40 – HAVALA (KALIMI I BORXHIT)

›  1060.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Zvarritja dhe vonesa e pagesës së borxhit nga pasaniku është padrejtësi. Kështu pra, në qoftë se borxhi juaj kalohet nga borxhliu juaj tek një i pasur, atëherë ju duhet ta pranoni këtë.”(2287)
›  1061.  Selema Ibn Ekva tregon: “Një herë ishim ulur në shoqëri të Pejgamberit a.s., kur sjellin një të vdekur dhe i kërkojnë Pejgamberit a.s. që të falte namazin e kësaj xhenazeje. Ai a.s. pyeti: “A ka borxhe?” I thanë që s’ka. Pyeti përsëri: “A ka lënë ndonjë pasuri?” I thanë që jo. Kështu, ai priu në faljen e namazit të xhenazes. Pas pak sjellin një të vdekur tjetër dhe i kërkuan të Dërguarit të Allahut a.s. që t’i falte xhenazen. Pejgamberi a.s. pyeti: “A ka borxh?” I thanë që po. Pyeti: “A ka lënë pasuri?” I thanë se ka lënë tre dinarë. Kështu ai priu në faljen e namazit të xhenazes. Pas pak sjellin një të tretë dhe njerëzit i kërkuan Pejgamberit a.s. që t’i falte namazin e xhenazes. Ai a.s. pyeti: ” A ka lënë ndonjë pasuri?” I thanë që jo. Pyeti: “A ka ndonjë borxh?” I thanë se i kishte borxh tre dinarë. Ai a.s. (nuk pranoi t’i falë namazin dhe) tha: “Falennamazin e xhenazes së shokut tuaj të vdekur.” Ebu Katada tha: “O i Dërguari i Allahut! Na e fal namazin e xhenazes së tij dhe unë do të paguaj borxhin e tij.” Kështu ai a.s. priu në faljen e namazit të kësaj xhenazeje. (2289)
›  1062.  Enesi r.a. tregon se e kanë pyetur: A të ka mbërritur (ose a ke dëgjuar) se Pejgamberi a.s. të ketë thënë: “Nuk ka aleancë në Islam.” Ai është përgjigjur: “Pejgamberi a.s. ka bërë aleancë mes Kurejshëve dhe ensarëve në shtëpinë time.” (2294)
›  1063.  Xhabiri r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. më tha: “Kur të vijnë paratë e Bahrejnit do të të jap ty kaq e aq para”. Por paratë e Bahrejnit erdhën vetëm pasi Allahu ai mori atij shpirtin. Kur erdhën paratë e Bahrejnit, Ebu Bekri nxori një thirrës e shpalli: “Kujt i ka pas premtuar Pejgamberi a.s., duhet të vijë këtu.” Kështu, unë shkova tek Ebu Bekri dhe i thashë se Pejgamberi a.s. më pati premtuar kështu e kështu. Ai më dha një grusht monedhash e më tha që t’i numëroja. Kur i numërova më dolën pesëqind. Ebu Bekri më tha: “Merr edhe dy herë aq.” (2296)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *