Vlera e dhikrit (përmendjes së Allahut).

Dhikri-Tespih-1-696x524

Nga Ebu Hurejra (radijallahu anhu ) përcillet se Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ve sel-lem ) ka thënë: Kush thotë:

LA ILAHE IL-LALLAHU, VAHDEHU LA SHERIKE LEH, LEHUL-MULKU, VE LEHUL-HAMDU, VE HUVE ALA KUL-LI SHEJ’IN KADIJR

(Nuk ka të adhuruar përveç Allahut, i Cili është i Vetëm dhe nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdërimi dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send) është për të sikur t’i lironte dhjetë robër, i shkruhen njëqind sevape, i shlyhen njëqind mëkate, është mbrojtje për të atë ditë nga shejtani derisa të ngryset dhe nuk vjen ndokush me diçka më të mirë se kjo, përveç atij që thotë më shumë se ky.”Këtë hadith e shënojnë Buhariu dhe Muslimi.
Domethënia e hadithit
Përmendja e Allahut është gjëja më e mirë që e shqipton gjuha e njeriut. Në këtë hadith bëhet i qartë shpërblimi i atij që e thotë dhikrin e sipërpërmendur njëqind herë në ditë, ku merr shpërblim sikurse ai që i liron dhjetë robër, e shpërblimi për këtë te Allahu është shumë i madh. Po ashtu, Allahu ia shkruan atij njëqind sevape dhe ia shlyen dënimin për njëqind gjynahe. Kush i thotë këto fjalë në mëngjes i bëhen mbrojtje, e cila ndalon shejtanin të arrijë tek ai derisa të ngryset, e nëse i thotë ato në mbrëmje i bëhen mbrojtje prej shejtanit derisa të gdhihet dhe askush nuk ia kalon këtij në shpërblim dhe në të mira, përpos ai që i thotë këto më shumë se kaq. Andaj, muslimani duhet ta përmendë shumë Allahun e Madhëruar në mënyrë që ta marrë shpërblimin e madh.
Dobitë e hadithit
1. Dhikri (përmendja e Allahut) ka vlerë madhështore tek Allahu i Lartësuar.
2. Përmendja e Allahut largon shejtanin nga njeriu.
3. Ai që e thotë dhikrin e lartpërmendur më shumë se njëqind herë arrin shpërblimin e përmendur dhe shpërblim shtesë.

Përktheu: Jusuf Kastrati

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *