16 – VITRI

›  539.  Ibn Umeri r.a. tregon se dikush e pyeti të Dërguarin e Allahut a.s. për namazin e natës(se si falet). I Dërguari i Allahut a.s. i tha: “Namazi i natës falet duke dhënë selam në çdo dy rekatë dhe, në qoftë se dikush ka frikë se afrohet agimi (sabahu), atëherë fal një rekat dhe ky (rekat) do të jetë vitr për të gjithë rekatët sa ka falur.” (990)
›  540.  Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. falte njëmbëdhjetë rekatë natën dhe ky ishte namazi i tij i natës. Kur binte në Sexhde rrinte aq sa ndonjë prej jush mund të këndojë pesëdhjetë ajete, para se ai të ngrinte kokën. Ai (a.s.) gjithnjë falte dy rekatë (suuet) para namazit (farz) të sabahut dhe pastaj mbështetej në krah të djathtë (e priste) derisa të vinte myezini për namazin (e agimit në xhami). (994)
›  541.  Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. çdo natë e falte namazin e vitrit në orë të ndryshme (që nga pas namazit të Darkës) deri në orën e fundit tënatës. (996)
›  542.  Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgam- beri a.s. ka thënë: “Bëjeni vitër namazin tuaj të fundit që falni natën.” (998)
›  543.  Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. e falte vitrin hipur në deve (kur ishte në udhëtim). (999)
›  544.  Ibn Umeri tregon: “E pyetën Enesin r.a.: “A ka kënduar kiuint (dua) Pejgamberi a.s. në namazin e sabahut?” Enesi r.a. pohoi e, pastaj e pyetën përsëri: “A e këndonte duanë e kunutit përpara se të përkulej në ruku?” Ai u përgjigj: “Ai a.s. e ka kënduar kunutin pasi ngrihej nga rukuja vetëm për pak kohë (njëmuaj)” (1001)
›  545.  Enesi r.a. tregon se kur e pyetën për kunutin ai u përgjigj: “Padyshim që është kënduar.” I thanë: “Përpara rukusë, apo pas saj?” Enesi u përgjigj: “Përpara rukusë.” E pyeta (Asimi, treguesi i dytë i hadithit): “Po filani na tregoi ne se ti i ke thënë pas rukusë?!” Enesi tha: “Ka gënjyer. Në të vërtetë, i Dërguari i Allahut a.s. ka kënduar kunut vetëm një muaj. Ja shkaku: Pejgamberi a.s. dërgoi te paganët e Nexhdit, rreth shtatëdhjetë vetë që dinin Kuranin përmendësh, të cilët qenë më të paktë në numër se ata dhe, me të cilët i Dërguari i Allahut a.s. kishte marrë- veshje paqeje. Por paganët e thyen paqen dhe i vranë të shtatëdhjetë burrat. Kësisoj i Dërguari i Allahut a.s.këndoi kunut për një muaj duke iu lutur Allahut për t’i ndëshkuar dy fiset Ri’l dhe Dhukvan (të Nexhdit).” (1002)
›  546.  Enesi r.a. tregon: “Në kohën e Pejgamberit a.s. kunuti këndohej në namazin e akshamit dhe të sabahut.” (1004)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *