gjithësecili prej jush do të vazhdojë të jetë në mirësi, për sa kohë që do t’i bindet dhe do t’i përkushtohet Allahut. Në qoftë se dikush dyshon në vetvete për ligjshmërinë e diçkaje, atë- herë ai duhet të pyesë dikë që mund ta bindë e ta qetësojë atë. Por shpejt do të vijë një kohë që nuk do të mund ta gjeni një njeri të tillë. Betohem për Atë (Allah), veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër të merituar! E shoh se shembulli i asaj që ka kaluar nga kjo jetë (me atë që ka mbetur nga jeta e dynjasë), është si një pellg, uji i freskët e të cilit është pirë i gjithi dhe s’ka mbetur veçse uji i turbulluar (me llucë në fund)!” (2964)
›  1276.  Abdullah Ibn Ebi Aufa r.a. tregon: “Një herë i Dërguari i Allahut a.s. gjatë disa luftërave të tija të shenjta priti derisa dielli u var në horizont dhe pastaj u ngrit mes njerëzve dhe foli:
“O ju njerëz! Mos dëshironi të takoheni me armikun (në betejë) dhe lutjuni Allahut t’ju ruajë nga fatkeqësitë, por, në qoftë se ju duhet doemos të përballeni me armikun, atëherë jini të duruar dhe dijeni se Xheneti është nën hijen e shpatave.” Pastaj ai a.s. (u lut) duke thënë: “O Allah! O Shpallësi i Librit (të Shenjtë), Lëvizësi i reve, Mposhtësi i Ahzabëve (Lidhjes së madhe të femohuesve! Mposhti ata (jobesim- tarët) dhe na dhuro ne fitore mbi ta!” (2965, 2966)
›  1277.  Jaëla Ibn Umeje r.a. tregon: “Mora në punë një punëtor që (më pas) u zu me një burrë tjetër. Njëri prej tyre i kafshoi dorën tjetrit, ndërsa ky e tërhoqi dorën nga goja duke ia thyer atij dhëmbin e parë. Pastaj i pari ngriti padi ndaj të dytit përpara Pejgamberit a.s. i cili nuk e pranoi këtë padi duke thënë: “A pret që ai të ta nxjerrë dorën përpara e t’ia kafshosh siç kafshon deveja (barin)?,/ (2973)
›  1278.  Nafiu tregon se e ka dëgjuar Abbasin r.a. t’i thotë Zubejrit r.a.:
“Ja, këtu të urdhëroi Pejgamberi a.s. që ta vendosje flamurin.” (2976)
›  1279.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Unë jam dërguar me shprehjen e shkurtër, por që mbart kuptime të gjera dhe më është dhuruar fitorja duke i kallur tmerrin (armikut në zemër), ndërsa, duke qenë në gjumë, niu dhuruan dhe nVu vunë në dorë çelësat e thesareve të botës.” Ebu Hurejra r.a. shton: “Tashmë i Dërguari i Allahut e ka lënë këtë botë, ndërsa tani ju njerëz po i nxirrni ato thesare (prej të cilave ai a.s. nuk përfitoi).” (2977)
›  1280.  Esma bint Ebi Bekri r.a. tregon: “Kur ai deshi të shtegtonte për në Medine i Dërguari i Allahut deshi të udhëtonte (për në Medine), unë ia përgatita ushqimin në shtëpinë e Ebu Bekrit r.a.. Nuk po gjeja gjë për të lidhur torbën e ushqimeve dhe calikun, kështu që i thashë Ebu Bekrit: “Për Allah që nuk gjej asgjë tjetër për t7i lidhur këto, përveç brezit tim.” Ai më tha: “Ndaje në dysh dhe me njërën copë lidh calikun e ujit, ndërsa me tjetrën lidh çantën e ushqimeve.” Përcjellësi i dytë i hadithit thotë: “Ashtu bëri, prandaj ajo u quajt Dliatn Nitakejn: ajo e dy brezave.” (2979)
›  1281.  Urva r.a. tregon nga Usama Ibn Zejd r.a. se i Dërguari i Allahut a.s. hipi në një gomar me samar të mbuluar me një çarçaf kadifeje dhe hipi edhe Usama Ibn Zejdin r.a. pas tij (në këtë gomar). (2987)
›  1282.  Ibm Umeri r.a. tregon: “Ditën e Çlirimit të Mekës i Dërguari i Allahut a.s. hyri në Mekë nga ana e saj e lartë, duke qenë i hipur në deve, ndërsa pas tij kishte hipur Usama Ibn Zejdi. Me të ishin edhe Bilali e Uthman Ibn Talha- njëri nga rojet (e Qabesë). Ata e shqëruan, derisa ai a.s. e uli devenë brenda në xhami dhe e urdhëroi Uthman Ibn Talhan që të sillte çelësin e Qabesë. Ai e hapi derën e saj dhe i Dërguari i Allahut a.s. hyri brenda.” (Shih hadithin nr. 317/503) (2988)
›  1283.  Ibm Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. e ka ndaluar udhëtimin në një vend armiqësor me Mus7za/(Librin e Kuranit) me vete. (2990)
›  1284.  Ebu Musa r.a. tregon: “Ishim me të Dërguarin e Allahut a.s. (gjatë haxhit). Sa herë që hipnim në ndonjë vend të ngritur thirrnim: “Laa ilalie il- lAllah v-Allahu Ekber – Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut Një dhe Allahu është më i Madhi” dhe zërat tanë ngriheshin shumë, kështu që Pejgamberi a.s. na tha: “O ju njerëz! Jini të mëshirshëm ndaj vetes suaj (mos i ngrini zërat), pasi nuk po i thërrisi një shurdhi apo ndonjërit që nuk e keni të pranishëm, përkundrazi në të vërtetë (ju po i luteni) Një (Allahut) i Cili vërtet është me ju dhe padyshim që Ai është Gjithëdëgjues, gjithnjë i Afërt (pranë gjithçkaje), më i Larti/’ (2992)
›  1285.  Xhabiri r.a. tregon: 7/Sa herë që ngjiteshim lart, thoshim: “Allahu Ekber / Allahu është më i Madhi/r, – dhe sa herë që zbrisnim poshtë thoshim “Subhan- Allah / Lavdi i qoftë Allahut, i Lirë nga çdo e metë që i veshin është Ai!7 (2993)
›  1286.  Ebu Musa r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kur robi (i Allahut, besimtari i Tij) sëmuret ose udhëton, atëherë atij do t’i shkruhen në llogarinë e tij të veprave të mira, njësoj si në kohën që i kryente ato vepra në shtëpi dhe me shëndet të mirë.” (2996)
›  1287.  Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Po ta dinin njerëzit atë që di unë për vetminë, atëherë askush nuk do të udhëtonte natën i vetëm.” (2998)
›  1288.  Abdullah Ibn Amri r.a. tregon: “Një burrë shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i kërkoi leje për të shkuar xhiliad. Pejgamberi a.s. e pyeti: “A janë gjallë prindërit e tu?” Ai i tha që po. Pejgamberi a.s. i tha: “Atëherë përpiqu në shërbim të tyre.” (3004)
›  1289.  Ebu Beshir ensariu r.a. tregon: “Kam qenë me të Dërguarin e Allahut a.s. në disa nga udhëtimet e tij. (Një herë) kur njerëzit po flinin, i Dërguari i Allahut çoi një lajmëtar të shpallte ndër njerëz duke i urdhëruar: “Të- mos mbetet gjerdan apo çdo gjë tjetër në qafat e deveve pa u prerë.” (3005)
›  1290.  Ibn Umeri r.a. tregon: “Një herë e dëgjova Pejgamberin a.s. të thoshte: “Nuk lejohet në asnjë mënyrë që një burrë të jetë vetëm për vetëm me një grua (me të cilën i lejohet martesa) dhe asnjë grua nuk duhet të udhëtojë e pashoqëruar me mahrem.” Atëherë u ngrihet një burrë dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, unë jam shkruar për të marrë pjesë në ushtri për këtë e atë luftë, ndërkohë bashkëshortja ime dëshiron të niset për haxh.” Pejgamberi a.s. i tha: “Shko dhe kryej haxhin me gruan tënde.” (3006)
›  1291.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Allahu habitet me ata njerëz që do të hyjnë në Xhenet me pranga!” (3010)
›  1292.  Saëb Ibn Xheththame r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. kaloi pranë meje në vendin e quajtur Ebva ose Veddan dhe dikush e pyeti nëse lejohej të sulmohen luftëtarët idhujtarë natën me mundësinë që të rrezikohen gratë dhe fëmijët e tyre. Pejgamberi a.s. iu përgjigj (pyetësit): “Ata (gratë dhe fëmijët) janë pjesë e tyre (idhujtarëve).” Po kështu e kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Kullotat nuk janë të askujt tjetër, përveç Allahut dhe të Dërguarit të Tij a.s..”(3012)
›  1293.  Ibn Umeri r.a. tregon se në një nga fushatat luftarake të Pejgamberit a.s. u gjet e vrarë një grua dhe atëherë i Dërguari i Allahut a.s. e qortoi rëndë vrasjen e grave dhe të fëmijëve. (3014)
›  1294.  Ikrima r.a. tregon se, kur Ibn Abbasit r.a. i erdhi lajmi se Aliu r.a. kishte djegur disa njerëz në zjarr, tha: “Po të kisha qenë unë në vendin e tij nuk do t’i kisha djegur, pasi Pejgamberi a.s. ka thënë: ‘Mos ndëshkoni kënd me Ndëshkimin e Allahut7,- por do t7i kisha vrarë, siç ka thënë Pejgamberi a.s.: ‘Atë musliman që ndërron fenë e tij (Islamin), vritem.” (3017)
›  1295.  Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të rrëfejë: “Një milingonë pickoi një prej Pejgamberëve dhe ai urdhëroi që të digjet gjithë foleja e tyre. Kësisoj Allahu i frymëzoi atij:
‘Vallë, për pickimin e një milingone dogje një bashkësi krijesash nga bashkësitë që lavdërojnë Allahun’?!” (3019)
›  1296.  Xheriri r.a. tregon: “Një herë, i Dërguari i Allahut a.s. më tha: “A do të më lehtësosh nga Dhul-Halasa?” Ajo ishte një shtëpi e fisit Hathëam (ku adhuroheshin idhuj të disa fiseve dhe) quhej “Qabeja” e Jemanijes. Kështu pra, unë marshova me njëqind e pesëdhjetë kalorës nga fisi Ahmas, që ishin kalorës të shkëlqyer. Atë kohë unë nuk mund të qëndroja mirë në kalë, prandaj Pejgamberi a.s. më goditi në gjoks, aq sa pashë shenjat e gishtave të tij në gjoksin tim, dhe u lut duke thënë: “O Allah! Bëje atë të qëndrueshëm dhe njeri udhëheqës e të udhëzuar drejt!” Atëherë unë marshova drejt asaj shtëpie duke e shkatërruar dhe e djegur atë. Pastaj çova një lajmëtar tek i Dërguari i Allahut a.s. për ta njoftuar për këtë gjë. Lajmëtari i tha: “(Betohem) për Atë i Cili të ka dërguar ty (Pejgamber) me të Vërtetën! Edha te ti vetëm pasi e lashë atë (shtëpi) si deve të mbaruar (d.m.th. të prishur krejt)” Pejgamberi a.s. iu lut Allahut pesë herë që të bekonte kuajt dhe kalorësit e Ahmasit.” (3020)
›  1297.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kisra (perandori i Persisë) do të shkatërrohet dhe nuk do të ketë më Kisra tjetër pas tij; edhe Çezari (perandori i Romës dhe i Bizantit) do të shkatërrohet dhe nuk do të ketë më Çezar tjetër pas tij dhe ju do t7i shpenzoni thesaret e të dyve në Çështjen e Allahut.” (3027)
›  1298.  Po nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se Pejgamberi a.s. e ka quajtur luftën edhe me emrin ‘mashtrim’ apo ‘strategji’. (3028, 3029, 3030)
›  1299.  Bera Ibn Azib r.a. tregon: “Ditën e Uhudit Pejgamberi a.s. caktoi Abdullah Ibn Xhubejrin komandant të një njësie këmbësorie prej pesëdhjetë harkëtarësh. Ai a.s. i udhëzoi ata duke u thënë: “Edhe sikur të shihni që ne të na (i) rrëmbejnë zogjtë (kufomat tona), qëndroni në vendet tuaja, derisa t7ju dërgoj fjalë. Edhe sikur të shihni që ne i kemi thyer femohuesit dhe i kemi vënë përpara, edhe atëherë ju në asnjë rast të mos i lini vendet tuaja, derisa t’ju dërgoj fjalë.” Pastaj femohuesit u thyen keq. Për Allah! Pashë gratë t’ia mbathin duke ngritur rrobat dhe duke shfaqur kështu byzylykët e këmbëve dhe kërcinjtë. Kësisoj, shokët e Xhubejrit thirrën: “Plaçka e luftës! O njerëz, plaçka e luftës! Shokët tuaj dolën fitimtarë! Po ju, ç’prisni atëherë?!” Ndërsa Abdullah Ibn Xhubejri r.a. tha: “A harruat çfarë ju tha i Dërguari i Allahut a.s.?” Ata thanë: “Për Allah! Ne do të shkojmë te njerëzit dhe të mbledhim pjesën tonë të plaçkës së luftës.” Por kur shkuan tek armiku, ata u detyruan të zbrapsen të mundur. Këto çaste i Dërguari i Allahut a.s. u thërriti nga pas që të ktheheshin përsëri, por me Pejgamberin a.s. mbetën vetëm dymbëdhjetë burra dhe femohuesit na shkaktuan shtatëdhjetë dëshmorë.Pastaj Ebu Sufjani thirri tri herë: “A është Muhamedi mes këtyre njerëzve?” Pejgamberi a.s. i urdhëroi shokët e vet që të mos përgjigjen. Pastaj ai thirri përsëri tri herë: “A është biri i Ebu Kabshas mes njerëzve?” Përsëri thirri tri herë: ” A është biri i Hatabit mes këtyre njerëzve?” Pastaj (kur nuk mori asnjë përgjijgje) u kthye nga njerëzit e vet dhe u tha: “Sa për këta njerëz, ata janë vrarë” Nga kjo Umeri nuk mundi ta përmbajë veten dhe i tha atij: “Ke gënjyer, për Allah! O armiku i Allahut! Ata që i përmende janë gjallë që të gjithë dhe ajo që do të pikëllojë ty përsëri ka mbetur.” Ebu Sufjani tha: “Fitorja jonë sot është për fitoren tuaj ditën e Bedrit dhe lufta është gjithnjë e papërcaktuar duke u ndarë fitorja me rradhë mes palëve ndërluftuese. Disa nga të vrarët tuaj janë masakruar, por unë nuk i kam urdhëruar njerëzit e mi për këtë, ndonëse nuk më vjen.” Pas këtyre fjalëve ai filloi të recitojë i gëzuar (duke lavdëruar idhullin e tyre të madh):
“I lartësuar qofsh, o Hubel! I lartësuar qofsh, o Hubel!” Atëherë Pejgamberi a.s. u tha (shokëve të vet): “Përse nuk i kundërpërgjigjeni atij?” Ata pyetën: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë të themi?” Ai a.s. i tha: “Thoni: Allahu është më i Larti dhe më Madhështori!” Ebu Sufjani u tha: “Ne kemi (idhullin) Uzza, ndërsa ju nuk keni Uzza!” Pejgamberi a.s. u tha (shokëve të vet): “Pse nuk i kundërpërgjigjeni atij?!” Ata pyetën: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë të themi?” Ai a.s. u tha: “Thoni: Allahu është Mbrojtësi ynë, ndërsa ju nuk keni askënd që t’ju mbrojë!” (3039
›  1300.  Selema r.a. rrëfen: “Një herë dola nga Medina dhe shkova në drejtim të Gabas. Kur mbërrita në rrugën malore të Gabës,. më takoi një skllav i Abdurr-Rrahman Ibn Aufit. I thashë: “Mjerë ti! Ç’të ka sjellë këtu?” Ai m7u përgjigj: “Kanë marrë devetë e Pejgamberit a.s.” E pyeta: “Kush i ka marrë?” Më tha: “(Fiset) Gatafan dhe Fezare.” Kështu unë thirra tri britma saqë gjithë njerëzit mes maleve të
Medines e dëgjuan atë: “O sabahahY’ Pastaj u turra derisa i takova pasi i kishin marrë devetë. Fillova t’i gjuaj me shigjeta duke thënë (vargjet): Unë jam i biri i Akvasë, Të ligjtë u shofshin pa masë Në këtë mënyrë i shpëtova devetë prej tyre para se t7ua milnin qumështin. Kur u ktheva me devetë, të cilat i kisha vënë përpara, Pejgamberi a.s. më takoi dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, ata njerëz janë të etur, ndërsa unë i ndalova që të pinë. A mund të dërgosh disa njerëz që t’i ndjekin ata. “Ai a.s. më tha: “O biri i Akvasë! Ti fitove, kështu që fali ata. Për më tepër ata tani po zbaviten e po qetësohen nga njerëzit e tyre.” (3041)
›  1301.  Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Lironi robërit (e luftës), ushqeni të uriturit dhe vizitoni të sëmurët.” (3046)
›  1302.  Ebu Xhuhejfa r.a. tregon se e ka pyetur Aliun r.a.: “A njeh ndonjë tjetër Frymëzim Hyjnor, përveç atij që gjendet në Librin e Allahut?” Aliu u përgjigj: “Jo, për Atë i Cili çan farën e grurit dhe krijon shpirtin! Nuk njoh ndonjë gjë të tillë, përveç aftësisë që Allahu mund t’ia dhurojë dikujt për të kuptuar Kuranin dhe atë që është shkruar në këtë kartë.” E pyeta: “Ç’është shkruar në këtë kartë?” Ai më tha: “Rregullat e pagesës së gjakut, lirimi i robërve dhe gjykimin se muslimani nuk duhet të vritet për jomuslimanin.” (3047)
›  1303.  Enesi r.a. tregon se disa burra nga ensarët i kërkuan leje të Dërguarit të Allahut a.s. duke i thënë:
“O i Dërguari i Allahut, na lejo të mos marrim shpërblim për lirimin e birit të motrës sonë, Abbasit.”Pejgamberi a.s. tha: “Mos lini asnjë dirhem pa marrë!” (3048)
›  1304.  Selema Ibn Akva r.a. tregon: “Një spiun nga femohuesit shkoi te Pejgamberi a.s., kur ai ishte në një udhëtim. Spiuni u ul me shokët e Pejgamberit a.s. dhe bisedoi me ta pastaj u largua. (Kur u kthye) Pejgamberi a.s. u tha (shokëve të vet): “Gjejeni dhe vriteni.” Kështu unë e vrava atë, pastaj Pejgamberi a.s. më dha mua gjithë ç’kishte spiuni i vrarë.” (3051)
›  1305.  Ibn Xhubejri tregon se Ibn Abbasi r.a. ka thënë: “Dita e enjte! Dhe ç’gjë e madhe ndodhi ditën e enjte!” Pastaj filloi të qajë derisa, lotët e tij lagën guralecat përtokë. Më pas tha: “Ditën e enjte të Dërguarit të Allahut a.s. iu rëndua sëmundja dhe tha: ‘Më sillni një kartë dhe t7u shkruaj një fjalë pas së cilës ju kurrë nuk do ta humbni rrugën e drejtë/ Njerëzit e pranishëm aty shfaqën mendime të ndryshme për këtë dhe në të vërtetë nuk shkon të ndryshojnë mendimet përpara një Pejgamberi. Ata thanë: ‘I Dërguari i Allahut është vërtet shumë i sëmurë/ Pejgamberi a.s. u tha: ‘Më lini rehat, pasi ajo gjendje në të cilën unë jam tani, është më e mirë se sa ajo që po thoni/ Në shtratin e tij të vdekjes Pejgamberi a.s. dha tri porosi duke urdhëruar: ‘I nxirrni idhujtarët nga Gadishulli Arab, i respektoni dhe u jepni dhurata të dërguarve të huaj ashtu siç më keni parë mua të veproj me ta!7 Ndërsa të tretën e kam harruar/’ (3053)
›  1306.  Ibn Umeri r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. u ngrit mes njerëzve, lavdëroi Allahun ashtu siç Ai e meriton, pastaj përmendi Dexliali?i duke thënë: “Unë ju paralajmëroj për të. Nuk ka pasur Pejgamber që të mos e ketë paralajmëruar popullin e vet për të, edhe Nuhu e ka paralajmëruar popullin e vet për të. Por unë do t’ju them një fjalë që asnjë Pejgamber nuk ia ka thënë popullit të vet. Dijeni se ai është i verbuar në një sy (me njërin sy qorr si kokërr e shtrydhur rrushi) dhe Allahu nuk është me një sy.” (3057)
›  1307.  Hudhejfa r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. na urdhëroi t’i shënonim atij emrat e atyre njerëzve që kanë shpallur se janë muslimanë. Kësisoj ne regjistruam një mijë e pesëqind burra. Pastaj thamë me vete: “A duhet të kemi frikë (nga jobesimtarët) edhe pse jemi njëmijë e pesëqind vetë?” Dhe vërtet, e pamë veten të na bien sprova të vështira të atilla aq sa burri do të falej i vetëm, duke qenë i frikësuar!” (3060)
›  1308.  Ebu Talha r.a. tregon se Pejgamberi a.s., sa herë që mposhtte ndonjë vendbanim, qëndronte në të për tri net. (3065)
›  1309.  Nafiu tregon se një kalë i Ibn Umerit r.a. iku dhe armiku e mori atë. Më pas muslimanët e mundën armikun dhe atij iu kthye kali (dhe kjo) në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s.. Po kështu, një herë një skllav i Ibn Umerit r.a. iku dhe u bashkua me bizantinët. Kur muslimanët i mundën ata, Halid Ibn Velidi r.a. ia ktheu robin Ibn Umerit (dhe kjo) pas vdekjes së Pejgamberit a.s.. (3067)
›  1310.  Xhabiri r.a. tregon: “Një herë (i) thashë (Pejgamberit a.s.): “O i Dërguari i Allahut, kem therur një nga rrunëzat (qingj njëvjeçar) tona dhe kam bluar një sa’ grurë, prandaj na të urdhëroni ju dhe disa njerëz të tjerë!” Atëherë Pejgamberi a.s. thirri me zë të lartë: “O njerëzit e (Luftës së) Hendekut! Xhabiri ka përgatitur një sur (fjalë persiane që do të thotë gatim). Ejani pra!” (3070)
›  1311.  Umm Halidi r.a., e bija e Halid Ibn Saidit, tregon: “Shkova tek i Dërguari i Allahut a.s. me babanë tim. Kisha veshur një këmishë të verdhë. I Dërguari i Allahut a.s. tha: Seneh! Seneh (që në gjuhën etiopiane do të thotë: ‘bukur, bukur’)!” Pastaj fillova të luaj me vulën e Pejgamberisë (mes shpatullave të Pejgamberit a.s.), por babai më qortoi ashpër. I Dërguari i Allahut a.s. i tha: “Lëre vajzën.” Pastaj i Dërguari i Allahut a.s. (iu lut Allahut për mua që të më dhurojë jetë të gjatë) duke thënë (tri herë): “E veshç këtë fustan derisa të griset, pastaj veshç një tjetër derisa të griset, pastaj veshç një tjetër derisa të griset!” (3071)
›  1312.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. u ngrit mes nesh, përmendi përvetësimin e ndonjë sendi nga plaçka e luftës, theksoi rrezikun e tij dhe u shpreh qartë se ai përbën gjynah të madh, duke thënë: “Mos vidhni nga plaçka e luftës, sepse nuk dua të shoh asnjërin prej jush në Ditën e Kiametit duke mbajtur në qafë ndonjë dele që blegërin, apo ndonjë kalë që hingëllin. Një njeri i tillë do të thotë: ‘O i Dërguari i Allahut! Ndërmjetëso tek Allahu për mua’. Ndërsa unë do t’i them: ‘Nuk mund të të ndihmoj, sepse ta kam njoftuar një herë Mesazhin e Allahut’. As të mos shoh ndonjërin që të mbajë në qafë ar e argjend, duke thënë: ‘O i Dërguari i Allahut! Ndërmjetëso tek Allahu për mua/ Atij ka për t’i thënë: ‘Nuk mund të të ndihmoj, sepse ta kam përcjellë një herë Mesazhin e Allahut!” As të mos shoh ndonjërin, duke mbajtur rroba që valëviten e duke më thënë: “O i Dërguari i Allahu! Ndërmjetëso tek Allahu për mua/ Edhe atij do t’i them: ‘Nuk mund të të ndihmoj, sepse ta kam përcjellë një herë Mesazhin e Allahut’!” (3073)
›  1313.  Abdullah Ibn Amri r.a. tregon: “Një burrë i quajtur Kirkira kujdesohej për familjen dhe pasurinë e Pejgamberit a.s.. Kur ai vdiq, i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Ai është në Zjarr.” Atëherë njerëzit shkuan ta shohin, kur në shtëpinë e tij gjetën një xhybe që e kishte vjedhur nga plaçka e luftës.” (3074)
›  1314.  Ibn Zubejri r.a. tregon se i ka thënë Ibn Xhaferit r.a.: “A të kujtohet kur unë, ti dhe Ibn Abbasi dolëm për të pritur të Dërguarin e Allahut a.s.?” Ibn
Xhaferi pohoi, ndërsa Ibn Zubejr shtoi: “Dhe i Dërguari i Allahut na mori neve (mua dhe Ibn Abbasin ne devenë e tij), kurse ty të la ” (3082)
›  1315.  Saib Ibn Jezidi r.a. tregon: “Unë me disa djem të vegjël dolëm të prisnim të Dërguarin e Allahut a.s. në Qafën e Vedasë”. (3083)
›  1316.  Enesi r.a. tregon: “Ishim me Pejgamberin a.s., kur po ktheheshim nga Usfani. I Dërguari i Allahut a.s. po ngiste devenë e tij ndërsa pas vetes kishte hipur Safijje bint Hujejin. Deveja e tij rrëshqiti dhe të dy u rrëzuan. Ebu Talha u hodh nga deveja e vet dhe thirri: “O i Dërguari i Allahut! Allahu më bëftë kurban për ty!” Ai a.s. i tha: “Kujdesu për gruan.” Kësisoj Ebu Talha mbuloi fytyrën e vet me një rrobë, iu afrua Safijjes e mbuloi atë me rrobën. Pastaj e përgatiti devenë e tyre dhe të dy hypën në të. Më pas ne të gjithë e rrethuam të Dërguarin e Allahut a.s. si mbulesë. Kur iu afruam Medines Pejgamberi a.s. tha: “Po kthehemi të penduar, adhurues dhe falënderues të
Zoti tonë”. Ai nuk reshti së përsërituri këto fjalë, derisa hymë në Medine. (3085)
›  1317.  Kabi r.a. tregon se, sa herë që kthehej paradite nga udhëtimi, Pejgamberi a.s. hynte në xhami dhe falte dy rekatë para se të ulej. (3088)
›  1318.  Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Pasuria jonë (e të gjithë Pejgamberëve) nuk trashëgohet: gjithçka që lëmë mbrapa duhet të shpërndahet si sadaka.” Nevojat e vitit për familjen e vet ai i shpenzonte nga pasuria që Allahu ia kishte dhuruar atij si plaçkë e fituar pa luftë, ndërsa pjesën që i mbetej prej saj, ai e mbante për ta shpenzuar në Çështjen e Allahut. Pastaj Umeri r.a. i pyeti shokët e Pejgamberit a.s. të pranishëm aty: “Ju pyes për Allah, me Lejen dhe Vullnetin e të Cilit qëndrojnë qiejt dhe toka! A e dini këtë gjë?” Ata pohuan për këtë. Në këtë tubim qenë të pranishëm Aliu, Abbasi, Uthmani, Abdurr-Rrahman Ibn Aufi, Zubejri dhe Saad Ibn Ebi Vekkasi. (Pjesë nga 3094)
›  1319.  Isa Ibn Tahmani tregon: “Enesi r.a. na nxori dy opinga të vjetra prej lëkure me rripa lëkure. Më vonë Thabit Benani më tregoi se Enesi thoshte për to se ishin opingat e Pejgamberit a.s.”. (3107)
›  1320.  Ebu Burda tregon se Aishja r.a. na nxori një xhybe leshi të arnuar dhe tha: “Këtë kishte veshur Pejgamberi a.s. kur i doli shpirti.” (3108)
›  1321.  Në një citim tjetër thuhet se Aishja r.a. nxori një izar të trashë, si ata që prodhohet në Jemen dhe një lloj xhybeje të quajtur mulabbede. (3108)
›  1322.  Enesi r.a. tregon: “Kur Pejgamberit a.s. iu thye kupa, ai e lidhi atë me një tel argjendi te vendi i krisur.,/ (3109)
›  1323.  Xhabiri r.a. tregon: “Një burri nga ne i lindi një djalë të cilit ia vu emrin Kasim. Për këtë ensarët i thanë atij: “Ne kurrë nuk do të të thërrasim ty me emrin Ebul Kasim dhe ne kurrë nuk do të të kënaqim ty me këtë emër të nderuar.// Kështu ai shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, më ka lindur një djalë dhe ia kam lënë emrin Kasim, por ensarët më thanë se ata kurrë nuk do të më thërrasin me emrin Ebul Kasim dhe se kurrë nuk do të më kënaqin me këtë emër të nderuar.” Pejgamberi a.s. i tha atij: “Ensarët e kanë bërë shumë mirë. Ua lini (fëmijëve tuaj) emrin tim, por jo lamjan (nofkë) time, pasi unë jam Kasim (Shpërndarës, Dhurues).” (3115)
›  1324.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë:
“Unë as nuk ju jap gjë dhe as nuk ju mbaj gjë, por jam vetëm shpërndarës (Kasim) dhe jap ashtu siç jam urdhëruar (nga Allahu).” (3117)
›  1325.  Haula ensarija r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Disa njerëz e shpenzojnë Pasurinë e Allahut (të muslimanëve) në rrugë të padrejtë: njerëz të këtillë do të futen në Zjarr Ditën e Ringjalljes.” (1318)
›  1326.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: “Një nga Pejgamberët e parë a.s. u nis për një fushatë të shenjtë luftarake dhe u tha pasuesve të tij: ‘Kushdo që ka një bashkëshorte, me të cilën nuk ka shkuar ende dhe që dëshiron ta konsumojë martesën, nuk duhet të vijë me mua. Nuk duhet të vijë as ai që ka ndërtuar shtëpi, por nuk ia ka përfunduar çatinë; as ai që ka dele a deve dhe pret që ato t’i lindin. Kështu Pejgamberi u nis për fushatë dhe, kur arriti te qyteti rreth kohës së faljes së ikindisë (koha e pasdites), i tha diellit: ‘O i diell! Edhe ti je nën Urdhrin e Allahut, edhe unë jam nën Urdhrin e Allahut. O Allah! Ndaloje atë që të mos perëndojë!’ Dielli u ndal dhe Allahu e nxori atë Pejgamber fitimtar. Pastaj ai e mblodhi plaçkën e luftës dhe erdhi zjarri për ta djegur, por nuk e dogji.Ai u tha (njerëzve të tij): ‘Disa nga ju kanë vjedhur diçka nga plaçka e luftës, prandaj nga çdo fis duhet të vijë nga një përfaqësues për të më dhënë mua besën duke shtrënguar duart me mua. Kështu bënë dhe dora e njërit mbeti e ngrirë në dorën e Pejgamberit të tyre. Pastaj Pejgamberi i tha këtij përfaqësuesi: ‘Vjedhja është bërë nga njerëzit e tu, prandaj të gjithë njerëzit e fisit tënd duhet të më japin dorën e besës/ Duart e dy a tri vetëve mbetën të ngrira në dorën e Pejgamberit të tyre dhe ai u tha: ‘Ju e keni bërë vjedhjen’. Pastaj ata sollën një kokë të artë, si kokë lope dhe e vunë atje. Atëherë zjarri erdhi dhe e përpiu plaçkën e luftës.” Pejgamberi a.s. shtoi: “Pastaj Allahu pa dobësinë dhe pamundësinë tonë, kështu që Ai e bëri të ligjshme plaçkën e luftës për ne.” (3124)
›  1327.  Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. dërgoi një njësi luftarake për xhihad në drejtim të Nexhdit duke qenë edhe ai pjesëmarrës në të. Pas kësaj ata fituan si plaçkë lufte shumë deve dhe secilit luftëtar i ranë për hise nga dymbëdhjetë a nga njëmbëdhjetë deve (dhe në fund) secilit i dhanë edhe nga një deve tjetër më tepër. (3134)
›  1328.  Xhabiri r.a. tregon: “Kur i Dërguari i Allahut a.s. po ndante plaçkën e luftës në (vendin e quajtur) Xhiërana, dikush i tha atij: “Bëhu i drejtë (në ndarjen që po bën).” Pejgamberi a.s. i tha atij: “Padyshim që do të isha i mjerë po të mos veproja gjithnjë me drejtësi!” (3138)
›  1329.  Ibn Umeri r.a. tregon se Umeri r.a. mori dy robëresha nga robërit e luftës së Hunejnit dhe i la ato diku në një shtëpi të Mekës. Kur i Dërguari i Allahut a.s. i liroi robërit e Hunejnit pa shpërblim, ata dolën duke ecur nëpër rrugë. Umeri i tha (të birit): “O Abdullah, shih si është puna.v Abdullahi i tha: “I Dërguari i Allahut a.s. i ka liruar robërit pa shpërblim.” Ai i tha: “Shko atëherë dhe liroji ato dy robëresha.” (3144)
›  1330.  Abdurr-Rrahman Ibn Aufi r.a. tregon: “Kur isha i vendosur në rresht ditën e (betejës së) Bedrit, vështrova nga e djathta ime dhe nga e majta dhe pashë dy djem shumë të rinj nga ensarët. Desha që të isha ndërmjet dy vetëve më të fortë se ata të dy. Njëri prej tyre më tërhoqi vëmendjen, duke më thirrur: “O xhaxha! A e njeh Ebu Xhehlin?” I thashë: “Po. Çfarë do prej tij, o nipi im?” Ai më tha: “Kam dëgjuar se ai e shan të Dërguarin e Allahut a.s.. (Betohem) për Atë, në Duart e të Cilit është jeta ime! Po e pashë, atëherë trupi im nuk do t’i ndahet trupit të tij, derisa njëri prej nesh të vdesë i pari.” U habita shumë nga kjo fjalë. Pastaj më tërhoqi tjetri dhe më tha po të njëjtat fjalë. Pas pak çastesh kur ja! Më kapën sytë Ebu Xhehlin duke ecur midis njerëzve! U thashë: “Shikoni! Ja ai është burri për të cilin më pyetët.” Kështu ata të dy u lëshuan dhe e sulmuan me shpatat e tyre derisa e goditën dhe e lëshuan të vdekur. Pastaj të dy rendën tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe e njoftuan për këtë. Ai a.s. pyeti: “Cili prej jush e vrau?” Secili prej tyre tha: “Unë e kam vrarë.” I pyeti përsëri: “A i keni pastruar shpatat?” I thanë që jo. Atëherë ai a.s. pa shpatat e tyre dhe tha: “Në të vërtetë, që të dy ju e keni vrarë atë. Plaçkat e tij janë për Muadh Ibn Amr Xhamuhin.” Djemtë quheshin Muadh Ibn Afra dhe Muadh Ibn Amr Ibn Xhamuh.” (3141)
›  1331.  Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Unë u jap (pasuri) kurejshëve që t’ua tërheq zemrat dhe që të kapen fort pas Islamit, sepse ata janë shumë afër kohës së errësirës dhe padijes para-islame.” (3146)
›  1332.  Enesi r.a. tregon se, kur Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij pasuri nga fisi Havazin, si plaçkë të fituar pa luftë, ai filloi t’u japë disa Kurejshëve deri në njëqind deve për njeri. Atëherë disa ensarë thanë për të Dërguarin e Allahut a.s.: “Allahu e faltë të Dërguarin e Tij! Po u jep kurejshëve dhe po na lë neve, ndërkohë që shpatat tona akoma po pikojnë gjak (nga lufta me femohuesit)!” Kur të Dërguarit të Allahut a.s. ia treguan këtë fjalë, ai dërgoi një lajmës tek ensarët për t’i mbledhur ata në një tendë lëkure dhe nuk thirri askënd tjetër përveç tyre. Kur ata u mblodhën, i Dërguari i Allahut a.s. hyri mes tyre dhe u tha: “Ç’është ajo fjalë që mora vesh se keni thënë?” Të mençurit e tyre thanë: “Për sa u përket njerëzve me mend midis nesh, ata nuk kanë thënë gjë, o i Dërguari i Allahut!,/ Pastaj tregohet hadithi i plotë. (Shih hadithin nr. 1673) (3147)
›  1333.  Xhubejr Ibn Mutimi r.a. tregon: “Isha me të Dërguarin e Allahut a.s. në shoqërinë e një grupi njerëzish, duke u kthyer nga Hunejni. Atëherë beduinët nuk iu ndanë të Dërguarit të Allahut a.s. duke i kërkuar plaçka, aq sa e detyruan të hynte nën një akacie në shkretëtirë, ku ia morën edhe ridain (copë që hidhet krahëve dhe mbulohet me të gjysma lart e trupit). Pas kësaj i Dërguari i Allahut a.s. qëndroi dhe u tha: “Ma ktheni ridain. Po të kisha aq deve sa gjithë këto pemë, do t’i kisha ndarë ndërmjet jush; pastaj ju nuk do të më gjeni mua as kurrnac, as gënjeshtar dhe as frikacak.” (3148)
›  1334.  Enesi r.a. tregon: “Kur po ecja me Pejgamberin a.s., i cili kishte veshur një xhybe nexhranije me anë të kthyera trashë, një beduin iu sul atij e ia tërhoqi aq fort xhyben sa pashë rrethin e kthyer të xhybes ta presë shpatullën e Pejgamberit a.s. e shkaktuar nga forca që ia tërhoqi beduini. Pastaj beduini i tha: “Urdhëro (që të më japin mua) diçka nga pasuria e Allahut që ke.” Pejgamberi a.s. u kthye nga ai dhe qeshi, pastaj urdhëroi që t’i jepnin atij diçka si dhuratë.” (3149)
›  1335.  Ibn Mesudi r.a. tregon: “Ditën e Hunejnit Pejgamberi a.s. u dha përparësi disa njerëzve në shpërndarjen e plaçkës së luftës (duke përjashtuar disa të tjerë). Kështu, ai i dha Akra Ibn Habisit njëqind deve, edhe Ujejnes i dha po aq; u dha edhe disa të tjerëve nga paria e shquar e arabëve, duke i vlerësuar më shumë në këtë drejtim. Pastaj atij i shkoi një burrë dhe i tha: “Për Allah, kjo është një ndarje ku nuk është mbajtur aspak drejtësi dhe nuk është pasur si qëllim Fytyra e Allahut!,/ I thashë: “Për Allah që do t’ia tregoj Pejgamberit a.s. (atë që the).” Kështu, unë shkova e i tregova atij dhe ai tha: “E kush tjetër do të vepronte me drejtësi, në qoftë se nuk do të vepronte me drejtësi Allahu apo i Dërguari i Tij?! Allahu e mëshiroftë Musanë, sepse ai u lëndua më shumë se kaq, megjithatë ai bëri durim.” (3150)
›  1336.  Ibn Umeri r.a. tregon: “Në luftërat tona të shenjta shpesh fitonim, si plaçkë lufte, mjaltë dhe rrush, të cilat i hanim dhe nuk i ruanim.// (3154)
›  1337.  Tregohet se Umeri r.a. u shkroi letër banorëve të Basras një vit para se të vdiste: (Në të shkruhej) “Prishni çdo martesë të lidhur ndër mexhusët (zjarrputistët) ndërmjet të afërmve, me të cilët ndalohet martesa në Islam.” Po kështu Umeri r.a. nuk u mori xhizje atyre, derisa Abdurr-Rrahman Ibn Aufi r.a. dëshmoi se i Dërguari i Allahut kishte marrë xhizje nga mexhusët e Haxherit. (3156, 3157)
›  1338.  Amr Ibn Aufi, i cili ka qenë aleat i fisit Beni Amir dhe pjesëmarrës në luftën e Bedrit, tregon se i Dërguari i Allahut a.s. dërgoi Ebu Ubejde Ibn Xherrahun në Bahrejn për të mbledhur taksën e xhizjes. Atëkohë i Dërguari i Allahut a.s. kishte vendosur paqë tashmë me popullin e Bahrejnit dhe kishte emëruar si sundues të tyre Ala Ibn Hadrainiun. Kështu, kur Ebu Ubejde u kthye me paratë nga Bahrejni, ensarët dëgjuan për ardhjen e tij, kohë që përkoi me vaktin e faljes së namazit të agimit me Pejgamberin a.s.. Pasi u priu atyre në falje, i Dërguari i Allahut a.s. u largua dhe ensarët i dolën para. Kur i pa ata, ai (a.s.) buzëqeshi dhe tha: “Më duket se keni dëgjuar që Ebu Ubejde ka sjellë diçka.” Ata i thanë: “Po, o i Dërguari i Allahut!” Ai u tha: “Gëzohuni dhe shpresoni të gjeni dçika që do t’ju kënaqë! Për Allah! Nuk është varfëria ajo që kam frikë për ju, por kam frikë se do t’u rrëmbejë jeta luksoze e dynjasë, siç ndodhi me popujt e kaluar para jush. E kështu, ju do të rivalizoni mes jush për hir të saj, siç rivalizuan edhe ata mes tyre dhe ajo ka për t’ju shkatërruar, ashtu siç i shkatërroi ata.” (3158)
›  1339.  Xhubejri tregon: “Umeri r.a. dërgoi njerëzit (ushtrinë muslimane) në vendet e mëdha për të luftuar idhujtarët. Kur Hurmuzan përqafoi
Islamin, Umeri i thotë atij: “Do të desha të shqyrtoja me ty për sa u takon këtyre vendeve që të sulmoj.” Hurmuzani i tha: “Po, shembulli i këtyre vendeve dhe i banorëve të tyre që janë armiq të muslimaneve është si një zog me një kokë, me dy krahë dhe me dy këmbë: në qoftë se i thyhet njëri krah, ai do të mund të ngrihet mbi dy këmbët, me një krah dhe me kokën; po t’i thyhet edhe krahu tjetër, ai do të mund të ngrihet mbi dy këmbët dhe me kokën, por, po t’i thyhet koka, atëherë dy këmbët, dy krahët dhe koka (e thyer) do të bëhen pa asnjë vlerë. Koka pra, është Kisra (Perandori i Persisë), njëri krah është Çezari (Perandori i Romës dhe i Bizantit) dhe krahu tjetër është Farisi (Persia). Kështu pra, urdhëroi muslimanët t’i drejtohen Kisras.” Dhe kësisoj Umeri r.a. na dërgoi ne (në drejtim të Kisras) dhe emëroi Nuëman Ibn Muhanin komandantin tonë. Kur ne arritëm në tokën e armikut, na doli përfaqësuesi i Kisras me dyzet mijë forca. Një përkthyes u ngrit dhe tha: “Le të më flasë mua dikush nga ju!” Mugira iu përgjigj: “Pyet ç’të duadh.” E pyeti: “Kush jeni ju?” Mugira iu përgjigj: “Ne jemi arabë. Kemi pasur një jetë të mjerë e të vështirë, një jetë të shkatërruar, përtypnin lëkurat dhe bërthamat e hurmave nga uria, vishnim rroba të bëra nga leshi i deveve dhe i dhive, adhuronin pemët dhe gurët. Kur ishim në këtë gjendje, Zoti i qiejve dhe i tokave, i lartësuar qoftë Emri e Tij dhe e Lartësuar qoftë Madhështia e Tij, dërgoi te ne Pejgamberin a.s., një njeri nga gjiri ynë, të cilit ia njohim mirë babain dhe nënën. Kështu, Pejgamberi ynë a.s., i Dërguari i Zotit tonë na ka urdhëruar që t’ju luftojmë, derisa të adhuroni vetëm Allahun, Një e të Vetëm, ose të na jepni xhizje (taksë). Po kështu, Pejgamberi ynë a.s. na ka treguar se nga Mesazhi i Zotit tonë është se cilido nga ne që bie dëshmor, do të hyjë në Xhenet, ku do të përjetojë një begati të atillë, të cilën nuk ka parë kurrë dhe se kushdo nga ne që mbetet gjallë, do të bëhet padroni juaj.” Pas kësaj Nuëmani i tha (Mugiras): “Nëse Allahu do të ta kishte bërë të mundur të merrje pjesë me Pejgamberin a.s. në një betejë si kjo, ai nuk do të të kishte fajësuar për pritjen dhe nuk do të të kishte fyer. Ndërsa unë kam qenë me të Dërguarin e Allahut a.s. në shumë beteja dhe ai e kishte zakon që, nëse nuk hynte në betejë në orët e paradites, atëherë priste derisa të frynte era dhe të vinte koha për faljen e namazit (të drekës pasi dielli të kalonte zenitin).” (3151, 3160)
›  1340.  Ebu Humeid Saidiu r.a. tregon: “Ishim me Pejgamberin a.s. në fushatën e Tebukut. Mbreti i Ejles i dhuroi Pejgamberit a.s. një mushkë të bardhë dhe një xhybe. Pejgamberi a.s. i shkroi atij një marrveshje paqeje, duke i lënë atij sundimin mbi vendin e vet.” (3161)
›  1341.  Abdullah Ibn Amri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Kushdo që vret një njeri, i cili është në marrëveshje paqeje me muslimanët, nuk do ta ndiejë erën e Xhenetit, ndonëse era e tij (prej misku) shquhet në largësinë e dyzet vjet udhëtimi.” (3166)
›  1342.  Ebu Hurejra r.a. tregon një ngjarje nga ndodhia e Hajberit: “Kur u pushtua Hajberi, (çifutët) i sollën si dhuratë Pejgamberit a.s. një dele të pjekur, të cilën e kishin helmuar. Pejgamberi a.s. urdhëroi dhe tha: “Të gjithë çifutët që kanë qenë këtu, të mblidhen përpara meje.,/ Kështu ata iu grumbulluan atij dhe ai a.s. u tha: “Do t’ju pyes për diçka. A do të më tregoni të vërtetën për të?” Ata thanë: “Po.” Pejgamberi a.s. i pyeti: “Kush është babai juaj?” I thanë: “Filani.” Ai a.s. u tha: “Keni gënjyer. Babai juaj është filani.” I thanë: “Ke thënë të drejtën.” Ai a.s. i pyeti përsëri: “A do të më tregoni të vërtetën tani, në qoftë se ju pyes për një gjë?” Ata i thanë: “Po, o Ebul Kasim. Edhe në qoftë se ne të gënjejmë, txi mund ta zbulosh nënën tonë ashtu siç e gjete për babain tonë.” Ai a.s. i pyeti: “Kush janë banorët e Zjarrit?” Ata iu përgjigjën: “Ne do të jemi në të për fare pak kohë dhe pastaj ju do të na zëvendësoni atje.” Pejgamberi a.s. u tha: “Ju qofshi të mallkuar dhe të poshtëruar në të! Betohem për Allahun! Ne kurrë nuk do t’ju zëvendësojmë juve atje!” Pastaj pyeti përsëri: “A do të më tregoni të vërtetën tani, në qoftë se ju pyes për një gjë?” Iu përgjigjën: “Po, o Ebul Kasim.” Ai a.s. i pyeti: “A e keni helmuar mishin e kësaj delje?” Thanë që po. Ai a.s. i pyeti: “Ç’u shtyu për këtë?” Thanë: “Deshëm të merrnim vesh nëse ishe gënjeshtar dhe në këtë rast do të binim rehat prej teje (duke të hequr qafe), ose, nëse je Pejgamber, atëherë helmi nuk do të dëmtonte.” (3169)
›  1343.  Sehl Ibn Ebi Hathma r.a. tregon: “Abdullah Ibn Sehbi dhe Muhejjisa Ibn Mesudi r.a. u nisën për në Hajber, banorët e të cilit atë kohë kishin marrëveshje paqeje me muslimanët. Ata u ndanë dhe më vonë Muhejjisa gjeti Abdullah Ibn Sehlin të vrarë e të mbytur në gjak. Ai e varrosi atë dhe u kthye në Medine. Pastaj Abdurr-Rrahman Ibn Sehli, Muhafisa dhe Huvejjisa, djemtë e Mesudit, shkuan te Pejgamberi a.s.. Abdurr-Rrahmani deshi të fliste, por Pejgamberi a.s. i tha: “Le të flasë më i madhi//,- sepse Abdurr-Rrahmani qe më i vogli. Kështu ai heshti dhe folën dy të tjerët. Pejgamberi a.s. u tha: “Në qoftë se ju betoheni për atë që ka kryer vrasjen, atëherë ju do të keni të drejtën të merrni hakun tuaj për gjakun e njeriut tuaj.” Ata thanë: “Si të betohemi, ndërsa ne nuk kemi qenë as dëshmitarë të vrasjes dhe as nuk e kemi parë vrasësin?”
Pejgamberi a.s. u tha: ” Atëherë pra çifutët mund ta lajnë veten nga akuza duke bërë be (se nuk e kanë bërë ata krimin).” Ata thanë: “Si mund të besojmë në betimin e femohuesve?” Kësisoj, Pejgamberi a.s. i pagoi nga pasuria e vet paratë e gjakut (të Abdullahut). (3173)
›  1344.  Aishja r.a. tregon se një herë Pejgamberit a.s. i patën bërë magji, aq sa atij i dukej se kishte bërë veprime që në të vërtetë nuk i kishte bërë. (3175)
›  1345.  Auf Ibn Maliku r.a. tregon: “Gjatë fushatës së Tebukut shkova te Pejgamberi a.s., kur ai ishte ulur nën një tendë lëkure. Ai a.s. më tha: “Numëro gjashtë shenja, të cilat do të tregojnë afrimin e Orës së fundit (Kiametit): vdekja ime, pastaj rënia e Jerusalemit në duart e muslimanëve, pastaj një epidemi që do t’ju bie (dhe që do të shkaktojë vdekje të madhe) si epidemia që u bie dhenve, pastaj shtimi i pasurisë aq sa, po t’i jepen dikuj edhe njëqind dinarë, prapëseprapë nuk do të jetë i kënaqur, pastaj një sprovë e madhe (fitne) së cilës nuk do t’i shpëtojë asnjë shtëpi arabe (do të hyjë në çdo shtëpi të tyre), pastaj një armëpushim mes jush dhe Beni Esfer- ëve (bizantinëve) të cilët do t’ju tradhëtojnë dhe do t’ju sulmojnë nën tetë flamuj dhe nën çdo flamur do të jenë dymbëdhjetë mijë ushtarë.” (3176)
›  1346.  Saidi r.a. tregon se Ebu Hurejra r.a. u tha një herë njerëzve: “Si do të jetë gjendja juaj kur nuk do të merrni as dinar, as dirhem (si taksë nga dhimmitë)?” Për këtë dikush e pyeti: “Si e di ti që do të ndodhë një gjë e tillë, o Ebu Hurejra?” Ai u përgjigj: “Po, (betohem) për Atë në Duart e të Cilit është jeta e Ebu Hurejras! Këtë gjë unë e di nga fjala e të vërtetit dhe nga i frymëzuari i vërtetë (Pejgamberi a.s.).” E pyetën: “Çfarë thotë ajo fjalë?” Ai u tha: “Azili që Allahu dhe i Dërguari i Tij a.s dhe kështu Allahu do t’i bëjë zemrat e k do të pranojnë të japin xhizjen, që duhet t
›  1347.  Ibn Mesudi dhe Enesi r.a. tregojnë se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Çdo tradhtar do të ketë një flamur Ditën e Kiametit.” Një nga përcjellësit e dytë të hadithit thotë se atij do t’i vendoset një flamur, ndërsa tjetri thotë se do të tregohet Ditën e Kiametit dhe tradhtari do të njihet nga flamuri (shenja treguese etj.) që i është vënë. (3186, 3187)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …