Shtëpia / Hadithe te Buhariut / 11 – EZANI

11 – EZANI

›  370.  —
Fjalët e ezanit janë:
Allahu Ekher (4 herë) – Allahu është më i Madhi.
Eshhedu en la ilahe il-lallah (2 herë) – Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut.
Eshhedu en-ne Muhameden resididlah (2 herë) – Dëshmoj se Muhamedi është i dërguari i Allahut.
Hajje alas-salah (2 herë) – Ejani në namaz.
Hajje alal-felah (2 herë) – Ejani në shpëtim.
Allahu Ekber (2 herë) – Allahu është më i Madhi.
La ilahe il-lallah (1 herë) – Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut.
Fjalët e ikametit (thirrja e dytë për faljen e namazit të rradhës) janë: Allahu Ekber (2 herë) – Allahu është më i Madhi.
Esh-hedu en la ilahe il-lallah (1 herë) – Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut.
Esh-hedu en-ne Muhameden resulullah (1 herë) – Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.
Hajje alas-salah (1 herë) – Ejani në namaz.
Hajje alal-felah (1 herë) – Ejani në shpëtim.
Kad kametis-Salah (2 herë) – Tashmë namazi është duke filluar.
Allahu Ekber (2 herë) – Allahu është më i Madhi.
La ilahe il-lallah (1 herë) – Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut.

370. Ibn Umeri r.a. tregon: “Kur muslimanët erdhën në Medine, mblidheshin vetë për falje të namazeve duke e marrë me mendje kohën, sepse ato ditë akoma nuk kishte thirrje për ta. Një herë ata e rrahën këtë çështje për të thirrur njerëzit për namaz. Disa treguan këmbanën si kristianët, disa të tjerë treguan borinë si briri i çifutëve, por Umeri qe i pari që dha mendimin e vyer duke thënë: “A nuk nxjerrim një burrë që të thërrasë për namaz?” Kështu që i Dërguari i Allahut a.s. tha: “O Bilal. Ngrihu dhe thirr (ezanin) për namaz.” (604)
›  371.  Tregon Enesi r.a. se Bilali r.a. qe urdhëruar t’i shqiptonte fjalët e ezanit nga dy herë, ndërsa fjalët e ikametit nga një herë, përveç ‘Kad kametis-salah’ dy herë. (605)
›  372.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kur thirret ezani për namaz, shejtani ia mbath me të katra dhe nxjerr erë me zë, që të mos e dëgjojë ezanin. Kur mbaron thirrja e ezanit, ai kthehet prapë, por përsëri ia mbath të ikë kur thirret ikameti, por kur ai mbaron, ai përsëri vjen derisa pëshpërit në zemrën e njeriut (për t’ia hequr vëmendjen nga namazi) duke e bërë atë të kujtojë gjëra të cilat ai as nuk i kishte ndërmend përpara namazit duke i thënë: “Kujto këtë, kujto atë”, derisa njeriu vazhdon të falet duke e bërë të harrojë sa rekat namaz ka falur.” (608)
›  373.  Ebu Said Hudriu r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë (në lidhje me ngritjen e zërit për thirrjen e czanit): “Me të vërtetë, kushdo që dëgjon, deri ku mbërrin zëri i thirrësit të ezanit qoftë njeri, ose xhind, ose çdo krijesë tjetër, nuk ka dyshim se do të dëshmojë për të ditën e Kijametit.” (609)
›  374.  Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s., sa herë që nisej për fushatë lufte për Çështjen e Allahut me ne kundër ndonjë populli, ai (a.s.) asnjëherë nuk na linte të sulmonim deri në mëngjes, por priste e shikonte: Në qoftë se dëgjonte ezanin, ai përmbahej prej tyre e nuk i sulmonte, ndërsa, po të mos dëgjonte ezanin, i sulmonte. (610)
›  375.  Ebu Said Hudriu r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Sa herë që të dëgjoni ezanin, përsëritni atë që thotë myezini (thirrësi i ezanit).” (611)
›  376.  Muavija r.a. tregon ashtu si hadithi paraardhës ni\ 375 deri te dëshmia e dytë ‘Eshhedu en-ne Muhameden resulullah’. Pastaj kur myezini thiri: “Haj-je alas-salat – Ejani në falje” Muavija tha: “La haule ve la kuv- vete il-la bil-lah – nuk ka as forcë e as fuqi vetëm se me Allahun.” Më pas shtoi: “Tamam kështu e kam dëgjuar të thotë Pejgamberi juaj a.s.” (612)
›  377.  Xhabiri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kushdo që thotë pasi të dëgjojë ezanin: ‘Allahumme rabbe hadlnd-da’veti-tameh, ves-salatil kaimeh, ati Muhamedinil-vesilete vel -fadileh, veb’athhu mekemen mahmudenil – ledhij va’adteh – [O Allah, Zoti i kësaj thirrjeje të përkryer (pa të vënë Ty asnjë shok) dhe i këtij namazi të rregullt e të përcaktuar i cili do të falet shpejt, dhuroji Muhamedit të drejtën e ndërmjetësimit dhe të mirësisë së lartë, si dhe dërgoje atë (Ditën e Kiametit) në vendin më të mirë e më të lartë, të cilin Ti ia ke premtuar]’-, atëherë Ditën e Ringjalljes mua do të më lejohet ndërmjetësimi për të.” (614)
›  378.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Sikur ta dinin njerëzit se çfarë (shpërblimi) ka për thirrjen e ezanit dhe për t7u falur në rradhën e parë (në namazet me grupim në xhami), dhe nëse nuk do të gjenin rrugë tjetër për ta, por veçse duke hedhur short, atëherë vërtet që do të hidhnin short. Dhe po kështu, sikur ata të dinin (shpërblimin e) namazit të Mesditës (në kohën më të parë të vaktit të përcaktuar), ata do të bënin gara për të (për të shkuar herët). Dhe po ta dinin ata vlerën e faljes në grupim të namazit të darkës dhe të agimit, atëherë ata do të vinin t7i falnin këto namaze (në xhami) edhe sikur t’u duhej të zvarriteshin.” (615)
›  379.  Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Bilali e thërret ezanin kur është akoma natë, kështu që hani dhe pini (Syfyr në Ramazan), derisa të thërrasë ezanin (e dytë) Ibn Umm Maktum.” (Treguesi i dytë) Salimi shton: “Ai ishte burrë i verbër dhe nuk do ta thërriste ezanin, derisa t7i thoshin, ‘Agoi! Agoi!r” (617)
›  380.  Hafsa r.a. tregon: “Kur myezini të thërriste ezanin e agimit dhe të kishte zbardhur dita, Pejgamberi a.s. falte dy rekatë të lehtë Sunet para se të thiirej ikameti (thirrja e dytë, pasi janë bërë gati të pranishmit) për të falur namazin e detyruar në grupim në xhami.” (618)
›  381.  Ibn Mesudi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ezani i thirrur nga Bilali nuk duhet t’u ndalojë juve nga ngrënia e syfyrit, pasi ai e thërret ezanin kur është akoma natë, me qëllim që ai, i cili është duke falur namazin e natës të nxitojë (të falë vitrin para agimit), ndërsa ai që fle të zgjohet. Kjo nuk do të thotë se ka ardhur agimi.” Pastaj Pejgamberi a.s. tregoi me gishtat e tij dhe i ngriti lart drejt qiellit pastaj i uli poshtë (duke treguar për tokë), ja kështu! (dhe Ibn Mesudi tregoi veprimin e Pejgamberit a.s.). Treguesi i dytë i hadithit, Zuhejri bëri me shenjë me dy gishtat e tij tregues, i bëri bashkë dhe pastaj i shtriu majtas dhe djathtas. (621)
›  382.  Abdullah Ibn Mugaf-fal r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. tha tri herë: “Ndërmjet dy thirrjeve (ezanit dhe ikametit) ka namaz”, dhe herën e tretë shtoi: “Për atë që dëshiron (të falë).” (627)
›  383.  Malik Ibn Huvejrith r.a. tregon: “Erdha te Pejgamberi a.s. bashkë me disa burra të tjerë nga fisi im dhe qëndruam me të për njëzet net. Ai (a.s.) qe shumë i mëshirshëm dhe i sjellshëm me ne. Kështu, kur ai e pa që ne na kishte marrë malli për njerëzit tanë, na tha: “Kthehuni dhe qëndroni me familjet tuaja dhe ua mësoni atyre (fenë Islame që e mësuat këtu); edhe falni namazin, ndërsa njëri të thërrasë ezanin për ju, kur të jetë tamam koha e tij; më i moshuari prej jush duhet t’u prijë në faljen e namazit. (Këshillë kjo për gjatë udhëtimit të tyre deri kur të arrinin te fisi i tyre).” (628)
›  384.  Po ky sahab r.a. tregon: “Dy vetë që donin të udhëtonin, shkuan te Pejgamberi a.s. për ta pyetur për udhëtimin. Pejgamberi a.s. u tha: “Kur ju të dy të niseni për udhëtim, thirrni ezanin, pastaj bëni ikametin, ndërsa më i moshuari prej jush duhet të prijë në namaz.” (630)
›  385.  Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. e urdhëronte myezinin të thërriste ezanin dhe të thoshte në fund: “E-la Sal-ln fir-Rihal – faluni në tendat tuaja!” kur ishte natë e ftohtë ose me shi gjatë udhëtimit. (632)
›  386.  Ebu Katada r.a. tregon: “Ndërsa po faleshim me Pejgamberin a.s., kur ai dëgjoi zhurmën e disa njerëzve. Pasi u fal, ai (a.s.) tha: “Si është puna?” Ata iu përgjigjën: “Ne po nxitonim për në namaz”. Ai tha: “Mos u nxitoni për në namaz. Kurdo që të vini për faljen e namazit, duhet të vini me qetësi dhe falni (me njerëzit e tjerë) aq sa të arrini dhe pastaj plotësojeni mbrapa atë që u ka ikur.” (Bëhet fjalë për plotësimin e namazit kur i bashkohemi grupit me vonesë në falje.) (635)
›  387.  Ebu Katada r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Në qoftë se thirret ikameti (thirrja e dytë për faljen e namazit), atëherë mos u ngrini për faljen e namazit, derisa të më shihni mua (përpara jush).”(637)
›  388.  Enesi r.a. tregon: “Një herë u thirr ikameti, ndërsa Pejgamberi a.s. po bisedonte veçmas me zë të ulët me dikë në një qoshe të xhamisë dhe nuk e priu namazin (sepse u vonua), aq sa disa njerëz fjetën (u kotën duke qenë në pritje në këmbë). (642)
›  389.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “(Betohem) për Atë, në Duart e të Cilit është jeta (shpirti) im! Desha (ose pothuaj qeshë gati) të urdhëroj për të mbledhur dru zjarri, pastaj të urdhëroja për thirrjen e ezanit dhe të ikametit, pastaj të urdhëroja dikë për t’u prirë njerëzve në namaz, sepse unë vetë do të shkoja nga pas dhe do t’u digjja shtëpitë burrave të cilët nuk u paraqitën në faljen e namazit (të detyruar në grup). (Betohem) për Atë, në Dorë të të Cilit është shpirti im! Në qoftë se ndokush prej tyre do ta dinte se do të gjente atje kockë dhe mish të mirë, apo dy thela (të vogla) mishi mes dy brinjëve, atëherë padyshim që do të kishte marrë pjesë (në xhami) për faljen e namazit të darkës (jacisë)!” (644)
›  390.  Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Namazi i falur i organizuar në grup (me imam në xhami) është njëzet e shtatë herë më me vlerë sesa namazi i falur vetëm.” (645)
›  391.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Shpërblimi dhe vlera e një namazi të falur në grup të organizuar në xhami, është njëzet e pesë (ose njëzet e shtatë) herë më me vlerë sesa namazi i falur vetëm nga dikush. Melekët e natës dhe melekët e ditës mblidhen bashkë në kohën e faljes së namazit të agimit.” Pastaj Ebu Hurejra r.a. shtoi: “Lexoni po të doni nga Kurani:” Me të vërtetë që Leximi i Kuranit herët në agim është gjithnjë i dëshmuar (i ndjekur nga melekët e ditës dhe të natës të ngarkuar për mbikqyrjen e njerëzve).” (Kur’an, v.17:18). (648,649)
›  392.  Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Njerëzit që marrin shpërblimin më të madh për namazin që falin, janë ata që janë më larg nga xhamia, pastaj ata pak më afër se të parët e kështu me rradhë. Po kështu, edhe ai që pret për t’u falur me imam ka shpërblim më të madh se sa ai që falet (vetëm) dhe fle ” (651)
›  393.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut r.a. ka thënë: “Ndërsa po ecte rrugës, një njeri pa një degë ferre dhe e largoi atë nga rruga. Kështu Allahu i Lartësuar u kënaq me veprën e tij dhe e fali atë.” Pastaj ai (a.s.) shtoi: “Pesë kategori njerëzish vdesin shehidë (martirë, dëshmorë): Ai që vdes nga murtaja, ai që vdes nga sëmundje barku, ai që vdes duke u mbytur në ujë, ai që varroset i gjallë dhe ai që vritet në luftë për Çështjen e Allahut.”(Pjesa tjerët e hadithit është shtjelluar në numrin 378.) (652, 653,654)
›  394.  Enesi r.a. tregon se fisi Beni Salima donte që të shpërngulej në ndonjë vend afër Pejgamberit a.s., por i Dërguari i Allahut a.s. nuk dëshironte që qyteti i Medines të mbetej i zhveshur (pa banorë në rrethinat e tij), kështu që ai (a.s.) u tha atyre: “(O Beni Salima!) A nuk mendoni se për çdo gjurmë tuajën (që e hidhni për të ardhur te xhamia e Pejgamberit a.s.) ka shpërblim (kur vini për të falur pesë kohët e detyruara të namazit në xhami?)” (655, 656)
›  395.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Asnjë falje nuk është më e rëndë për hipokritët (njerëzit me dy fytyra), sesa namazi i agimit dhe namazi i Darkës, por, sikur ta dinin ata shpërblimin që kanë këto dy namaze që të falen në kohën e tyre më të parë, padyshim që do të merrnin pjesë në to (në faljen në xhami) edhe sikur t’u duhej të zvarriteshin// (657)
›  396.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. ka thënë: “Allahu do t’i fusë në Hijen e Tij shtatë (lloje njerëzish) Ditën e Kijametit, në Ditën kur nuk ka Hije veç Hijes së tij (dhe këta shtatë lloj njerëzish janë):
1. Sunduesi i drejtë;
2. Një djalosh i ri i rritur në adhurim të Allahut;
3. Një njeri, zemra e të cilit është e lidhur me xhaminë (i cili vazhdimisht i fal të pesë namazet e detyruara gjithnjë në xhami);
4. Dy vetë të cilët e duan njëri-tjetrin vetëm për Hir të Allahut: ata takohen dhe ndahen vetëm në çështjen e Allahut;
5. Ai i cili nuk pranon ftesën e një gruaje të bukur e joshëse nga shtresa të larta për të bërë imoralitet me të duke i thënë asaj: ‘Me të vërtetë që unë kam frikë Allahun’;
6. Një njeri i cili jep Sadaka (shpërndan, bën bamirësi) aq fshehur saqë as dora e tij e majtë nuk e di se çfarë ka dhënë dora e tij e djathtë (askush nga njerëzit nuk e di se sa ka dhënë ai si bamirësi); dhe
7. Një njeri i cili e përmend Allahun në vetmi dhe sytë i mbushen me lotë.” (660)
›  397.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Allahu do të përgatisë për atë që shkon në xhami (çdo) mëngjes dhe pasdite (për të falur namazin në grupim) një vend ndër kopshtet e begatë të Xhenetit për çdo vajtje të mëngjesit dhe të pasdites.” (662)
›  398.  Abdullah Ibn Malik r.a. i fisit Ezd tregon se i Dërguari i Allahut a.s. pa dikë që po falte dy rekatë namaz pasi ishte thirrur ikameti. Kur i Dërguari i Allahut a.s. përfundoi faljen e namazit (të detyruar – farz duke u prirë të pranishmëve në xhami) dhe njerëzit u mblodhën rreth tij, ai a.s. i tha (atij si i acaruar): “A katër rekatë (farz) ka agimi?! A katër rekatë (farz) ka agimi?!” (663)
›  399.  Aishja r.a. tregon: “Kur i Dërguari i Allahut a.s. u sëmur, sëmundje prej së cilës edhe vdiq, kur erdhi koha e namazit dhe u thirr ezani tha: “I thoni Ebu Bekrit t’u prijë njerëzve në namaz.” I thanë: “Ebu Bekri është zemërbutë dhe nuk do të jetë në gjendje t’u prijë njerëzve në namaz në vendin tënd.” Kështu, ai përsëri urdhëroi të njëjtën gjë, por i dhanë të njëjtën përgjigje. Ai urdhëroi për të tretën herë dhe tha: “Me të vërtetë që ju gratë jeni si gratë në ndodhinë e Pejgamberit Jusuf (a.s.)! I thoni Ebu Bekrit që t’u prijë njerëzve në namaz!” Kështu, Ebu Bekri doli që t7iu prijë njerëzve në namaz.” Ndërkohë Pejgamberi a.s. ndjeu pak përmirësim në vetvete dhe doli me ndihmën e dy burrave që e mbanin për dy krahësh. Më duket edhe tani se i shoh këmbët e tij të zvarritura përtokë nga sëmundja. Ebu Bekri deshi të tërhiqej, por Pejgamberi a.s. i bëri me shenjë që ai të qëndronte në vendin e vet. Pastaj e sollën Pejgamberin a.s. derisa e ulën përkrah Ebu Bekrit. Ndërsa Pejgamberi a.s. falej (ulur), Ebu Bekri falej (në këmbë) duke ndjekur faljen e tij dhe njerëzit ndiqnin faljen e Ebu Bekrit.” Në një hadith tjetër thuhet: “Pejgamberi a.s. ishte ulur nga e majta e Ebu Bekrit i cili falej në këmbë.” (664)
›  400.  Aishja r.a. tregon: “Kur Pejgamberi a.s. u rëndua dhe sëmundja iu keqësua më shumë, ai u kërkoi leje grave të tija që t’i shërbehej në shtëpinë time dhe ato e lejuan. Ai doli me ndihmën e dy burrave që e mbanin për dy krahësh.” (Vazhdon tregimi i ngjarjes si në hadithin paraardhës nr. 399) (665)
›  401.  Ibn Abbasi r.a. tregon se ai vetë u foli njerëzve në një ditë me shi e baltë. Kur myezini thirri ezanin dhe arriti te fjalët “Haj-je ales-Salah – Ejani në falje” i thashë të thotë: “Falni namazin në shtëpitë tuaja.” Njerëzit filluan të shohin njëri-tjetrin me habi sikur nuk e pëlqyen këtë gjë. Ibn Abbasi r.a. tha: “Duket sikur ju menduat keq e nuk e pëlqyet një gjë të tillë, por nuk ka dyshim se një gjë e tillë është bërë nga një që ka qenë më i mirë se unë (d.m.th. Pejgamberi a.s.). Namazi është një urdhërim i prerë dhe nuk më pëlqen që t’iu nxjerr jashtë (me këmbët të përlyera me baltë).” (668)
›  402.  Enesi r.a. tregon se dikush nga Ensarët i tha Pejgamberit a.s.: “Unë nuk mundem të fal namazin me ty (në grupim në xhami).” Ai qe një burrë shumë i shëndoshë. (Një ditë) përgatiti një ushqim për Pejgamberin a.s. dhe e ftoi atë në shtëpinë e tij. (Kur erdhi Pejgamberi a.s.) ai i shtroi atij një hasër, e lau njërën anë të saj me ujë, pastaj Pejgamberi a.s. fali dy rekate namaz në të. Dikush nga familja Al-Xharua pyeti: “A e falte Pejgamberi a.s. namazin e duliasc (falje jo e detyruar paradite)?” Enesi i tha: “Unë nuk e kam parë atë të falë këtë namaz herë të tjera, vetëm se në atë ditë.” (669)
›  403.  Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Në qoftë se u është sjellë darka përpara, filloni të hani para se të falni namazin e akshamit (mbrëmjes) dhe mos u nxitoni që ta mbaroni me shpejtësi atë.” (672)
›  404.  Aishja r.a. tregon se është pyetur lidhur me çfarë bënte zakonisht Pejgamberi a.s. në shtëpinë e tij? Ajo u përgjigjet: ” Ai gjithnjë ishte i zënë duke i shërbyer familjes së vet, ndërsa, kur ishte koha për faljen e namazit, ai shkonte ta falte atë.” (676)
›  405.  Malik Ibn Huvejrith r.a. thotë: “Unë po e fal namazin përpara jush dhe qëllimi im nuk është t’ju prij në namaz, por t’ju tregoj juve mënyrën se si e kam parë të falej Pejgamberi a.s.” (677)
›  406.  Aishja r.a. tregon hadithin (nr. 399): “I Dërguari i Allahut a.s. në sëmundjen e tij tha: “I thoni Ebu Bekrit t’u prijë njerëzve në namaz.” Në këtë tregim të saj ajo shton: I thashë atij (a.s.): “Në qoftë se Ebu Bekri vendoset në vendin tënd, njerëzit nuk do të munden të dëgjojnë nga të qarët e tij. Të lutem pra, urdhëro Umerin tru prijë namazin?” Pastaj ajo thotë se i thashë Hafsas: “Thuaji (Pejgamberit a.s.): ‘Në qoftë se do t’u printe Ebu Bekri njerëzve në falje në vendin tënd, atëherë ata nuk do të mund ta dëgjojnë atë për shkak të të qarit të tij, kështu që urdhëro Umerin të prijë namazin?,/ Ashtu bëri edhe Hafsa, por i Dërguari i Allahut tha: “Rrini urtë! Me të vërtetë që ju (gratë) jeni si gratë në ndodhinë e Pejgamberit Jusuf (a.s.). I thoni Ebu Bekrit që t’u prijë njerëzve në namaz!” Hafsa r.a. i tha Aishes r.a.: “Asnjëherë s’pashë të mirë prej teje!,/ (679)
›  407.  Zuhriu tregon: “Më tregoi Enesi r.a. se Ebu Bekri u priu njerëzve në namaz gjithë kohën që Pejgamberi a.s. dergjej në sëmundjen e tij prej së cilës edhe vdiq, ditën e Hënë. Kur njerëzit qenë rreshtuar për faljen e namazit, Pejgamberi a.s. ngriti perden e shtëpisë së tij dhe filloi të na vështrojë. Ndërsa rrinte në këmbë, fytyra i shndriste si faqe Kurani. Pastaj na buzëqeshi gëzueshëm. Pothuaj sa nuk u vumë në sprovë (të na prishej namazi) nga kënaqësia që po shihnim Pejgamberin a.s. (të përmirësuar). Ebu Bekri r.a. u tërhoq pas të bashkohej në rresht me të tjerët pasi mendoi se Pejgamberi a.s. kishte dalë për t’u falur dhe se do të mund të printe namazin, por ai a.s. na bëri shenjë që të vazhdonim të plotësonim namazin dhe e lëshoi perden. Dhe po atë ditë ai vdiq.” (680)
›  408.  Sehl Ibn Saadi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. shkoi te fisi Beni Amr Ibn Auf për t’i pajtuar mes tyre. Ndërkohë erdhi koha e namazit dhe myezini shkoi tek Ebu Bekri dhe i tha: “A do t’u prish njerëzve në falje që të thërras ikametin” Ebu Bekri tha: “Po” dhe priu namazin. Më pas vjen i Dërguari i Allahut a.s., ndërsa njerëzit akoma po faleshin. Ai (a.s.) u fut në rradhë me njerëzit e tjerë që po faleshin derisa bëri vend në rreshtin e parë. Njerëzit përplasën dorën. Ebu Bekri r.a. kurrë nuk shihte anash në namaz, por kur njerëzit vazhduan të përplasnin dorën (siç janë lidhur në namaz dora e djathtë mbi të majtën dhe kështu i binin shpinës ose parakrahut të së majtës me dorën e djathtë), atëherë ai vështroi dhe pa të Dërguarin e Allahut a.s.. Por i Dërguari i Allahut a.s. i bëri shenjë Ebu Bekrit që të qëndronte në vendin e vet. Ebu Bekri r.a. ngriti duart lart dhe falënderoi Allahun për çfarë e urdhëroi atë i Dërguari i Allahut a.s, pastaj bëri mbrapa derisa mbërriti rreshtin e parë. I Dërguari i Allahut a.s. bëri përpara dhe priu namazin. Kur i Dërguari i Allahut a.s. mbaroi faljen tha: “O Ebu Bekr! Çfarë të pengoi ty që të qëndroje në vendin tënd ku ishe, kur unë të urdhërova për një gjë të tillë?” Ebu Bekri tha: “Si mundet i biri i Ebu Kuhafas (Ebu Bekri) të guxojë të prijë namazin në prani të të Dërguarit të Allahut a.s.?” Çfarë të pengoi ty që të qëndroje në vendin tënd ku ishe, kur unë të urdhërova për një gjë të tillë?” Ebu Bekri tha: “Si mundet i biri i Ebu
Kuhafas (Ebu Bekri) të guxojë të prijë namazin në prani të të Dërguarit të Allahut a.s.?” Pastaj i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Përse i përplasët duart aq shumë? Në qoftë se ndokujt i ndodh diçka gjatë faljes së namazit, ai duhet të thotë: “Snbhan- Allah – Lavdi i qoftë Allahut!”. Në qoftë se thotë kështu, njerëzit do t i tregojnë vëmendje (do ta shohim se ç’shqetësim ka), ndërsa përplasja e dorës (për të tërhequr vëmendjen) është për gratë.” (684)
›  409.  Aishja r.a. tregon: “Kur iu rëndua sëmundja, Pejgamberi a.s. pyeti: “A u falën njerëzit?” I thanë: “Jo, o i Dërguari i Allahut! Ata po të presin ty.” Tha: “Më mbushni një govatë me ujë.” Kështu bëmë, pastaj e lau gjithë trupin dhe u përpoq të ngrihet, por i ra të fikët. Kur e mori veten, ai (a.s.) përsëri pyeti nëse njerëzit e kishin falur namazin, (por) ne i thamë: “Jo! Po të presim ty, o i Dërguari i Allahut.” Përsëri tha: “Më mbushni një govatë me ujë.” Ai (a.s.) u ul dhe bëri një banjë (tjetër) dhe u përpoq të ngrihet, por përsëri i ra të fikët. Pastaj e rimori veten dhe pyeti: “A u falën njerëzit?” Ne i thamë: “Jo! Ata po të presin ty, o i Dërguari i Allahut.” Tha: “Më mbushni një govatë me ujë.” Kështu, ai përsëri u ul dhe u la, pastaj bëri të ngrihet, por përsëri i humbi ndjenjat. Kur e rimori veten pyeti: “A u falën njerëzit?” Ne i thamë: “Jo! Ata po të presin ty, o i Dërguari i Allahut.” Njerëzit në xhami po prisnin Pejgamberin a.s. për namazin e darkës. Pejgamberi a.s. i çoi fjalë Ebu Bekrit që t’u prijë njerëzve në namaz. Kur arriti lajmi tek Ebu Bekri i thanë: “I Dërguari i Allahut a.s. të urdhëron që t’u prijsh njerëzve në namaz.” Ebu Bekri qe njeri shumë zemërbutë e që lëndohej shpejt. Kështu që ai i tha Umerit: “O Umer. Priju njerëzve në namaz.” Por Umeri i tha: “Ti je më i merituar për këtë gjë.” Kështu Ebu Bekri priu faljen e namazit ato ditë.” (Pastaj vazhdon me hadithin nr. 399.) (687)
›  410.  Aishja r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. gjatë sëmundjes së tij i falte namazet në shtëpi. (Këtu në këtë hadith shtohet se kur imami që prin në namaz, falet ulur, edhe njerëzit që falen pas tij duhet të falen ulur si ai.) (688)
›  411.  Berau r.a. tregon: “Kur i Dërguari i Allahut a.s. thoshte (në namaz pasi ngrihej nga përkulja – rukuja): ” SemiAllahu limen hamideh (Allahu e ka dëgjuar atë që e ka falenderuar Atë)”, askush nga ne që faleshim pas tij nuk e përkulte kurrizin për të rënë në sexhde, derisa Pejgamberi a.s. të binte në sexhde dhe pastaj ne binim në sexhde pas tij.” (690)
›  412.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “A nuk ka frikë ai i cili ngre kokën para imamit se Allahu mund t’ia ndryshojë kokën në kokë gomari ose pamjen e tij si fytyra e gomarit?” (Shih hadithin 421 dhe shënimin e tij.) (691)
›  413.  Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Dëgjoni dhe bindiuni (prijësit tuaj), edhe sikur drejtuesi juaj të vihet një etiopian, që e ka kokën si rrush të thatë.” (693)
›  414.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Në qoftë se ata (imamët) prijnë në mënyrë të përkryer në namaz, atëherë do të merrni shpërblimin edhe ju, edhe ata. Por, në qoftë se ata gabojnë, atëherë ju do të merrni shpërblimin për namazin, ndërsa gjynahu do të jetë për ta.” (694)
›  415.  Ibn Abbasi r.a. tregon: “Një herë kalova natën te tezja ime (Mejmunah r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s.. Shih hadithin nr. 97)… Pastaj ai (a.s.) fjeti dhe gërhiti. Sa herë që flinte, i dëgjohej kur merrte frymë si me zhurmë. Më pas i erdhi myezini (për ta thirrur për namazin e agimit) dhe shkoi e fali namazin pa marrë avdes (përsëri). “(697)
›  416.  Xhabiri r.a. tregon se Muadhi r.a. e falte namazin me Pejgamberin a.s. dhe pastaj shkonte dhe u printe njerëzve të tij në namaz. Një herë ai po u falte atyre namazin e Darkës duke kënduar Snren El-Bekare. Dikush del nga namazi (dhe falet vetëm), kështu që Muadhi e qortoi atë. Lajmi i arriti Pejgamberit a.s. i cili i tha Muadhit: “Po i vë njerëzit në provë e vështirësi”, duke ia përsëritur tri herë dhe e urdhëroi që të këndonte dy Sure të mesme nga grupi Mnfas-sal (suret e Kuranit nga nr. 50 – 114) (701)
›  417.  Ebu Mesud r.a. tregon: “Vjen një burrë dhe thotë: “(Betohem) për Allah! O i Dërguari i Allahut! Vij vonë dhe nuk falem me xhematin në namazin e agimit, vetëm sepse filani na e zgjat faljen e tij.” Kurrë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut a.s. më të acaruar se atëherë. Pastaj ai (a.s.) tha: “Disa prej jush ndikojnë që njerëzit të mos i pëlqejnë veprat e mira (këtu: faljen e namazit). Kështu pra, kushdo nga ju që u prin njerëzve në namaz duhet ta lehtësojë dhe ta shkurtojë atë, sepse mes atyre që falen ka edhe të dobët, edhe të moshuar, edhe njerëz që kanë nevoja (e duan të largohen shpejt).” (702)
›  418.  Xhabiri r.a. tregon në lidhje me hadithin e Muadhit r.a. (nr. 416/701) se Pejgamberi a.s. i tha atij: “Pse nuk e fale namazin me suren El-A’la (Më i Larti, nr. 87) me snren Esh-Shems (Dielli, nr. 91) dhe me snren El-Lejl (Nata, nr 92) (Sure të shkurtra nga Kurani)?” (705)
›  419.  Enesi r.a. tregon: “Kur Pejgamberi a.s. (u printe në namaz) falte namaz të shkurtër (nuk e zgjaste shumë), por të përkryer.” (706)
›  420.  Ebu Katada r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur vendosem për të falur namazin (si imam), dua që ta zgjas atë, por, kur dëgjoj të qarët e ndonjë fëmije, e shkurtoj atë, sepse nuk dua që të shqetësoj nënën e fëmijës.” (707)
›  421.  Numan Ibn Beshiri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Drejtoni rreshtat që Allahu të mos jua ndryshojë (shfytyrojë) fytyrat!” (717)
›  422.  Enesi r.a. tregon: “Një here, pasi ishte thirrur ikametz, i Dërguari i Allahut a.s. u kthye nga ne dhe na tha: “Drejtojini rradhët dhe ngjishuni pranë njëri-tjetrit, pasi unë u shikoj nga pas shpine.” (719)
›  423.  Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. falej natën në dhomën e vet. Meqënëse muri i dhomës ishte i ulët, njerëzit e panë atë të falej, kështu që disa prej tyre qëndruan dhe u lidhën për t’u falur pas tij (a.s.). Në mëngjes ata e përhapën këtë veprim të tyre ndër njerëz. Natën tjetër Pejgamberi a.s. u vendos për falje dhe kështu bënë edhe shumë njerëz jashtë duke u falur pas tij (a.s.). Kështu vepruan për dy a tri net, derisa pas kësaj i Dërguari i Allahut a.s. nuk u ngrit më për falje natën tjetër dhe nuk doli jashtë. Për këtë arësye, në mëngjes njerëzit e pyetën për këtë. Ai a.s. u tha: “Pata frikë se mos u bëhej i detyruar namazi i natës.” (729)
›  424.  Zejd Ibn Thabit r.a. tregon të njëjtin hadith (423/729) dhe shton edhe këto fjalë të Pejgamberit a.s.: “Pashë dhe kuptova çfarë keni vepruar. O njerëz! Faluni pra në shtëpitë tuaja, pasi namazi më i mirë për njeriun është ai që falet në shtëpi, përveç namazeve të detyruar (farzeve, që duhet të falen në xhami, përjashtuar në raste të veçanta të parapara në Islam).” (731)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …