Shtëpia / Hadithe te Buhariut / 30 – MAHSARI DHE NDESHKIMI PER GJAHUN

30 – MAHSARI DHE NDESHKIMI PER GJAHUN

›  879.  Ibn Abbasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. qe penguar të kryejë umren. Kështu, ai (a.s.) e rruajti kokën dhe fjeti me gratë e veta (u lirua nga gjendja e ihramit) dhe preu kurban duke e bërë umren vitin tjetër. (1809)
›  880.  Selimi tregon se Ibn Umeri r.a. gjithnjë thoshte: “A nuk u mjafton ju ndjekja e Sunetit (rrugës së ligjshme) të të Dërguarit të Allahut a.s.? Në qoftë se ndonjërin prej jush e pengon diçka për të përmbushur haxhin deri në fund, atëherë le të bëjë tazmfin rreth Qabesë si dhe ecjen ndërmjet Safa dhe Merva dhe pastaj të lirohet plotësisht nga gjendja e ihramit duke iu bërë kështu e lejueshme gjithçka që e pati të ndaluar në gjendjen e ihramit. Ndërkohë ai mund ta kryejë haxhin vitin tjetër duke prerë kurban ose të agjërojë, në qoftë se nuk ka mundësi për kurban.” (1810)
›  881.  Misvari r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. e preu kubanin përpara se të rruajë kokën, pastaj i urdhëroi shokët e vet të bënin të njëjtën gjë. (1811)
›  882.  Kab Ibn Uxhra r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut më qëndroi pranë në Hudejbije. Nga koka më binin shumë morra. Ai a.s. më pyeti: “A të kanë shqetësuar shumë ato?” I thashë që po, ndërsa ai më urdhëroi që ta rruaja kokën. Kabi r.a. shtoi: “Ky varg i shenjtë: ‘Ndërsa kushdo që është i sëmurë apo ka plagë në kokë … (Kuran 2: 196) është shpallur në lidhje me mua. Kështu Pejgamberi a.s. më tha ose të agjëroj tri ditë, ose të ushqeja gjashtë të varfër me një farak (rreth 9 kg.) hurma, ose të bëja kurban një dele apo ç’të kisha mundësi.” (1815)
›  883.  Kab Ibn Uxhra r.a. tregon të njëjtin hadith (nr. 882 / 1815) por këtu shton duke thënë se ky ajet i shenjtë është shpallur veçanërisht për mua, por megjithatë ai është edhe për ju të gjithë. (1816)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …