Shtëpia / Hadithe te Buhariut / 2 – BESIMI

2 – BESIMI

›  8Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: Islami qëndron mbi këto pesë shtylla (parime):
1- Dëshminë se nuk ka Zot tjetër që miton të adhurohet, përveç Allahut dhe se Muhamedi a.s. është i Dërguari i Tij;
2- Faljen e (rregullt të) namazit (në pesë kohët e detyruara me bindje, përkushtim, përsosmëri e përpikëri);
3- Dhënien eekatit;
4- Kryerjen e haxhit (vizitës në Mekë);
5- Agjërimin e muajit të Ramazanit.

›  9Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “ Imani (besimi) përbëhet nga gjashtëdhjetë e ca degë dhe hajau (turpi) eshtë njëra nga degët e besimit.

›  10Abdulla Ibn Amr r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “ Musliman është ai që nuk u sjell dëm muslimanëve as me gjuhën e tij e as me dorën e tij dhe muhaxhir (i shpërngulur për hir të Allahut) është ai që braktis gjithçka që ka ndaluar Allahu.

›  11Ebu Musa r.a. tregon: E pyetën të Dërguarin e Allahut a.s.: “O i Dërguari i Allahut a.s., Islami i kujt është më i miri?” Ai u përgjigj: “I atij, nga dora dhe gjuha e të cilit nuk lëndohen muslimanët.”

›  12Abdulla Ibn Amr r.a. tregon: Dikush e pyeti Pejgamberin a.s.: “Cilat vepra (ose cilësi) të Islamit janë më të mira?” Pejgamberi a.s. u përgjigj: “Të ushqesh (të varfrit) dhe të përshëndesësh me selam ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh.”

›  13Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “ Asnjëri prej jush nuk do të ketë besim (të plotë) derisa të dojë për vëllanë e tij (të fesë, muslimanin) atë që dëshiron për veten e tij.

›  14Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “ (Betohem) për Atë, në Dorë të të Cilit është shpirti im! Asnjëri prej jush nuk do të ketë iman (të plotë), derisa unë të jem për të më i dashur sesa babai i tij dhe fëmija e tij.

›  15Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “ (Betohem) për Atë në Duart e të Cilit është shpirti im! Asnjëri prej jush nuk do të ketë iman (të plotë) derisa unë të jem për të më i dashur se babai i tij, se fëmija e tij dhe se të gjithë njerëzit bashkë.
›  16Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “ Kushdo që ka në vetvete këto tri cilësi, do të ndiejë ëmbëlsinë dhe kënaqësinë e besimit:
1- Ai për të cilin Allahu dhe i Dërguari i Tij (Muhamedi) a.s. bëhen më të dashur se çdo gjë tjetër;
2- Ai i cili e do një njeri shumë dhe e do atë vetëm për Hir të Allahut;
3- Ai i cili urren të kthyerit në mosbesim ashtu siç urren të hidhet në zjarr.”
›  17Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “ Dashuria për Ensarët është tregues i besimit dhe urrejtja për Ensarët është tregues i hipokrizisë.
›  18Ubada Ibn Samiti, njëri nga pjesëmarrësit në betejën e Bedrit dhe njëri nga dymbëdhjetë krerët (nuknba’) në natën e Besës së Akabas, tregon: “ I Dërguari i Allahut a.s., (në natën e Besatimit në Akaba) ndërsa rreth tij ishin një grup prej shokëve të tij, ka thënë: ‘Më jepni besën që:
1) Nuk do t’i bëni shok Allahut (në adhurim);
2) nuk do të vidhni;
3) nuk do të bëni zina (marrëdhënie të paligjshme imorale);
4) nuk do t’i vrisni fëmijët ;
5) nuk do të bëni shpifje me qëllim mashtrimi;
6) nuk do të kundërshtoni (kur të urdhëroheni) për të punuar vepra të mira (sipas Islamit dhe arsyes së shëndoshë)!
Cilido prej jush që përmbush besën e tij, do të shpërblehet nga Allahu dhe kushdo që bie në ndonjërin prej këtyre (gjynaheve, përveç idhujtarisë) dhe do të ndëshkohet në këtë jetë, atëherë ai (ndëshkim) do të.jetë shlyerje për atë gjynah. Kushdo që bën ndonjë nga këto (gjynahe) dhe Allahu ia fsheh atij atë (gjynah), atëherë çështja është tek Allahu për ta falur apo për ta ndëshkuar (në Jetën e Përtejme).’ Dhe kështu ne i dhamë besën të Dërguarit të Allahut a.s. për të gjitha këto çështje.
›  19Ebu Said Hudriu r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “ Do të vijë një kohë kur pasuria më e mirë e muslimanit do të jenë delet, të cilat do t i çojë në majë të maleve dhe në luginat me shi, që kështu të largohet atje, bashkë me fenë e tij (Islamin), prej fitneve (vështirësive në përmbushjen e detyrave të fesë, sprovave, mundimeve, trazirave etj.)
›  20Aishja r.a. tregon: “ Sa herë që i Dërguari i Allahut a.s. i urdhëronte muslimanët për të bërë diçka, ai gjithnjë urdhëronte vepra të cilat ishin të lehta për t’u kryer (sipas fuqisë dhe durimit të tyre). Ata i thanë: ‘O i Dërguari i Allahut! Ne nuk jemi si ti. Allahu vërtet tashmë t’i ka falur ty gjynahet e shkuara dhe të ardhme/ Nga kjo ai u nxeh derisa e tregoi këtë në fytyrën e tij, pastaj tha: “Nuk ka dyshim se ai që e ka frikë më shumë Allahun dhe që e njeh Atë më mire se të gjithë ju, jam unë’.
›  21Ebu Said Hudriu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “ Kur banorët e Xhenetit të hyjnë në Xhenet dhe banorët e Zjarrit të hvjnë në Zjarr, atëherë Allahu i Madhëruar do të thotë, ‘Nxirrini nga Zjarri ata në zemrat e të cilëve ka besim sa pesha e një kokrre të farës së mustardës.’ Kështu, ata do të nxirren prej andej, tashmë, të shkrumbuar dhe do të hidhen në lumin Haja apo Hajat (lumi i jetës), (Malik një nga përcjellësit e hadithit dyshon mes këtyre dy fjalëve). Atje do të përtërihen e do të kthehen përsëri në jetë ashtu si fara që rritet anash një rrjedhe uji. A nuk e keni parë si del e rritet e verdhë dhe e përdredhur?
›  22Dhe po nga Ebu Said Hudriu r.a. tregohet se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Ndërsa po flija pashë (në ëndërr) sikur m’u paraqitën përballë disa njerëz të veshur me këmisha, disa prej të cilave arrinin vetëm deri tek gjoksi, ndërsa të tjera edhe më të shkurtra se aq. M’u paraqit edhe Umer Ibn Hatabi i veshur me këmishë (të gjatë), të cilën po e tërhiqte zvarrë.” (Të pranishmit) e pyetën: “Si e shpjegove atë, o i Dërguari i Allahut?” Ai u përgjigj: “Ajo (këmishë) është feja.
›  23Ibn Umeri r.a. tregon: “ Njëherë i Dërguari i Allahut a.s. kaloi pranë një Ensari, i cili e qortonte vëllanë e vet se ishte i turpshëm. Atëherë i Dërguari i Allahut a.s. i tha: “Lëre atë, sepse turpi (haja) është pjesë e imanit.”
›  24Ibn Umar r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a. ka thënë: “ Jam urdhëruar (nga Allahu) që t’i luftoj njerëzit, derisa të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe se Muhamedi a.s. është i Dërguari i Allahut, të falin namazet (ditore) dhe të japin zekatin. Kështu, nëse ata i plotësojnë të gjitha këto, atëherë ata i kanë të mbrojtur prej meje jetën dhe pasuritë e tyre, përveçse kur e drejta islame e kërkon ndryshe, ndërsa llogaria e tyre është tek Allahu.
›  25Ebu Hurejra r.a. tregon: “ Të Dërguarin e Allahut a.s. e pyetën: ‘Cila është vepra më e mirë?’ Ai u përgjigj: ‘Besimi në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij (Muhamedin a.s.).’ E pyetën prapë: ‘Po pastaj çfarë (vepre vjen)?’ Ai u përgjigj: ‘Lufta për çështjen e Allahut.’ Folësi pyeti prapë: ‘Po pastaj çfarë?’ Ai u përgjigj: ‘Haxhi (i kryer në rregull dhe) i pranuar (nga Allahu).’
›  26Saad Ibn Ebi Vekkas r.a. tregon: “ Njëherë i Dërguari i Allahut a.s. ndau diçka ndërmjet një grupi njerëzish, ndërsa unë isha ulur diku atje, veç kur pashë se i Dërguari i Allahut la (pa pjesë) një burrë të cilin unë e mendoja më të mirin, kështu që i thashë: ‘O i Dërguari i Allahut! Ç’ke me filanin (që nuk i jep pjesë nga zekati)? Për Allah, unë vërtet mendoj se ai është besimtar i mirë!’ Ndërsa Pejgamberi a.s. vërejti: ‘Apo thjesht musliman?’ Unë heshta pak, por nuk munda të duroj dhe e përsërita pyetjen, për shkak të asaj që unë dija për të: ‘Ç’ke me filanin (që nuk i jep)? Për Allah, unë me të vërtetë mendoj se ai është besimtar i mirë!’ Pejgamberi a.s. përsëri më tha: ‘Apo thjesht musliman?’ (Pasi heshta) nuk munda të duroj, për shkak të asaj që dija për të dhe e përsërita pyetjen së treti, ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. m’u përgjigj njëlloj. Pastaj më tha: ‘O Saad! Padyshim që unë i jap një njeriu, ndonëse tjetërkush është më i dashur për mua sesa ai, nga frika se atë mund ta përplasë Allahu me fytyrë në zjarr’.
›  27Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: M’u paraqit zjarri i Xhehenemit dhe (pashë) se shumica e banorëve të tij ishin gra mohuese.” E pyetën: “A kishin mohuar Allahun?” Ai u përgjigj: “Ato kishin mohuar bashkëshortët e tyre dhe ishin mosmirënjohëse për mirësitë e nderimin që u ishte bërë. Nëse ti e trajton mirë vazhdimisht ndonjërën prej atyre (grave mohuese) dhe, në një çast. ajo sheh te ti diçka (që s’i pëlqen), ajo të thotë: ‘Unë kurrë nuk kam pasur ndonjë të mirë prej teje.
›  28.  Ebu Dherri r.a. tregon: “Njëherë shava një burrë, duke i folur fjalë fyese për nënën e tij. Për këtë arsye Pejgamberi a.s. më tha: ‘O Ebu Dherr! A e shave atë me fjalë fyese për nënën e tij? Ti akorna ke disa cilësi të kohës së padijes. Robërit tuaj janë vëllezërit tuaj, të cilët Allahu i ka sjellë nën pushtetin tuaj. Prandaj, kushdo që ka një vëlla nën pushtetin e tij, le ta ushqejë me ato që ha vetë e ta veshë me ato që vishet vetë! Mos i ngarkoni ata me punë që janë përtej mundësive të tyre, por, në qoftë se e bëni një gjë të tillë, atëherë ndihmojini ata’!”
›  29.  Ebu Bekri r.a. tregon: “Njëherë e dëgjova të Dërguarin e Allahut a.s. të thoshte: ‘Kur dy muslimanë ndeshen me shpata, atëherë që të dy, edhe vrasësi edhe i vrari do të hyjnë në zjarr.’ Nga kjo i thashë: ‘O i Dërguari i Allahut a.s.! Mirë kjo për vrasësin, por si është çështja e të vrarit?’ I Dërguari i Allahut a.s. m’u përgjigj: ‘Nuk ka dyshirn se edhe ai qe i vendosur për vrasjen e shokut të tij kundërshtar’.” (31)
›  30.  Abdullah Ibn Mesudi r.a. tregon: “Kur zbriti ajeti: ‘Sa për ata që besojnë dhe nuk e njollosin besimin e tyre me padrejtësi, pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar. (Kuran, v. 6:82), shokët e të Dërguarit të Allahut a.s. thanë: ‘Kush është ai prej nesh që nuk ka bërë padrejtësi?!’ Atëherë Allahu shpalli: ‘Pa dyshim, idhujtaria është, vërtet, një padrejtësi shumë e madhe’.” (Kuran, 31:13)
›  31.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Shenjat treguese të hipokritit janë tri: kurdo që flet, ai gënjen; sa herë që premton, ai gjithnjë e thyen (besën, fjalën e dhënë); nëse i beson atij (diçka), ai (e) tradhton (besimin).” (33)
›  32.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: ‘Kush qëndron duke u falur Natën e Kadrit me besim (të sinqertë tek Allahu) dhe rne shpresë (për të fituar shpërblimin e Tij e jo për t’u dukur), atëherë atij do t’i falen të gjitha gjynahet e mëparshme’.” (35)
›  33Hadithi me këtë numër është fshier për shkak të përsëritjes.
›  34.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Allahu i ka caktuar një njeriu, i cili del (të luftojë) për çështjen e Allahut i shtyrë vetëm nga besimi tek Ai dhe te të dërguarit e Tij, që ta kthejë (në shtëpi) me shpërblim a me plaçkë lufte (nëse ai mbetet gjallë), ose ta fusë në Xhenet (nëse ai bie dëshmor). Po të mos e shihja të vështirë për pasuesit e mi, kurrë nuk do të mbetesha mbrapa pa iu bashkuar çcio njësie luftarake të nisur për Xliihnii dhe do të doja shumë që të vritesha për çështjen e Allahut, pastaj të ringjallesha, pastaj të vritesha, pastaj të ringjallesha, pastaj të vritesha përsëri për çështjen e Tij!” (36)
›  35.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kushdo që bën nijet dhe fal namaz unfilc gjatë netëve të Ramazanit nga çiltërsia dhe thellësia e besimit të tij dhe me shpresën për të fituar shpërblimet e Allahut (por jo për t’u dukur), atëherë atij do t’i falen gjithë ç’kanë kaluar nga gjynahet e tij (që ai i ka bërë më parë).” (37)
›  36.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kushdo që e mban agjërimin gjatë muajit të Ramazanit me besim të sinqertë dhe me shpresë (për të fituar shpërblimet e Allahut e jo për t’u dukur), atëherë atij do t’i falen të gjitha gjynahet e tij të kaluara.” (38)
›  37.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Feja është shumë e thjeshtë, prandaj, kushdo që e stërmundon veten në fenë e vet, nuk do të mundet ta vazhdojë në atë mënyrë. Kështu pra, të mos jeni ekstremistë, por mundohuni të jeni afër përsosurisë dhe gëzohuni për shpërblimin që do të keni, forcohuni duke kryer rregullisht faljen e namazit në mëngjes e pasdite dhe gjatë orëve të fundit të natës.” (39)
›  38.  Bera r.a. tregon se kur erdhi në Medine, Pejgamberi a.s. në fillim qëndroi te gjyshërit e tij apo te dajallarët e tij, nga Ensarët, dhe se ai u fal në drejtim të Bejtul-Makdes-it (xhamisë Aksa) në Jeruzalem, për gjashtëmbëdhjetë apo për shtatëmbëdhjetë muaj, por ai kishte dëshirë që drejtimi i flajes të ishte nga Qabeja (në Mekë). Namazi i parë, të cilin ai e fali në drejtim të Qabesë, ishte asri (Iqindia, pasditja). Me të u falën edhe disa shokë të tij. Pastaj njëri tyre doli dhe kaloi pranë një xhamie, ku disa njerëz ishin përkulur në ruku (duke u falur në drejtim të Jeruzalemit). Atëherë ai u tha atyre: ‘Dëshmoj në Emër të Allahut se sapo jam falur me të Dërguarin e Allahut a.s. në drejtim të Mekës. Ashtu siç ishin, ata u kthyen menjëherë nga Qabeja. Çifutëve dhe ithtarëve të Librave të Parë u pëlqente kur e shihnin atë (Profetin a.s.) të falej në drejtim të Aksas, por kur ai e ndryshoi drejtimin e faljes për nga Qabeja, atëherë ata e urryen këtë gjë. (40)
›  39.  Ebu Said Hudriu r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Nëse një njeri e përqafon Islamin sinqerisht, atëherë Allahu do t’ia falë atij të gjitha gjynahet e mëparshme dhe pas kësaj i fillon llogaria e veprave (sipas kësaj peshoje): Shpërblimi i punëve të tija të mira do të jetë nga dhjetë deri në shtatëqind herë për çdo të mirë të bërë, ndërsa një vepër e keqe do t’i shënohet siç është, në qoftë se Allahu nuk e falatë.” (41)
›  40.  Aishja r.a. tregon se, kur Dërguari i Allahut a.s. hyri brenda (në dhornën e saj), tek ajo gjendej një grua. Ai e pyeti: “Kush është ajo?” Aishja i tha: “Është filania” dhe i përmendi atij faljen (e shumtë që kryente ajo grua). Ai tha: “Eh! (Me mospëlqim). Kryeni punët e mira që janë brenda fuqisë e mundësive tuaja (pa u stërmunduar), sepse, për Allahun, Allahu nuk do të heqë dorë (së dhëni shpërblime), derisa ju të lodheni vetë!
Veprat rnë të dashura të fesë për Allahun janë ato të cilat njeriu i kryen vazhdimisht.” (43)
›  41.  Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Do të dalë prej zjarrit kushdo që pohon se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe që në zemrën e tij ka mirësi (besim) sa pesha e një kokrre elbi. Po kështu do të dalë nga zjarri çdokush që pohon se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç
Allahut dhe që në zemrën e tij ka mirësi sa pesha e një kokrre gruri. Dhe po kështu do të nxirret prej zjarrit cilido që pohon se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe që në zemrën e tij ka mirësi (besirn) sa pesha e një grimce apo e një milingone të vogël.” (44)
›  42.  Umer Ibn Hattabi r.a. tregon se njëherë dikush nga çifutët i kishte thënë atij: “O prijësi i besimtarëve! Është një Ajet në Librin tuaj të shenjtë, të cilin të gjithë ju muslimanët e lexoni, ajet i cili, po të na ishte shpallur ne, çifutëve, sigurisht që do ta kishim bërë festë ditën e shpalljes së tij.” Umeri r.a. e pyet: “Cili ajet është ai?” Çifuti i përgjigjet: “Këtë ditë Unë e përsosa për ju fenë tuaj, e plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha Islamin si fe për ju.” (Kuran 5: 3) Umeri r.a. iu përgjigj: “Padyshim që ne e dimë mirë ditën dhe vendin në të cilin i ka zbritur ky (ajet) Pejgamberit a.s.. Ka qenë ditë e xhuma dhe ai po qëndronte në Arafat (ditën e Haxlut).” (45)
›  43.  Talha Ibn Ubejdullah r.a. tregon: “Njëherë, një burrë me flokë të shprishur nga Nexhdi vjen tek i Dërguari i Allahut a.s.. Ne e dëgjuam zërin e tij, por nuk po kuptonim se çfarë thoshte, derisa ai u afrua. Atëherë e morëm vesh se ai po pyeste për Islamin. I Dërguari i Allahut a.s. i tha: ‘Duhet të bësh pesë falje namazi me përpikëri ditën dhe natën (për njëzet e katër orë).’ Ai e pyeti: “A kam detyrim ndonjë falje tjetër?’ I Dërguari i Allahut iu përgjigj: “Jo, përveçse nëse dëshiron të falësh namaz nafile (vullnetar).” Pastaj i Dërguari i Allahut a.s. i tha më tej: ‘Duhet të agjërosh muajin e Ramazanit (sipas rregullave dhe mësimeve të Islamit).’ Ai pyeti: ‘A kam detyrim të agjëroj më shumë se kaq?’ I Dërguari i Allahut a.s. i përgjigjet: ‘Jo, përveçse nëse dëshiron të mbash agjërim iiafih’ (vullnetar).’ Pas kësaj i Dërguari i Allahut a.s. i përmendi zckatin (pagesë e përcaktuar e detyrueshme mbi pasurinc e përcaktuar). Ai e pyeti: ‘A ka tjetër detyrim (financiar) për mua përveç tij?’
I Dërguari i Allahut a.s. iu përgjigj: ‘Jo, përveçse nëse dëshiron të japësh sadaka (lëmoshë e bamirësi) nga vetja jote.’ Ai u kthye duke thënë: ‘(Betohem) për Allah! Nuk do t’u shtoj e nuk do t’u pakësoj asgjë këtyre detyrimeve.” (Nga kjo) i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Nëse është i vërtetë në çfarë thotë, atëherë ai do të shpëtojë (duke iu siguruar Xheneti).” (46)
›  44.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kush shoqëron xhenazen e një muslimani me besim e shpresë (tek Allahu dhe shpërblimi i Tij) dhe qëndron me të deri sa t’ia falë namazin e të përfundojë krejt varrimi i saj, atëherë ai kthehet me shpërblimin e dv karatëve. Çdo karat është sa mali i Uhudit. Ndërsa ai që fal vetëm namazin e xhenazes dhe largohet para varrimit të saj, atëherë ai kthehet me shpërblimin e një karati.” (47)
›  45.  Abdullah Ibn Mesudi r.a. tregon se Pcjgamberi a.s. ka thënë: “Të fyesh muslimanin ështëfusuk (vepër e ulët prej keqbërësi) dhe ta vrasësh atë është laifr (femohim, mohim).” (48)
›  46.  Ubada Ibn Samiti r.a. tregon se (njëherë) i Dërguari i Allahut a.s. doli për të njoftuar njerëzit për (kohën se kur bie) Nata e Kadrit, por atv ndodhi një ngatërresë ndërmjet dy burrave nga radhët e muslimanëve. Për këtë shkak Pejgamberi a.s. tha: “Në të vërtetë, unë dola për t’ju njoftuar për datën e Natës së Kadrit, por meqë filani dhe filani bën shamatë, dija për ju u hoq, (sepse unë e harrova atë) dhe mbase kështu do të jetë më mirë për ju. Prandaj kërkojeni atë në shtatën, në të nëntën dhe në të pestën (natë nga dhjetë netët e fundit të Ramazanit)!” (49)
›  47.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “Një ditë, ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. ishte ulur mes njerëzve, Xhibrili shkoi drejt e tek ai dhe i tha: “Ç’është iniani?” I Dërguari i Allahut a.s. iu përgjigj: “hnani është të besosh në Allahun, në Melekët e Tij, në Takimin me Të, në të Dërguarit e Tij dhe të besosh në Ringjalljen.” Ai pyeti përsëri: “Ç’është islami?” I Dërguari i Allahut a.s. u përgjigj: “Të adhurosh vetëm Allahun dhe të mos i shoqërosh Atij dikë a diçka tjetër në adhurim, të falësh (rregullisht) namazet (e detyruara), të japësh zekatin e caktuar dhe të mbash agjërimin e Ramazanit.” (Më tej) ai e pyeti: “Ç’është ihsani (përsosuria në adhurim)?” I Dërguari i Allahut a.s. iu përgjigj: “Ta adhurosh Allahun sikur të jesh duke e parë Atë dhe, nëse ti nuk e sheh Atë (për shkak se nuk e ke arritur këtë gjendje përkushtimi), atëherë (dije mirë) se Ai të sheh ty.” (Pastaj ai përsëri) pyeti: “Kur do të jetë Ora (çasti i fundit i kësaj bote)?” I Dërguari i Allahut a.s. iu përgjigj: “1 pyeturi nuk di më shumë se pyetësi (në lidhje me këtë çështje), por po të njoftoj për shenja të saj:
1- Kur robina të lindë padronin e saj (lindje nga marrëdhënie imorale etj.) dhe,
2- kur barinjtë e deveve të zeza të bëjnë gara në ngritjen e ndërtesave të larta. Dija e Orës është një nga pesë të fshehtat të cilat askush nuk i di përveç Allahut. Pastaj Pejgamberi a.s. këndoi: “Pa dysliim, vctcm Allaliu c di Orcn c caktunr. Ai c zbrct sliiun dlic c di ç’ka nc barkun c shtatzcncs. Asnjc njcri nuk di ç’do të fitojc ncscr dhc askush ntik di sc në ç’vcnd do të vdcsë. Mc të vërtctë, Allahu është i Gjithëdijsliëm dltc Njohës i çdo gjëjc.” (Kuran, 31:34).
Kur i panjohuri u kthye dhe u largua, atëherë Pejgamberi a.s. u tha shokëve të vet: “Thirreni dhe kthejeni prapë.” Por ata nuk panë gjë. Pastaj Pejgamberi a.s. tha: “Ky qe Xhibrili a.s., i cili erdhi t’u mësojë njerëzve fenë e tvre.” (50)
›  48.  En-Nu’ëman Ibn Beshir r.a. tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: ‘Gjërat e ligjshme janë përcaktuar qartë, edhe të paligjshmet janë përcaktuar qartë, por ndërmjet tyre ka gjëra të dyshimta c të paqarta, të cilat shumica e njerëzve nuk i njeh. Kësisoj, kushdo që e ruan veten nga këto gjëra të paqarta, ai mbron fenë dhe nderin e tij. Ndërsa kushdo që jepet pas këtyre gjërave të paqarta, është si bariu që kullot bagëtinë e tij afër kullotave (ose pronës privatc) së dikujt tjctër dhe në çdo çast bagëtitë e tij mund të hyjnë atje. O njerëz! Kini mendjen! Çdo pronar e ka një pronë (të ndaluar për të tjerët) dhe pronat e Allahut në tokë janë gjërat që Ai ka ndaluar.
Kini mendjen! Në trup ndodhet një copë mishi, e cila, nëse prishet, atëherë i gjithë trupi prishet. Vërtet, ajo është zemra.” (52)
›  49.  Ibn Abbasi r.a. tregon: Kur erdhi delegacioni i fisit Abdul-Kajs tek i Dërguari i Allahut a.s., ai tha: “Kush janë këta njerëz (ose: delegacion)?” Ata u përgjigjën: “Ne jemi nga fisi Rebia.” Pastaj Pejgamberi a.s. u tha: “Mirë se erdhët, o njerëz (ose: o delegaeion), (vullnetarisht e) të pa poshtëruar dhe nuk keni për t’u penduar.” Ata i thanë: “O i Dërguari i Allahut! Në fakt, ne mund të vijmë tek ti vetëm në muajin e shenjtë, sepse ndërmjet nesh dhe teje është një vendbanim i (sunduar prej) femohuesve të fisit Mudar (të cilët ndërhyjnë dhe na pengojnë për të ardhur tek ti). Prandaj na urdhëro të punojmë disa mirësi (nga veprat e përcaktuara të fesë) që t’ua bëjmë të njohura njerëzve tanë që i kemi lënë pas (në shtëpi) dhe që (duke i zbatuar ato vepra) me to të mund të hyjmë në xhenet.” E pyetën edhe për pijet (të lejuarat dhe të ndaluarat). Pejgamberi a.s. i urdhëroi për katër gjëra dhe i ndaloi nga katër gjëra. I urdhëroi për besimin në Allahun Një e të Vetëm dhe i pyeti: “A e dini se ç’është besimi në Allahun Një e të Vetëm?” Ata iu përgjigjën: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.” Pejgamberi a.s. u tha: “Do të thotë: të dëshmosh se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe se Muhamedi a.s. është i Dërguari i Allahut; të falësh namazin (shih hadithin 8 dhe shënimin); të japësh zekatin; të agjërosh Ramazanin cihe të paguash një të pestën e plaçkës së luftës (për Çështjen e Allahut).”
Ndërsa u ndaloi atyre katër gjëra: luintamin, dubban, nakirin dhe muzeffen apo mbase edhe mukajjerin. Pastaj u tha: “I mbani mend mirë këto të gjitha cihe ua përçoni ato edhe njerëzve tuaj që keni lënë pas në shtëpitë tuaja.” (53)
›  50.  Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Shpërblimi i veprave varet nga qëllimi që çdonjëri ka pasur dhe çdo njeri do të marrë shpërblimin në përputhje me qëllimin që ai ka pasur. Kështu, kushdo që shpërngulet për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, atëherë Hixhreti (shtegtimi) i tij do të jetë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe kushdo që shpërngulet për përfitime të kësaj bote apo për t’u martuar, shtegtimi i tij do të jetë për atë gjë që ai u shpërngul.” (54)
›  51.  Ebu Mesudi r.a. tregon nga Pejgamberi a.s. që ka thënë: “Në qoftë se dikush shpenzon për familjen e vet sinqerisht për Hir të Allahut dhe me qëllimin për të marrë shpërblim prej Allahut, atëherë kjo do të jetë për të (në shpërblim si) sadnkn (vepër bamirësie).” (55)
›  52.  Xhabir Ibn Abdullahu r.a. tregon: “I dhashë besën të Dërguarit të Allahut a.s. për të falur nazin (rregullisht në kohën e vet të caktuar); për të dhënë zekatin dhe për të qenë i çiltër e i vërtetë ndaj çdo muslimani.” (57)
›  53.  Po Xhabiri r.a. tregon: “Shkova te Pejgamberi a.s. dhe i thashë: “Të jap ty besën për Islamin.” Pejgamberi a.s. vuri kusht për besën time që të jem 1 çiltër dhe i vërtetë ndaj çdo muslimani dhe unë 1 dhashë atij besën time për këtë.” (58)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …