Shtëpia / Hadithe te Buhariut / 51 – DHURATAT

51 – DHURATAT

›  1151.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“O gra muslimane! Asnjëra prej jush të mos e përçmojë dhuratën e fqinjës së saj edhe sikur të jenë kockat e këmbëve të dhenve.” (2566)
›  1152.  Urva r.a. tregon se Aishja r.a. i ka thënë:
“O nipi im! Gjithnjë shihnim hënën e re, pastaj pamë edhe hënën e re të muajit tjetër dhe kështu pamë dhe hënën e re të muajit të tretë për dy muaj, ndërkohë në shtëpitë e të Dërguarit të Allahut a.s. nuk ishte ndezur zjarr (për të gatuar).” Unë e pyeta: “O tezja ime! Po çfarë u mbante ju gjallë?” Aishja r.a. tha: “Dy gjërat e zeza: hurmat dhe uji si edhe fqinjët tanë nga ensarët që kishin ndonjë manilia i dhuronin të Dërguarit të Allahut diçka nga qumështi i tyre dhe ai na jepte edhe ne të pinim.” (2567)
›  1153.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nëse më ftojnë të ha qoftë edhe kockat e këmbëve të dhenve, unë do ta pranoj ftesën dhe, nëse më dhurojnë qoftë edhe kockat e këmbëve të deles, unë do ta pranoj dhuratën.” (2568)
›  1154.  Enesi tregon r.a.: “Trazuam një lepur në Maredh-dhahran dhe ai filloi të kërcente. Njerëzit iu lëshuan ta kapin, por u lodhën, ndërsa unë e arrita dhe munda të kap. Pastaj ia dhashë Ebu Talhait, i cili e theri atë dhe i çoi të Dërguarit të Allahut a.s. dy këmbët e mbrapme. Ai i pranoi.”
Ndërsa në një citim tjetër thuhet se Pejgamberi a.s. hëngri prej tij. (2572)
›  1155.  Ibn Abbasi r.a. tregon: “Tezja ime, Umm Hufeid i dërgoi Pejgamberit a.s. pak salcë kosi, gjalpë dhe mish dabbi (lloj zvarraniku që hahet) si dhuratë. Ai e hëngri salcën e kosit dhe gjalpin, kurse mishin e dabbit e la, sepse nuk e pëlqente. Por mishi i dabbit është ngrënë në sofrën e të Dërguarit të Allahut a.s. dhe, po të kishte qenë e ndaluar ngrënia e tij, atëherë nuk do të hahej në sofrën e të Dërguarit të Allahut a.s.”. (2575)
›  1156.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s., sa herë që i sillnin ndonjë ushqim, pyeste për të, nëse ia kishin sjellë si dhuratë apo si lëmoshë. Po t’i thoshin se ia kishin sjellë si lëmoshë, ai u thoshte shokëve të tij që ta hanin, ndërsa vetë nuk hante gjë prej tij, ndërsa po t’i thoshin se ia kishin sjellë si dhuratë, ai nxitonte të hante bashkë me ta.” (2576)
›  1157.  Enesi r.a. tregon se Pejgamberit a.s. i sollën pak mish dhe i thanë se ia kishin dhënë sadaka (lëmoshë) Beriras. Ai a.s. tha: “Për atë ai ka qenë sadaka, ndërsa për ne ai është dhuratë/’ (2577)
›  1158.  Urva r.a. tregon se tezja e tij, Aishja, i ka treguar se gratë e të Dërguarit të Allahut a.s. ishin në dy grupe. Në njërin grup ishin Aishja, Hafsaja, Safija dhe Seuda, ndërsa në ^rupin tjetër ishin Umm Selema dhe gratë e tjera të të Dërguarit të Allahut a.s.. Muslimanët e dinin dashurinë e të Dërguarit të Allahut a.s. për Aishen, kështu që, në qoftë se ndonjëri prej tyre kishte ndonjë dhuratë dhe donte t’ia jepte atë të Dërguarit të Allahut a.s., ai do ta vononte atë, derisa i Dërguari i Allahut a.s. të shkonte te shtëpia e Aishes dhe atëherë ai do t’ia dërgonte atij dhuratën në shtëpinë e saj. Grupi i Umm Selemas e shqyrtoi çështjen së bashku dhe vendosi që Umm Selema t’i kërkonte të Dërguarit të Allahut a.s. që ai t’u thoshte njerëzve që ata t’i çonin dhuratat e tyre në shtëpinë e cilësdo grua, me të cilën ai ishte. Kështu, Umm Selema i foli të Dërguarit të Allahut a.s. për atë që thanë, por ai nuk i tha asaj asnjë fjalë. Ato e pyetën Umm Seleman, por ajo i tha se ai nuk i kishte thënë asnjë fjalë. Ato i kërkuan që ajo t’i fliste përsëri. Kështu, kur qe radha e saj, ajo i foli atij përsëri, por përsëri ai nuk i tha asnjë fjalë. Kështu, ato e pyetën atë përsëri, por ajo u tha se sërish ai nuk i kishte thënë asgjë. Ato i thanë asaj që tri fliste atij, derisa ai t’i jepte një përgjigje. Kur qe radha e saj, ajo i foli atij përsëri. Atëherë ai i tha: “Mos më lëndoni tek Aishja, pasi nuk më vjen Frymëzimi Hyjnor në shtratin e ndonjë gruaje tjetër, përveçse në shtratin e Aishes.” Nga kjo Umm Selema tha: “I kthehem me pendim Allahut për atë që të kam lënduar, o i Dërguari i Allahut.” Pastaj grupi i Umm Selema thërrasin Fatimen, të bijën e të Dërguarit të Allahut a.s., që t’i thotë atij: “Gratë e tua të kërkojnë në Emër të Allahut që të sillesh me to me drejtësi ashtu si me të bijën e Ebu Bekrit.” Pastaj Fatimja ia përcolli Pejgamberit a.s. këto fjalë, ndërsa ai i tha: “O bija ime! A nuk e do edhe ti atë që dua unë?” Ajo pohoi dhe u kthye tek ato dhe u shpjegoi gjendjen. Ato i kërkuan asaj që të shkonte përsëri, por ajo nuk pranoi. Pastaj dërguan tek ai Zejneb bint Xhahshin, e cila shkoi dhe përdori fjalë të ashpra duke i thënë: “Gratë e tua të kërkojnë që të sillesh me to me drejtësi ashtu si me bijën e Ibn Ebi Kuhafes (Ebu Bekrit).”Ndërkohë e ngriti zërin dhe iu kthye Aishes që ishte ulur dhe e fyu aq shumë, saqë i Dërguari i Allahut e vështroi Aishen duke pritur se a do t’i kthehej (edhe) ajo. Aishja filloi t’i përgjigjej Zejnebit derisa e bëri atë të pushojë. Pastaj Pejgamberi a.s. vështroi nga Aishja dhe tha: “Ajo është me të vërtetë e bija e Ebu Bekrit.” (2581)
›  1159Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. nuk e kthente asnjëherë parfumin e dhënë si dhuratë.
›  1160.  Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. gjithnjë i pranonte dhuratat dhe i jepte diçka me vete dhuruesit për të. (2585)
›  1161.  Nuëman bin Beshiri r.a. tregon: “Babai më dha një dhuratë, por Amra (nëna ime) tha se nuk pajtohej për të, derisa ai ta bënte dëshmitar për të Dërguarin e Allahut a.s., kështu që babai shkoi tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe i tha: “I kam dhënë birit tim nga Amra një dhuratë, por më detyroi që të të bëj ty dëshmitar për të, o i Dërguari i Allahut.” Ai a.s. e pyeti babain: “A u ke dhënë edhe djemve të tjerë njësoj siç i ke dhënë edhe këtij?” Babai im tha që jo. I Dërguari i Allahut a.s. tha: “Kini frikë Allahun dhe jini të drejtë e të barabartë për të gjithë fëmijët (mbani drejtësi dhe mos bëni dallime ndërmjet tyre).” Kësisoj, babai u kthye dhe ma mori prapë dhuratën. (2587)
›  1162.  Tregon Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ai që e merr prapë dhuratën e tij (të cilën ia ka dhënë dikujt) është si qeni që gëlltit përsëri të vjellën e vet.” (2589)
›  1163.  Meimunah bint Harith (bashkëshorte e Pejgamberit a.s.) tregon se ajo e çliroi skllaven e saj pa i marrë leje Pejgamberit a.s.. Kur ajo pati radhën dhe Pejgamberi a.s. erdhi në shtëpinë e saj, ajo i tha: “A e di, o i Dërguar i Allahut, se unë e kam çliruar robëreshën time?” Ai a.s. pyeti: “A e ke liruar (tashmë)?” Ajo i tha që po. Ai a.s. tha: “Do të kishe marrë më tepër shpërblim, po t’ia kishe dhënë atë ndonjërit prej dajave të tu.” (2592)
›  1164.  Aishja r.a. tregon se, sa herë që i Dërguari i Allahut a.s. donte të dilte për ndonjë udhëtim, ai hidhte short mes grave të tij se cila prej tyre do të shkonte me të dhe cilës t7i binte shorti, atë do ta merrte. Ai do t’i caktonte secilës prej tyre (me radhë) një ditë dhe një natë. Përcjellësi i dytë i hadithit shton se Seuda bint Zemëa ia dhuroi (radhën), ditën dhe natën, e saj Aishes, bashkëshortes së Pejgamberit a.s. duke pasur si qëllim (me këtë vepër të saj) të kërkojë kënaqësinë e të Dërguarit të Allahut a.s.. (2593)
›  1165.  Misvar bin Mahrama r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ndau disa xhybe, por nuk i dha asnjë prej tyre Mahramas. Ai më tha: “O biri im, më shoqëro për tek i Dërguari i Allahut a.s.”- dhe unë shkova bashkë me të. (Kur arritëm) më tha: “Hyr dhe ma thirr atë.”
Kështu, unë hyra dhe e thirra atë për babain tim. Ai a.s. doli me një nga ato xhybe veshur dhe tha: “Këtë e kemi ruajtur për ty (o Maharama).” Ai e vështroi atë dhe tha: “Maharama është i kënaqur” (ose mund të kuptohet edhe si fjalë e Pejgamberit a.s.: “A është i kënaqur Maharama?”). (2599)
›  1166.  Ibn Umeri r.a. tregon se, një herë Pejgamberi a.s. shkoi tek shtëpia e bijës së vet, Fatimes r.a., por nuk hyri brenda. Kur erdhi Aliu, ajo ia tregoi atij këtë gjë. Kur Aliu e pyeti Pejgamberin a.s. për këtë, ai i tha: “Pashë te dera e saj një perde të zbukuruar (shumëngjy-rëshe). Mua nuk më vlejnë dhe nuk tregoj aspak vëmendje për gjërat e dynjasë.” Kur Aliu shkoi (në shtëpi) dhe ia tha këtë Fatimes, ajo tha: “Le të më urdhërojë dhe unë do të bëj me të ç’të dojë ai.” Pejgamberi a.s. e urdhëroi që t7ia çonte atë disa njerëzve nevojtarë. (2613)
›  1167.  Aliu r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. më dhuroi një xhybe mëndafshi dhe unë e vesha atë, por kur pashë shenja pakënaqësie dhe zemërimi në fytyrën e tij, e bëra në copa dhe ua ndava grave të mia.” (2614)
›  1168.  Abdur-Rrahman bin Ebi Bekri r.a. tregon: “Ishim me Pejgamberin a.s. njëqind e tridhjetë vetë. Ai a.s. na pyeti: “A ka ndonjëri ushqim me vete?” Ishte një burrë që kishte me vete rreth një sa’ me miell. E përziem atë me ujë dhe e bëmë brumin (për ta pjekur bukë). Më pas vjen një burrë shumë i gjatë prej idhujtarëve me një tufë me dele përpara. Pejgamberi a.s. i tha atij: “A do të na e shesësh një dele apo do të na e japësh dhuratë?” Ai tha: “Jo, do t’jua shes.” Kështu Pejgamberi a.s. e bleu një dele dhe e therëm. Ai a.s. u tha që mëlçinë dhe të brendshmet e tjera t’i skuqin. (Betohem) për Allahun! Pejgamberi a.s. i dha gjithsecilit nga të një qind e tridhjetë vetët nga një copë. Ai u dha të gjithëve që qenë të pranishëm dhe ua mbajti hisen atyre që nuk ishin aty! Pastaj mishin e futi në dy kazanë të mëdhenj dhe të gjithë hëngrën prej tij sa u ngopën, ndërsa edhe pas kësaj mbeti akoma më tepër ushqim në kazanë, të cilët i ngarkuam në deve!” (2618)
›  1169.  Esma bint Ebi Bekr r.a. tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. erdhi tek unë nëna ime, e cila atëkohë ishte idhujtare. Kështu që e pyeta të Dërguarin e Allahut a.s. për të marrë gjykimin e tij: “Më ka ardhur nëna dhe dëshiron të marrë një shpërblim prej meje. A të mbaj lidhje të mira me të?” Ai a.s. tha: “Po, mbaj lidhje të mira me të.” (2620)
›  1170.  Abdullah Ibn Ubejdilah Ibn Ebi Mulejka tregon: “Të bijtë e Suhejbi, robit të liruar të Xhudëanit, pretenduan pronësinë e dy shtëpive dhe të një dhome (në Medine), duke thënë se i Dërguari i Allahut a.s. ia kishte dhuruar ato Suhejbit. Mervani (guvernatori i Medines asokohe), u tha: “A keni dëshmitarë për këtë?” Ata thanë: “Ibn Umerin r.a.” Ata e thirrën dhe Ibn Umeri r.a. dha këtë dëshmi: “Është e vërtetë se i Dërguari i Allahut a.s. i ka dhënë Suhejbit dy shtëpi dhe një dhomë.” Në këtë mënyrë, Mervani gjykoi në favor të tyre duke u bazuar te dëshmia e tij (Ibn Umerit r.a.).” (2624)
›  1171.  Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka dhënë gjykimin e tij se nmre-ja i takon atij që është dhuruar. (2625)
›  1172.  Ejmeni tregon: “Shkova tek Aishja r.a., e cila kishte veshur një fustan të trashë (dhe në një citim tjetër, një fustan pambuku), i cili kishte kushtuar pesë dirhemë. Ajo më tha: “Ngrije kokën dhe shihe skllaven time! Ajo nuk pranon ta veshë atë në shtëpi, ndërsa në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. unë kisha një fustan si ky, të cilin nuk kishte grua në Medine pa ma kërkuar, në mënyrë që t’i shfaqej elegante burrit të saj e të mos e merrte atë.” (2628)
›  1173.  Enesi r.a. tregon: “Kur erdhën nmhaxhirët nga Meka në Medine, ata s’kishin asgjë, ndërsa ensarët kishin tokë dhe pasuri. ensarët ua dhanë atyre tokën, me kusht që muhaxhirët t’u jepnin atyre gjysmën e prodhimit vjetor, që ta punonin tokën dhe gjithë ç’nevojitet për kultivimin e saj. Nëna e Enesit, Umm Sulejmi, e cila ishte edhe nëna e Abdullah bin Ebi Talhas, i dha disa palma hurmash të Dërguarit të Allahut a.s., i cili ia dha ato skllaves së tij të liruar, Umm Ejmenit, nënës së Usame bin Zejdit.
Kur Pejgamberi a.s. u lirua nga lufta me fisin e Hajberit dhe u kthye në Medine, muhaxhirët ua kthyen ensarëve frutat që ua kishin dhuruar, po kështu edhe Pejgamberi a.s. ia ktheu nënës së Enesit palmat e hurmave dhe i Dërguari i Allahut a.s. i dha Umm Ejmenit palma të tjera nga kopshti i tij në vend të dhuratës së parë.” (2630)
›  1174.  Abdullah Ibn Amri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Janë dyzet virtyte të vyera dhe më i larti prej tyre është dhënia e një dhie maniha. Kush bën çdonjë prej këtyre virtyteve duke shpresuar shpërblimin e Allahut për të me bindje të fortë se ai vërtet do ta marrë atë shpërblim, atëherë Allahu do ta shtie atë në Xhenet për shkak të saj.” (2631)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …